{"id":236760,"date":"2026-06-19T21:36:36","date_gmt":"2026-06-19T19:36:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=236760"},"modified":"2026-06-19T21:36:36","modified_gmt":"2026-06-19T19:36:36","slug":"rama-turizmi-masiv-nuk-mjafton-vendit-i-duhen-resorte-te-games-se-larte-jane-investime-qe-i-sjellin-te-ardhura-familjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rama-turizmi-masiv-nuk-mjafton-vendit-i-duhen-resorte-te-games-se-larte-jane-investime-qe-i-sjellin-te-ardhura-familjeve\/","title":{"rendered":"Rama: Turizmi masiv nuk mjafton, vendit i duhen resorte t\u00eb gam\u00ebs s\u00eb lart\u00eb \u2013 Jan\u00eb investime q\u00eb i sjellin t\u00eb ardhura familjeve"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranish\u00ebm n\u00eb ceremonin\u00eb inauguruese t\u00eb fluturimit t\u00eb par\u00eb Tiran\u00eb-Toronto.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij Rama njoftoi se \u00ebsht\u00eb hapur gara p\u00ebr projektin e aeroportit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs dhe tha se ai do jet\u00eb nj\u00eb aeroport sezonal.<\/p>\n<p>Ai shtoi se Shqip\u00ebris\u00eb i duhen sa m\u00eb shum\u00eb resorte turistike t\u00eb gam\u00ebs s\u00eb lart\u00eb sepse sipas tij jan\u00eb investime n\u00eb ark\u00ebn e shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Ai shprehu gjithashtu se vonesat n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs nuk kan\u00eb ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb shtetit, por p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb brendshme t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cJemi sot n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebr faktin se tanim\u00eb Shqip\u00ebria e ka p\u00ebrmbyllur nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re transformimi n\u00eb turiz\u00ebm dhe duhet t\u00eb hyj\u00eb me patjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr transformimi. P\u00ebrpara se t\u00eb vija k\u00ebtu, po shikoja disa t\u00eb dh\u00ebna dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shifrash krahasimore, qoft\u00eb me t\u00eb djeshmen, qoft\u00eb edhe me rajonin dhe m\u00eb gjer\u00eb dhe nj\u00eb prej grafik\u00ebve q\u00eb pash\u00eb dhe q\u00eb ishte shum\u00eb kuptimplot\u00eb, ishte grafiku q\u00eb tregon se si, aritmetikisht, ne kemi arritur pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur duhet t\u00eb synojm\u00eb t\u00eb hapim kapitullin e turizmit t\u00eb gam\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, t\u00eb turizmit t\u00eb konsumatorit t\u00eb pasur, t\u00eb turizmit q\u00eb sjell m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ardhura p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish. Dhe ai grafik e tregon m\u00eb s\u00eb miri q\u00eb rritja e vazhdueshme e numrit t\u00eb turist\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e turizmit masiv nuk sjell nj\u00eb rritje po t\u00eb vazhdueshme t\u00eb t\u00eb ardhurave, por t\u00eb ardhurat fillojn\u00eb edhe shkojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb grafik tjet\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb trend tjet\u00ebr, shum\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb rritjeje. Ama, n\u00ebse pastaj krahasojm\u00eb t\u00eb ardhurat q\u00eb rriten shum\u00eb ngadal\u00eb me shpenzimet q\u00eb rriten shum\u00eb shpejt, si rezultat i rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb mas\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr presion mbi trafikun, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr presion mbi sistemin ton\u00eb t\u00eb pastrimit, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr presion mbi p\u00ebrpunimin e mbetjeve, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr presion mbi sistemet e ujit dhe t\u00eb kanalizimeve dhe, patjet\u00ebr, edhe nuk diskutohet, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr presion t\u00ebr\u00ebsor mbi mjedisin, at\u00ebher\u00eb llogaria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb llogari e thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb bien pre e nj\u00eb t\u00eb menduari n\u00eb dukje t\u00eb drejt\u00eb, por n\u00eb thelb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb gabuar q\u00eb: \u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb na duhet ne turizmi i gam\u00ebs s\u00eb lart\u00eb? P\u00ebr \u00e7far\u00eb na duhet ne? P\u00ebr \u00e7far\u00eb na duhen ne resortet ku vijn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pasur, kur ne nuk kemi akses n\u00eb to?\u201d. N\u00eb fakt, e kund\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Na duhen sa m\u00eb shum\u00eb nga ato, p\u00ebr t\u00eb pasur sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr ne, p\u00ebr t\u00eb pasur sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr komunitetin, p\u00ebr ekonomin\u00eb, p\u00ebr biznesin dhe, natyrisht, pastaj p\u00ebr ark\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb: do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb sjellim m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb, por ajo \u00e7ka tanim\u00eb ne jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se si duhet t\u2019i qasemi, \u00ebsht\u00eb t\u00eb sjellim m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb ardhura n\u00eb familjet shqiptare dhe n\u00eb ark\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, dua t\u00eb shtoj se ka nj\u00eb projeksion profesional dhe shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, po ashtu, p\u00ebr sfid\u00ebn q\u00eb kemi p\u00ebrpara, q\u00eb \u00ebsht\u00eb projeksioni i numrit t\u00eb pasagjer\u00ebve q\u00eb potencialisht do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb tutje dhe i numrit t\u00eb fluturimeve q\u00eb do duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjen k\u00ebtij numri pasagjer\u00ebsh. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb zgjerojm\u00eb sistemin ton\u00eb t\u00eb aviacionit civil.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb informuar p\u00ebr disa vonesa t\u00eb shkaktuara jo p\u00ebr shkak t\u00eb shtetit apo p\u00ebr ndonj\u00eb fatkeq\u00ebsi natyrore, por p\u00ebr shkaqe t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb brendshme t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs. Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e duhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe objektivi yn\u00eb mbetet i pal\u00ebvizsh\u00ebm: q\u00eb aeroporti i Vlor\u00ebs, nj\u00eb tjet\u00ebr aeroport nd\u00ebrkomb\u00ebtar me nj\u00eb potencial shum\u00eb t\u00eb madh, do t\u00eb hapet me patjet\u00ebr dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb pre e mosmarr\u00ebveshjeve brenda p\u00ebrbrenda kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb faz\u00ebn e p\u00ebrgatitjes s\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb \u00e7elur gar\u00ebn p\u00ebr aeroportin e Gjirokastr\u00ebs, i cili do t\u00eb jet\u00eb ndryshe nga Tirana dhe Vlora: nj\u00eb aeroport turistik dhe kryesisht sezonal. Dhe, pa diskutim q\u00eb, nuk kemi asnj\u00eb arsye t\u00eb heqim dor\u00eb nga zhvillimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i aeroportit t\u00eb Kuk\u00ebsit, edhe pse, kur vjen puna tek marr\u00ebveshjet p\u00ebr linjat ajrore, ato jan\u00eb marr\u00ebveshje private q\u00eb zhvillohen n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb interesit t\u00eb kompanive dhe t\u00eb vet\u00eb aeroportit.<\/p>\n<p>Dhe e fundit fare \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne e kemi nisur k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb me vet\u00ebm 6.5% t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare q\u00eb kishte akses n\u00eb aviacion. Pra, vet\u00ebm 6.5% e shqiptar\u00ebve udh\u00ebtonin me avion ose mund t\u00eb merrnin nj\u00eb avion kur ne e kemi nisur detyr\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sot q\u00eb flasim, shifra ka shkuar n\u00eb afro 40% e shqiptar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdorin avionin. \u00cbsht\u00eb rezultat i hapjes s\u00eb konkurrenc\u00ebs pas p\u00ebrfundimit t\u00eb atij koncesionit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe t\u00eb trash\u00ebguar, q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb shtrenjt\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, fluturimin nga Shqip\u00ebria dhe p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, por pa diskutim edhe fal\u00eb rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb mund ta diskutojm\u00eb dhe mund t\u00eb diskutohet sipas d\u00ebshir\u00ebs, por q\u00eb, si \u00e7do fakt, \u00ebsht\u00eb i paluftuesh\u00ebm n\u00ebse u referohesh t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb dhe nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ambasadoren e Kanadas\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kam asnj\u00eb fal\u00ebnderim p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanis\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb ka ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb fituar para, edhe ne e mir\u00ebpresim dhe, patjet\u00ebr, q\u00eb na vjen shum\u00eb mir\u00eb, sepse sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb kompania, aq m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb rritin fluturimet. Po fal\u00ebnderim nga un\u00eb, jo. Nuk keni b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb sakrific\u00eb, madje jeni dhe von\u00eb, se duhet t\u00eb kishit ardhur m\u00eb p\u00ebrpara, por prap\u00eb jeni m\u00eb p\u00ebrpara se ata q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb m\u00eb mbrapa. Fal\u00ebnderimin e kam p\u00ebr ambasadoren, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur deri k\u00ebtu. Dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e aeroportit, fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e siguris\u00eb, fal\u00ebnderoj gjith\u00eb punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebtu n\u00eb aeroport. N\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet, mund t\u00eb them q\u00eb edhe nga pamja e raporteve njer\u00ebzore aeroporti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Jo se nuk ka momente q\u00eb nuk jan\u00eb mjaftueshm\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebnaqshme n\u00eb komunikim, por gjithsesi, kur mendon se deri dje vije n\u00eb Shqip\u00ebri, futeshe n\u00eb aeroportin e vendit t\u00ebnd dhe t\u00eb shikonte polici m\u00eb keq sesa t\u00eb shikonin polic\u00ebt e aeroporteve t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, q\u00eb edhe ata nuk t\u00eb shikonin mir\u00eb, sot besoj q\u00eb kemi arritur nj\u00eb sukses historik, sepse kemi polic\u00eb t\u00eb buz\u00ebqeshur. E paimagjinueshme deri jo shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb\u201d, tha kryeministri Rama.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranish\u00ebm n\u00eb ceremonin\u00eb inauguruese t\u00eb fluturimit t\u00eb par\u00eb Tiran\u00eb-Toronto. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij Rama njoftoi se \u00ebsht\u00eb hapur gara p\u00ebr projektin e aeroportit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs dhe tha se ai do jet\u00eb nj\u00eb aeroport sezonal. Ai shtoi se Shqip\u00ebris\u00eb i duhen sa m\u00eb shum\u00eb resorte turistike t\u00eb gam\u00ebs s\u00eb lart\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":236761,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-236760","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236760","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236760"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236760\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":236762,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236760\/revisions\/236762"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236761"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236760"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=236760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}