{"id":236815,"date":"2026-06-20T15:38:53","date_gmt":"2026-06-20T13:38:53","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=236815"},"modified":"2026-06-20T15:38:53","modified_gmt":"2026-06-20T13:38:53","slug":"gjilani-ne-krye-te-luftes-kunder-korrupsionit-kpk-vlereson-punen-e-prokurorise-se-gjilanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjilani-ne-krye-te-luftes-kunder-korrupsionit-kpk-vlereson-punen-e-prokurorise-se-gjilanit\/","title":{"rendered":"Gjilani n\u00eb krye t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, KPK vler\u00ebson pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Gjilanit"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK) ka miratuar me shtat\u00eb vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim Raportin vjetor t\u00eb Komisionit Ad-Hoc Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit t\u00eb Veprimit p\u00ebr Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike p\u00ebr vitin 2025, s\u00eb bashku me rekomandimet e dh\u00ebna, raporton Ekonomia Online.Raporti evidenton gjendjen e trajtimit t\u00eb rasteve t\u00eb korrupsionit dhe krimeve ekonomike n\u00eb t\u00eb gjitha prokurorit\u00eb e vendit, nd\u00ebrsa nxjerr n\u00eb pah se Prokuroria Themelore n\u00eb Gjilan ka sh\u00ebnuar p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb trajtimin e kall\u00ebzimeve penale p\u00ebr korrupsion dhe krime ekonomike.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e KPK-s\u00eb, Elza Bajrami-Kastrati, e cila prezantoi raportin, tha se dokumenti p\u00ebrfshin analiz\u00ebn e veprave penale t\u00eb korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e rasteve, krahasimet nd\u00ebr vite dhe rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse.\u201cRaporti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dy grupe t\u00eb veprave penale t\u00eb cilat jan\u00eb kategorizuar n\u00eb grupin e veprave penale t\u00eb korrupsionit, ku p\u00ebrfshihen gjithsej 19 vepra penale, dhe grupin e veprave q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb krimet ekonomike dhe gjithsej jan\u00eb 31 vepra penale. Prokurorit\u00eb, themelore si dhe prokuroria speciale, raportojn\u00eb mbi baz\u00ebn e k\u00ebtyre veprave, gjendjen e tyre p\u00ebr vitin 2025. <\/p>\n<p>Ky raport \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebn e trajtimit t\u00eb rasteve t\u00eb korrupsionit dhe krimeve ekonomike p\u00ebr vitin 2025. Raporti p\u00ebrb\u00ebhet gjithsej nga kat\u00ebr pjes\u00eb. Pjesa e par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me raportin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi veprat penale t\u00eb korrupsionit dhe krimeve ekonomike n\u00eb t\u00eb gjitha prokurorit\u00eb dhe Prokurorin\u00eb Speciale p\u00ebr vitin 2025. Pastaj pjesa e dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me trajtimin e rasteve t\u00eb korrupsionit dhe krimeve ekonomike dhe ndonj\u00eb sfid\u00eb e krimeve ekonomike dhe korrupsionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeverisje p\u00ebr krimet e ndara n\u00eb prokurorit\u00eb themelore n\u00eb Prishtin\u00eb. <\/p>\n<p>Pjesa e tret\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me aspektin krahasimor p\u00ebr vepra penale t\u00eb korrupsionit dhe krimeve ekonomike nd\u00ebr vite, nga viti 2020 deri n\u00eb vitin 2025 dhe pjesa e kat\u00ebrt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me konstatimet dhe rekomandimet\u201d, tha ajo.Duke prezantuar t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit, Bajrami-Kastrati tha se shumica e kall\u00ebzimeve penale gjat\u00eb vitit 2025 jan\u00eb paraqitur nga qytetar\u00ebt.\u201cSa i p\u00ebrket pun\u00ebs s\u00eb prokurorive gjat\u00eb vitit 2025 n\u00eb lidhje me veprat penale t\u00eb korrupsionit, mund t\u00eb themi se gjat\u00eb vitit 2025, shumic\u00ebn e kall\u00ebzimeve penale q\u00eb jan\u00eb lidhur me veprat e korrupsionit i kan\u00eb paraqitur qytetar\u00ebt, pastaj vijn\u00eb policia, pastaj vijn\u00eb organet publike dhe prokuroria me vetiniciativ\u00eb \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebnuar me iniciativ\u00ebn nga t\u00eb kat\u00ebr rastet. M\u00ebnyra e trajtimit, gjith\u00ebsisht gjendja e trajtimit t\u00eb kall\u00ebzimeve penale vitin 2025 ka filluar me 708 raste, pastaj jan\u00eb pranuar 677, dhe jan\u00eb proceduar 529 raste, nd\u00ebrkaq 1027 kan\u00eb mbetur. Prej t\u00eb gjitha prokurorive t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb raport, p\u00ebrjashtuar prokurorin\u00eb themelore dhe prokurorin\u00eb speciale, Prokuroria Themelore e Gjilanit prin me trajtimin e kall\u00ebzimeve penale 67%. <\/p>\n<p>Gjithashtu Prokuroria Themelore e Mitrovic\u00ebs ka numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb zgjidhjes s\u00eb kall\u00ebzimeve penale. Prokuroria Themelore e Prizrenit \u00ebsht\u00eb prokuroria e cila prin me ngritjen e aktakuzave sepse t\u00eb gjitha rastet e korrupsionit kan\u00eb p\u00ebrfunduar me ngritjen e aktakuzave, nd\u00ebrkaq Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb ka numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb aktakuzave p\u00ebr shkak se shumic\u00ebn e rasteve i ka hedhur kall\u00ebzimet penale dhe ka pushuar hetimet\u201d, tha ajo.Ajo shtoi se shumica e ankesave t\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr mosveprim t\u00eb prokuror\u00ebve brenda afatit ligjor jan\u00eb aprovuar nga Prokuroria e Apelit.\u201cProkuroria e Apelit, nga t\u00eb gjitha rastet p\u00ebrkat\u00ebsisht ankesat q\u00eb i pranohen nga pal\u00ebt lidhur me hedhjen e kall\u00ebzimeve penale dhe pushimin e hetimeve n\u00eb raste t\u00eb korrupsionit, shumic\u00ebn e tyre i aprovon dhe pastaj l\u00ebnd\u00ebt i d\u00ebrgon p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb prokurori themelore apo prokurorin\u00eb speciale. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq t\u00eb gjitha ankesat e pal\u00ebve p\u00ebr d\u00ebshtimin e prokuror\u00ebve n\u00eb trajtimin e tyre brenda afatit 6 mujor jan\u00eb aprovuar. Sa i p\u00ebrket vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs, n\u00eb lidhje me k\u00ebto vepra penale, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve kemi aktgjykime d\u00ebnuese me p\u00ebrjashtim t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, ku p\u00ebrqindja dallon pak mes aktgjykimeve d\u00ebnuese dhe atyre liruese. Nd\u00ebrkaq kemi prokurori ku gjat\u00eb vitit 2025 nuk ka pasur t\u00eb pranuara fare aktgjykime\u201d, tha ajo.Bajrami-Kastrati tha se Prokuroria Themelore n\u00eb Gjilan ka p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha rastet e kategoris\u00eb KPN gjat\u00eb vitit 2025.\u201cNd\u00ebrkaq p\u00ebr rastet ku jan\u00eb liruar, i kemi edhe t\u00eb arsyetuara ankesat e paraqitura nga ana e prokuror\u00ebve. <\/p>\n<p>N\u00eb raport n\u00eb lidhje me veprat e korrupsionit kemi pasur t\u00eb paraqitura edhe l\u00ebnd\u00ebt e natyr\u00ebs KPN, ku shumica e rasteve jan\u00eb paraqitur p\u00ebrkat\u00ebsisht l\u00ebnd\u00ebt KPN jan\u00eb paraqitur nga policia, pastaj vijn\u00eb nga qytetar\u00ebt, pastaj nga organet publike dhe prokuroria me vet\u00eb iniciativ\u00eb. Nd\u00ebrkaq Prokuroria Themelore n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb prokuroria e cila gjat\u00eb vitit 2025 e ka p\u00ebrfunduar pun\u00ebn me rastet KPN. T\u00eb gjitha rastet KPN t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan jan\u00eb bartur n\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb rregullta si trajtim i kall\u00ebzimeve penale, nd\u00ebrkaq Prokuroria Themelore n\u00eb Ferizaj \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka mbyllur numrin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb KPN-ve\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket krimeve ekonomike, ajo tha se shumica e kall\u00ebzimeve penale jan\u00eb paraqitur nga Policia e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa Gjilani s\u00ebrish prin n\u00eb trajtimin e rasteve.\u201cSa i p\u00ebrket krimeve ekonomike, edhe k\u00ebtu t\u00eb gjitha prokurorit\u00eb, edhe k\u00ebtu rezulton q\u00eb shumica e kall\u00ebzimeve penale vijn\u00eb nga policia, pastaj vijn\u00eb nga qytetar\u00ebt, pastaj nga organet publike dhe prokuroria me vet\u00eb iniciativ\u00eb. Viti 2025, nd\u00ebr t\u00eb tjera, rastet e krimeve ekonomike ka filluar me 507 l\u00ebnd\u00eb, jan\u00eb pranuar 345, jan\u00eb proceduar 279 dhe kan\u00eb mbetur p\u00ebr trajtim n\u00eb vitin 2026 gjithsej 696 raste. Prokuroria Themelore n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb ajo e cila ka proceduar numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kall\u00ebzimeve penale q\u00eb i referohen krimeve ekonomike, nd\u00ebrkaq Prokuroria Themelore n\u00eb Mitrovic\u00eb edhe k\u00ebtu ka numrin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb trajtimit t\u00eb rasteve me kall\u00ebzim t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb krimeve ekonomike. Sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb procedimit t\u00eb personave, Prokuroria Themelore n\u00eb Gjakov\u00eb k\u00ebtu prin me ngritjen e aktakuzave\u201d, tha ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Prokurorial i Kosov\u00ebs (KPK) ka miratuar me shtat\u00eb vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim Raportin vjetor t\u00eb Komisionit Ad-Hoc Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit t\u00eb Veprimit p\u00ebr Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike p\u00ebr vitin 2025, s\u00eb bashku me rekomandimet e dh\u00ebna, raporton Ekonomia Online.Raporti evidenton gjendjen e trajtimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":236817,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-236815","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=236815"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236815\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":236818,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/236815\/revisions\/236818"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/236817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=236815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=236815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=236815"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=236815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}