{"id":237431,"date":"2026-06-27T13:17:20","date_gmt":"2026-06-27T11:17:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=237431"},"modified":"2026-06-27T13:17:20","modified_gmt":"2026-06-27T11:17:20","slug":"oda-amerikane-investimet-ne-gazin-e-lengshem-amerikan-forcojne-ekonomine-dhe-sigurine-energjetike-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/oda-amerikane-investimet-ne-gazin-e-lengshem-amerikan-forcojne-ekonomine-dhe-sigurine-energjetike-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Oda Amerikane: Investimet n\u00eb gazin e l\u00ebngsh\u00ebm amerikan forcojn\u00eb ekonomin\u00eb dhe sigurin\u00eb energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb ka p\u00ebrcjell\u00eb me v\u00ebmendje deklaratat e fundit publike t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kabinetit t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb lidhur me orientimin e politik\u00ebs energjetike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Oda Amerikane beson se prioritetet e paraqitura nuk adresojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur nevoj\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetet vendore t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, zvog\u00eblimin e var\u00ebsis\u00eb nga importet e rrjedhimisht fuqizimin e siguris\u00eb s\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja thelb\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Kosova mund t\u00eb importoj\u00eb energji elektrike t\u00eb prodhuar n\u00eb vendet fqinje. Pyetja strategjike \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Kosova duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb importin e energjis\u00eb elektrike si produkt i gatsh\u00ebm, apo t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e kapaciteteve t\u00eb reja prodhuese brenda vendit, t\u00eb cilat forcojn\u00eb sigurin\u00eb energjetike, konkurrueshm\u00ebrin\u00eb ekonomike dhe pavar\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Oda Amerikane vler\u00ebson se zhvillimi i kapaciteteve t\u00eb reja vendore duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb argumentuar se importimi i energjis\u00eb elektrike p\u00ebrmes infrastruktur\u00ebs ekzistuese transmetuese \u00ebsht\u00eb zgjidhje m\u00eb praktike dhe m\u00eb pak e kushtueshme sesa nd\u00ebrtimi i infrastruktur\u00ebs s\u00eb gazit n\u00eb Kosov\u00eb. Megjithat\u00eb, vler\u00ebsimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e kostos fillestare t\u00eb infrastruktur\u00ebs nuk pasqyron p\u00ebrfitimet afatgjata q\u00eb sjell nd\u00ebrtimi i kapaciteteve t\u00eb reja gjeneruese brenda vendit.<\/p>\n<p>\u00c7do megavat i ri i prodhuar n\u00eb Kosov\u00eb rrit sigurin\u00eb e furnizimit, zvog\u00eblon var\u00ebsin\u00eb nga tregjet rajonale t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe krijon stabilitet m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe qytetar\u00ebt. Vazhdimi i mb\u00ebshtetjes kryesisht n\u00eb importin e energjis\u00eb elektrike e ekspozon Kosov\u00ebn ndaj luhatjeve t\u00eb \u00e7mimeve dhe rreziqeve t\u00eb furnizimit, t\u00eb cilat nuk varen nga vendimmarrja e saj. Kriza energjetike evropiane pas agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb d\u00ebshmoi qart\u00eb se shtetet q\u00eb dispononin kapacitete t\u00eb mjaftueshme prodhuese vendore ishin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mbrojtura nga goditjet e tregut.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga arsyet kryesore pse shum\u00eb shtete evropiane kan\u00eb investuar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00ebn p\u00ebr LNG, p\u00ebrfshir\u00eb LNG-n\u00eb amerikane. P\u00ebrtej aspektit ekonomik, k\u00ebto vendime jan\u00eb udh\u00ebhequr nga objektiva strategjike p\u00ebr diversifikimin e burimeve t\u00eb furnizimit, zvog\u00eblimin e var\u00ebsis\u00eb nga nj\u00eb num\u00ebr i kufizuar furnizuesish dhe forcimin e siguris\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb realitetin e ri gjeopolitik, energjia nuk trajtohet m\u00eb vet\u00ebm si mall tregtar, por si komponent\u00eb ky\u00e7e e politik\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe i partneriteteve strategjike. Prandaj, Kosova nuk guxon t\u00eb mbetet jasht\u00eb k\u00ebtij transformimi.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Oda Amerikane beson fuqish\u00ebm se rritja e kapaciteteve vendore t\u00eb prodhimit duhet t\u00eb mbetet nd\u00ebr objektivat kryesore strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrfshirja e Kosov\u00ebs n\u00eb infrastruktur\u00ebn rajonale t\u00eb LNG-s\u00eb amerikane paraqet rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe ekonomikisht m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kapaciteteve t\u00eb reja gjeneruese. Nd\u00ebrtimi i interkoneksionit t\u00eb gazit p\u00ebrmes Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb identifikuar, p\u00ebrmes studimeve t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Korpusi i Inxhinier\u00ebve i Ushtris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb Korporat\u00ebs s\u00eb Sfidave t\u00eb Mileniumit (MCC), si alternativa m\u00eb e favorshme ekonomike p\u00ebr furnizimin e Kosov\u00ebs me gaz natyror.<\/p>\n<p>Kapacitetet gjeneruese me baz\u00eb LNG jan\u00eb nd\u00ebr teknologjit\u00eb komercialisht t\u00eb gatshme q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohen brenda nj\u00eb periudhe prej vet\u00ebm dy deri n\u00eb tre vitesh. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, projekte t\u00eb tilla kan\u00eb mund\u00ebsi duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb financohen nga institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare sesa nd\u00ebrtimi i kapaciteteve t\u00eb reja me baz\u00eb qymyri. Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptohet se LNG-ja nuk \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb ndaj burimeve t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme t\u00eb energjis\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ajo \u00ebsht\u00eb teknologjia q\u00eb mund\u00ebson integrimin e nj\u00eb sasie shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb energjis\u00eb nga era dhe dielli, duke siguruar fleksibilitetin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr funksionimin e nj\u00eb sistemi modern elektroenergjetik.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, gazifikimi i qymyrit mund t\u00eb konsiderohet si pjes\u00eb e diskutimeve p\u00ebr sigurin\u00eb afatgjat\u00eb energjetike t\u00eb vendit, por ai nuk mund t\u00eb adresoj\u00eb nevojat urgjente t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr rritjen e kapaciteteve prodhuese. Nj\u00eb projekt i till\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr realizim, nd\u00ebrsa mund\u00ebsia e sigurimit t\u00eb financimit mbetet e pasigurt, duke pasur parasysh politikat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr dekarbonizim.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb konsideron se Kosova duhet t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb dyfisht\u00eb: t\u00eb zhvilloj\u00eb sa m\u00eb shpejt kapacitetet e reja gjeneruese me baz\u00eb LNG p\u00ebr t\u00eb adresuar nevojat afatshkurtra dhe afatmesme t\u00eb siguris\u00eb energjetike, nd\u00ebrsa paralelisht t\u00eb vazhdoj\u00eb vler\u00ebsimin e opsioneve afatgjata p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e burimeve t\u00eb saj vendore.<\/p>\n<p>Politikat energjetike nuk duhet t\u00eb maten vet\u00ebm me koston fillestare t\u00eb investimit, por me aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb garantuar furnizim t\u00eb sigurt, \u00e7mime t\u00eb parashikueshme dhe prodhim vendor t\u00eb energjis\u00eb elektrike. P\u00ebrfshirja e Kosov\u00ebs n\u00eb infrastruktur\u00ebn rajonale t\u00eb LNG-s\u00eb amerikane do t\u2019i mund\u00ebsonte vendit nd\u00ebrtimin e kapaciteteve t\u00eb reja gjeneruese n\u00eb afatin m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm, do t\u00eb rriste ndjesh\u00ebm sigurin\u00eb energjetike, do t\u00eb forconte konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e ekonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe do ta thellonte m\u00eb tej partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb u tha m\u00eb sip\u00ebr, Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb rip\u00ebrs\u00ebrit q\u00ebndrimin e saj se n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vende evropiane po e shohin LNG-n\u00eb amerikane si nj\u00eb investim strategjik n\u00eb sigurin\u00eb e tyre energjetike dhe komb\u00ebtare, Kosova nuk duhet ta humbas\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Oda Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb ka p\u00ebrcjell\u00eb me v\u00ebmendje deklaratat e fundit publike t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kabinetit t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb lidhur me orientimin e politik\u00ebs energjetike t\u00eb vendit. Oda Amerikane beson se prioritetet e paraqitura nuk adresojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur nevoj\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetet vendore t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":237433,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-237431","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237431"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237431\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":237434,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237431\/revisions\/237434"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/237433"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237431"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=237431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}