{"id":237979,"date":"2026-07-02T13:34:18","date_gmt":"2026-07-02T11:34:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=237979"},"modified":"2026-07-02T13:34:18","modified_gmt":"2026-07-02T11:34:18","slug":"popullsia-e-kosoves-po-plaket-mosha-mesatare-pritet-te-arrije-49-vjec-deri-me-2060","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/popullsia-e-kosoves-po-plaket-mosha-mesatare-pritet-te-arrije-49-vjec-deri-me-2060\/","title":{"rendered":"Popullsia e Kosov\u00ebs po plaket, mosha mesatare pritet t\u00eb arrij\u00eb 49 vje\u00e7 deri m\u00eb 2060"},"content":{"rendered":"<p>Sipas parashikimeve p\u00ebr vitin 2060, mosha mesatare e popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 49 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas profileve komunale, Prishtina mbetet komuna me popullsin\u00eb m\u00eb urbane, nd\u00ebrsa Dragashi \u00ebsht\u00eb komuna me popullsin\u00eb m\u00eb rurale.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin t\u00eb dh\u00ebnat kryesore q\u00eb u prezantuan nga Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs e cila t\u00eb enjten ka publikuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb raportin mbi projeksionet e popullsis\u00eb deri n\u00eb vitin 2060 dhe profilet e komunave.<\/p>\n<p>I pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb prezantim t\u00eb raporteve ishte edhe Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsministri n\u00eb detyr\u00eb i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Agon Batusha i cili tha se t\u00eb dh\u00ebnat statistikore jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr hartimin e politikave dhe vendimmarrjen n\u00eb nivel qendror e lokal.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb pa statistika, pa t\u00eb dh\u00ebna, asnj\u00eb vendimmarrje nuk \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb dhe natyrisht q\u00eb pa t\u00eb dh\u00ebna, ne shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb marrim vendime t\u00eb cilat nuk do t\u00eb ken\u00eb vler\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb qytetar\u00ebve, prandaj t\u00eb dh\u00ebnat e sakta, t\u00eb detajuara jan\u00eb esenciale p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimet e duhura, jo vet\u00ebm ne si qeveri, ministri, por edhe, dhe sidomos, p\u00ebr komunat dhe agjencit\u00eb t\u00eb cilat japin sh\u00ebrbime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr qytetar\u00ebt.\u2026 01:39\u2026 Prandaj, puna q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, do ta leht\u00ebsoj\u00eb jasht\u00ebzakonisht pun\u00ebn e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave dhe vendimmarrjen ton\u00eb n\u00eb nivelin lokal, q\u00eb t\u2019ju japim sh\u00ebrbime dhe t\u00eb planifikohen sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u201d, tha ai<\/p>\n<p>N\u00eb realizimin e k\u00ebtyre dy raporteve kan\u00eb ndihmuar edhe dy ekspert\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb eksperti Eduardo Jongstra i cili tha se, analizat jan\u00eb hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kuptueshme p\u00ebr vendimmarr\u00ebsit lokal\u00eb, nd\u00ebrsa ndryshimet n\u00eb urbanizim dhe migrim kan\u00eb ndikuar n\u00eb dallimet e evidentuara mes dy regjistrimeve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje, p\u00ebr t\u00eb balancuar at\u00eb p\u00ebrzgjedhje t\u00eb indikator\u00ebve, ne kishim dy kriteret e m\u00ebposhtme: analiza duhet t\u00eb jet\u00eb e thjesht\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb e kuptueshme p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb statistika apo demografi, sepse ajo \u00ebsht\u00eb e destinuar p\u00ebr vendimmarr\u00ebsit lokal\u00eb si rregull i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Dhe kjo ishte n\u00eb fakt pika e dyt\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb relevante p\u00ebr t\u00eb informuar administrator\u00ebt lokal\u00eb dhe vendimmarr\u00ebsit e politikave p\u00ebr zonat ku ata mund\u00ebsisht mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime p\u00ebr t\u00eb fuqizuar zhvillimin lokal\u2026.. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese jan\u00eb ndryshimet q\u00eb ndodhin p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve. Dhe ka dy dimensione p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. L\u00ebvizja lokale, urbanizimi, largimi nga zonat rurale drejt zonave urbane, por edhe l\u00ebvizja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, migrimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Dhe t\u00eb gjith\u00eb ju e dini se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend migrues. Dua t\u00eb thot\u00eb, njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs l\u00ebvizin jasht\u00eb vendit dhe kthehen\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, eksperti Tomas Kucera theksoi se ndryshimet n\u00eb fertilitet, mortalitet, migracion dhe n\u00eb struktur\u00ebn e popullsis\u00eb grumbullohen me kalimin e koh\u00ebs, prandaj nevojitet nj\u00eb vizion realist p\u00ebr zhvillimin e ardhsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se parashikimi komb\u00ebtar ishte i mundur fal\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr lindjet, vdekjet, regjistrimin e popullsis\u00eb dhe migracionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nd\u00ebrsa n\u00eb nivel komunal mungesa e statistikave t\u00eb besueshme p\u00ebr migracionin e brendsh\u00ebm dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk lejoi hartimin e parashikimeve t\u00eb plota.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, drejtori ekzekutiv i ASK-s\u00eb, Avni Kastrati prezantoi statistikat e viteve 2011 dhe 2024 si dhe paraqiti raportin e parashikimeve p\u00ebr vitin 2060 i cili do t\u00eb jet\u00eb i qassh\u00ebm n\u00eb form\u00eb online.<\/p>\n<p>Ai tha se projeksionet e reja t\u00eb popullsis\u00eb deri n\u00eb vitin 2060 tregojn\u00eb nj\u00eb plakje graduale t\u00eb popullsis\u00eb dhe r\u00ebnie t\u00eb shtimit natyror, por theksoi se ato duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr planifikim dhe jo si nj\u00eb parashikim i pandryshuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb raportit p\u00ebr projeksionet e popullsis\u00eb, Kastrati deklaroi se dokumenti \u00ebsht\u00eb hartuar mbi baz\u00ebn e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb t\u00eb vitit 2024, statistikave t\u00eb lindjeve, vdekjeve dhe migracionit, duke ofruar tre skenar\u00eb t\u00eb zhvillimit demografik.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohet se ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parashikim absolut i t\u00eb ardhmes. Jan\u00eb faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projeksion, n\u00ebse do ta bazojm\u00eb n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb i kemi n\u00eb dispozicion. Ndryshimi i popullsis\u00eb vitale, raporti tregon drejtimin e mundsh\u00ebm t\u00eb zhvillimeve demografike, n\u00ebse trendet aktuale vazhdojn\u00eb. N\u00ebse arrijm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb edukuar, me nj\u00eb migrim t\u00eb nxitur, me nj\u00eb diaspor\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb kushtet, a trendet e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mosh\u00ebs demografike mund t\u00eb jen\u00eb edhe pak m\u00eb ndryshe se sa k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb paraqitur k\u00ebtu? Prandaj, ky raport duhet par\u00eb si nj\u00eb korniz\u00eb strategjike p\u00ebr planifikim dhe jo si nj\u00eb parashikim i pandryshuesh\u00ebm, por standard. Sidomos kur ju komuna, pra e keni, e keni, e ka e ka profesori Thomas, e keni edhe nj\u00eb parashikim, ka nj\u00eb, nj\u00eb projeksion apo nj\u00eb estimation p\u00ebr 15 vitet, sepse ka qen\u00eb sfiduese me marr\u00eb\u201d, u shpreh ai<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa eksperti nga ASK-ja, Idriz Shala, prezantoi Profilet e Komunave, duke theksuar se ato ofrojn\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb detajuar statistikore p\u00ebr secil\u00ebn komun\u00eb p\u00ebrmes 43 treguesve kryesor\u00eb, analizave sektoriale dhe hartave tematike, t\u00eb cilat ndihmojn\u00eb n\u00eb identifikimin e dallimeve zhvillimore dhe nevojave p\u00ebr investime.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri t\u00eb ditur se Prishtina mbetet komuna m\u00eb e madhe n\u00eb vend me rreth 227 mij\u00eb banor\u00eb, apo 13-14 p\u00ebr qind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa pas saj renditen Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Peja dhe Gjakova. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, komunat m\u00eb t\u00eb vogla jan\u00eb Kllokoti, Ranillugu dhe Parteshi.<\/p>\n<p>Sipas tij, ndryshimet demografike dhe migrimi kan\u00eb ndikuar edhe n\u00eb struktur\u00ebn e papun\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa Kosova vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb krahasim me vendet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cKjo tregon se kjo shpejt\u00ebsi e rritjes m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb migrimit ka ndikuar n\u00eb ndryshimet e struktur\u00ebs s\u00eb papun\u00ebsis\u00eb. Piramida e papun\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb rinjve pasqyron qart\u00eb k\u00ebt\u00eb tranzicion, baza e saj po ngushtohet, nd\u00ebrsa pjesa e sip\u00ebrme po zgjerohet, duke reflektuar rritjen e numrit t\u00eb t\u00eb moshuarve. N\u00eb krahasim me Bashkimin Evropian, Kosova mbetet, nj\u00eb vend ku papun\u00ebsia e t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb relativisht e lart\u00eb. Sipas regjistrimit t\u00eb vitit 2014, 23.8% e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ishte n\u00eb mosh\u00ebn 15, nd\u00ebrsa n\u00eb Bashkimin Evropian ishte 14.8, 14.8% n\u00eb 15.Kjo pasqyron qart\u00eb zhvillimin n\u00eb nivelet arsimore, kjo gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2014, t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se ndryshimi i t\u00eb papun\u00ebve me arsim t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb lart\u00eb ose t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur, ishte rreth 49.5% n\u00eb vitin 2012 dhe 52.4% n\u00eb vitin 2014. Kjo tregon nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb nivelin e arsimit n\u00eb vend\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Shala theksoi se t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb edhe p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb nivelin e arsimit dhe n\u00eb kushtet e banimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb qasjen n\u00eb infrastruktur\u00ebn baz\u00eb, elemente q\u00eb sipas tij duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr hartimin e politikave publike dhe planifikimin e zhvillimit n\u00eb nivel lokal.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas parashikimeve p\u00ebr vitin 2060, mosha mesatare e popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 49 vje\u00e7. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas profileve komunale, Prishtina mbetet komuna me popullsin\u00eb m\u00eb urbane, nd\u00ebrsa Dragashi \u00ebsht\u00eb komuna me popullsin\u00eb m\u00eb rurale. K\u00ebto ishin t\u00eb dh\u00ebnat kryesore q\u00eb u prezantuan nga Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs e cila t\u00eb enjten ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":237980,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-237979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237979"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":237981,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237979\/revisions\/237981"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/237980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237979"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=237979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}