{"id":237988,"date":"2026-07-02T14:19:30","date_gmt":"2026-07-02T12:19:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=237988"},"modified":"2026-07-02T14:19:30","modified_gmt":"2026-07-02T12:19:30","slug":"haxhiu-republika-e-sotme-e-nderon-2-korrikun-kur-e-mbron-sovranitetin-e-saj-ne-cdo-cep","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/haxhiu-republika-e-sotme-e-nderon-2-korrikun-kur-e-mbron-sovranitetin-e-saj-ne-cdo-cep\/","title":{"rendered":"Haxhiu: Republika e sotme e nderon 2 Korrikun kur e mbron sovranitetin e saj n\u00eb \u00e7do cep"},"content":{"rendered":"<p>Ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, s\u00eb bashku me kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurti si dhe me z\u00ebvend\u00ebskryeministren dhe ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, kan\u00eb mbajtur diskutim me delegat\u00ebt e kuvendit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, me rastin e 36-vjetorit t\u00eb Deklarat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb 2 Korrikut.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, u.d. s\u00eb presidentes Haxhiu, tha se m\u00eb 2 Korrik 1990, dera e kuvendit iu mbyll delegat\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo tutje tha se pamja e asaj dite nis me dyer t\u00eb mbyllura, me polici para kuvendit, me delegat\u00eb jasht\u00eb sall\u00ebs dhe me nj\u00eb pushtet q\u00eb, pasi ia kishte marr\u00eb Kosov\u00ebs autonomin\u00eb, k\u00ebrkonte t\u2019ia merrte edhe z\u00ebrin politik.<\/p>\n<p>\u201cPor mandati vjen nga populli, dhe at\u00eb dit\u00eb delegat\u00ebt e Kosov\u00ebs e d\u00ebshmuan k\u00ebt\u00eb duke folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs edhe jasht\u00eb sall\u00ebs s\u00eb kuvendit. Pa at\u00eb sken\u00eb, nuk mund t\u00eb kuptohet drejt 2 korriku. Regjimi mendonte se kishte ndalur nj\u00eb mbledhje t\u00eb kuvendit, nd\u00ebrkaq kishte l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb pamje q\u00eb Kosova nuk do ta harronte kurr\u00eb, delegat\u00eb q\u00eb q\u00ebndronin jasht\u00eb sall\u00ebs por q\u00eb kishin hyr\u00eb brenda historis\u00eb\u201d, u shpreh Haxhiu.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Kosova po p\u00ebrballej me dhun\u00eb t\u00eb organizuar shtet\u00ebrore, duke shtuar m\u00eb tej se ajo nuk shihej vet\u00ebm n\u00eb dhun\u00ebn q\u00eb ushtrohej nga policia e at\u00ebhershme, por edhe n\u00eb goditjen mbi institucionet, shkoll\u00ebn, pun\u00ebn, gjuh\u00ebn dhe vet\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr veten.<\/p>\n<p>\u201cSerbia synonte m\u00eb shum\u00eb se qeverisjen e Kosov\u00ebs. Synonte ta linte pa z\u00eb politik dhe pa mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb shfaqej si subjekt m\u00eb vete. Kund\u00ebr k\u00ebsaj u ngrit Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut\u201d, theksoi Haxhiu.<\/p>\n<p>Sipas u.d. t\u00eb presidentes Haxhiu, Kosova e asaj kohe kishte shum\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb, por kishte njer\u00ebz q\u00eb dinin ta p\u00ebrdornin edhe at\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb me men\u00e7uri dhe guxim, n\u00eb mesin e tyre ishin delegat\u00ebt q\u00eb e miratuan Deklarat\u00ebn, njer\u00ebzit q\u00eb e hartuan dhe e mb\u00ebshtet\u00ebn, si dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kuptuan se politika e Kosov\u00ebs duhej t\u00eb fliste me gjuh\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs, e jo me gjuh\u00ebn e n\u00ebnshtrimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka akademik Gazmend Zajmi, nj\u00eb nga mendjet q\u00eb i dha deklarat\u00ebs qart\u00ebsi juridike dhe rend kushtetues. Teksti i 2 korrikut kishte pes\u00eb pika dhe secila prej tyre e shtynte Kosov\u00ebn jasht\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb imponuar nga Serbia. Deklarata e p\u00ebrcaktoi aktin si vet\u00ebvendosje politike, e vendosi Kosov\u00ebn si nj\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht Konfederat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb, dhe e konfirmoi at\u00eb si bashk\u00ebsi politiko-kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve dhe komuniteteve t\u00eb barabarta. Ajo refuzoi amendamentet e Serbis\u00eb t\u00eb vitit 1989 dhe vendosi q\u00eb kuvendi dhe bashk\u00ebsia politike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte t\u00eb em\u00ebrtoheshin publikisht vet\u00ebm si Kosov\u00eb. Kur Muharrem Shabani e lexoi deklarat\u00ebn para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb kuvendit, Kosova e artikuloi publikisht q\u00ebndrimin e saj politik. Kosova nuk pranoi t\u00eb trajtohej si krahin\u00eb e n\u00ebnshtruar, por k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb njihej si nj\u00ebsi e pavarur dhe e barabart\u00eb\u201d, ka pohuar Haxhiu.<\/p>\n<p>Sipas saj, pas 2 Korrikut erdhi 7 Shtatori, Kushtetuta e Ka\u00e7anikut, pastaj referendumi p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe gjith\u00eb organizimi i viteve \u201990-t\u00eb. Ajo tha se Kosova u p\u00ebrpoq ta mbante veten n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me institucionet q\u00eb krijoi, me shkoll\u00ebn shqipe, me universitetin, me jet\u00ebn politike dhe me qytetar\u00ebt q\u00eb nuk pranuan ta merrnin si t\u00eb p\u00ebrhershme padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb u ishte imponuar.<\/p>\n<p>\u201cRruga politike e viteve \u201990-t\u00eb mori kuptimin e saj t\u00eb plot\u00eb me Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. U\u00c7K-ja e mori mbi vete barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb historis\u00eb son\u00eb t\u00eb re, luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit. Sakrifica e d\u00ebshmor\u00ebve, q\u00ebndresa e luft\u00ebtar\u00ebve, dhuna mbi civil\u00ebt, d\u00ebbimi masiv dhe spastrimi etnik e b\u00ebn\u00eb t\u00eb qart\u00eb para bot\u00ebs se Kosova nuk po k\u00ebrkonte privilegj politik, por liri nga shtypja dhe dhuna e organizuar shtet\u00ebrore. Pas luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb aleat\u00ebve tan\u00eb, Kosova hyri n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re politike. M\u00eb 17 shkurt 2008, ajo e shpalli Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs si shtet t\u00eb pavarur, sovran dhe demokratik. Ajo dit\u00eb e vulosi para bot\u00ebs nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb ishte formuluar shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vendime politike, n\u00eb akte kushtetuese, n\u00eb organizim, n\u00eb luft\u00eb dhe n\u00eb sakrific\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haxhiu.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas Haxhiut, 2 Korriku nuk mund t\u00eb mbetet n\u00eb margjin\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj historie, ai \u00ebsht\u00eb \u00e7asti kur Kosova foli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vetes dhe refuzoi q\u00eb Serbia t\u00eb vendoste p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe Deklarat\u00ebn Kushtetuese, k\u00ebrkesa p\u00ebr Republik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs doli nga thirrja politike dhe hyri n\u00eb gjuh\u00ebn institucionale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Kosov\u00ebs. Sot, Republika e Kosov\u00ebs i nderon delegat\u00ebt e 2 Korrikut me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrhershme. I nderojm\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb. I kujtojm\u00eb me respekt ata q\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb\u201d, theksoi Haxhiu.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tej tha se mir\u00ebnjohja u takon edhe familjeve t\u00eb tyre, sepse politika, n\u00eb \u00e7aste t\u00eb tilla, nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb dokumente.<\/p>\n<p>\u201cAjo kthehet n\u00eb frik\u00eb brenda sht\u00ebpis\u00eb dhe n\u00eb ankth p\u00ebr njeriun q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb thot\u00eb at\u00eb q\u00eb regjimi k\u00ebrkon ta ndaloj\u00eb. Delegat\u00ebt e 2 Korrikut nuk kishin as komoditetin e nj\u00eb seance normale, as sigurin\u00eb q\u00eb e ofron nj\u00eb shtet i lir\u00eb. P\u00ebrball\u00eb tyre ishte nj\u00eb regjim q\u00eb k\u00ebrkonte ta shnd\u00ebrronte dhun\u00ebn n\u00eb rend kushtetues. Kjo e vendos aktin e tyre n\u00eb themelin politik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka pohuar u.d. s\u00eb presidentes Haxhiu.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tha se sot, teksa kujtojm\u00eb 2 korrikun, duhet ta mbajm\u00eb t\u00eb qart\u00eb kuptimin politik t\u00eb asaj dite.<\/p>\n<p>Haxhiu tha se Kosova nuk pranoi t\u00eb flitej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj nga Serbia, nuk pranoi q\u00eb dhuna t\u00eb b\u00ebhej rend kushtetues, nuk pranoi q\u00eb vullneti i popullit t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me polici dhe me amendamente t\u00eb imponuara.<\/p>\n<p>\u201cRepublika e sotme e nderon 2 Korrikun kur e mbron sovranitetin e saj n\u00eb \u00e7do cep, kur i mban institucionet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe kur e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebr Kosov\u00ebn vendosin qytetar\u00ebt e saj. Nderim i p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr delegat\u00ebt e 2 Korrikut. Nderim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e menduan, e mbrojt\u00ebn dhe e \u00e7uan p\u00ebrpara iden\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha n\u00eb fund u.d. s\u00eb presidentes Haxhiu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, s\u00eb bashku me kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurti si dhe me z\u00ebvend\u00ebskryeministren dhe ministren e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, kan\u00eb mbajtur diskutim me delegat\u00ebt e kuvendit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, me rastin e 36-vjetorit t\u00eb Deklarat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb 2 Korrikut. Me k\u00ebt\u00eb rast, u.d. s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":237989,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-237988","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237988","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=237988"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237988\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":237990,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/237988\/revisions\/237990"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/237989"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=237988"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=237988"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=237988"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=237988"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}