{"id":238099,"date":"2026-07-03T14:44:08","date_gmt":"2026-07-03T12:44:08","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=238099"},"modified":"2026-07-03T14:44:08","modified_gmt":"2026-07-03T12:44:08","slug":"gjykata-anulon-raundin-e-dyte-ne-zgjedhjet-per-anetare-te-kgjk-se-nga-gjykata-supreme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjykata-anulon-raundin-e-dyte-ne-zgjedhjet-per-anetare-te-kgjk-se-nga-gjykata-supreme\/","title":{"rendered":"Gjykata anulon raundin e dyt\u00eb n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KGjK-s\u00eb nga Gjykata Supreme"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka vendosur n\u00eb favor t\u00eb gjyqtares Mejreme Memaj n\u00eb nj\u00eb konflikt administrativ kund\u00ebr K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs (KGjK), duke e cil\u00ebsuar t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm raundin e dyt\u00eb t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjen e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb KGJK-s\u00eb nga radh\u00ebt e Gjykat\u00ebs Supreme dhe duke urdh\u00ebruar certifikimin e rezultatit t\u00eb raundit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti lidhet me procesin zgjedhor t\u00eb mbajtur m\u00eb 23 janar 2026, kur 34 nga 35 gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim p\u00ebr dy pozita n\u00eb K\u00ebshill. N\u00eb raundin e par\u00eb, nga 34 flet\u00ebvotime, 33 ishin t\u00eb vlefshme dhe nj\u00eb i pavlefsh\u00ebm. Mejreme Memaj dhe Rrustem Thaqi kishin marr\u00eb nga 17 vota secili, nd\u00ebrsa Bashkim Hyseni dhe Franciska Zhitia-Ymeri nga 16 vota.<\/p>\n<p>Komisioni zgjedhor kishte konstatuar se asnj\u00eb kandidat nuk kishte arritur shumic\u00ebn e nevojshme dhe kishte vazhduar me raundin e dyt\u00eb t\u00eb votimit. N\u00eb at\u00eb raund, Rrustem Thaqi dhe Franciska Zhitia-Ymeri kishin marr\u00eb nga 19 vota secili, nd\u00ebrsa Mejreme Memaj dhe Bashkim Hyseni nga 15 vota, pas s\u00eb cil\u00ebs KGJK i kishte certifikuar Thaqin dhe Zhitia-Ymerin si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Mejreme Memaj, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati Besnik Berisha, kishte paraqitur padi m\u00eb 18 shkurt 2026, duke k\u00ebrkuar anulimin e vendimit t\u00eb KGJK-s\u00eb t\u00eb 29 janarit 2026 me t\u00eb cilin ishte certifikuar rezultati p\u00ebrfundimtar i raundit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kishte k\u00ebrkuar gjithashtu q\u00eb t\u00eb njihej si i vlefsh\u00ebm vet\u00ebm rezultati i raundit t\u00eb par\u00eb, sipas t\u00eb cilit ajo dhe Rrustem Thaqi duhej t\u00eb shpalleshin fitues.<\/p>\n<p>Memaj kishte argumentuar se n\u00eb raundin e par\u00eb kishte fituar 51.52% t\u00eb votave t\u00eb vlefshme dhe se shumica duhej t\u00eb llogaritej vet\u00ebm mbi votat e vlefshme, jo mbi votat e pavlefshme apo numrin total t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Sipas padis\u00eb, Komisioni zgjedhor kishte vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare kur kishte vendosur kalimin n\u00eb raundin e dyt\u00eb, duke shkelur Rregulloren p\u00ebr procedur\u00ebn dhe kriteret e zgjedhjes s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KGjK-s\u00eb dhe praktikat kushtetuese t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb rastet KI34\/17 dhe KI55\/17.<\/p>\n<p>Memaj kishte theksuar se ajo dhe Rrustem Thaqi kishin arritur shumic\u00ebn e nevojshme n\u00eb raundin e par\u00eb dhe se vendimi p\u00ebr t\u00eb vazhduar me raund t\u00eb dyt\u00eb i kishte mohuar nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fituar n\u00eb proces zgjedhor.<\/p>\n<p>Ajo kishte k\u00ebrkuar gjithashtu pezullimin e zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb KGjK-s\u00eb, duke argumentuar se ekzekutimi i tij do t\u00eb shkaktonte d\u00ebm t\u00eb pariparuesh\u00ebm n\u00eb integritetin profesional dhe t\u00eb drejtat e saj kushtetuese.<\/p>\n<p>KGjK kishte kund\u00ebrshtuar padin\u00eb, duke pretenduar se shumica e nevojshme p\u00ebr zgjedhje ishte 18 vota dhe se kjo shumic\u00eb llogaritej mbi numrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb votim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vot\u00ebn e pavlefshme.<\/p>\n<p>Sipas KGjK-s\u00eb, asnj\u00eb kandidat nuk e kishte arritur k\u00ebt\u00eb shumic\u00eb n\u00eb raundin e par\u00eb, prandaj kalimi n\u00eb raundin e dyt\u00eb ishte i domosdosh\u00ebm dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloren.<\/p>\n<p>Edhe personi i tret\u00eb, Franciska Zhitia-Ymeri, kishte mb\u00ebshtetur q\u00ebndrimin e KGjK-s\u00eb, duke theksuar se vota e pavlefshme nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohej nga baza e llogaritjes s\u00eb shumic\u00ebs dhe se procesi ishte zhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt dhe kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka konstatuar se k\u00ebrkes\u00ebpadia e Mejreme Memajt \u00ebsht\u00eb e bazuar.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykim thuhet se interpretimi i KGjK-s\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e llogaritjes s\u00eb shumic\u00ebs ka qen\u00eb i gabuar dhe se nuk ka pasur baz\u00eb t\u00eb mjaftueshme ligjore p\u00ebr zhvillimin e raundit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Gjykata ka vler\u00ebsuar se n\u00eb raundin e par\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar rezultat i vlefsh\u00ebm, ku Mejreme Memaj dhe Rrustem Thaqi kan\u00eb marr\u00eb nga 17 vota dhe kan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet p\u00ebr t\u2019u konsideruar t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Po ashtu, gjykata ka anuluar vendimet e KGjK-s\u00eb nr. 38\/2026 dhe nr. 39\/2026 t\u00eb dat\u00ebs 29 janar 2026, p\u00ebrfshir\u00eb edhe certifikimin e rezultatit t\u00eb raundit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, KGjK obligohet q\u00eb brenda 15 dit\u00ebsh t\u00eb nxjerr\u00eb vendim t\u00eb ri administrativ dhe t\u00eb certifikoj\u00eb rezultatin e raundit t\u00eb par\u00eb, sipas t\u00eb cilit Mejreme Memaj dhe Rrustem Thaqi shpallen an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KGJK-s\u00eb nga radh\u00ebt e Gjykat\u00ebs Supreme.<\/p>\n<p>Gjykata ka urdh\u00ebruar gjithashtu KGJK-n\u00eb q\u00eb t\u2019i kompensoj\u00eb Mejreme Memajt shpenzimet e procedur\u00ebs n\u00eb vler\u00eb prej 2,750.34 euro.<\/p>\n<p>Vendimi nuk \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe ndaj tij lejohet ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit brenda afatit ligjor prej 15 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mejreme Memaj kishte paditur K\u00ebshillin Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs (KGjK), duke k\u00ebrkuar anulimin e vendimit me t\u00eb cilin ishte certifikuar rezultati zgjedhor p\u00ebr dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit nga shkalla e tret\u00eb. Memaj kishte paraqitur edhe k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb siguris\u00eb \u2013 pezullimin e zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb 29 janarit 2026.<\/p>\n<p>Nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, KGjK-ja kishte konstatuar se an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb K\u00ebshillit nga radh\u00ebt e Supremes jan\u00eb Rrustem Thaqi dhe Franciska Zhitija-Ymeri. Dy t\u00eb fundit ishin zgjedhur n\u00eb raundin e dyt\u00eb. Andaj, padit\u00ebsja Memaj k\u00ebrkon t\u00eb certifikohet rezultati q\u00eb doli nga raundi i par\u00eb dhe q\u00eb ajo dhe Thaqi t\u00eb zgjidhen an\u00ebtar\u00eb pasi kan\u00eb marr\u00eb shumic\u00ebn e k\u00ebrkuar t\u00eb votave, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Aty thuhet se m\u00eb 23 janar 2026 u zhvillua procesi zgjedhor, n\u00eb t\u00eb cilin nga 35 gjyqtar\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote, t\u00eb pranish\u00ebm ishin 34 gjyqtar\u00eb nga Supremja, dhe se nga 34 flet\u00ebvotime vet\u00ebm nj\u00eb u shpall i pavlefsh\u00ebm. Dhe pas num\u00ebrimit, Memaj kishte marr\u00eb 17 vota sa edhe Rrustem Thaqi, kurse nga 16 Bashkim Hyseni dhe Franciska Zhitia-Ymeri.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb mbledhjen e mbajtur m\u00eb 29 janar 2026, K\u00ebshilli kishte hudhur si i palejuar kund\u00ebrshtimin e paraqitur nga kandidatja p\u00ebr an\u00ebtare t\u00eb KGJK-s\u00eb nga radh\u00ebt e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, Mejreme Memaj, duke u certifikuar k\u00ebshtu rezultati zgjedhor i mbajur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Sipas kryesuesit Albert Zogajt, gjyqtar\u00ebt Rrustem Thaqi dhe Franciska Zhitia-Ymeri fillojn\u00eb mandatin si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KGjK-s\u00eb m\u00eb 9 mars 2026 nga radh\u00ebt e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, nd\u00ebrkaq gjyqtarja Af\u00ebrdita Bytyqi po ashtu fillon mandatin m\u00eb 9 mars 2026, p\u00ebr an\u00ebtare nga radh\u00ebt e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit,<\/p>\n<p>Ndryshe, procesi votimit p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb ishte mbajtur m\u00eb 23 janar 2026, ku pas p\u00ebrfundimit t\u00eb raundit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb votimit p\u00ebr dy an\u00ebtar\u00ebt e rinj nga radh\u00ebt e Supremes, gjyqtari Rrustem Thaqi dhe gjyqtarja Franciska Zhitia-Ymeri u zgjodh\u00ebn an\u00ebtar\u00eb t\u00eb rinj, duke nisur nj\u00eb mandat 5-vje\u00e7ar.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka vendosur n\u00eb favor t\u00eb gjyqtares Mejreme Memaj n\u00eb nj\u00eb konflikt administrativ kund\u00ebr K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs (KGjK), duke e cil\u00ebsuar t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm raundin e dyt\u00eb t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjen e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb KGJK-s\u00eb nga radh\u00ebt e Gjykat\u00ebs Supreme dhe duke urdh\u00ebruar certifikimin e rezultatit t\u00eb raundit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":238100,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-238099","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238099","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238099"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238099\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":238101,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238099\/revisions\/238101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238099"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238099"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238099"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=238099"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}