{"id":238360,"date":"2026-07-06T18:10:23","date_gmt":"2026-07-06T16:10:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=238360"},"modified":"2026-07-06T18:10:23","modified_gmt":"2026-07-06T16:10:23","slug":"lvv-per-qeverine-i-kemi-votat-me-pas-duhet-te-gjejme-konsensus-per-presidentin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lvv-per-qeverine-i-kemi-votat-me-pas-duhet-te-gjejme-konsensus-per-presidentin\/","title":{"rendered":"LVV: P\u00ebr Qeverin\u00eb i kemi votat, m\u00eb pas duhet t\u00eb gjejm\u00eb konsensus p\u00ebr Presidentin"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje tha se i ka siguruar votat p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit dhe se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb konsensus me partit\u00eb e tjera p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, proces q\u00eb d\u00ebshtoi muaj m\u00eb par\u00eb dhe e \u00e7oi vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket Qeveris\u00eb, ne i kemi votat e nevojshme. Prandaj, menj\u00ebher\u00eb pas konstituimit t\u00eb Kuvendit pa humbur koh\u00eb duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb me procedur\u00ebn p\u00ebr votimin e Qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa brenda afateve kushtetuese do t\u00eb angazhohemi edhe p\u00ebr arritjen e konsensusit rreth zgjedhjes s\u00eb presidentit\/es\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb ish-shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Arb\u00ebrie Nagavci.<\/p>\n<p>LVV-ja e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb fituese e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb 7 qershorit me 47.13 p\u00ebr qind t\u00eb votave apo 53 mandate n\u00eb Kuvendin prej 120 vendesh.<\/p>\n<p>P\u00ebr zgjedhjen e Qeveris\u00eb k\u00ebrkohet shumica e thjesht\u00eb prej 61 votash \u2013 pra LVV-ja do t\u00eb mund ta formonte nj\u00eb ekzekutiv me p\u00ebrkrahjen e partive pakic\u00eb joserbe \u2013 t\u00eb cilat e kan\u00eb mb\u00ebshtetur edhe ekzekutivin aktual.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr presidentin k\u00ebrkohet pjes\u00ebmarrja n\u00eb votim n\u00eb dy rundet e para t\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 80 deputet\u00ebve. Mospajtimet p\u00ebr zgjedhjen e presidentit \u00e7uan n\u00eb zgjedhjet e parakohshme t\u00eb 7 qershorit.<\/p>\n<p>Sipas Nagavcit, LVV-ja do \u201ct\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mandatin e saj q\u00eb t\u00eb arrihen votat e nevojshme p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cAndaj, \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb deputet\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb fituar besimin e qytetar\u00ebve, t\u00eb jen\u00eb n\u00eb nivelin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe ta zgjedhim presidentin\/en, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta tejkalojm\u00eb bllokad\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi, t\u00eb shmangim edhe nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb puna me kompetenca t\u00eb plota n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet\u201d, shprehet Nagavci.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb me ushtrues detyre t\u00eb presidentit q\u00eb nga prilli, kur Vjosa Osmanit i p\u00ebrfundoi mandati pes\u00ebvje\u00e7ar kushtetues. Nd\u00ebrkoh\u00eb, partit\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb certifikimit t\u00eb rezultateve p\u00ebr t\u00eb nisur konsultimet p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Aktualisht, Gjykata Supreme po trajton disa ankesa dhe ka afat deri t\u00eb mart\u00ebn q\u00eb t\u2019i shqyrtoj\u00eb ato, nd\u00ebrsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret vendimet e saj para se t\u00eb vazhdoj\u00eb me certifikimin e rezultateve.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr k\u00ebto takime mes partive, Nagavci thekson se kreu i partis\u00eb, Albin Kurti do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe do t\u2019i zhvilloj\u00eb ato \u201cme synimin p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr tejkalimin e situat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLVV-ja nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr kompromis t\u00eb gjer\u00eb politik\u201d<\/p>\n<p>Por, politologu Drit\u00ebro Arifi e interpreton k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim si shenj\u00eb se LVV-ja nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr kompromis t\u00eb gjer\u00eb politik.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se n\u00ebse shkohet me k\u00ebt\u00eb logjik\u00ebn ku nuk ka asnj\u00eb negociat\u00eb mbi nd\u00ebrtimin e di\u00e7kaje pozitive, rezultati do t\u00eb jet\u00eb pak a shum\u00eb si\u00e7 ka qen\u00eb vitin e kaluar. Pra, deklarata e Nagavcit \u00ebsht\u00eb sinjali se ata nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebqeverisin vet\u00ebm ta zgjedhin nj\u00eb president \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb ai ose ajo. Pra i bie n\u00ebn urdhrat e LVV-s\u00eb\u201d, thot\u00eb Arifi.<\/p>\n<p>LVV-ja k\u00ebrkon q\u00eb vendi t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb president konsensual dhe muaj m\u00eb par\u00eb propozoi edhe dy figura nga shoq\u00ebria civile, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxha. Por, p\u00ebr shkak t\u00eb mosarritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me partit\u00eb opozitare, kandidaturat e LVV-s\u00eb p\u00ebr president nuk arrit\u00ebn t\u00eb merrnin votat e nevojshme.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, Arifi thot\u00eb se deklarata e Nagavcit \u00ebsht\u00eb \u201cpa logjik\u00eb, pa p\u00ebrmbajtje, \u00ebsht\u00eb puro politik\u00eb populliste\u201d, teksa thekson se parti t\u00eb ndryshme kan\u00eb dal\u00eb me kushte t\u00eb caktuara p\u00ebr bashk\u00ebpunim me LVV-n\u00eb e Kurtit.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb q\u00ebndrimet e partive?<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb u ka d\u00ebrguar pyetje Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) dhe Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) lidhur me konsultimet p\u00ebr formimin e institucioneve, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Kreu i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve deklaroi se fuqia e dyt\u00eb m\u00eb e madhe politike \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr bisedime me t\u00eb gjitha partit\u00eb, pa p\u00ebrjashtuar as LVV-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se p\u00ebr t\u00eb pasur institucione shpejt dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, duhet t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje politike qysh tash, ende pa filluar konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeveris\u00eb dhe pastaj zgjedhja e presidentit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai tha se para se t\u00eb flitet p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb mundsh\u00ebm qeveris\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb temash, sikurse pagat dhe pensionet, kapacitetet energjetike, gazi amerikan, an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian, q\u00eb do t\u00eb duhen t\u00eb trajtohen me partin\u00eb fituese.<\/p>\n<p>Nga LDK-ja \u2013 e cila n\u00eb zgjedhje garoi me Vjosa Osmanin si kandidate p\u00ebr presidente \u2013 jan\u00eb vendosur disa parakushte p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr krijimin e institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kreu i k\u00ebsaj partie, Lumir Abdixhiku, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb s\u00eb voni p\u00ebr Klan Kosov\u00ebn, tha se orientimi strategjik, p\u00ebrfshir\u00eb gazin amerikan \u201cjan\u00eb parakushti i ekzistenc\u00ebs politike\u201d t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se duhet t\u00eb flitet p\u00ebr projekte e parime qeveris\u00ebse si dhe p\u00ebr orientimin e Kosov\u00ebs n\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebt e ardhsh\u00ebm dhe m\u00eb pas t\u00eb mund t\u00eb flitet p\u00ebr pozita.<\/p>\n<p>Abdixhiku tha se p\u00ebr partin\u00eb e tij, q\u00eb t\u00eb merret vesh p\u00ebr presidentin, jetike mbetet q\u00eb fillimisht t\u00eb merren vesh p\u00ebr orientimin q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb shteti.<\/p>\n<p>\u201cPara se t\u00eb merremi vesh p\u00ebr presidentin, duhet t\u00eb merremi vesh p\u00ebr orientimin e Kosov\u00ebs, p\u00ebr politikat strategjike t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebr politikat zhvillimore dhe natyr\u00ebn se si e zhvillojm\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Aleanca ka paraqitur gjasht\u00eb kushte n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr krijimin e institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kreu i k\u00ebsaj partie, Adrian Gjini, nd\u00ebr t\u00eb tjera ka p\u00ebrmendur kushtin q\u00eb Kosova ta pranoj\u00eb projektin e gazit amerikan, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb termocentrali me th\u00ebngjill dhe disa kushte t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke e kuptuar logjik\u00ebn se si ka operuar kjo Qeveri, asnj\u00eb nga ato kushte zoti Kurti nuk do t\u2019i marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb sepse ajo m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb interferim n\u00eb bashk\u00ebqeverisje. K\u00ebta nuk duan bashk\u00ebqeverisje po duan vet\u00ebm t\u00eb merren vesh p\u00ebr presidentin\u201d, thot\u00eb politologu Arifi duke komentuar kushtet e paraqitura nga partit\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u201cnuk ka parti normale opozitare q\u00eb ta jap\u00eb mb\u00ebshtetjen bllanko p\u00ebr presidentin pa pasur transformim dhe ndryshim n\u00eb politikat qeveris\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb detyr\u00eb po p\u00ebrballet me thirrje nga Ambasada amerikane, partit\u00eb opozitare dhe odat ekonomike q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e nismave rajonale t\u00eb rrjetit t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm natyror (LNG), t\u00eb mb\u00ebshtetura nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri m\u00eb tani, nga ekzekutivi nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sinjale se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebtyre nismave, teksa ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, dhe kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, kan\u00eb p\u00ebrmendur iden\u00eb e gazifikimit t\u00eb th\u00ebngjillit vendas.<\/p>\n<p>Politologu Drit\u00ebro Arifi thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e gazit amerikan do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb nga kushtet e partive p\u00ebr krijimin e institucioneve, sepse \u201cvet\u00ebm Kosova po mbetet jasht\u00eb k\u00ebtij projekti t\u00eb madh t\u00eb SHBA-s\u00eb. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga pikat e r\u00ebnd\u00ebsishme, por jo e vetme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse partit\u00eb opozitare votojn\u00eb p\u00ebr presidentin dhe edhe n\u00ebse hipotetikisht LVV-ja pranon ta rishqyrtoj\u00eb iden\u00eb e gazit amerikan \u201cju nuk keni garancione kushtetuese, ligjore q\u00eb ata do ta mbajn\u00eb fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb. N\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb vjet, ajo nuk e ka mbajtur asnj\u00eb premtim para dhe pas ardhjes n\u00eb pushtet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse partit\u00eb nuk merren vesh p\u00ebr presidentin, vendi rrezikon t\u00eb shkoj\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje. Ato do t\u00eb ishin t\u00eb kat\u00ebrtat q\u00eb nga shkurti i vitit 2025.<\/p>\n<p>Sipas Arifit, nuk ka nj\u00eb klim\u00eb apo p\u00ebrpjekje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb klime pozitive q\u00eb vendi t\u00eb dal\u00eb nga kjo bllokad\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve p\u00ebrfundimtare, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) i ka fituar 19.44 p\u00ebr qind, apo 22 ul\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e 7 qershorit; Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) 16.69 p\u00ebr qind, apo 18 ul\u00ebse; dhe Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) \u2013 q\u00eb s\u00eb voni ka vendosur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb vet\u00ebm emrin Aleanca \u2013 6.74 p\u00ebr qind, apo shtat\u00eb mandate. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje tha se i ka siguruar votat p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit dhe se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb konsensus me partit\u00eb e tjera p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, proces q\u00eb d\u00ebshtoi muaj m\u00eb par\u00eb dhe e \u00e7oi vendin n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. \u201cSa i p\u00ebrket Qeveris\u00eb, ne i kemi votat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":238361,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-238360","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238360"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238360\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":238362,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238360\/revisions\/238362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238361"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238360"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=238360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}