{"id":238849,"date":"2026-07-12T23:20:54","date_gmt":"2026-07-12T21:20:54","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=238849"},"modified":"2026-07-12T23:20:54","modified_gmt":"2026-07-12T21:20:54","slug":"nena-rrefen-tmerrin-ne-pediatrine-e-qkuk-se-pa-higjiene-pa-kushte-bazike-erdha-per-ta-sheruar-djalin-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nena-rrefen-tmerrin-ne-pediatrine-e-qkuk-se-pa-higjiene-pa-kushte-bazike-erdha-per-ta-sheruar-djalin-tim\/","title":{"rendered":"N\u00ebna rr\u00ebfen tmerrin n\u00eb Pediatrin\u00eb e QKUK-s\u00eb: Pa higjien\u00eb, pa kushte bazike \u2013 erdha p\u00ebr ta sh\u00ebruar djalin tim"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb n\u00ebn\u00eb ka ndar\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e saj pas q\u00ebndrimit n\u00eb Klinik\u00ebn e Pediatris\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs (QKUK), ku kishte d\u00ebrguar djalin e saj dyvje\u00e7ar p\u00ebr trajtim pas disa dit\u00ebsh me t\u00eb vjella dhe diarre.<\/p>\n<p>Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb saj, pas kontrollit mjek\u00ebsor dhe analizave, f\u00ebmija u vendos t\u00eb shtrohej n\u00eb Pediatri p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ajo ka treguar se gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb klinik\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb lidhen me munges\u00ebn e disa kushteve bazike, duke p\u00ebrmendur pritjen p\u00ebr pranim, v\u00ebshtir\u00ebsi gjat\u00eb vendosjes s\u00eb kanil\u00ebs, si dhe shqet\u00ebsime p\u00ebr higjien\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn ku duhej t\u00eb q\u00ebndronte djali i saj.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dyvje\u00e7ar, i s\u00ebmur\u00eb, i dehidratuar dhe i lodhur, duhej t\u00eb shpohej disa her\u00eb derisa procedura t\u00eb kryhej me sukses\u201d, ka shkruar ajo, duke shtuar se kishte k\u00ebrkuar q\u00eb procedura t\u00eb kryhej nga dikush me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebna ka ngritur shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr kushtet n\u00eb repart, duke pretenduar se n\u00eb dhom\u00eb kishte munges\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00e7af\u00ebve t\u00eb past\u00ebr, sapunit dhe mjeteve bazike t\u00eb higjien\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se k\u00ebrkesat e saj nuk lidhen me luks, por me kushte minimale p\u00ebr nj\u00eb ambient ku trajtohen f\u00ebmij\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk k\u00ebrkojm\u00eb dhoma private apo komoditete t\u00eb ve\u00e7anta. K\u00ebrkojm\u00eb past\u00ebrti, higjien\u00eb, masa bazike t\u00eb kontrollit t\u00eb infeksioneve dhe komunikim profesional me prind\u00ebrit\u201d, ka deklaruar ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin e saj, n\u00ebna ka p\u00ebrmendur edhe nj\u00eb situat\u00eb pas trajtimit, kur kishte k\u00ebrkuar heqjen e kanil\u00ebs s\u00eb djalit, por sipas saj ishte p\u00ebrballur me vonesa dhe munges\u00eb koordinimi mes stafit t\u00eb nd\u00ebrrimeve.<\/p>\n<p>Ajo ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb kushteve n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, duke theksuar se sakrifica dhe kujdesi i prind\u00ebrve p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt nuk duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb postimi:<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtje t\u00eb Dante Aligerit<\/p>\n<p>Nuk duhet ta gjykojm\u00eb shum\u00eb ashp\u00ebr Dante Aligerin p\u00ebr faktin se Ferri i tij kishte vet\u00ebm n\u00ebnt\u00eb rrath\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shkroi me aq informacion sa kishte n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Pediatrin\u00eb e QKUK-s\u00eb, p\u00ebr shembull, nuk e kishte vizituar.<\/p>\n<p>Po ta kishte vizituar ndoshta sot let\u00ebrsia bot\u00ebrore do ta njihte edhe rrethin e dhjet\u00eb: at\u00eb ku nuk p\u00ebrfundon p\u00ebr m\u00ebkatet e tua, por thjesht sepse f\u00ebmija t\u00eb \u00ebsht\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe ke pasur nevoj\u00eb p\u00ebr sistemin publik sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Djali yn\u00eb, Gjergji, \u00ebsht\u00eb dy vje\u00e7. Pas disa dit\u00ebsh me t\u00eb vjella dhe diarre q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 duhej, sot n\u00eb m\u00ebngjes e soll\u00ebm n\u00eb QKUK p\u00ebr kontroll. Pas vler\u00ebsimit t\u00eb mjekut dhe analizave, u vendos q\u00eb t\u00eb shtrohej n\u00eb Pediatri.<\/p>\n<p>Fillimisht prit\u00ebm rreth 20 minuta q\u00eb dikush t\u00eb vinte t\u00eb na pranonte. Pastaj, nga fundi i korridorit, u d\u00ebgjua nj\u00eb britm\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cGjeeeergj! A ka Gjergj k\u00ebtu? Gjeeeergj Kastrioti?\u201d<\/p>\n<p>U nis\u00ebm pas z\u00ebrit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb korridorit gjet\u00ebm nj\u00eb zonj\u00eb pozitive, me humor, por duksh\u00ebm t\u00eb rraskapitur. Mezi ecte.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ajo pamje ndoshta ishte metafora m\u00eb e sakt\u00eb e sistemit q\u00eb do t\u00eb njihnim n\u00eb or\u00ebt n\u00eb vazhdim: njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrpiqen ta mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb di\u00e7ka q\u00eb prej koh\u00ebsh mezi ec\u00ebn.<\/p>\n<p>Pastaj erdhi koha p\u00ebr t\u2019ia vendosur Gjergjit kanil\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shpim. Pa sukses.<br \/>\nDy shpime. Pa sukses.<\/p>\n<p>Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dyvje\u00e7ar, i s\u00ebmur\u00eb, i dehidratuar, i lodhur dhe i frik\u00ebsuar, duhej t\u00eb shpohej disa her\u00eb derisa t\u00eb kryhej me sukses nj\u00eb procedur\u00eb bazike.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb, si nj\u00eb \u201cKaren\u201d e certifikuar kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn tim, b\u00ebra k\u00ebrkes\u00ebn skandaloze q\u00eb t\u00eb vinte dikush q\u00eb mund t\u2019ia vendoste kanil\u00ebn pa e shpuar f\u00ebmij\u00ebn pafund\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Pastaj filloi procesi i sistemimit.<\/p>\n<p>\u201cA ta \u00e7ojm\u00eb te dhoma X?\u201d<\/p>\n<p>\u201cJo, se andej jan\u00eb me fruth.\u201d<\/p>\n<p>\u201cS\u2019di ku\u2026\u201d<\/p>\n<p>Pak diskutim.<\/p>\n<p>Pastaj u gjet zgjidhja:<\/p>\n<p>\u201cHajt te dhoma X.\u201d<\/p>\n<p>Dhe neve:<\/p>\n<p>\u201cShkoni n\u00eb dhom\u00ebn X. Vet\u00ebm keni kujdes t\u00eb mos keni kontakt me pacientin aty, se mund t\u2019ia ngjitni. S\u2019kemi dhom\u00eb tjet\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>E thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb repart ku trajtohen f\u00ebmij\u00eb me s\u00ebmundje infektive, kontrolli i infeksioneve, me sa duket, funksionon mbi parimin \u201ckini kujdes\u201d<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr izolim adekuat. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr protokolle t\u00eb qarta. Mjafton vigjilenca personale e nj\u00eb dyvje\u00e7ari t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, me kanil\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe e dy prind\u00ebrve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pastaj hym\u00eb n\u00eb dhom\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi pame dhom\u00ebn dhe shtratin ku pritej t\u00eb q\u00ebndronte Gjergji, shprehem shqet\u00ebsimin ta linim aty.<\/p>\n<p>K\u00ebtu mor\u00ebm edhe nj\u00eb leksion t\u00eb shkurt\u00ebr mbi prinderimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb infermiere e re na shpjegoi se nj\u00eb n\u00ebn\u00eb, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e saj, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe zgjuar, edhe ulur n\u00eb nj\u00eb karrige, gjith\u00eb nat\u00ebn.<\/p>\n<p>Faleminderit. Vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebte sqarim kisha nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi nuk qenka mungesa e kushteve. Problemi qenka se prind\u00ebrit kan\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb tepruara.<\/p>\n<p>Shtrati ku duhej t\u00eb shtrihej f\u00ebmija yn\u00eb kishte njolla t\u00eb shumta. Disa prej tyre dukeshin si gjak apo mbetje t\u00eb vjetra biologjike.<\/p>\n<p>Nuk e di \u00e7far\u00eb ishin. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos e dim\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkuam \u00e7ar\u00e7af. Nuk kishte.<\/p>\n<p>Na e dha n\u00ebna e pacientit tjet\u00ebr me t\u00eb cilin po ndanim dhom\u00ebn.<\/p>\n<p>Sapun? Nuk kishte.<\/p>\n<p>Faculeta, palloma apo mjete t\u00eb tjera bazike higjienike?Aq m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Tualeti n\u00eb korridor \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Bukfalisht i hapur.Sepse mungon privat\u00ebsia elementare. Nuk ka dyer.<\/p>\n<p>Dhe jo, as aty nuk ka sapun.<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsirat sanitare gjen kosha t\u00eb m\u00ebdhenj, rroba t\u00eb grumbulluara dhe nj\u00eb vask\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se higjiena \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb koncept teorik sesa nj\u00eb praktik\u00eb spitalore.<\/p>\n<p>Muret jan\u00eb t\u00eb zhveshura e t\u00eb d\u00ebmtuara. Dyshek\u00ebt t\u00eb njollosur. Pajisjet mbahen bashk\u00eb me lidh\u00ebse plastike, shirita dhe improvizime q\u00eb do t\u00eb ishin kreative n\u00eb nj\u00eb pun\u00ebtori sht\u00ebpiake, por b\u00ebhen disi m\u00eb pak simpatike kur jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb shtrati spitalor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb luks.<\/p>\n<p>Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb dhoma private.<\/p>\n<p>Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb televizor.<\/p>\n<p>Po k\u00ebrkojm\u00eb past\u00ebrti. Po flasim p\u00ebr sapun.P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ar\u00e7af t\u00eb past\u00ebr. P\u00ebr nj\u00eb dyshek pa njolla me origjin\u00eb t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb tualet me privat\u00ebsi elementare.<\/p>\n<p>P\u00ebr masa bazike t\u00eb kontrollit t\u00eb infeksioneve.<\/p>\n<p>P\u00ebr komunikim profesional me prind\u00ebrit e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr MINIMUMIN..<\/p>\n<p>Dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e frikshme e gjith\u00eb k\u00ebsaj, se sa shum\u00eb jemi m\u00ebsuar me t\u00eb papranueshmen.<\/p>\n<p>Sa leht\u00eb nj\u00eb prindi i thuhet se duhet t\u00eb duroj\u00eb, sepse \u201cp\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn t\u00ebnd duhet t\u00eb jesh n\u00eb gjendje t\u00eb rrish edhe gjith\u00eb nat\u00ebn n\u00eb karrige\u201d.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb do t\u00eb rrija. Do t\u00eb rrija n\u00eb dysheme po t\u00eb ishte e nevojshme.<\/p>\n<p>Por gatishm\u00ebria e nj\u00eb n\u00ebne p\u00ebr t\u00eb vuajtur p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e saj nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore. Dhe dashuria e prindit nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si subvencion p\u00ebr d\u00ebshtimin e sistemit.<\/p>\n<p>Per ironi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po e shkruaja k\u00ebt\u00eb status, mu desh t\u2019i k\u00ebrkoja infermieres t\u00eb vinte t\u2019ia hiqte kanil\u00ebn Gjergjit.<\/p>\n<p>M\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb prisja 10-15 minuta, derisa t\u00eb vinte nd\u00ebrrimi tjet\u00ebr, sepse ato \u201cishin veshur\u201d.<\/p>\n<p>Prita.<\/p>\n<p>Rreth 15\u201320 minuta m\u00eb von\u00eb, takova infermieren e nd\u00ebrrimit tjet\u00ebr dhe e luta t\u00eb vinte t\u2019ia hiqte kanil\u00ebn.<\/p>\n<p>U p\u00ebrgjifj me nervoziz\u00ebm e plot arroganc\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cPse nuk ua k\u00ebrkove atyre dyjave t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, por m\u00eb prite mua?\u201d<\/p>\n<p>Qesha.<\/p>\n<p>Dhe ja ku jemi.<\/p>\n<p>Pacienti, mes dy nd\u00ebrrimeve, si top pingpongu. Secila pal\u00eb e bindur se problemi duhej t\u00eb ishte zgjidhur nga pala tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa f\u00ebmija pret.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron problemi m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kur qytetari nuk ka alternativ\u00eb, institucioni, me sa duket, nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb as t\u00eb turp\u00ebrohet.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb mbrojtje t\u00eb Dante Alighierit sepse ai b\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb mundi.<\/p>\n<p>Thjesht nuk e kishte vizituar Pediatrin\u00eb e QKUK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb<br \/>\nQendra Klinike Universitare e Kosoves &#8211; QKUK<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb n\u00ebn\u00eb ka ndar\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e saj pas q\u00ebndrimit n\u00eb Klinik\u00ebn e Pediatris\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare t\u00eb Kosov\u00ebs (QKUK), ku kishte d\u00ebrguar djalin e saj dyvje\u00e7ar p\u00ebr trajtim pas disa dit\u00ebsh me t\u00eb vjella dhe diarre. Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb saj, pas kontrollit mjek\u00ebsor dhe analizave, f\u00ebmija u vendos t\u00eb shtrohej n\u00eb Pediatri p\u00ebr shkak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":238850,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-238849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-shendetesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=238849"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238849\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":238851,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/238849\/revisions\/238851"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238850"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=238849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=238849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=238849"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=238849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}