{"id":239137,"date":"2026-07-16T18:09:38","date_gmt":"2026-07-16T16:09:38","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=239137"},"modified":"2026-07-16T18:09:38","modified_gmt":"2026-07-16T16:09:38","slug":"kamberi-deklaratat-e-ministres-serbe-kane-krijuar-frike-dhe-pasiguri-te-shqiptaret-ne-lugine-te-presheves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kamberi-deklaratat-e-ministres-serbe-kane-krijuar-frike-dhe-pasiguri-te-shqiptaret-ne-lugine-te-presheves\/","title":{"rendered":"\u200bKamberi: Deklaratat e ministres serbe kan\u00eb krijuar frik\u00eb dhe pasiguri te shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti shqiptar n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb, Shaip Kamberi, ka deklaruar se q\u00ebndrimet e ministres serbe Snezhana Paunoviq kan\u00eb shkaktuar shqet\u00ebsim dhe ndjenj\u00eb pasigurie te shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 korrik 2026, gjat\u00eb nj\u00eb interviste t\u00eb dh\u00ebn\u00eb medias serbe \u201cKurir\u201d, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ministres n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Snezhana Paunoviq ka deklaruar: \u201cPo t\u00eb isha un\u00eb Sllobodan Millosheviq do ta kisha b\u00ebr\u00eb spastrimin etnik t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1998.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Kamberit, edhe pse Paunoviq nuk ka kompetenca p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime n\u00eb Kosov\u00eb, deklaratat e saj kan\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb te komuniteti shqiptar n\u00eb Lugin\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht sa i p\u00ebrket ndjenj\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe qet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kamberi ka theksuar se pozita institucionale e ministres, e cila mbulon fusha q\u00eb lidhen me administrat\u00ebn publike dhe regjistrat qytetar\u00eb e zgjedhor\u00eb, rrit shqet\u00ebsimet te shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. Ai ka paralajm\u00ebruar se \u00e7do politik\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb statusin e qytetar\u00ebve apo n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen demografike t\u00eb zon\u00ebs do t\u00eb shihej si k\u00ebrc\u00ebnim serioz.<\/p>\n<p>\u201cZonja Paunoviq duke mos pasur as kompetenc\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me b\u00eb di\u00e7ka n\u00eb Kosov\u00eb. Por deklarata e saj drejtp\u00ebrdrejt reflekton mbi ndjenjat, mbi sigurin\u00eb, mbi qet\u00ebsin\u00eb e shqiptar\u00ebve k\u00ebtu n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. Sepse n\u00ebse ambicia e saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngul\u00eb dy milion\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, ajo si ministre e pushtetit lokal, e cila mbik\u00ebqyr regjistrat zgjedhor\u00eb, e cila statusin e qytetar\u00ebve e mbik\u00ebqyr atje n\u00eb ministrin\u00eb e saj, e ka m\u00eb leht\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb spastrimit etnik ta zbatoj\u00eb n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs\u2026 Po sigurisht q\u00eb kur vjen nga nj\u00eb ministre, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb drejtat qytetare, nga nj\u00eb qeveri e cila hesht, nga presidenti i cili mundohet t\u00eb relativizoj\u00eb deklarat\u00ebn e saj dhe nga kryetari i Partis\u00eb Socialiste q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr edhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, vendi p\u00ebr frik\u00eb \u00ebsht\u00eb i realsh\u00ebm. Prandaj edhe, edhe shqet\u00ebsimet edhe te un\u00eb edhe te Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs dhe te shqiptar\u00ebt k\u00ebtu\u2026 \u00cbsht\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb nxit shqet\u00ebsime, por ne nuk do t\u00eb dor\u00ebzohemi para \u00e7far\u00ebdo k\u00ebrc\u00ebnimi q\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb nga Beogradi, qoft\u00eb ai i v\u00ebrtet\u00eb apo imagjinar. Sepse k\u00ebrc\u00ebnimet e saj ndaj Kosov\u00ebs jan\u00eb vet\u00ebm imagjinare, Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs ka kompetenca p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb veprime antinjer\u00ebzore, anticivilizuese, dhe q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb zvog\u00eblimin e numrit t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ne, pavar\u00ebsisht deklaratave q\u00eb vijn\u00eb nga Beogradi, do t\u00eb dor\u00ebzohemi. Beteja jon\u00eb politike vazhdon, beteja jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejta ka me vazhdu, e do t\u00eb duhet t\u00eb jemi edhe m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr edhe m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb k\u00ebrkesat e tona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb drejta dhe q\u00eb jan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute konform atyre parimeve q\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb fundamentin e Bashkimit Evropian\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai tha se pavar\u00ebsisht deklaratave t\u00eb presidentit serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq p\u00ebr distancim nga q\u00ebndrimet e Paunovi\u00e7it, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr relativizimin e tyre tregojn\u00eb, sipas tij, se nj\u00eb pjes\u00eb e establishmentit politik serb nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur plot\u00ebsisht nga trash\u00ebgimia politike e viteve \u201990.<\/p>\n<p>\u201cTregon nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb pandryshuar, nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb i vjen keq q\u00eb Millosheviqi nuk e kryejti pun\u00ebn, prandaj edhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar. Jo nj\u00eb mend\u00ebsi e cila nuk e ka p\u00ebrllogaritur gjith\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb kaluar, gjith\u00eb ato q\u00eb jan\u00eb zhvilluar dhe d\u00ebmin q\u00eb vet\u00eb Serbia e ka pasur nga ato luft\u00ebra t\u00eb p\u00ebrgjakshme, nuk e sheh se gabimi ka qen\u00eb fatal n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt. Por kjo flet se qeveria e Serbis\u00eb, aktualisht, edhe pse kemi z\u00ebra edhe nga presidenti dhe nga kryeministri t\u00eb cil\u00ebt distancohen n\u00eb nj\u00eb form\u00eb nga deklarata e zonj\u00ebs Paunoviq, duke tentuar ta relativizojn\u00eb deklarat\u00ebn e saj, d\u00ebshmojn\u00eb se ata nuk jan\u00eb larguar nga mend\u00ebsia e Millosheviqit. N\u00eb fakt edhe Vu\u00e7iq, edhe Da\u00e7iq, jan\u00eb bijt\u00eb politik\u00eb t\u00eb lider\u00ebve si Millosheviqi dhe Shesheli dhe nuk mund t\u00eb pritet di\u00e7ka m\u00eb konkrete nga nj\u00eb establishment i till\u00eb q\u00eb n\u00eb Serbi p\u00ebr vite me radh\u00eb po e mohon politik\u00ebn gjenocidale q\u00eb ky shtet e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet \u201990, duke e relativizuar krimet, duke mohuar gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb, duke mohuar t\u00eb gjitha krimet q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb Kosov\u00eb dhe duke tentuar q\u00eb t\u2019i baraspeshojn\u00eb t\u00eb gjitha ato luft\u00ebra q\u00eb kan\u00eb ndodhur, me fajin e dhe t\u00eb tjer\u00ebve, jo vet\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Kamberi b\u00ebn t\u00eb ditur se ve\u00e7se ka nisur procedurat p\u00ebr shkarkimin e ministres serbe Snezhana Paunoviq.<\/p>\n<p>Ai deklaron se po synon mbledhjen e mb\u00ebshtetjes nga deputet\u00eb opozitar\u00eb t\u00eb partive pro-evropiane, t\u00eb cil\u00ebt do t\u2019i bashkoheshin k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb grupit t\u00eb tij parlamentar p\u00ebr largimin e ministres nga qeveria.<\/p>\n<p>Sipas tij, vendimi p\u00ebr shkarkimin e Paunovi\u00e7it nuk varet vet\u00ebm nga procedura parlamentare, por edhe nga vler\u00ebsimi politik i presidentit serb Aleksandar Vu\u00e7iq p\u00ebr d\u00ebmin q\u00eb mund t\u2019i shkaktoj\u00eb qeveris\u00eb q\u00ebndrimi i saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kamberi ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb edhe reagimi i Bashkimit Evropian, duke k\u00ebrkuar q\u00eb q\u00ebndrimi i BE-s\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb konkret dhe jo vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb deklaratash.<\/p>\n<p>\u201c Po mund t\u00eb ndodh\u00eb, mund t\u00eb ndodh\u00eb shkarkimi. Un\u00eb kam nisur procedur\u00ebn. Shpresoj sot shum\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb mbledhim nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb n\u00ebnshkrimeve t\u00eb deputet\u00ebve opozitar\u00eb t\u00eb partive pro-evropiane, t\u00eb cil\u00ebt i bashk\u00ebngjiten k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb grupit tim parlamentar p\u00ebr shkarkimin e saj. Por, a do ta shkarkojn\u00eb apo jo, varet nga vler\u00ebsimi q\u00eb Vu\u00e7iq do ta b\u00ebj\u00eb te \u00e7far\u00eb d\u00ebmi dhe sa d\u00ebm mund t\u2019i sjell\u00eb q\u00ebndrimi i saj edhe m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb qeveri. Pra, thjesht ajo varet nga nj\u00eb vler\u00ebsim q\u00eb Vu\u00e7iq do t\u00eb duhet ta ket\u00eb, dhe nga reagimet, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb Bashkimit Evropian q\u00eb duhet t\u00eb vijn\u00eb. A do t\u00eb jen\u00eb ato reagime si t\u00eb herave t\u00eb kaluara, kur zonja B\u00ebrnabiq pat deklaruar se shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb zbritur nga mali, pati disa reagime t\u00eb vak\u00ebta por jo nj\u00eb reagim konkret, a do t\u00eb jet\u00eb reagimi i BE-s\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb, si\u00e7 ju thash\u00eb dje, apo do t\u00eb ket\u00eb edhe k\u00ebrkesa konkrete p\u00ebr shkarkimin e saj\u2026Un\u00eb pres q\u00eb Bashkimi Evropian t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr fundamentet q\u00eb e nd\u00ebrtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. E kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, gjykimi i ashp\u00ebr dhe intoleranca zero ndaj politikave q\u00eb promovojn\u00eb spastrimin etnik, krimet e luft\u00ebs, glorifikojn\u00eb kriminel\u00ebt e luft\u00ebs, q\u00eb glorifikojn\u00eb krimet e luft\u00ebs dhe q\u00eb mohojn\u00eb gjenocidin dhe ato krime q\u00eb jan\u00eb kryer\u201d, thekson Kamberi.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se sken\u00ebn politike serbe ka pak figura q\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb ministres Snezhana Paunoviq.<\/p>\n<p>Sipas Kamberit, nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs parlamentare serbe, ve\u00e7an\u00ebrisht ajo q\u00eb kund\u00ebrshton integrimin n\u00eb Bashkimin Evropian dhe favorizon afrim m\u00eb t\u00eb madh me Rusin\u00eb, ka qasje t\u00eb ngjashme me pushtetin aktual sa i p\u00ebrket trajtimit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs dhe krimeve t\u00eb viteve \u201990.<\/p>\n<p>Kamberi ka th\u00ebn\u00eb se deklaratat e Paunoviqit nuk kan\u00eb qen\u00eb thjesht reagime emocionale, por, sipas tij, kan\u00eb shprehur hapur nj\u00eb bindje q\u00eb ekziston te nj\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs serbe.<\/p>\n<p>\u201cmjerisht, n\u00eb politik\u00eb pak ka njer\u00ebz n\u00eb Serbi q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe nga zonja Paunoviq. Nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb parlamentare, e cila \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr integrimeve n\u00eb BE, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Rusin\u00eb, \u00ebsht\u00eb e ngjashme me at\u00eb q\u00eb pushteti promovon p\u00ebr vite, q\u00eb e thash\u00eb te mohimi i krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Dhe zonja Paunoviq nuk ka folur me emocione, ajo ka folur ndoshta me sinqeritetin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb mendon ajo dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebsaj qeverie aktuale dhe e qeverive t\u00eb ndryshme q\u00eb Serbia ka pasur nd\u00ebr vite\u201d, p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti shqiptar n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb, Shaip Kamberi, ka deklaruar se q\u00ebndrimet e ministres serbe Snezhana Paunoviq kan\u00eb shkaktuar shqet\u00ebsim dhe ndjenj\u00eb pasigurie te shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs. M\u00eb 12 korrik 2026, gjat\u00eb nj\u00eb interviste t\u00eb dh\u00ebn\u00eb medias serbe \u201cKurir\u201d, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ministres n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Snezhana Paunoviq ka deklaruar: \u201cPo t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":238966,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-239137","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239137","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=239137"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239137\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":239138,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239137\/revisions\/239138"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=239137"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=239137"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=239137"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=239137"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}