{"id":239167,"date":"2026-07-17T08:13:08","date_gmt":"2026-07-17T06:13:08","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=239167"},"modified":"2026-07-17T08:13:08","modified_gmt":"2026-07-17T06:13:08","slug":"kaq-shitet-nafta-ne-kosove-shqiperi-serbi-mal-te-zi-e-maqedoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kaq-shitet-nafta-ne-kosove-shqiperi-serbi-mal-te-zi-e-maqedoni\/","title":{"rendered":"Kaq shitet nafta n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri, Serbi, Mal t\u00eb Zi e Maqedoni"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7mimet e naft\u00ebs jan\u00eb rritur s\u00ebrish dit\u00ebt e fundit n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb nxitura nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi i tensioneve mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Iranit dhe frika p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb furnizimeve p\u00ebrmes Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, sipas Reuters.<\/p>\n<p>Treguesi referenc\u00eb Brent u ngjit pran\u00eb 85 dollar\u00ebve p\u00ebr fu\u00e7i, nd\u00ebrsa nafta amerikane WTI rreth 80 dollar\u00ebve, nivelet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb afro nj\u00eb muaj. Tregjet reaguan pas rikthimit t\u00eb bllokad\u00ebs amerikane ndaj anijeve iraniane dhe sulmeve t\u00eb reja n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ngushtica e Hormuzit mbetet nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb transportit bot\u00ebror t\u00eb energjis\u00eb, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs kalon rreth nj\u00eb e pesta e flukseve globale t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7do penges\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb korridor mund t\u00eb kufizoj\u00eb ofert\u00ebn dhe t\u00eb rris\u00eb kostot e transportit dhe t\u00eb sigurimit. Presione shtes\u00eb kan\u00eb ardhur edhe nga sulmet ukrainase ndaj rafinerive dhe mjeteve t\u00eb transportit rus, t\u00eb cilat kan\u00eb kufizuar eksportet e karburanteve.<\/p>\n<p>\u00c7mimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrpunuar, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb dieselit, jan\u00eb rritur m\u00eb fort se ato t\u00eb naft\u00ebs bruto, duke u reflektuar m\u00eb shpejt n\u00eb \u00e7mimet me shumic\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb pikat e shitjes me pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Shtrenjtimi i naft\u00ebs n\u00eb bursa \u00ebsht\u00eb reflektuar dhe n\u00eb vendet e rajonit<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, nafta u rrit n\u00eb 196-198 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr, duke e kaluar leht\u00eb kufirin e 2 eurove. Operator\u00ebt pohuan se kjo l\u00ebvizje lidhet me shtrenjtimin e treguesit Platts, q\u00eb ka arritur n\u00eb 1203 dollar\u00eb p\u00ebr ton, dit\u00ebn e djeshme, (treguesi CIF, p\u00ebrfshir\u00eb sigurimin e transportin), sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Doganat,  nga 952 euro, q\u00eb ishte n\u00eb 30 qershor.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj kosto i shtohet dhe nj\u00eb premio prej 30 dollar\u00ebsh. Niveli m\u00eb i lart\u00eb i treguesit Platts, q\u00eb nga fillimi i i luft\u00ebs u arrit n\u00eb prill, n\u00eb 1600 dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vijon t\u00eb ket\u00eb \u00e7mimin e naft\u00ebs m\u00eb t\u00eb lartin n\u00eb rajon, q\u00eb sipas operator\u00ebve lidhet me ngarkes\u00ebn e lart\u00eb fiskale, ku gjysma e \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb taksa.  N\u00eb Shqip\u00ebri, elementi q\u00eb shton m\u00eb shum\u00eb barr\u00ebn fiskale \u00ebsht\u00eb taksa e qarkullimit prej 27 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p>Akciza \u00ebsht\u00eb fikse, 39.4 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr dhe 3 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb taksa e karbonit. Mbi k\u00ebto llogaritet TVSH-ja, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 20% mbi \u00e7mimin final (p\u00ebrfshir\u00eb taksat e tjera), ndryshe nga rajoni q\u00eb TVSH nuk e ngarkon mbi taksat e tjera. N\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit, taksat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>\u00c7mimi m\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb vend i pas nivelit t\u00eb luft\u00ebs ishte 176 lek\u00eb, nga data 17 qershor, (vendimi i fundit i Bordit t\u00eb Transparenc\u00ebs) deri n\u00eb fillim t\u00eb korrikut, p\u00ebr tu rritur m\u00eb pas disa her\u00eb, deri sa u afrua s\u00ebrish kufirit t\u00eb 200 lek\u00ebve, niveli m\u00eb i lart\u00eb nga 20 maji.<\/p>\n<p>Sipas formul\u00ebs s\u00eb Bordit t\u00eb Transparenc\u00ebs, q\u00eb u mbyll n\u00eb 19 qershor, n\u00ebse llogaritet \u00e7mimi i naft\u00ebs me pakic\u00eb, me treguesit CIF t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, ai rezulton n\u00eb 198 lek\u00eb\/lit\u00ebr (shiko tabel\u00ebn), nd\u00ebrsa me FOB (free on board) duhet t\u00eb ishte 5 lek\u00eb m\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, \u00e7mimi i naft\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 1.82-1.87 euro p\u00ebr lit\u00ebr dhe i benzin\u00ebs 1.66 euro p\u00ebr lit\u00ebr. Sipas korrespondentes s\u00eb Monitor, qeveria ka rikthyer masat mb\u00ebshtet\u00ebse, pas shtrenjtimit t\u00eb karburantit n\u00eb bura.<\/p>\n<p>\u201cMasat parashikojn\u00eb q\u00eb \u00e7mimi i nj\u00eb litri eurodiesel t\u00eb mos kaloj\u00eb tavanin prej 220 dinar\u00ebsh, ose rreth 1.87 euro p\u00ebr lit\u00ebr, deri t\u00eb premten, m\u00eb 17 korrik. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00e7mimi i benzin\u00ebs Europremium BMB do t\u00eb jet\u00eb 196 dinar\u00eb, ose rreth 1.67 euro p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb ndryshoi s\u00eb fundmi vendimin p\u00ebr ndalimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb eksportit t\u00eb naft\u00ebs dhe n\u00ebnprodukteve t\u00eb saj, duke e zgjatur k\u00ebt\u00eb mas\u00eb deri m\u00eb 31 korrik. P\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb re t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Ministria e Financave njoftoi se do t\u00eb ul\u00eb m\u00eb tej akcizat mbi karburantet.<\/p>\n<p>Ministria b\u00ebri t\u00eb ditur se, krahas uljes ekzistuese prej 5%, nga 13 korriku po zbatohet edhe nj\u00eb reduktim shtes\u00eb, duke e \u00e7uar uljen totale t\u00eb akciz\u00ebs n\u00eb 10%\u201d. Kjo mas\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb \u00e7mimet e karburanteve n\u00eb Serbi t\u00eb mos sh\u00ebnojn\u00eb rritje gjat\u00eb val\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb shtrenjtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, nafta kushton 1.42 euro p\u00ebr lit\u00ebr, nd\u00ebrsa benzina tregtohet nga 1.41 deri n\u00eb 1.44 euro p\u00ebr lit\u00ebr. Sipas korrespondentes s\u00eb Monitor, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, \u00e7mimi i naft\u00ebs u rrit me 0.10 euro p\u00ebr lit\u00ebr. Maqedonia e Veriut nuk ka m\u00eb p\u00ebrjashtime nga TVSH-ja apo ulje t\u00eb akciz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Mal t\u00eb ZI, \u00e7mimi i naft\u00ebs arriti n\u00eb 1.58 euro p\u00ebr lit\u00ebr deri n\u00eb 1.68 euro p\u00ebr lit\u00ebr gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, me naft\u00ebn referenc\u00eb, \u201cEurosuper\u201d q\u00eb tregtohej me 1.64 euro p\u00ebr lit\u00ebr. \u00c7mimet jan\u00eb rritur me 0.02-0.09 euro p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga 3 qershori, qeveria riktheu mas\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb akciz\u00ebs prej 44 cent\u00ebsh p\u00ebr eurodieselin, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy llojet e benzin\u00ebs e rriti akciz\u00ebn n\u00eb 95% t\u00eb nivelit t\u00eb plot\u00eb, ose n\u00eb 52.15 cent p\u00ebr lit\u00ebr, nga 54.9 cent p\u00ebr lit\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb niveli i plot\u00eb. \u00c7mimet llogariten \u00e7do jav\u00eb nga Ministria p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb, \u00e7mimi i naft\u00ebs dit\u00ebn e djeshme ishte 2.74 marka ose 1.4 euro. Qeveria e Bosnj\u00ebs nuk i ka miratuar akoma masat p\u00ebr t\u00eb ulur taksat e karburantit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, Ministria e Industris\u00eb publikon p\u00ebrdit\u00eb \u00e7mimet maksimale t\u00eb lejuara p\u00ebr derivatet e naft\u00ebs. sipas vendimit t\u00eb djesh\u00ebm, p\u00ebr naft\u00ebn, niveli \u00ebsht\u00eb 1.56 euro\/lit\u00ebr dhe p\u00ebr benzin\u00ebn 1.4 euro p\u00ebr lit\u00ebr. \u00c7mimet e naft\u00ebs jan\u00eb rritur dit\u00ebt e fundit me 12 cent, teksa n\u00eb 9 korrik ishte 1.44 euro.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria zbatoi m\u00eb pak masa mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb rajon<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare riaktivizoi Bordin e Transparenc\u00ebs n\u00eb 26 mars, p\u00ebr ta mbyllur m\u00eb pas n\u00eb 19 qershor. Nd\u00ebrsa u justifikua se misioni i saj kishte p\u00ebrfunduar pas uljes s\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb bursa, nj\u00eb arsye m\u00eb e fort\u00eb lidhej me nj\u00eb shkres\u00ebn drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Ministris\u00eb t\u00eb Financave dhe kryeministrit Edi Rama, ku kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha importuese thon\u00eb se pasi k\u00ebrkesat p\u00ebr rishikimin e metodologjis\u00eb s\u00eb \u00e7mimit dhe marzheve bruto nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh, ata kan\u00eb parashtruar q\u00ebndrimin e tyre, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb deri d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_8349.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_8349.jpeg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"813\" class=\"alignnone size-full wp-image-239168\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_8349.jpeg 1280w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_8349-300x191.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_8349-1024x650.jpeg 1024w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_8349-768x488.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/IMG_8349-860x546.jpeg 860w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Ankesa kryesore lidhej me metodologjin\u00eb, ku qeveria merrte p\u00ebr baz\u00eb \u00e7mimin e blerjes s\u00eb naft\u00ebs \u201cPlatts FOB\u201d, (Free on Board, q\u00eb nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb transportin dhe sigurimin) e miratuar n\u00eb vitin 2022, dhe nuk reflektonte faktin q\u00eb nga q\u00eb nga viti 2024, kompanit\u00eb e tregtimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk operojn\u00eb m\u00eb mbi baz\u00ebn e kontratave FOB, por mbi baz\u00ebn e kontratave CIF, q\u00eb p\u00ebrfshin transport e sigurim dhe q\u00eb e rrisin edhe me 45-50 dollar\u00eb p\u00ebr ton \u00e7mimin e blerjes.<\/p>\n<p>N\u00eb mars, kur \u00e7mimet n\u00eb bursa u rrit\u00ebn ndjesh\u00ebm, qeveria shqiptare ishte nd\u00ebr vendet e rajonit q\u00eb zbatoi m\u00eb pak masa p\u00ebr t\u00eb amortizuar shtrenjtimin e karburanteve. Kriza e importuar nga Lindja e Mesme i detyroi qeverit\u00eb e Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb veprojn\u00eb shpejt me ulje taksash, reduktim akcizash dhe kufizim marzhesh p\u00ebr t\u00eb frenuar val\u00ebn e re t\u00eb shtrenjtimit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbeti s\u00ebrish p\u00ebrjashtimi, me reagim t\u00eb vonuar dhe me nj\u00eb mas\u00eb fiskale t\u00eb kufizuar, dhe pa ndikim real te \u00e7mimet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia arrit\u00ebn ta mbajn\u00eb naft\u00ebn deri n\u00eb 40 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr m\u00eb lir\u00eb se Shqip\u00ebria, duke t\u00ebrhequr edhe furnizimin nga p\u00ebrtej kufirit.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nis\u00ebn zbatimin p\u00ebr uljen e TVSH dhe akciz\u00ebs rreth 22 dit\u00eb pas nisjes s\u00eb luft\u00ebs, mbajt\u00ebn p\u00ebr tregun e pakic\u00ebs \u00e7mime nafte deri 40 eurocent apo rreth 40 lek\u00eb m\u00eb lir\u00eb, sesa Shqip\u00ebria, duke nxitur edhe nj\u00eb her\u00eb val\u00ebn \u201ce emigrimit\u201d t\u00eb furnizimit t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me k\u00ebto shtete Shqip\u00ebria mori vet\u00ebm nj\u00eb mas\u00eb fiskale t\u00eb kufizuar, si\u00e7 ishte ulja e akciz\u00ebs te karburantet me 20% n\u00ebse \u00e7mimi i naft\u00ebs kalonte vler\u00ebn e 220 lek\u00ebve p\u00ebr lit\u00ebr me pakic\u00eb dhe p\u00ebr benzin\u00ebn masa zbatohet n\u00ebse \u00e7mimi kalon 200 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7mimet e naft\u00ebs jan\u00eb rritur s\u00ebrish dit\u00ebt e fundit n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb nxitura nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi i tensioneve mes Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Iranit dhe frika p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb furnizimeve p\u00ebrmes Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, sipas Reuters. Treguesi referenc\u00eb Brent u ngjit pran\u00eb 85 dollar\u00ebve p\u00ebr fu\u00e7i, nd\u00ebrsa nafta amerikane WTI rreth 80 dollar\u00ebve, nivelet m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":238413,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-239167","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=239167"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239167\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":239169,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239167\/revisions\/239169"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/238413"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=239167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=239167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=239167"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=239167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}