{"id":239869,"date":"2026-07-26T16:35:16","date_gmt":"2026-07-26T14:35:16","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=239869"},"modified":"2026-07-26T16:35:16","modified_gmt":"2026-07-26T14:35:16","slug":"tregu-i-be-se-mbetet-i-mbyllur-per-qumeshtin-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/tregu-i-be-se-mbetet-i-mbyllur-per-qumeshtin-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Tregu i BE-s\u00eb mbetet i mbyllur p\u00ebr qum\u00ebshtin e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kosova prodhon qum\u00ebsht, djath\u00eb, kos e produkte t\u00eb tjera t\u00eb bulmetit.<\/p>\n<p>Fabrikat kan\u00eb investuar n\u00eb teknologji, fermer\u00ebt kan\u00eb rritur prodhimin, nd\u00ebrsa shteti ndan miliona euro subvencione \u00e7do vit p\u00ebr ta zhvilluar sektorin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, produktet e qum\u00ebshtit nga Kosova nuk mund t\u00eb shiten n\u00eb tregun m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Jo sepse nuk plot\u00ebsojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht standardet e cil\u00ebsis\u00eb apo sepse mungojn\u00eb kapacitetet prodhuese, por sepse Kosov\u00ebs i mungon nj\u00eb dokument ky\u00e7 q\u00eb i hap dyert e Bashkimit Evropian: certifikata veterinare e njohur nga BE-ja.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, industria e qum\u00ebshtit mbetet e kufizuar n\u00eb tregun vendor prej rreth 1.6 milion banor\u00ebsh dhe n\u00eb disa vende t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektorit paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo po krijon nj\u00eb efekt zinxhiror: fermer\u00ebt p\u00ebrballen me teprica t\u00eb qum\u00ebshtit, fabrikat nuk i shfryt\u00ebzojn\u00eb kapacitetet e tyre dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr rritje mbeten t\u00eb bllokuara.<\/p>\n<p>\u201cProblemet brenda Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb kan\u00eb bllokuar eksportin e produkteve ushqimore. Neve na duhet vet\u00ebm certifikata, sepse kapacitete kemi\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Gani Durmishi, nga Shoqata e Industris\u00eb s\u00eb Qum\u00ebshtit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb (AUV) ende nuk i ka p\u00ebrmbushur kriteret e Bashkimit Evropian p\u00ebr t\u2019u autorizuar t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb certifikata veterinare t\u00eb vlefshme p\u00ebr eksport.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb certifikata veterinare dhe pse \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme?<\/p>\n<p>Certifikata veterinare \u00ebsht\u00eb dokumenti zyrtar q\u00eb d\u00ebshmon se kafsh\u00ebt e gjalla dhe produktet me origjin\u00eb shtazore, si qum\u00ebshti, djathi, mishi dhe vez\u00ebt, i plot\u00ebsojn\u00eb standardet e sh\u00ebndetit publik dhe t\u00eb siguris\u00eb ushqimore t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb shtet nuk mund ta l\u00ebshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb certifikat\u00eb vet\u00ebm me vendim t\u00eb institucioneve t\u00eb veta. Ai duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb sistem veterinar t\u00eb njohur dhe t\u00eb vler\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti AUV-n\u00eb se cilat jan\u00eb arsyet konkrete q\u00eb Kosova ende nuk \u00ebsht\u00eb autorizuar t\u00eb eksportoj\u00eb produkte me origjin\u00eb shtazore n\u00eb Bashkimin Evropian, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nuk dha as Zyra e Bashkimit Evropian n\u00eb Prishtin\u00eb lidhur me kriteret q\u00eb Kosova ende nuk i ka p\u00ebrmbushur dhe afatin e mundsh\u00ebm p\u00ebr autorizimin e eksporteve.<\/p>\n<p>Ish-kryeshefi ekzekutiv i AUV-it, Valdet Gjinovci, shpjegon se kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb zinxhir t\u00eb t\u00ebr\u00eb kontrolli: identifikimin dhe regjistrimin e kafsh\u00ebve, mbik\u00ebqyrjen e s\u00ebmundjeve, kontrollin e ushqimit p\u00ebr kafsh\u00eb, inspektimin e fermave dhe fabrikave, analizat laboratorike, si dhe kontrollin gjat\u00eb p\u00ebrpunimit, paketimit dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb produkteve.<\/p>\n<p>Sipas tij, Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim, por ende nuk i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat.<\/p>\n<p>\u201cGjendja n\u00eb terren nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar, sepse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime.<br \/>\nMegjithat\u00eb, ka pengesa t\u00eb tjera. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Sh\u00ebndetin e Kafsh\u00ebve, prandaj nuk p\u00ebrfiton nga ekspertiza dhe programet e saj. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, duhet t\u00eb harmonizohen ligjet dhe sistemi veterinar me rregulloret e BE-s\u00eb\u201d, thot\u00eb Gjinovci.<\/p>\n<p>A jan\u00eb gati kompanit\u00eb kosovare p\u00ebr t\u00eb eksportuar?<br \/>\nP\u00ebrfaq\u00ebsuesit e industris\u00eb s\u00eb qum\u00ebshtit thon\u00eb se problemi nuk \u00ebsht\u00eb te prodhuesit, por te mungesa e qasjes n\u00eb tregun evropian.<\/p>\n<p>Sipas Durmishit, shumica e fabrikave kan\u00eb kapacitetet, teknologjin\u00eb dhe standardet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb tregjet e Bashkimit Evropian, por nuk mund t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb ato plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201cDisa qum\u00ebshtore n\u00eb Kosov\u00eb nuk punojn\u00eb n\u00eb tri nd\u00ebrrime vet\u00ebm sepse nuk kan\u00eb treg. Ka fabrika q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrpunojn\u00eb rreth 100 mij\u00eb litra qum\u00ebsht n\u00eb dit\u00eb. N\u00ebse llogariten vet\u00ebm dhjet\u00eb t\u00eb tilla, kapaciteti arrin n\u00eb nj\u00eb milion litra n\u00eb dit\u00eb. Por, sot pothuajse asnj\u00ebra nuk punon 24 or\u00eb. Shumica punojn\u00eb vet\u00ebm tet\u00eb, e disa edhe kat\u00ebr or\u00eb n\u00eb dit\u00eb\u201d, thot\u00eb Durmishi.<\/p>\n<p>Sipas tij, interesimi nga tregjet evropiane tashm\u00eb ekziston.<\/p>\n<p>\u201cDisa kompani nga Gjermania dhe Zvicra na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: vet\u00ebm rregulloni dokumentacionin dhe ne do t\u2019i marrim produktet. Edhe p\u00ebrpunuesit jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta rrisin prodhimin\u201d, shton Durmishi.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb tregojn\u00eb se vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2024, industria e qum\u00ebshtit n\u00eb Kosov\u00eb prodhoi produkte me vler\u00eb prej 135.2 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo mjafton p\u00ebr t\u00eb mbuluar vet\u00ebm rreth 66 p\u00ebr qind t\u00eb nevojave t\u00eb tregut vendor, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr plot\u00ebsohet p\u00ebrmes importit.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruara 48 objekte t\u00eb miratuara p\u00ebr p\u00ebrpunimin dhe paketimin e qum\u00ebshtit.<\/p>\n<p>Edhe ish-ministri i Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Ismet Mulaj, vler\u00ebson se nj\u00eb pjes\u00eb e prodhuesve kosovar\u00eb tashm\u00eb i kan\u00eb arritur standardet q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr eksport.<\/p>\n<p>Sipas tij, hallka q\u00eb mungon nuk jan\u00eb bizneset, por institucionet.<\/p>\n<p>\u201cKa kompani q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb m\u00ebdha, kan\u00eb marr\u00eb asistenc\u00eb profesionale nga ekspert\u00eb evropian\u00eb dhe kan\u00eb nd\u00ebrtuar kapacitetet e nevojshme. Por, nuk mund t\u00eb eksportojn\u00eb, sepse institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs ende nuk i ka p\u00ebrmbushur standardet e k\u00ebrkuara. Kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik nd\u00ebr vite. Ky proces do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundonte brenda dy vjet\u00ebsh\u201d, thot\u00eb Mulaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo situat\u00eb ka krijuar nj\u00eb pabarazi t\u00eb vazhdueshme tregtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kosova importon sasi t\u00eb konsiderueshme t\u00eb produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit, eksporti mbetet i kufizuar t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb tregjet e rajonit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb tregu evropian mbetet i mbyllur, industria vendore nuk mund t\u00eb zhvillohet me ritmin q\u00eb ka potencial. Hapja e k\u00ebtij tregu do t\u00eb n\u00ebnkuptonte m\u00eb pak import, m\u00eb shum\u00eb prodhim vendor dhe nj\u00eb ekonomi m\u00eb konkurruese\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tregojn\u00eb shifrat?<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs tregojn\u00eb se eksporti i produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit \u00ebsht\u00eb i kufizuar n\u00eb vendet e rajonit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjasht\u00ebmujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, Kosova eksportoi produkte t\u00eb qum\u00ebshtit kryesisht n\u00eb Shqip\u00ebri, Maqedoni t\u00eb Veriut dhe Mal t\u00eb Zi, n\u00eb vler\u00eb prej rreth 478 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Nga kjo shum\u00eb, eksporti i kosit \u2013 nj\u00eb prej produkteve m\u00eb t\u00eb shitura pas qum\u00ebshtit \u2013 arriti n\u00eb rreth 90 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, importi ishte shum\u00ebfish m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tregun e Kosov\u00ebs hyn\u00eb produkte t\u00eb qum\u00ebshtit nga vendet e rajonit dhe Bashkimi Evropian n\u00eb vler\u00eb prej mbi 12 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa vet\u00ebm importi i kosit kaloi 2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Edhe shifrat e vitit 2024 tregojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn prirje.<\/p>\n<p>Kosova importoi produkte t\u00eb qum\u00ebshtit n\u00eb vler\u00eb prej rreth 31 milion\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa eksporti ishte vet\u00ebm rreth 331 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ky raport, sipas njoh\u00ebsve t\u00eb ekonomis\u00eb, nuk pasqyron domosdoshm\u00ebrisht munges\u00eb t\u00eb prodhimit apo t\u00eb interesimit p\u00ebr produktet kosovare, por kufizimet q\u00eb industria ka n\u00eb qasjen n\u00eb tregje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Mulaj thot\u00eb se mungesa e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb eksportuar n\u00eb Bashkimin Evropian e detyron industrin\u00eb vendore t\u00eb mb\u00ebshtetet pothuajse vet\u00ebm n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb tregut rajonal.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb nuk hapen tregje t\u00eb reja, importi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb dominoj\u00eb. Kjo krijon nj\u00eb debalanc\u00eb tregtare q\u00eb e d\u00ebmton prodhimin vendor dhe kufizon zhvillimin e industris\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, hapja e tregut evropian nuk do t\u00eb ndikonte vet\u00ebm n\u00eb rritjen e eksporteve, por edhe n\u00eb uljen e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga importi i produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb humbet ekonomia?<\/p>\n<p>P\u00ebr Mulajn, pasojat nuk ndihen vet\u00ebm nga kompanit\u00eb p\u00ebrpunuese.<br \/>\nAto prekin t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e prodhimit \u2013 nga fermer\u00ebt deri te buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e Kosov\u00ebs \u00e7do vit ndan miliona euro p\u00ebrmes granteve dhe subvencioneve p\u00ebr industrin\u00eb e qum\u00ebshtit me synim rritjen e prodhimit vendor. Por, n\u00ebse nuk siguron tregje ku ai prodhim shitet, investimet nuk japin efektin e plot\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, tregu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrthithur nj\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb prodhimit. Pa mund\u00ebsi eksporti, kompanit\u00eb nuk kan\u00eb arsye t\u00eb zgjerojn\u00eb kapacitetet, nd\u00ebrsa fermer\u00ebt p\u00ebrballen me kufizime n\u00eb shitjen e qum\u00ebshtit.<\/p>\n<p>Edhe Durmishi beson se hapja e tregut evropian do ta ndryshonte rr\u00ebnj\u00ebsisht industrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb rritej numri i fermer\u00ebve, i pun\u00ebtor\u00ebve dhe i fabrikave q\u00eb punojn\u00eb me kapacitet t\u00eb plot\u00eb. Do t\u00eb rritej qarkullimi dhe fitimi i kompanive. Ne mund t\u00eb konkurrojm\u00eb me cil\u00ebsi dhe standarde. Ajo q\u00eb na mungon, \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja institucionale\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Premtimet p\u00ebr eksport dhe pritja p\u00ebr veprime<\/p>\n<p>Hapja e tregut t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr produktet e qum\u00ebshtit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga synimet q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb programin e saj.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb zotuar se mandati i ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb mandat i prodhimit, zhvillimit ekonomik dhe vet\u00ebq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb programin qeveris\u00ebs t\u00eb prezantuar p\u00ebr zgjedhjet e 7 qershorit, ai ka premtuar mes tjerash: rritjen e eksporteve, zhvillimin e kapaciteteve p\u00ebr p\u00ebrpunimin e mishit dhe qum\u00ebshtit, si dhe standardizimin e produkteve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb investimet p\u00ebr certifikimin e prodhimeve sipas standardeve evropiane, me q\u00ebllim q\u00eb fermer\u00ebt dhe kompanit\u00eb kosovare t\u00eb fitojn\u00eb qasje n\u00eb tregjet rajonale dhe ato t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Zyra e Kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se kur do t\u00eb nis\u00eb zbatimi i ndonj\u00eb mase konkrete p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre zotimeve dhe p\u00ebr avancimin e procesit q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonte Kosov\u00ebs eksportin e produkteve me origjin\u00eb shtazore n\u00eb BE.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova prodhon qum\u00ebsht, djath\u00eb, kos e produkte t\u00eb tjera t\u00eb bulmetit. Fabrikat kan\u00eb investuar n\u00eb teknologji, fermer\u00ebt kan\u00eb rritur prodhimin, nd\u00ebrsa shteti ndan miliona euro subvencione \u00e7do vit p\u00ebr ta zhvilluar sektorin. Megjithat\u00eb, produktet e qum\u00ebshtit nga Kosova nuk mund t\u00eb shiten n\u00eb tregun m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Evrop\u00eb. Jo sepse nuk plot\u00ebsojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht standardet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":239871,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-239869","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=239869"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239869\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":239872,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/239869\/revisions\/239872"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/239871"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=239869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=239869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=239869"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=239869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}