{"id":23995,"date":"2018-08-31T11:53:27","date_gmt":"2018-08-31T11:53:27","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=23995"},"modified":"2018-08-31T11:53:27","modified_gmt":"2018-08-31T11:53:27","slug":"vetevendosje-qytetin-e-gjilanit-e-ka-kapluar-terri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vetevendosje-qytetin-e-gjilanit-e-ka-kapluar-terri\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebvendosje: Qytetin e Gjilanit e ka kapluar terri!"},"content":{"rendered":"<p>Qytetin e Gjilanit e ka kapluar terri dhe se ka muaj q\u00eb n\u00eb qytetin ton\u00eb, nuk kemi mir\u00ebmbajtje t\u00eb ndri\u00e7imit publik, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi lagje me ndri\u00e7im t\u00eb mang\u00ebt apo edhe pa ndri\u00e7im fare, krejt kjo p\u00ebr faj t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebr tenderin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb po zgjat\u00eb e muaj\u201d.<br \/>\nK\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Qendra n\u00eb Gjilan, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Luan Aliu, an\u00ebtar i kryesis\u00eb s\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Gjilan, ka akuzuar pushtetin n\u00eb Gjilan q\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtor q\u00eb kemi, si\u00e7 thot\u00eb ai, 50 p\u00ebr qind t\u00eb qytetit t\u00eb terr total.<\/p>\n<p>\u201cSe sa terr b\u00ebhet nat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Gjilanit tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb ajo po v\u00ebrehet. Si prind\u00ebrit ashtu edhe f\u00ebmij\u00ebt, por edhe gjith\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe t\u00eb frik\u00ebsuar nga kjo situat\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ankth p\u00ebr qytetar\u00ebt, mir\u00ebpo qeverisja komunale duket se nuk qan\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hall\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Aliu.<\/p>\n<p>Ai shtoi se mjafton t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb gjiro n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt dhe lagjet e qytetit, por edhe n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt kryesore t\u00eb qytetit dhe do t\u00eb shoh\u00ebsh gjendjen reale t\u00eb ndri\u00e7imit publik n\u00eb qytetin ton\u00eb. Lagjet n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat mbizot\u00ebrojn\u00eb qent\u00eb endacak\u00eb dhe terri i pafund.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qytetin ton\u00eb kemi rrug\u00eb q\u00eb jan\u00eb kryesore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rruga e Ferizajt, e cila as 20 vjet pas luft\u00ebs nuk ka ndri\u00e7im publik. \u00c7ka \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e frikshme, \u00ebsht\u00eb se ndri\u00e7imi mungon edhe ne rrug\u00ebt pran\u00eb shkollave, institucioneve tjera edukativo- arsimore. N\u00ebp\u00ebr disa rrug\u00eb sheh se qytetar\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vetanake kan\u00eb ndri\u00e7uar rrug\u00ebt, ku jetojn\u00eb pasi q\u00eb nuk presin m\u00eb q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb drejtoria e sh\u00ebrbimeve publike\u201dthot\u00eb tutje Aliu.<\/p>\n<p>Sipas tij, lirisht mund t\u00eb thuhet se mbi 50% t\u00eb rrug\u00ebve dhe lagjeve t\u00eb qytetit ton\u00eb jan\u00eb pa ndri\u00e7im.<\/p>\n<p>\u201cSi p\u00ebrfundim, qytetin ton\u00eb e ka kapluar terri si n\u00eb aspektin politik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb real e praktik, nd\u00ebrsa vet\u00eblavd\u00ebrimi, krekosja dhe mir\u00ebnjohjet e eksportuara, vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten deviza e vetme e k\u00ebtij pushteti\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Luan Aliu i Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, Arb\u00ebresha Kryeziu \u2013 Hyseni, an\u00ebtare e Kuvendit Komunal t\u00eb Gjilanit nga vet\u00ebvendosje ka th\u00ebn\u00eb se ka muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb qytetin e Gjilanit, nuk kemi mir\u00ebmbajtje t\u00eb ndri\u00e7imit publik. Ka lagje q\u00eb ndri\u00e7ohen nga 2-3 shtylla elektrike e ka t\u00eb tjera q\u00eb nuk kan\u00eb ndri\u00e7im fare dhe krejt kjo si pasoj\u00eb e nj\u00eb tenderi, q\u00eb po zgjat\u00eb tash e shtat\u00eb muaj.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po japim fjal\u00eb ne saj t\u00eb plot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb:<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/08\/31\/vetevendosje-qytetin-e-gjilanit-e-ka-kapluar-terri\/b1fc4caf-928b-4fbf-be05-0e92608606e0\/\" rel=\"attachment wp-att-23996\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/B1FC4CAF-928B-4FBF-BE05-0E92608606E0.jpeg\" alt=\"\" width=\"770\" height=\"433\" class=\"aligncenter size-full wp-image-23996\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/B1FC4CAF-928B-4FBF-BE05-0E92608606E0.jpeg 770w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/B1FC4CAF-928B-4FBF-BE05-0E92608606E0-600x337.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/B1FC4CAF-928B-4FBF-BE05-0E92608606E0-300x169.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/B1FC4CAF-928B-4FBF-BE05-0E92608606E0-768x432.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 770px) 100vw, 770px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr Sanimin dhe Mir\u00ebmbajtjen e Ndri\u00e7imit Publik n\u00eb Qytet, \u00ebsht\u00eb publikuar m\u00eb 26 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, ofertat p\u00ebr t\u00eb cilin I kan\u00eb dor\u00ebzuar 8 operator\u00eb ekonomik:<\/p>\n<p>Termomontimi SHPK, Prishtine 99,900<br \/>\nElektromontues, Prishtine 102,567, 80<br \/>\nNTP Toni Goni, Gjilan 57,053,31<br \/>\nViva Print, Gjilan 79,308,14<br \/>\nNNP Toni,Drenas 79,556,20<br \/>\nKastro, Gjilan 54,812,34<br \/>\nElektra, Rogocice 159,573,90<\/p>\n<p>Grupi I operatoreve ekonomik:EL-Bau, EingCom, LimonStaneci, Gjilan 181,796,40<\/p>\n<p>M\u00eb 11 maj, n\u00ebp\u00ebrmjet letr\u00ebs standarde jane njoftuar se fituesi i tenderit \u00ebsht\u00eb Viva Print. Pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb dosjen e fituesit, \u00ebsht\u00eb par\u00eb q\u00eb Viva Print nuk i ka plot\u00ebsuar kriteret e tenderit, si psh, nuk ka pasur inxhinier profesional, i ka munguar shoferi i kategoris\u00eb C, i ka munguar kamioni me mbi 20 kubik dhe nuk ka qene e pajisur me rimorkio speciale p\u00ebr transportin e shtyllave.<\/p>\n<p>Pas ankesave t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs kompani konkurruese, m\u00eb 8 qershor, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb njoftimi p\u00ebr anulimin e dh\u00ebnies s\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb loj\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn me sa duket po dalin t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb persona. Kan\u00eb filluar t\u00eb qarkullojn\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb brendshme, fituesi i tenderit \u00ebsht\u00eb kompania EL-BAU, \u00e7mimi i s\u00eb cil\u00ebs na del t\u00eb jet\u00eb sa dyfishi e bile edhe m\u00eb i larte, se i Viva Printi dhe kompanis\u00eb tjet\u00ebr TONI q\u00eb ka parashtruar ankes\u00ebn gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 qershor jan\u00eb njoftuar dy kompanit\u00eb, q\u00eb nj\u00ebra nuk i ka p\u00ebrmbush\u00eb kriteret p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kapacitetit teknik, q\u00eb mesa duket ka qen\u00eb vet\u00ebm arsyetim, sepse po t\u00eb kishte ekzistua n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, do t\u00eb njoftohej qysh n\u00eb fillim dhe nuk do t\u00eb kualifikohej si kompani e p\u00ebrgjegjshme dhe tjetr\u00ebn si t\u00eb pasuksesshme, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb Viva Printi.<\/p>\n<p>Pra, tani na del q\u00eb jan\u00eb dy kompani t\u00eb pak\u00ebnaqura dhe q\u00eb kan\u00eb parashtruar ankes\u00eb deri edhe n\u00eb OSHP, e q\u00eb jan\u00eb Viva Print dhe Toni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, s\u00eb fundi, OSHP ka dh\u00ebn\u00eb vendimin e saj dhe e ka kthyer tenderin n\u00eb ri-vler\u00ebsim, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ky tender do t\u00eb kaloj\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha procedurat e vler\u00ebsimit. Un\u00eb si k\u00ebshilltare komunale, kam k\u00ebrkuar t\u00eb kem qasje n\u00eb dokumentet zyrtare q\u00eb nd\u00ebrlidhen me k\u00ebt\u00eb tender, por edhe pse fillimisht m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se ke t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb lejohet, m\u00eb pas kam marr\u00eb p\u00ebrgjigjen se nuk kan\u00eb pasur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe nuk po din\u00eb sit \u00eb veprojn\u00eb karshi k\u00ebsaj, duke m\u00eb konsideruar si pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb konflikte gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb re t\u00eb vler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, k\u00ebtu kemi shum\u00eb pyetje pa p\u00ebrgjigje, sepse pavar\u00ebsisht q\u00eb k\u00ebt\u00eb c\u00ebshtje e kam ngritur si shqet\u00ebsim edhe n\u00eb s\u00e9ance t\u00eb rregull t\u00eb Kuvendit, nuk kam marr\u00eb p\u00ebrgjigje as nga kryetari I Komun\u00ebs, as nga n\u00ebnkryetari as nga drejtori I sh\u00ebrbimeve publike. P\u00ebrgjigjet e tyre kan\u00eb qen\u00eb \u201cl\u00ebnda \u00ebsht\u00eb n\u00eb OSHP\u201d. Por, si ka shkua l\u00ebnda n\u00eb OSHP dhe si ka mb\u00ebrri deri aty?<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb El-Bau, e cila ishte kompania e 8 konkurruese, me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb fitoj\u00eb tenderin, kur ne momentin qe I \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Viva Printit dhe \u00ebsht\u00eb ankuar vet\u00ebm kompania TONI, \u00e7do kompani tjet\u00ebr p\u00ebrjashtohet nga gara?<\/p>\n<p>Pse nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim tenderi kompanis\u00eb EL-BAU?<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb tender sic \u00ebsht\u00eb ai i Sanimit t\u00eb Ndri\u00e7imit Publik, ti jepet nj\u00eb kompanie me \u00e7mim prej 181,796 dhe jo kompanis\u00eb qe e ka p\u00ebrgjysm\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb \u00e7mimin?<\/p>\n<p>Pse \u00ebsht\u00eb prit\u00eb kaq gjat\u00eb faza e rivler\u00ebsimit? Pse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rivler\u00ebsimi n\u00eb koh\u00ebn e duhur, por \u00ebsht\u00eb pritur em\u00ebrimi i shefit t\u00eb prokurimit, e m\u00eb pastaj qysh t\u00eb nes\u00ebrmen \u00ebsht\u00eb filluar me procedurat p\u00ebr shqyrtimin e l\u00ebnd\u00ebs?<\/p>\n<p>Dhe kur jemi te shefi i prokurimit, Izet Kurteshi, nuk e ka as kualifikimin e duhur dhe as licenc\u00ebn e prokurimit. K\u00ebt\u00eb madje e ka pranuar vet n\u00ebnkryetari I Komun\u00ebs, nd\u00ebrsa ka qen\u00eb kryetari Lutfi Haziri, I cili ka pranuar q,\u00eb Zyra e Prokurimit \u00ebsht\u00eb para mbylljes. Ai gjithashtu e ka pranuar q\u00eb as drejtori dhe as pun\u00ebtor\u00ebt e tjer\u00eb (pos nj\u00ebr\u00ebs), nuk jan\u00eb t\u00eb certifikuar duke shtuar se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb n\u00ebn akt-akuz\u00eb. Vet kryetari I Komun\u00ebs Lutfi Haziri ka th\u00ebn\u00eb qe problemi i nj\u00ebjte i te kaluar\u00ebs po vazhdon, duke iu referuar ish shefit te prokurimit. Ai madje tha se e d\u00ebnon aktin e ish shefit te prokurimit duke e cil\u00ebsuar ate si pengese ne zhvillimin e Komun\u00ebs se Gjilanit. E edhe ish-shefin edhe shefin aktual, vet i solli aty. Tash kush e ka fajin?!<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht se e dim\u00eb q\u00eb prokurimi na del t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nga dikaster\u00ebt m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb Komun\u00eb, por ajo q\u00eb realisht ndodh\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb vazhduesh\u00ebm kemi eksperienca t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr komun\u00ebn, me personat q\u00eb em\u00ebrohen n\u00eb krye t\u00eb Prokurimit, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn zyre kalojn\u00eb dhjet\u00ebra e qindra tendere shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e komun\u00ebs ton\u00eb, por q\u00eb p\u00ebrcillen me dhjet\u00ebra e qindra parregullsi dhe manipulime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qytetin e Gjilanit e ka kapluar terri dhe se ka muaj q\u00eb n\u00eb qytetin ton\u00eb, nuk kemi mir\u00ebmbajtje t\u00eb ndri\u00e7imit publik, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi lagje me ndri\u00e7im t\u00eb mang\u00ebt apo edhe pa ndri\u00e7im fare, krejt kjo p\u00ebr faj t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, p\u00ebr tenderin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb po zgjat\u00eb e muaj\u201d. K\u00ebshtu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23997,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-23995","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23995\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}