{"id":240092,"date":"2026-07-28T21:57:03","date_gmt":"2026-07-28T19:57:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=240092"},"modified":"2026-07-28T21:57:03","modified_gmt":"2026-07-28T19:57:03","slug":"kongresisti-wilson-i-kerkon-serbise-ti-ndale-kercenimet-ndaj-kosoves-dhe-te-shkeputet-nga-rusia-kina-e-irani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kongresisti-wilson-i-kerkon-serbise-ti-ndale-kercenimet-ndaj-kosoves-dhe-te-shkeputet-nga-rusia-kina-e-irani\/","title":{"rendered":"Kongresisti Wilson i k\u00ebrkon Serbis\u00eb t\u2019i ndal\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shk\u00ebputet nga Rusia, Kina e Irani"},"content":{"rendered":"<p>Kongresisti amerikan Joe Wilson thot\u00eb se Serbia duhet t\u2019i jap\u00eb fund var\u00ebsis\u00eb nga energjia ruse, t\u00eb distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani, si dhe t\u00eb veproj\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb linj\u00eb me institucionet per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, Wilson rikonfirmoi gjithashtu mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe e kritikoi Serbin\u00eb p\u00ebr, si\u00e7 tha, k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb vazhdueshme.<br \/>\nAi tha se Beogradi duhet p\u00ebrfundimisht t\u2019i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por argumentoi se kjo do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb shk\u00ebputje t\u00eb qart\u00eb nga pushtetet autoritare.<\/p>\n<p>Wilson ka sponsorizuar nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00eb Kongresin amerikan q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb Sesioni Vjetor i vitit 2027 i Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb t\u00eb mbahet n\u00eb \u00c7arlston t\u00eb Karolin\u00ebs s\u00eb Jugut, e jo n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Derisa tha se synimi kryesor \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbahet ky takim n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ai p\u00ebrmendi marr\u00ebdh\u00ebniet e Serbis\u00eb me Rusin\u00eb, Kin\u00ebn dhe Iranin, si dhe qasjen e saj ndaj Kosov\u00ebs, si disa nga shqet\u00ebsimet e tij lidhur me Beogradin si nikoqir i k\u00ebtij takimi.<br \/>\nAsambleja Parlamentare e OSBE-s\u00eb thot\u00eb se delegacioni amerikan m\u00eb her\u00ebt e kishte njoftuar at\u00eb se \u00c7arlston nuk mund t\u00eb organizonte sesionin, dhe se pas k\u00ebsaj Beogradi u p\u00ebrzgjodh n\u00eb baz\u00eb t\u00eb procedurave t\u00eb p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Wilson tha se shqet\u00ebsimet logjistike q\u00eb lidhen me ushqimin, stafin dhe p\u00ebrkthimin jan\u00eb zgjidhur nd\u00ebrkoh\u00eb, dhe sugjeroi se Beogradi mund ta organizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb takim n\u00eb vitin 2028.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Kongresist Wilson, cili \u00ebsht\u00eb sipas jush argumenti m\u00eb i fort\u00eb q\u00eb Beogradi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb nikoqir i takimit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb vitin 2027?<\/p>\n<p>Joe Wilson: Nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb do t\u00eb kisha p\u00ebr mbajtjen e tij n\u00eb Beograd, Serbi, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb \u2013 p\u00ebr mua, termi q\u00eb p\u00ebrdor \u00ebsht\u00eb \u2013 ndikimi i tepruar i kriminelit t\u00eb luft\u00ebs [presidenti rus Vladimir] Putin n\u00eb Serbi, gj\u00eb q\u00eb e them me keqardhje. Nuk m\u00eb g\u00ebzon kjo, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Serbia ende blen naft\u00eb dhe gaz nga krimineli i luft\u00ebs Putin. Kompania shtet\u00ebrore e naft\u00ebs, p\u00ebr fat t\u00eb keq, NIS, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga krimineli i luft\u00ebs Putin.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ekziston nj\u00eb ndikim i tepruar i Partis\u00eb Komuniste Kineze sa i p\u00ebrket komunikimeve dhe investimeve t\u00eb tjera. Dhe pastaj, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb papranueshme, sipas meje, \u00ebsht\u00eb lidhja me diktatur\u00ebn n\u00eb Teheran.<\/p>\n<p>Prandaj, vazhdimisht, Serbia prej vitesh ka treguar nj\u00eb af\u00ebrsi me diktatur\u00ebn e Khameinit. Serbia \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht nj\u00eb vend q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i madh dhe duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pjes\u00eb e NATO-s.<br \/>\nSapo jam kthyer nga Sllovenia. Sa emocionuese \u00ebsht\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh ish-republikat jugosllave q\u00eb po ecin kaq mir\u00eb. Jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. E di suksesin e Kroacis\u00eb dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpresoj p\u00ebr Malin e Zi dhe gjithashtu p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut. Dhe Kosov\u00ebn \u2013 kam qen\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 dhe pavar\u00ebsia e saj, p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Dhe, p\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebrc\u00ebnimet nga Serbia thjesht \u2013 n\u00eb shekullin XXI \u2013 nuk duhet t\u00eb ndodhin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputja e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe ndikimit t\u00eb kriminelit t\u00eb luft\u00ebs Putin n\u00eb Serbi, shk\u00ebputja e ndikimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Kineze, i cili \u00ebsht\u00eb kaq tin\u00ebzar, dhe ndalimi i \u00e7do lidhjeje me diktatur\u00ebn n\u00eb Teheran, synimi i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vdekja e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A keni mb\u00ebshtetje t\u00eb mjaftueshme n\u00eb Kongres ose n\u00eb administrat\u00ebn e Trumpit p\u00ebr ta ndryshuar vendimin p\u00ebr Beogradin dhe samitin e OSBE-s\u00eb? Por, bazuar n\u00eb p\u00ebrgjigjen tuaj t\u00eb m\u00ebparshme, duhet t\u2019ju pyes: A keni mb\u00ebshtetje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ndryshimin e qasjes amerikane ndaj Serbis\u00eb? Dhe duhet t\u00eb p\u00ebrmend gjithashtu se, 10 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Uashingtoni dhe Beogradi nis\u00ebn nj\u00eb dialog strategjik.<br \/>\nJoe Wilson: Pik\u00ebpamja ime \u00ebsht\u00eb se ajo q\u00eb po b\u00ebj, para s\u00eb gjithash, \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb mbajtjes s\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb vitit 2027 n\u00eb Amerik\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb 98 p\u00ebr qind interesi im.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, jam i shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndikimin e tepruar t\u00eb kriminelit t\u00eb luft\u00ebs Putin n\u00eb Serbi. Beogradi duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e qytet\u00ebrimit modern per\u00ebndimor, si\u00e7 e shohim, si\u00e7 e pash\u00eb un\u00eb n\u00eb Lubjan\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A po b\u00ebni thirrje jo vet\u00ebm p\u00ebr zhvendosjen e takimit t\u00eb OSBE-s\u00eb nga Beogradi, por edhe q\u00eb SHBA-ja t\u00eb rishqyrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e saj m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politike, ushtarake ose ekonomike me Serbin\u00eb?<br \/>\nJoe Wilson: Serbia, ne e dim\u00eb se \u00e7far\u00eb vendi historik \u00ebsht\u00eb dhe sa pozitiv mund t\u00eb jet\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, atje ekzistonte nj\u00eb nivel pavar\u00ebsie nga Moska. Kjo pavar\u00ebsi duhet t\u00eb forcohet, jo t\u00eb lejohet t\u00eb vazhdoj\u00eb kjo gjendje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, t\u00eb arrihet. Duhet t\u00eb ket\u00eb afrim t\u00eb plot\u00eb me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me diktaturat e Pekinit, Mosk\u00ebs dhe Teheranit. Bota po ndryshon. Ne e shohim k\u00ebt\u00eb. Diktator\u00ebt jan\u00eb n\u00eb arrati. Assadi \u00ebsht\u00eb zhvendosur nga Siria n\u00eb Mosk\u00eb. Maduro \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg n\u00eb Nju Jork. Khameini ka vdekur. Ai \u00ebsht\u00eb me 40 mij\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb vrau m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit.<br \/>\nTani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb Serbia t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, sepse qytet\u00ebrimi per\u00ebndimor do t\u00eb triumfoj\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, Beogradi ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa hapa \u2013 Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces negociatash me Rusin\u00eb p\u00ebr ndalimin e importit t\u00eb naft\u00ebs ruse dhe gjithashtu Beogradi \u00ebsht\u00eb n\u00eb komunikim me Uashingtonin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. A mendoni se kjo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb? A \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme?<\/p>\n<p>Joe Wilson: Jo, jo, jo. Negociatat nuk mjaftojn\u00eb. Ata mund t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme. Nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb marrin leje nga Donald Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Hungaria po nd\u00ebrmerr \u00e7do hap p\u00ebr t\u00eb ndaluar blerjen e naft\u00ebs dhe gazit. Fal\u00eb Zotit. E dim\u00eb se Bullgaria n\u00eb fakt po heq ndikimin e kompanive ruse t\u00eb naft\u00ebs atje \u2013 Lukoil.<br \/>\nDhe k\u00ebshtu, vazhdimisht, vendet po tregojn\u00eb mospajtimin e tyre ndaj vrasjeve masive q\u00eb po kryhen nga krimineli i luft\u00ebs Putin. Dhe m\u00ebnyra p\u00ebr ta ndalur k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos financohet krimineli i luft\u00ebs Putin.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk vlen vet\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb, por edhe p\u00ebr Indin\u00eb. Jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb presidenti Trump po punon me Indin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar blerjet e saj nga Rusia.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje globale dhe Serbia nuk duhet t\u00eb negocioj\u00eb. Serbia thjesht duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur p\u00ebr t\u00eb promovuar lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: A besoni se rezoluta e propozuar nga 41 koleg\u00eb tuaj mund t\u00eb jet\u00eb arsye p\u00ebr ndryshimin e vendimit, ose p\u00ebr nj\u00eb qasje tjet\u00ebr t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit ndaj Serbis\u00eb? \u00c7far\u00eb mund t\u00eb presim m\u00eb pas dhe \u00e7far\u00eb n\u00ebse rezoluta nuk ka sukses?<\/p>\n<p>Joe Wilson: Po theksoj p\u00ebrs\u00ebri se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb ishte q\u00eb Asambleja Parlamentare t\u00eb mbahej n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<br \/>\nGjithashtu, sa e r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb ishte kjo si nj\u00eb nderim p\u00ebr senatorin e ndjer\u00eb Lindsey Graham, i cili ishte nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i madh i popullit t\u00eb Ukrain\u00ebs, nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i madh i popullit t\u00eb Izraelit dhe, vazhdimisht, nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i madh i popullit t\u00eb Tajvanit dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prandaj, ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i promovoj Shtetet e Bashkuara si vendin e duhur p\u00ebr Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam kund\u00ebr asnj\u00eb vendi tjet\u00ebr, por shpresoj q\u00eb \u00e7do vend q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nikoqir t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb do t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb \u00e7do ndikim t\u00eb kriminelit t\u00eb luft\u00ebs Putin, \u00e7do ndikim t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Kineze dhe \u00e7do ndikim t\u00eb mullave n\u00eb Teheran, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb planifikuar vdekjen e Amerik\u00ebs.<br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb: REL k\u00ebrkoi nj\u00eb koment nga Asambleja Parlamentare e OSBE-s\u00eb. Ata than\u00eb se delegacioni amerikan i kishte informuar n\u00eb korrik se \u00c7arlston nuk mund ta organizonte m\u00eb sesionin e vitit 2027 dhe se m\u00eb pas Beogradi u zgjodh sipas procedurave t\u00eb p\u00ebrcaktuara. \u00c7far\u00eb ka ndryshuar q\u00eb nga ai vendim?<\/p>\n<p>Joe Wilson: Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se kishte shqet\u00ebsime p\u00ebr kapacitetet e furnizimit me ushqim n\u00eb \u00c7arlston. N\u00eb rregull. Por ne jemi nj\u00eb nga lider\u00ebt e kuzhin\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut. Ne kemi shpikur karkaleca me miell misri, dhe k\u00ebshtu kemi sh\u00ebrbime ushqimi t\u00eb nivelit bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, ne arrit\u00ebm ta zgjidhim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pastaj u ngrit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime, \u00e7\u00ebshtja e stafit. Dhe m\u00eb pas zbulova \u2013 dhe isha shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb m\u00ebsova n\u00eb Hag\u00eb \u2013 se stafi p\u00ebrb\u00ebhet nga vullnetar\u00eb t\u00eb papaguar.<br \/>\nN\u00eb \u00c7arlston ka shum\u00eb, shum\u00eb vullnetar\u00eb q\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb merrnin pjes\u00eb. Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb student\u00eb n\u00eb Citadel, Kolegjin Ushtarak t\u00eb Karolin\u00ebs s\u00eb Jugut. Ka gjithashtu nj\u00eb num\u00ebr student\u00ebsh nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb atje q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb punonin si vullnetar\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb kongreseve ndodhet Kolegji i \u00c7arlstonit, me 11 mij\u00eb student\u00eb. Pastaj m\u00eb than\u00eb se kishim problem me sigurimin e p\u00ebrkthyesve. Por natyrisht, \u00c7arlston \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe p\u00ebrkthyesit mund t\u00eb sigurohen leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb pas m\u00ebsova se, n\u00eb fakt, OSBE-ja siguron p\u00ebrkthyesit. Pra, \u00e7do \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime \u2013 jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb \u00e7do \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb adresohet \u2013 tregon se, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Shtetet e Bashkuara jan\u00eb vendi i duhur p\u00ebr Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pozita nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Beogradit p\u00ebrcaktohet nga \u201cpolitika e balancimit\u201d e Aleksandar Vu\u00e7iqit. N\u00ebse p\u00ebrgjigjja p\u00ebr takimin e OSBE-s\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Beograd \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt \u201cjo\u201d, \u00e7far\u00eb mendoni? A keni frik\u00eb nga reagimi i ardhsh\u00ebm i Beogradit, duke pasur parasysh se n\u00eb Ballkan gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e lidhur dhe gjith\u00e7ka mund t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet rajonale?<br \/>\nJoe Wilson: N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, un\u00eb do ta shihja k\u00ebt\u00eb si adresim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve brenda Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb jan\u00eb zgjidhur, dhe m\u00eb pas Beogradi mund t\u00eb jet\u00eb nikoqir n\u00eb vitin 2028.<\/p>\n<p>Por, thelbi \u00ebsht\u00eb se Shtetet e Bashkuara jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrgatitura p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nikoqire. I jap shum\u00eb merita presidentit Donald Trump. Ai v\u00ebrtet e ka bashkuar Evrop\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb kriminelit t\u00eb luft\u00ebs Putin dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Ukrain\u00ebn.<br \/>\nJam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb drejta dhe t\u00eb lira n\u00eb Republik\u00ebn e Gjeorgjis\u00eb, sepse ne e dim\u00eb q\u00eb presidenti, duke punuar me Putinin, i manipuloi zgjedhjet n\u00eb Tbilisi.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka unike q\u00eb puna me Putinin po p\u00ebrpiqet t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb ndikimin. Ne e dim\u00eb se kishte ndikim t\u00eb tepruar n\u00eb Moldavi, por, fal\u00eb Zotit, populli i Moldavis\u00eb u ngrit; ndikim t\u00eb tepruar n\u00eb Rumani dhe, p\u00ebrs\u00ebri, populli i Rumanis\u00eb veproi p\u00ebr t\u00eb ruajtur pavar\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Por kjo varet nga populli i Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qeverin\u00eb e vet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb lir\u00eb. Por un\u00eb dua q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb n\u00eb an\u00ebn fituese t\u00eb historis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb liria dhe demokracia, jo totalitarizmi, si\u00e7 d\u00ebshmohet nga krimineli i luft\u00ebs Putin ose Partia Komuniste Kineze.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kongresisti amerikan Joe Wilson thot\u00eb se Serbia duhet t\u2019i jap\u00eb fund var\u00ebsis\u00eb nga energjia ruse, t\u00eb distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani, si dhe t\u00eb veproj\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb linj\u00eb me institucionet per\u00ebndimore. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, Wilson rikonfirmoi gjithashtu mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":240093,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-240092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=240092"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240092\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":240094,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240092\/revisions\/240094"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/240093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=240092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=240092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=240092"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=240092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}