{"id":240372,"date":"2026-08-01T10:01:04","date_gmt":"2026-08-01T08:01:04","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=240372"},"modified":"2026-08-01T10:01:04","modified_gmt":"2026-08-01T08:01:04","slug":"marreveshje-per-kuvend-qeveri-presidence-ose-asgje-lutfi-haziri-nese-vv-ka-vullnet-ldk-i-mbylle-per-24-ore-te-gjitha-ceshtjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/marreveshje-per-kuvend-qeveri-presidence-ose-asgje-lutfi-haziri-nese-vv-ka-vullnet-ldk-i-mbylle-per-24-ore-te-gjitha-ceshtjet\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshje p\u00ebr Kuvend, Qeveri, Presidenc\u00eb ose asgj\u00eb, Lutfi Haziri: N\u00ebse VV ka vullnet, LDK i mbyll\u00eb p\u00ebr 24 or\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet"},"content":{"rendered":"<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) thot\u00eb se do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me fituesen e zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit, L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje (LVV), p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte drejt formimit t\u00eb institucioneve t\u00eb reja. Por, v\u00ebzhguesit mbeten skeptik\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb do t\u00eb ofronte zgjidhje, duke p\u00ebrmendur p\u00ebr\u00e7arjet brenda partis\u00eb q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Lumir Abdixhiku.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb, Lufti Haziri, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se gjat\u00eb kuvendit partiak t\u00eb mbajtur m\u00eb 30 korrik, \u00ebsht\u00eb arritur pajtimi q\u00eb ky subjekt t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me partin\u00eb e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, p\u00ebr formimin e institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb parim ne jemi pajtuar. \u00cbsht\u00eb konfirmuar edhe nga kuvendi q\u00eb LDK-ja do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve, duke dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb p\u00ebrballimin dhe largimin e nj\u00eb mund\u00ebsie p\u00ebr zgjedhje tjera n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thekson Haziri p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Bisedimet e LDK-s\u00eb me LVV-n\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme u pezulluan m\u00eb 15 korrik, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas pak\u00ebnaq\u00ebsive p\u00ebr rezultatin zgjedhor.<\/p>\n<p>Abdixhiku i mbijetoi mocionit p\u00ebr shkarkim, por dallimet dhe mospajtimet brenda LDK-s\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb shp\u00ebrfaqur p\u00ebrmes votimit p\u00ebr dhe kund\u00ebr tij, mbeten t\u00eb qarta, vler\u00ebsojn\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, por edhe njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Krijimi i unitetit n\u00eb LDK rreth nj\u00eb vendimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb 18 deputet\u00ebve t\u00eb saj lidhur me nj\u00eb marr\u00ebveshje eventuale me LVV-n\u00eb, mbetet sfid\u00eb. N\u00eb mesin e tyre ka edhe persona q\u00eb votuan p\u00ebr largimin e Abdixhikut nga kreu i partis\u00eb.<\/p>\n<p>Ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, pas takimit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike parlamentare, t\u00eb premten, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media e cil\u00ebsoi lajm t\u00eb mir\u00eb paralajm\u00ebrimin e Abdixhikut p\u00ebr heqjen e pezullimit p\u00ebr bisedimet p\u00ebr krijimin e institucioneve.<\/p>\n<p>Ajo tha se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb k\u00ebto takime t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyllet konstituimi i institucioneve t\u00eb dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.<\/p>\n<p>\u201cPra, ato [takimet] t\u00eb thirren dhe t\u00eb mbahen dhe t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpjekje maksimale, seriozitet, q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje, me t\u00eb cil\u00ebn arrijm\u00eb, pra t\u00eb kemi nj\u00eb konsensus p\u00ebr zgjedhjen e presidentit apo presidentes s\u00eb vendit. Pra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb k\u00ebto takime t\u00eb vazhdojn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb\u201d, tha Haxhiu.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb marr\u00ebveshje e mundshme nd\u00ebrmjet LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb, ende nuk duket n\u00eb horizont, ndon\u00ebse kan\u00eb mbetur m\u00eb pak se nj\u00eb jav\u00eb deri n\u00eb seanc\u00ebn konstituive t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb caktuar m\u00eb 6 gusht.<\/p>\n<p>Me konstituimin e Kuvendit, nis rrjedhja e afateve p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe zgjedhjen e presidentit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, deputet\u00ebt e legjislatur\u00ebs s\u00eb re do t\u00eb ken\u00eb koh\u00eb 60 dit\u00eb nga data e konstituimit t\u00eb Kuvendit q\u00eb ta votojn\u00eb kreun e ri t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Haziri: P\u00ebr 24 or\u00eb, LDK-ja i mbyll\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet parimore<br \/>\nKuvendi i LDK-s\u00eb, ku delegat\u00ebt i dhan\u00eb besimin Abdixhikut q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, shp\u00ebrfaqi qart\u00eb dallimet p\u00ebrbrenda k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>P\u00ebr vazhdimin e mandatit t\u00eb kryetarit Lumir Abdixhiku votuan 170 delegat\u00eb, 152 ishin kund\u00ebr dhe 5 abstenuan.<\/p>\n<p>Haziri thekson se me gjith\u00eb dallimet e dukshme p\u00ebrbrenda LDK-s\u00eb, ajo tash gjendet p\u00ebrball\u00eb ofert\u00ebs nga partia e par\u00eb fituese e zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, p\u00ebr bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Parimet, t\u00eb cilat LDK i ka shprehur si parakushte p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00ebmundshme me LVV-n\u00eb jan\u00eb: marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb gjitha (institucionet; Kuvend, Qeveri, Presidenc\u00eb) ose asnj\u00eb; agjenda shtet\u00ebrore, politika sektoriale, programet qeveris\u00ebse, interesi i vendit si dhe ndarja e p\u00ebrgjegj\u00ebsive.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto tri parime neve na bashkojn\u00eb si Grup Parlamentar. Kuvendi [i LDK-s\u00eb] ka k\u00ebrkuar q\u00eb kjo e drejt\u00eb t\u00eb ushtrohet deri n\u00eb fund. Se si do t\u00eb p\u00ebrmbyllet kjo k\u00ebrkes\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e negociatave [me LVV-n\u00eb]\u201d, thekson Haziri.<\/p>\n<p>Ai shton se q\u00eb nga bisedimet e para formale, t\u00eb zhvilluara mes Kurtit, Abdixhikut dhe ish-presidentes Vjosa Osmani m\u00eb 10 korrik, LVV-ja \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr parimet mbi t\u00eb cilat LDK-ja e sheh nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Sipas tij, tani i takon LVV-s\u00eb, q\u00eb n\u00eb bisedimet e ardhshme, t\u00eb tregoj\u00eb n\u00ebse i respekton dhe pajtohet me k\u00ebto parime.<\/p>\n<p>Haziri thot\u00eb se n\u00eb rast se arrihet pajtimi, uniteti i Grupit parlamentar t\u00eb LDK-s\u00eb mund t\u00eb sigurohet p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb thjeshta, por n\u00ebse ka vullnet politik dhe ka gatishm\u00ebri [nga LVV-ja], at\u00ebher\u00eb LDK-ja i p\u00ebrmbyll p\u00ebr 24 or\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet parimore. Neve [n\u00eb LDK] nuk na ndan asgj\u00eb, nd\u00ebrkaq ndarja e p\u00ebrgjegj\u00ebsive \u00ebsht\u00eb krejt e fundit\u201d, thekson Haziri.<\/p>\n<p>Ai shprehu besimin n\u00eb pjekurin\u00eb politike t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb LDK-s\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb unitet rreth vendimeve t\u00eb kreut t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe skepticizmi p\u00ebr numrat<br \/>\nNjoh\u00ebsit e zhvillimeve politike thon\u00eb se zhvillimet e fundit n\u00eb LDK, por edhe pozicionimi i partive politike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk japin sinjale premtuese dhe t\u00eb sigurta p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Sipas tyre, rezultati i ngusht\u00eb i votimit p\u00ebr dhe kund\u00ebr vazhdimit t\u00eb mandatit t\u00eb Abdixhikut p\u00ebr kryetar, rikonfirmon se brenda LDK-s\u00eb ekzistojn\u00eb \u00e7arje t\u00eb thella nd\u00ebrmjet dy tabor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7arjet e tilla, vler\u00ebsojn\u00eb ata, e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb ose e pamund\u00ebsojn\u00eb fare funksionimin normal t\u00eb k\u00ebsaj partie dhe secil\u00ebn strategji q\u00eb mund ta planifikoj\u00eb Abdixhiku p\u00ebr negociatat me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Analisti Rrahman Pa\u00e7arizi, profesor i Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se deklarata e Hazirit, se LDK-ja do t\u00eb shkoj\u00eb drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me LVV-n\u00eb n\u00eb rast se ajo ia respekton parimet e deklaruara, nuk e qart\u00ebson situat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rr\u00ebfimit se LDK-ja nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb konsiderohet si bllokuese e formimit t\u00eb institucioneve\u201d, thot\u00eb Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Ai shton se ky veprim i LDK-s\u00eb del si i kusht\u00ebzuar, p\u00ebr shkak se partit\u00eb politike n\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb edhe LVV-n\u00eb, ende ushqejn\u00eb nd\u00ebrtimin e rr\u00ebfimeve p\u00ebr fajtor\u00ebt e mosformimit t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Pa\u00e7arizi shpreh mendimin se as LDK-ja dhe as partit\u00eb tjera, nuk do t\u00eb deklarohen kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Por, ai sheh pak gjasa q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb formul\u00eb nga kryetari i LDK-s\u00eb, por edhe nga tabori i pak\u00ebnaqur me t\u00eb brenda k\u00ebsaj partie, p\u00ebr t\u00eb krijuar q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb 18 deputet\u00ebve ndaj nj\u00eb marr\u00ebveshjeje eventuale me LVV-n\u00eb.<\/p>\n<p>Pa\u00e7arizi thekson se mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje ende nuk jan\u00eb t\u00eb shteruara t\u00ebr\u00ebsisht, por marr\u00ebveshja do t\u00eb varet edhe nga vullneti dhe serioziteti i liderit t\u00eb LVV-s\u00eb, Albin Kurti, me t\u00eb cilat do t\u2019i qaset nd\u00ebrtimit t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Pa\u00e7arizi shprehet skeptik lidhur me formimin e institucioneve edhe n\u00eb rast se arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nyja e gjith\u00eb problemit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve, sipas tij, mbetet zgjedhja e presidentit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb dy rundet e para t\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, k\u00ebrkohen votat e 80 deputet\u00ebve. N\u00eb rast se zgjedhja e presidentit d\u00ebshton n\u00eb dy runde, at\u00ebher\u00eb, n\u00eb rundin e tret\u00eb t\u00eb votimit, kandidati q\u00eb merr 61 vota n\u00eb Kuvendin me 120 vende, zgjidhet president.<\/p>\n<p>Pa\u00e7arizi thekson se duhet pasur parasysh faktin se LVV-ja ka 53 deputet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb votim mund t\u2019u bashk\u00ebngjiten edhe n\u00ebnt\u00eb ose dhjet\u00eb deputet\u00eb nga komunitetet joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur i shtojm\u00eb k\u00ebsaj edhe 18 deputet\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb num\u00ebr prej 80 deputet\u00ebsh. Por, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sigurohen t\u00eb 18 votat e LDK-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje, e cila nuk do t\u00eb ishte maksimale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti. Mendoj q\u00eb as zgjidhjet m\u00eb optimale nuk mendoj se do t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00eb k\u00ebtu\u201d, thekson Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Analisti Artan Muhaxhiri gjithashtu thot\u00eb se pavar\u00ebsisht rikonfirmimit t\u00eb mandatit t\u00eb Abdixhikut n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb, p\u00ebrplasjet brenda LDK-s\u00eb tregojn\u00eb se \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshje me LVV-n\u00eb nuk do t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e t\u00eb gjith\u00eb 18 deputet\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>\u201cMinimumi i ka gjasht\u00eb ose shtat\u00eb deputet\u00eb m\u00eb pak se sa numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i deputet\u00ebve. K\u00ebshtu q\u00eb Abdixhiku e ka vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb, ta ndryshoj\u00eb p\u00ebr 180 shkall\u00eb qasjen ndaj deputet\u00ebve t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe personaliteteve shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb LDK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kund\u00ebrshtojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e lidershipit t\u00eb tij\u201d, thekson Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Ai shton se megjithat\u00eb, nuk pret q\u00eb qasja e Abdixhikut t\u00eb ndryshoj\u00eb dhe ai t\u00eb jet\u00eb m\u00eb fleksibil ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij brenda partis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, marr\u00eb parasysh edhe nj\u00eb num\u00ebr faktesh tjera, duket q\u00eb opsioni i vet\u00ebm do t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet e reja. Me k\u00ebt\u00eb klim\u00eb politike \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pamundur t\u00eb arrihet numri i 80 deputet\u00ebve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i zgjidhjes s\u00eb problemeve dhe parandalimit t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb ri zgjedhor\u201d, p\u00ebrfundon Muhaxhiri.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se partit\u00eb nuk arrijn\u00eb ujdi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, at\u00ebher\u00eb vendi do t\u00eb shkonte s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje. Ato do t\u00eb ishin votimet e dyta q\u00eb do t\u00eb mbaheshin p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsensusit p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb ri t\u00eb shtetit dhe t\u00eb kat\u00ebrtat q\u00eb nga shkurti i vitit 2025.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) thot\u00eb se do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me fituesen e zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit, L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje (LVV), p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte drejt formimit t\u00eb institucioneve t\u00eb reja. Por, v\u00ebzhguesit mbeten skeptik\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebveshje e till\u00eb do t\u00eb ofronte zgjidhje, duke p\u00ebrmendur p\u00ebr\u00e7arjet brenda partis\u00eb q\u00eb udh\u00ebhiqet nga Lumir [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":240373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-240372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=240372"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":240374,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240372\/revisions\/240374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/240373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=240372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=240372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=240372"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=240372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}