{"id":240471,"date":"2026-08-02T17:29:53","date_gmt":"2026-08-02T15:29:53","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=240471"},"modified":"2026-08-02T17:32:55","modified_gmt":"2026-08-02T15:32:55","slug":"ldk-akuzon-alban-hysenin-per-emerimin-e-mikut-dhe-dhendrit-ne-poste-drejtuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ldk-akuzon-alban-hysenin-per-emerimin-e-mikut-dhe-dhendrit-ne-poste-drejtuese\/","title":{"rendered":"Polemika p\u00ebr em\u00ebrimet n\u00eb Gjilan, LDK drejton gishtin nga Alban Hyseni"},"content":{"rendered":"<p>Nepotiz\u00ebm edhe n\u00eb em\u00ebrimet e larta n\u00eb qeverisjen e Alban Hysenit<\/p>\n<p>Pas nepotizmit me kunata, tash miku e dh\u00ebndri rehatohen n\u00eb pozita menaxheriale n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit. Nj\u00ebri n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit, tjetri n\u00eb pozit\u00ebn e drejtorit komunal. Krejt kjo pasi i pun\u00ebsuan bashk\u00ebshortet, e larguan Leonora Morin\u00ebn dhe pes\u00eb gra drejtoresha.  <\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 kemi paralajm\u00ebruar, Gjilanin e shnd\u00ebrruan n\u00eb grope t\u00eb zez\u00eb, jo vet\u00ebm politike. K\u00ebta kan\u00eb filluar ta nd\u00ebrtojn\u00eb grop\u00ebn n\u00eb pik\u00ebn zero t\u00eb Gjilanit. Edhe ate pa leje e plan, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb abuzimi me projektin e Bulevradit, nd\u00ebrtimet pa leje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb sht\u00ebpive skamnore e atyre t\u00eb pleqve, gjetjet e auditorit t\u00eb pavarur me abuzime financiare, kontrata n\u00eb vep\u00ebr e pun\u00ebsime t\u00eb paligjshme, me buxhet t\u00eb Komun\u00ebs q\u00eb po menaxhohet nga P\u00ebrmbaruesit e jo nga Komuna.<\/p>\n<p>Por, t\u2019i kthehemi nepotizmit. Gjilanin, qeverisja e Vet\u00ebvendosjes pasi e shnd\u00ebrroi n\u00eb nj\u00eb \u00e7iflig kunatash, balld\u00ebskash, dostash, i dhan\u00eb hise edhe mikut e dh\u00ebndrit.<\/p>\n<p>Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb politik\u00eb sesa t\u00eb kritikosh t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sesa t&#8217;u q\u00ebndrosh besnik parimeve t\u00eb tua kur e ke pushtetin n\u00eb duar.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, em\u00ebrimi i Arianit Sadikut n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit  \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb politike dhe morale p\u00ebr kryetarin e komunes Alban Hysenin dhe p\u00ebr partine n\u00eb pushtet- Vet\u00ebvendosjen.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e emrave t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb as \u00e7\u00ebshtje personale ndaj Arianit Sadikut apo Jeton Rexhepit. Secili qytetar i k\u00ebtij vendi e ka t\u00eb drejt\u00ebn e tij kushtetuese dhe ligjore p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike. Mir\u00ebpo, kur dy familjar\u00eb t\u00eb af\u00ebrt b\u00ebhen pjes\u00eb e ekzekutivit komunal, debati nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb personal. Ai b\u00ebhet institucional dhe politik.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb kemi d\u00ebgjuar fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr meritokracin\u00eb, p\u00ebr \u00e7kapjen e institucioneve, p\u00ebr fundin e nepotizmit dhe t\u00eb qeverisjes s\u00eb rretheve t\u00eb ngushta politike e familjare. Kemi d\u00ebgjuar se Kosova meriton standarde t\u00eb reja. Se nuk mjafton t\u00eb ndryshojn\u00eb emrat, por duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe kultura e qeverisjes.<\/p>\n<p>A do ta konsideronte Vet\u00ebvendosje k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb pranueshme sikur t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb t\u00eb qeverisur nga nj\u00eb parti tjet\u00ebr? A do t\u00eb mjaftonte arsyetimi se &#8220;jan\u00eb profesionist\u00eb&#8221; dhe debati do t\u00eb mbyllej aty? Apo do t\u00eb kishte konferenca p\u00ebr shtyp, reagime politike dhe akuza p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta?<\/p>\n<p>Le t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb me veten. P\u00ebrgjigjja dihet nga secili qytetar.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse pushteti duhet t\u00eb matet me t\u00eb nj\u00ebjtin met\u00ebr me t\u00eb cilin i ka matur t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk mund t\u00eb ekzistojn\u00eb dy standarde; nj\u00ebri p\u00ebr opozit\u00ebn dhe tjetri p\u00ebr pushtetin. Nj\u00ebri p\u00ebr &#8220;ata&#8221; dhe tjetri p\u00ebr &#8220;ne&#8221;. Sepse n\u00eb momentin q\u00eb parimet fillojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtime, ato pushojn\u00eb s\u00eb qeni parime.<\/p>\n<p>Alban Hyseni sot nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb bind\u00eb qytetar\u00ebt se em\u00ebrimet jan\u00eb ligjore. Qytetar\u00ebt presin di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se kaq. Ata presin t\u00eb kuptojn\u00eb pse ky konfigurim i pushtetit \u00ebsht\u00eb standardi m\u00eb i mir\u00eb i mundsh\u00ebm p\u00ebr Gjilanin. Ata presin transparenc\u00eb, argumente dhe mbi t\u00eb gjitha koherenc\u00eb me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb premtuar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje nuk erdhi n\u00eb pushtet duke premtuar se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt. Ajo erdhi duke premtuar se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebra ndryshe. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ajo duhet t\u00eb pranoj\u00eb edhe standarde m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb gjykimit publik.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb premtimet, aq m\u00eb e madhe duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<br \/>\nSot nuk po gjykohet vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebrim. Sot po gjykohet besueshm\u00ebria e nj\u00eb projekti politik q\u00eb premtoi ndryshim.<\/p>\n<p>N\u00ebse dje \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se pushteti nuk duhet t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb e familjeve, e miqve dhe e rretheve t\u00eb ngushta, at\u00ebher\u00eb kjo duhet t\u00eb vlej\u00eb edhe sot. N\u00ebse dje \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar standard m\u00eb i lart\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt, at\u00ebher\u00eb sot duhet ofruar standard edhe m\u00eb i lart\u00eb nga vetja.<br \/>\nSepse problemi m\u00eb i madh i politik\u00ebs son\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb mungesa e njer\u00ebzve t\u00eb aft\u00eb. Problemi ka qen\u00eb standardi i dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, pyetja q\u00eb duhet t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb sot Alban Hysenit dhe Vet\u00ebvendosjes \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb:<\/p>\n<p>A po qeverisni sipas parimeve q\u00eb i keni mbrojtur p\u00ebr vite me radh\u00eb, apo sipas komoditetit q\u00eb ta jep pushteti?<\/p>\n<p>Historia politike nuk i mban mend ata q\u00eb fituan zgjedhjet. I mban mend ata q\u00eb nuk i tradhtuan parimet kur fituan pushtetin.<br \/>\nSepse parimet nuk sprovohen n\u00eb opozit\u00eb. Ato sprovohen n\u00eb pushtet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nepotiz\u00ebm edhe n\u00eb em\u00ebrimet e larta n\u00eb qeverisjen e Alban Hysenit Pas nepotizmit me kunata, tash miku e dh\u00ebndri rehatohen n\u00eb pozita menaxheriale n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit. Nj\u00ebri n\u00eb pozit\u00ebn e n\u00ebnkryetarit, tjetri n\u00eb pozit\u00ebn e drejtorit komunal. Krejt kjo pasi i pun\u00ebsuan bashk\u00ebshortet, e larguan Leonora Morin\u00ebn dhe pes\u00eb gra drejtoresha. Ashtu si\u00e7 kemi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":240474,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-240471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=240471"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240471\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":240475,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/240471\/revisions\/240475"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/240474"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=240471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=240471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=240471"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=240471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}