{"id":241343,"date":"2026-08-14T11:37:09","date_gmt":"2026-08-14T09:37:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=241343"},"modified":"2026-08-14T11:37:09","modified_gmt":"2026-08-14T09:37:09","slug":"a-mund-ta-zhbllokoje-gjykata-kushtetuese-ngercin-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-mund-ta-zhbllokoje-gjykata-kushtetuese-ngercin-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"A mund ta zhbllokoj\u00eb Gjykata Kushtetuese ng\u00ebr\u00e7in n\u00eb Kuvend?"},"content":{"rendered":"<p>Sa her\u00eb q\u00eb bllokohej situata rreth krijimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb vitit 2025, adresa p\u00ebr rrug\u00ebdalje ishte Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr vet\u00ebm tet\u00eb muaj, kjo gjykat\u00eb nxori kat\u00ebr aktgjykime rreth konstituimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, me sqarime edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhej t\u00eb zhvillohej seanca me vet\u00ebm kat\u00ebr pika t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb situat\u00eb e ngjashme po p\u00ebrs\u00ebritet edhe sivjet, por a mund t\u00eb jap\u00eb zgjidhje Kushtetuesja edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb?<\/p>\n<p>Kuvendi nuk e ka p\u00ebrmbyllur konstituimin e nisur m\u00eb 6 gusht, pasi kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV), Albin Kurti, k\u00ebrkoi koh\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje politike.<\/p>\n<p>Afati p\u00ebr p\u00ebrmbylljen e konstituimit p\u00ebrfundoi m\u00eb 7 gusht, bazuar n\u00eb aktgjykimin e Kushtetueses t\u00eb 26 qershorit 2025.<\/p>\n<p>Aty, Gjykata kishte p\u00ebrcaktuar se Kuvendi duhet t\u00eb konstituohet brenda 30 dit\u00ebsh nga certifikimi i rezultatit t\u00eb zgjedhjeve, por pa sqaruar pasojat juridike n\u00ebse kjo nuk ndodh.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb sqaruar se \u00e7far\u00eb ngjan kur Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, tani ish-presidentja Vjosa Osmani kishte d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Kushtetuese n\u00eb korrikun e 2025-t\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ajo e kishte t\u00ebrhequr at\u00eb pas disa dit\u00ebsh, pasi Radomir Llaban, t\u00eb cilin e cil\u00ebsonte \u201crrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare\u201d, ishte caktuar gjyqtar raportues n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin p\u00ebr media t\u00eb asaj kohe, Kushtetuesja kishte th\u00ebn\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e pal\u00ebve para Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00ebrheqjen e k\u00ebrkesave t\u00eb parashtruara\u201d, t\u00eb cilat Gjykata i trajton bazuar n\u00eb Kushtetut\u00eb, Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe Rregulloren e saj t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo gjykat\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj REL-it n\u00ebse e ka ende n\u00eb shqyrtim k\u00ebt\u00eb rast, apo n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rregullorja e pun\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese parasheh q\u00eb shqyrtimi i nj\u00eb k\u00ebrkese mund t\u00eb vazhdoj\u00eb, pavar\u00ebsisht t\u00ebrheqjes nga pal\u00ebt, \u201ckur k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon interesi publik dhe\/ose respektimi i t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>A mund ta zgjidh\u00eb situat\u00ebn nj\u00eb aktgjykim p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e Osmanit?<\/p>\n<p>Flamur Hyseni, profesor n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr REL se nuk pret q\u00eb nj\u00eb sqarim i radh\u00ebs nga Gjykata do ta zgjidhte ng\u00ebr\u00e7in \u2013 n\u00ebse mungon vullneti politik.<\/p>\n<p>Sipas tij, bllokadat politike nuk duhet t\u00eb zgjidhen duke e zhvendosur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga 120 deputet\u00ebt te Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cGjykata mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb kufijt\u00eb kushtetues, por nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb procesin politik\u201d, shprehet Hyseni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, thot\u00eb p\u00ebr REL se Gjykata Kushtetuese nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb zgjidhje, p\u00ebrve\u00e7se t\u2019ua rikujtoj\u00eb deputet\u00ebve rolin dhe pozit\u00ebn q\u00eb mbajn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetuese nuk mund as t\u00eb caktoj\u00eb obligime, apo t\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb Kuvendin n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar brenda 30 dit\u00ebve, n\u00ebse kjo nuk parashihet n\u00eb Kushtetut\u00eb\u201d, pohon Miftaraj.<\/p>\n<p>Hyseni sqaron se problemi q\u00ebndron te fakti se Kushtetuta nuk parasheh pasoj\u00eb juridike kur tejkalohet afati 30-ditor p\u00ebr konstituimin.<\/p>\n<p>Edhe ai vler\u00ebson se Gjykata nuk mund t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb re kushtetuese p\u00ebr ta zgjidhur situat\u00ebn aktuale.<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetuese mund ta interpretoj\u00eb Kushtetut\u00ebn, por nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb p\u00ebrmes interpretimit nj\u00eb pasoj\u00eb kushtetuese q\u00eb teksti nuk e p\u00ebrmban\u201d, thot\u00eb Hyseni.<\/p>\n<p>Miftaraj thot\u00eb se nuk mund t\u00eb pritet nj\u00eb vendim arbitrar q\u00eb u tregon deputet\u00ebve si t\u00eb veprojn\u00eb, pasi, sipas tij, Kushtetuesja nuk mund t\u00eb tejkaloj\u00eb kompetencat e veta.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm n\u00ebse vendos t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb nen t\u00eb ri n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes aktgjykimit, por q\u00eb do t\u00eb dilte n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e demokracis\u00eb parlamentare\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thon\u00eb partit\u00eb p\u00ebr 30-dit\u00ebshin?<\/p>\n<p>LVV-ja, parti fituese e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb 7 qershorit \u2013 q\u00eb u shpall\u00ebn pasi partit\u00eb nuk arrit\u00ebn konsensus p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri t\u00eb vendit \u2013 ka k\u00ebrkuar koh\u00eb p\u00ebr konsultime me subjektet tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kreut t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla, tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i LVV-s\u00eb, deputet\u00ebt kan\u00eb koh\u00eb p\u00ebr konstituimin e Kuvendit deri m\u00eb 6 shtator, duke llogaritur 30-dit\u00ebshin nga nisja e seanc\u00ebs m\u00eb 6 gusht.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs ka insistuar q\u00eb konstituimi i Kuvendit t\u00eb mos vonoj\u00eb, duke argumentuar se obligimi kushtetues vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi edhe pas skadimit t\u00eb afatit 30-ditor.<\/p>\n<p>Edhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, e vetmja e cila ka pranuar t\u00eb bisedoj\u00eb me LVV-n\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje eventuale, ka k\u00ebrkuar respektimin e afateve kushtetuese.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj, edhe Aleanca ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr vazhdimin e seanc\u00ebs konstituive, duke faj\u00ebsuar LVV-n\u00eb p\u00ebr bllokim.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb kritikat p\u00ebr shkelje kushtetuese nga kryesuesi i seanc\u00ebs konstituive, asnj\u00ebra nga partit\u00eb nuk ka \u00e7uar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Por, 14 organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile iu drejtuan Kushtetueses m\u00eb 12 gusht, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime lidhur me zbatimin e aktgjykimit q\u00eb p\u00ebrcakton afatin p\u00ebr konstituimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku Kushtetuesja mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb kufijt\u00eb, por jo t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb vullnetin politik, mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse zgjidhja do t\u00eb vij\u00eb nga Gjykata apo nga marr\u00ebveshja mes partive.\/Radio Evropa e Lir\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa her\u00eb q\u00eb bllokohej situata rreth krijimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb vitit 2025, adresa p\u00ebr rrug\u00ebdalje ishte Gjykata Kushtetuese. P\u00ebr vet\u00ebm tet\u00eb muaj, kjo gjykat\u00eb nxori kat\u00ebr aktgjykime rreth konstituimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, me sqarime edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhej t\u00eb zhvillohej seanca me vet\u00ebm kat\u00ebr pika t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs. Nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":241344,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-241343","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241343","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=241343"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241343\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":241345,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/241343\/revisions\/241345"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/241344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=241343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=241343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=241343"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=241343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}