{"id":242330,"date":"2026-08-25T19:07:04","date_gmt":"2026-08-25T17:07:04","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=242330"},"modified":"2026-08-25T19:07:04","modified_gmt":"2026-08-25T17:07:04","slug":"sheholli-pranoi-veprimet-inkriminuese-por-mohoi-te-kete-vepruar-kunder-interesave-te-kosoves-zeka-tha-se-se-dinte-qe-materialet-ishin-nga-bia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sheholli-pranoi-veprimet-inkriminuese-por-mohoi-te-kete-vepruar-kunder-interesave-te-kosoves-zeka-tha-se-se-dinte-qe-materialet-ishin-nga-bia\/","title":{"rendered":"Sheholli pranoi veprimet inkriminuese por mohoi t\u00eb ket\u00eb vepruar kund\u00ebr interesave t\u00eb Kosov\u00ebs, Zeka tha se s\u2019e dinte q\u00eb materialet ishin nga BIA"},"content":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb- Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit p\u00ebr dy vepra penale \u201cSpiunazh\u201d dhe \u201cShantazh\u201d.<\/p>\n<p>Sheholli ngarkohet se zbatoi planin operativ t\u00eb p\u00ebrgatitur nga nj\u00eb zyrtar i Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Serbis\u00eb (BIA), duke i p\u00ebrcjell\u00eb atij informacione e dokumente lidhur me aktivitetet politike dhe gjendjen e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, me q\u00ebllim d\u00ebmtimin e interesave t\u00eb vendit, si dhe nd\u00ebrhyrjen direkte n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb mbajtur m\u00eb 12 tetor 2025. Gjithashtu, akuzohet se derisa ishte n\u00eb paraburgim, shantazhoi t\u00eb d\u00ebmtuarin Arben Jetullahu, duke e d\u00ebmtuar mbi 13 mij\u00eb euro n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin se do t\u2019i publikonte n\u00eb media video-incizime e informacione q\u00eb ia d\u00ebmtojn\u00eb reputacionin e autoritetin.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn e siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c, thuhet se Sheholli kishte siguruar audio dhe transkrpite t\u00eb disa zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Komunitetet dhe Kthim n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs e t\u00eb destinuara p\u00ebr komprementim t\u00eb tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim, Sheholli sipas aktakuz\u00ebs ka marr\u00eb shum\u00ebn prej 5 mij\u00eb euro. Dhe se n\u00eb zbatim t\u00eb planit t\u00eb zyrtarit t\u00eb BIA-s, aktakuza thot\u00eb se materialet e marra ia dor\u00ebzoi gazetarit Milaim Zeka duke ia dh\u00ebn\u00eb edhe shum\u00ebn prej 1 mij\u00eb euro, si dhe duke e udh\u00ebzuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn dhe koh\u00ebn e publikimit t\u00eb tyre n\u00eb emisionin e tij dhe at\u00eb disa dit\u00eb p\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb votimit p\u00ebr zgjedhjet lokale.<\/p>\n<p>Milaim Zeka mohoi t\u00eb ket\u00eb pasur njohuri se materialet jan\u00eb nga BIA serbe:<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, d\u00ebshmitari Milaim Zeka m\u00eb 8 tetor 2025 n\u00eb Polici deklaroi se fillimisht ishte kontaktuar p\u00ebrmes telefonit nga Fatmir Sheholli, i cili i kishte th\u00ebn\u00eb se kishte disa materiale ekskluzive t\u00eb siguruara nga \u201cGIZI\u201d gjerman p\u00ebr nj\u00eb afer\u00eb korruptive t\u00eb ministrit Nenad Rashiq dhe i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb takoheshin n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Zeka ka deklaruar se ky takim \u00ebsht\u00eb realizuar pas fillimit t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb zgjedhjeve lokale tetor 2025, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim Sheholli i kishte sjell\u00eb dhe dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb USB e cila sipas Shehollit p\u00ebrmbante informacione sa i p\u00ebrket pun\u00ebsimeve, kuridisjeve t\u00eb tender\u00ebve nga ministri p\u00ebr Kthim, Rashiq, ku i p\u00ebrfshir\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb shqiptar \u2013 sekretari permantent n\u00eb at\u00eb ministri.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Zeka deklaroi q\u00eb me Fatmir Shehollin jan\u00eb takuar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb restorant, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim i pandehuri i kishte sjell\u00eb materiale n\u00eb kopje fizike rreth 17 faqe me shkrim n\u00eb gjuh\u00ebn serbe lidhur me afer\u00ebn e ministrit Rashiq, dhe i kishte th\u00ebn\u00eb se: \u201cnuk je ti i vetmi gazetar qe i ki kto materiale, ja kena dhon edhe mediave tjera, po nuk guxojne me i publiku\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, d\u00ebshmitari Zeka deklaroi se nuk ka ditur q\u00ebllimin e t\u00eb pandehurit Fatmir Sheholli, por n\u00eb ato momente ka menduar q\u00eb \u00ebsht\u00eb me interes p\u00ebr publikun publikimi i atyre materialeve.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, d\u00ebshmitari Milaim Zeka e pranon se ka pasur marr\u00ebveshje me Fatmir Shehollin p\u00ebr publikimin e materialeve n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb parave, edhe at\u00eb n\u00eb shum\u00eb prej dymij\u00eb (2,000) euro, fillimisht p\u00ebr publikim nj\u00ebmij\u00eb (1,000) euro t\u00eb cilat ia ka dh\u00ebn\u00eb kur jan\u00eb takuar n\u00eb restoran \u201cGarden\u201d dhe tjerat pas p\u00ebrfundimit t\u00eb publikimit, t\u00eb cilat nuk ia ka dh\u00ebn\u00eb ende. Po ashtu, shton se nga p\u00ebrvoja e tij ka dyshuar se ajo USB mund t\u00eb p\u00ebrmbaj ndonj\u00eb virus por asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka menduar e as pasur njohuri se ato mund t\u00eb jen\u00eb materiale nga BIA serbe\u201c, citohet se deklaroi Zeka.<\/p>\n<p>Nenad Rashiq kishte deklaruar se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar e shantazhuar p\u00ebrmes bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, i d\u00ebmtuari- d\u00ebshmitari Nenad Rashiq n\u00eb Polici m\u00eb 26 janar 2026, deklaroi se gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyrave t\u00eb tij politike dhe institucionale n\u00eb insitucionet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si deputet, minist\u00ebr, n\u00ebnkryetar i Kuvendit, nuk ka pasur presione t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta por n\u00eb shum\u00eb raste ka pasur si lloj k\u00ebrc\u00ebnime e shantazhe p\u00ebrmes bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij apo m\u00ebnyra tjera p\u00ebrmes familjes, e t\u00eb cilat burimin kryesor e kan\u00eb prej njerz\u00ebve q\u00eb deklarohen si njer\u00ebz t\u00eb BIA-s serbe.<\/p>\n<p>Ai kishte deklaruar se s\u00eb fundmi, nj\u00eb shantazh t\u00eb till\u00eb e ka pasur m\u00eb 24 korrik 2025 ku brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr kohore jan\u00eb telefonuar pes\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij (Sllavisha Popoviq, Daniel Vasilijeviq, Milan Dabiq, Aleksander Djekiq dhe Ivan Saviq) nga person i prezantuar si zyrtar i BIA-s\u00eb serbe me nofk\u00ebn \u201cPanta\u201d i cili i ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb dit\u00ebn e shtun\u00eb rreth or\u00ebs 4 ose 5 t\u00eb paraqiten n\u00eb Beograd me paralajm\u00ebrimet- k\u00ebrcnimet se n\u00ebse nuk paraqiten n\u00eb bised\u00eb informative t\u00eb p\u00ebsonin keq.<\/p>\n<p>Rashiq kishte theksuar se k\u00ebt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim nga zyrtari i BIA-s\u00eb ka arritur ta incizoj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij Popoviq dhe k\u00ebt\u00eb incizim e posedon t\u00eb cil\u00ebn e dor\u00ebzon si prov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Rashiqit, m\u00eb 10 gusht 2025, numri q\u00eb kishte telefonuar bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij ka krijuar n\u00eb grup n\u00eb Viber duke e p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb dhe pes\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, ku ka postuar incizime kinse komprometuese n\u00eb lidhje me keqp\u00ebrdorimet e mundshme n\u00eb Ministrin\u00eb ku e drejton duke ia shoq\u00ebruar nj\u00eb koment: \u201cN\u00ebse do t\u00eb b\u00ebheshit t\u00eb men\u00e7ur dhe do t\u00eb paraqiteshit n\u00eb takimin e thirrur, kjo nuk do t\u00eb ndodhte. Tani k\u00ebto materiale do ti d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale, nep\u00ebr ambasada, tek mediat, te GIZI etj\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto materiale, thuhet se nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb publikuar nga gazetari Milaim Zeka diku n\u00eb fund t\u00eb muajit shtator 2025.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me k\u00ebto incizime t\u00eb montuara i d\u00ebmtuari Rashiq deklaron se dyshoj se disa sekuenca jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn time nga nj\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor i imi Darko Stolic t\u00eb cilin e ka larguar nga gushti i vitit 2024 p\u00ebr shkak se i nj\u00ebjti kishte lidhjet me persona t\u00eb af\u00ebrt me Milan Radojqiq, nd\u00ebrsa Fatmir Shehollin e njeh vet\u00ebm nga paraqitjet e tij n\u00eb media dhe si k\u00ebshilltar t\u00eb kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs \u2013 Vlladan Kostic, an\u00ebtar\u00eb i Listes Serbe. Kurse rreth njohurive t\u00eb tij me Bojan Dimic deklaron se e njeh si figur\u00eb t\u00eb cilin e ka njohur para luft\u00ebs, dhe tani ka kuptuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb shef i BIA-s\u00eb p\u00ebr Kosov\u00eb dhe se nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb kontakt me t\u00eb\u201c, citohet se deklaroi Rashiq.<\/p>\n<p>Fatmir Sheholli nuk i mohoi kontaktet e vazhdueshme me Bojan Dimi\u00e7in<\/p>\n<p>I akuzuari Fatmir Sheholli, n\u00eb deklarimet e tij n\u00eb Polici dhe Prokurori, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb avokatit t\u00eb tij, ka deklaruar se punon si drejtor n\u00eb nj\u00eb Organizat\u00eb Joqeveritare me emrin \u201cInstituti p\u00ebr Afirmimin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebretnike\u201d. Ka th\u00ebn\u00eb se nga vitet 1990 e deri m\u00eb 5 maj 1993 ka punuar n\u00eb Sigurimin Shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb si analist n\u00eb sektorin e analitkes.<\/p>\n<p>Po ashtu, gjat\u00eb deklarimit, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Sheholli nuk i mohon kontaktet e vazhdueshme nga viti 2013-2014 me Bojan Dimi\u00e7, t\u00eb cilin deklaron si zyrtar t\u00eb kabinetit Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>\u201cI nj\u00ebjti n\u00eb lidhje me planin e zyrtarit t\u00eb BIA \u2013\u00ebs, p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb Kosov\u00eb, duke komprometuar zyrtar\u00ebt politik, deklaron se materialin e till\u00eb e ka pranuar dhe e ka siguruar nga Bojan Dimi\u00e7, p\u00ebrmes nj\u00eb personi t\u00eb panjohur n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, dhe m\u00eb pas ia ka dor\u00ebzuar gazetarit Milaim Zeka, materiale q\u00eb lidheshin me pretendime p\u00ebr keqp\u00ebrdorime n\u00eb Ministrin\u00eb p\u00ebr Kthim dhe Komunitete, t\u00eb cilat m\u00eb pas jan\u00eb publikuar n\u00eb portalin \u201cPa Rrotlla\u201d\u2018, citohet se deklaroi Sheholli.<\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici, i pandehuri Sheholli kishte deklaruar se materialet i kishte marr\u00eb nga nj\u00eb person t\u00eb cilin e kishte paraqitur si ish-pun\u00ebtor t\u00eb GIZ-it gjerman, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe se bashk\u00eb me materialet kishte pranuar edhe 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa, n\u00eb deklarat\u00ebn e dat\u00ebs 14.08.2026 t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb prokurori, i pandehuri ka dh\u00ebn\u00eb sqarime shtes\u00eb lidhur me burimin e k\u00ebtyre materialeve, duke deklaruar se paraprakisht kishte komunikuar me Bojan Dimi\u00e7in, t\u00eb cilin e identifikon si zyrtar t\u00eb BIA-s\u00eb dhe ish-p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi. Sipas tij, Dimi\u00e7i e kishte njoftuar p\u00ebr ekzistimin e materialeve dhe p\u00ebr pretendimet q\u00eb ato p\u00ebrmbanin\u201c, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, thuhet se Sheholli ka deklaruar se, pasi materialet i kishte pranuar nga nj\u00eb person i panjohur, kishte kontaktuar Dimi\u00e7in dhe e kishte njoftuar edhe p\u00ebr shum\u00ebn prej 5 mij\u00eb eurosh. M\u00eb pas, materialet ia kishte dor\u00ebzuar Milaim Zek\u00ebs p\u00ebr publikim dhe gjat\u00eb publikimit kishte vazhduar komunikimin me Dimi\u00e7in, i cili, sipas tij, kishte k\u00ebrkuar korrigjimin e disa emrave dhe t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Sheholli pranoi se Dimi\u00e7 ia d\u00ebrgoi edhe dokumentin \u201cLeptiri\u201d, plan operativ p\u00ebr diskreditimin e Albin Kurtit<\/p>\n<p>\u201cI pandehuri ka pranuar gjithashtu se nj\u00eb dokument t\u00eb njohur si \u201cLeptiri\u201d (nj\u00eb plan operativ i Sh\u00ebrbimit Sekret Serb p\u00ebr diskreditimin e Albin Kurtit i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb burgun e Nishit), ia kishte d\u00ebrguar drejtp\u00ebrdrejt Bojan Dimi\u00e7i n\u00eb telefon, nd\u00ebrsa m\u00eb pas ai e kishte p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument te disa persona t\u00eb tjer\u00eb, si brenda shut edhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs me q\u00ebllim t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb k\u00ebtij informacioni\/plani operativ\u201c, thuhet t\u00eb ket\u00eb deklaruar Sheholli.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas aktauz\u00ebs, Fatmir Sheholli ka pranuar se kishte pasur komunikime t\u00eb vazhdueshme me Dimi\u00e7in gjat\u00eb vitit 2025 dhe se numrin e tij e kishte ruajtur n\u00eb telefon me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke deklaruar se k\u00ebt\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kuptuar nga persona t\u00eb tjer\u00eb se me k\u00eb komunikonte.<\/p>\n<p>Fatmir Sheholli mohoi se ka vepruar kund\u00ebr interesave t\u00eb Kosov\u00ebs <\/p>\n<p>Por, edhe p\u00ebrkund\u00ebr pohimit t\u00eb veprimeve inkriminues, i pandehuri me q\u00ebllim t\u00eb ikjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale ka mohuar se ka vepruar kund\u00ebr interesave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs apo se ka punuar p\u00ebr ndonj\u00eb sh\u00ebrbim tjet\u00ebr, p\u00ebrkat\u00ebsisht sh\u00ebrbimin serb BIA duke deklaruar se nuk e ndien veten fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb spiunazhit.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7ka pretendoi Sheholli se i k\u00ebrkoi ndihm\u00eb i d\u00ebmtuari Arben Jetullahu duke i ofruar pages\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Prokurori m\u00eb 14 gusht 2026, Fatmir Sheholli ka deklaruar se t\u00eb d\u00ebmtuarin Arben Jetullahu e njeh prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb dhe se, pas rastit t\u00eb Banjsk\u00ebs, Jetullahu kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e tij lidhur me sulmet dhe presionet mediatike ndaj kompanis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cShton se Arben Jetullahu i kishte p\u00ebrmendur nj\u00eb gazetar nga Kallxo.com, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte pretenduar se po ushtronte presion ndaj tij, nd\u00ebrsa i pandehuri i kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb merrej me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe do t\u00eb komunikonte me persona t\u00eb tjer\u00eb lidhur me t\u00eb duke theksuar se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij angazhimi, Arben Jetullahu e kishte angazhuar dhe e kishte paguar me shum\u00ebn prej 1,000 euro n\u00eb muaj, nd\u00ebrsa m\u00eb pas pagesa ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 500 euro, n\u00eb t\u00eb holla t\u00eb gatshme\u201c, thuhet se deklaroi i pandehuri.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb pandehurit, k\u00ebto pagesa ishin b\u00ebr\u00eb me vullnetin e t\u00eb d\u00ebmtuarit dhe kishin t\u00eb b\u00ebnin me angazhimin e tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e lartcekura. Tha se lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishte komunikuar edhe me persona t\u00eb tjer\u00eb, duke p\u00ebrmendur se kishte nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebrmes gazetar\u00ebve tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se i kishte treguar Arben Jetullahut se ndaj kompanis\u00eb s\u00eb tij po zhvillohej nj\u00eb hetim dhe se, sipas tij, n\u00ebse Arbeni ishte n\u00eb rregull me mediat, ai do t\u00eb merrej me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket komunikimit dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shum\u00ebn prej 700 euro, i pandehuri Fatmir Sheholli ka deklaruar se i kishte th\u00ebn\u00eb djalit t\u00eb tij q\u00eb t\u2019i p\u00ebrcillte Arben Jetullahut q\u00eb t\u2019ia jepte gruas s\u00eb tij shum\u00ebn prej 700 euro, me arsyetimin se kjo shum\u00eb do t\u2019i kthehej m\u00eb von\u00eb, pas shitjes s\u00eb lokalit por e ka mohuar se kjo k\u00ebrkes\u00eb ka qen\u00eb e lidhur me ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim apo presion ndaj t\u00eb d\u00ebmtuarit duke deklaruar se nuk ka pasur q\u00ebllim ta shantazhoj\u00eb dhe se nuk ka pasur asgj\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn do ta shantazhonte at\u00eb\u201d, citohet se deklaroi Sheholli.\/Betimip\u00ebrdrejt\u00ebsi\/<\/p>\n<p>She\u0308nim: Personat e pe\u0308rmendur ne\u0308 ke\u0308te\u0308 artikull konsiderohen t\u00eb pafajshe\u0308m, pe\u0308rvec\u0327 ne\u0308se nga gjykata ve\u0308rtetohet se jan\u00eb fajtore\u0308 me vendim te\u0308 forme\u0308s se\u0308 prere\u0308.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb- Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj Fatmir Shehollit p\u00ebr dy vepra penale \u201cSpiunazh\u201d dhe \u201cShantazh\u201d. Sheholli ngarkohet se zbatoi planin operativ t\u00eb p\u00ebrgatitur nga nj\u00eb zyrtar i Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Serbis\u00eb (BIA), duke i p\u00ebrcjell\u00eb atij informacione e dokumente lidhur me aktivitetet politike dhe gjendjen e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":242331,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-242330","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=242330"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242330\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":242332,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/242330\/revisions\/242332"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/242331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=242330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=242330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=242330"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=242330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}