{"id":24278,"date":"2018-09-06T13:22:44","date_gmt":"2018-09-06T13:22:44","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=24278"},"modified":"2018-09-06T13:22:44","modified_gmt":"2018-09-06T13:22:44","slug":"e-nisi-me-gol-dhe-e-perfundoi-me-gol-sulmuesi-i-shume-klubeve-te-njohura-ne-vend-i-thote-lamtumire-futbollit-aktiv","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/e-nisi-me-gol-dhe-e-perfundoi-me-gol-sulmuesi-i-shume-klubeve-te-njohura-ne-vend-i-thote-lamtumire-futbollit-aktiv\/","title":{"rendered":"E nisi me gol dhe e p\u00ebrfundoi me gol: Sulmuesi i shum\u00eb klubeve t\u00eb njohura n\u00eb vend i thot\u00eb \u201clamtumir\u00eb futbollit aktiv\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se 25 vitesh karrier\u00eb aktive si futbollist Premton Muja ka vendosur ti var\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt n\u00eb gozhd\u00eb. Sulmuesi gjilanas q\u00eb b\u00ebri karrier\u00eb n\u00eb shum\u00eb skuadra t\u00eb njohura t\u00eb vendit dhe jasht\u00eb saj ka vendosur t\u00eb pensionohet nga loja aktive e futbollit p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar tashm\u00eb pun\u00ebs s\u00eb ardhshme si trajner sportiv, shkruan Gazetasheshi.com.<\/p>\n<p>Muja p\u00ebrmes nj\u00eb publikimi n\u00eb llogarin\u00eb e tij ka paralajm\u00ebruar t\u00ebrheqjen nga loja aktive e futbollit, derisa ka falenderuar t\u00eb gjitha klubet, trajner\u00ebt dhe grupet e tifoz\u00ebrive q\u00eb i q\u00ebndruan af\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve.<\/p>\n<p>Mbi 100 gola t\u00eb realizuar nga loja aktive dhe asnj\u00eb nga penaltit\u00eb, Muja \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr golash\u00ebnuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb historin\u00eb e futbollit kosovar t\u00eb pasluft\u00ebs, derisa \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr futbollist\u00ebt m\u00eb t\u00eb dashur nga publiku kosovar gjithandej vendit.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb lexoni edhe letr\u00ebn emocionuese t\u00eb Muj\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cE v\u00ebshtir\u00eb por realitet, faleminderit futboll!<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb viteve si futbollist aktiv, m\u00eb shum\u00eb se 25 vite karrier\u00eb sportive kam marr\u00eb nj\u00eb vendim jo edhe shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr mua. Q\u00eb nga ky moment un\u00eb t\u00ebrhiqem nga futbolli i luajtur.<\/p>\n<p>\u00c7do fillim e paska edhe nj\u00eb fund, ishte futbolli q\u00eb m\u00eb ofroi shum\u00eb gj\u00ebra gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve. E paskam problem t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, por ja q\u00eb kjo qenka nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb, pasi m\u00eb radh\u00eb jan\u00eb sfidat e tjera.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve n\u00eb futboll kam patur shum\u00eb sfida, por futbolli m\u00eb drejtoi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, m\u00eb m\u00ebsoi rrespektin, edukat\u00ebn, kultur\u00ebn, m\u00eb ofroi emocione t\u00eb cilat nuk do ti harroj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Sukseset ekipore dhe loja p\u00ebr grupin ka qen\u00eb gjithnj\u00eb primare p\u00ebr mua, p\u00ebrpara t\u00eb gjitha sukseseve individuale. <\/p>\n<p>Nuk po e kam aspak t\u00eb leht\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb shkrim, pasi emocionet sa vijn\u00eb e m\u00eb shtohen, por un\u00eb nuk dua t\u00eb harroj ti falenderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb m\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebn vazhdimisht.<\/p>\n<p>Faleminderit familjes n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahjen gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, prindit tim Selim Muja, i cili nj\u00ebherit ishte edhe trajneri im i par\u00eb n\u00eb loj\u00ebn e futbollit. Faleminderit t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb duke nisur nga moshatar\u00ebt e par\u00eb q\u00eb kisha n\u00eb kategorit\u00eb e reja. Faleminderit t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eblojtar\u00ebve t\u00eb mi q\u00eb kemi luajtur bashk\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vite dhe emocionet q\u00eb i kemi ndar\u00eb s\u00eb bashku. Faleminderit t\u00eb gjith\u00eb trajner\u00ebve kosovar\u00eb q\u00eb kemi punuar s\u00eb bashku, e q\u00eb gjat\u00eb karrier\u00ebs time sportive kisha mbi 50 t\u00eb till\u00eb. Faleminderit t\u00eb gjitha klubeve dhe drejtuesve t\u00eb tyre ku kam djersitur fanel\u00ebn e tyre me plot krenari dhe sukseset I kemi ndar\u00eb s\u00eb bashku. Faleminderit edhe komunitetit t\u00eb Gazetar\u00ebve dhe komentator\u00ebve sportive nga i gjith\u00eb vendi, pasi pa ndihm\u00ebn tuaj nuk do t\u00eb isha ky q\u00eb jam sot. Nj\u00eb falemnderim shum\u00eb t\u00eb madh edhe p\u00ebr gjith\u00eb publikun e futbollit kosovar q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve m\u00eb dhan\u00eb shum\u00eb emocione dhe m\u00eb q\u00ebndroi pran\u00eb si n\u00eb momentet e mira po ashtu edhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>Faleminderit \u201cSkifterave\u201d t\u00eb KF Gjilani, ekipit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb ku edhe mora hapat e par\u00eb si futbollist\u00eb, \u201cShqiponjave t\u00eb Zeza\u201d t\u00eb KF Drenica, \u201cTigrat Verdheblu\u201d t\u00eb KF Elbasani, \u201cPampurat\u201d t\u00eb KF Fush\u00eb Kosova, \u201cElektricist\u00ebt\u201d t\u00eb KF KEK-u, \u201cShiqponjat\u201d t\u00eb KF Besa \u2013 Pej\u00eb, \u201cTigrat\u201d t\u00eb KF Vllaznia \u2013 Pozheran, \u201cUltras Luan\u00ebt\u201d t\u00eb KF Kika \u2013 Hogosht dhe tifoz\u00ebt e FC Hlucin (\u00c7eki).<\/p>\n<p>Nj\u00eb falenderim i madh shkon edhe p\u00ebr Federat\u00ebn e Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb m\u00eb b\u00ebri ftes\u00eb t\u00eb luaj\u00eb p\u00ebr ekipin komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs nga moshat e hershme e gjer\u00eb n\u00eb ekipin A reprezentues, nj\u00eb ndjenj\u00eb krenarie dhe privilegji ti mbroj ngjyrat e vendit tim.<\/p>\n<p>Futbollin nuk po e braktisi q\u00eb nuk po mundem, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb duhet t\u00eb mendohet edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen, e cila \u00ebsht\u00eb e drejtuar nga f\u00ebmij\u00ebt dhe gjeneratat e reja, pasi q\u00eb pun\u00ebn time do ta vazhdoj\u00eb si pedagog sportive dhe si trajner futbolli.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ndoshta m\u00eb keni njohur si sulmues, por po u\u2019a them nj\u00eb kuriozitet. N\u00eb karrier\u00ebn time t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kam sh\u00ebnuar mbi 103 gola n\u00eb 500 paraqitje zyrtare, vet\u00ebm portier nuk kam qen\u00eb pasi q\u00eb kam luajtur n\u00eb \u00e7do pozit\u00eb q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur suksesin e grupit.<\/p>\n<p>Debutimi im si 14 vje\u00e7ar\u00eb me gol si Junior, pastaj si 17 vje\u00e7ar\u00eb me gol n\u00eb ekipin e par\u00eb n\u00eb ndeshjen kund\u00ebr Kosov\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs jan\u00eb vet\u00ebm disa nga rekordet q\u00eb di ti mbaj mend gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>103 gola zyrtar\u00eb n\u00eb ekipin e par\u00eb, 52 gola n\u00eb ndeshje kontrolluese t\u00eb gjith\u00eb nga loja aktive dhe pa asnj\u00eb penalti t\u00eb vetme dhe 500 ndeshje zyrtare t\u00eb luajtura.<\/p>\n<p>Ndeshjet m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb karrier\u00eb q\u00eb kam luajtur jan\u00eb p\u00ebrball\u00ebve kund\u00ebrshtar\u00ebve si Prishtina, Drita, Tirana, Vushtrria dhe Dukagjini.<\/p>\n<p>Futbollin e nisa me gol dhe me gol e p\u00ebrfundova.<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb dhe shihemi s\u00eb shpejti!\u201d, ka shkruar Muja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se 25 vitesh karrier\u00eb aktive si futbollist Premton Muja ka vendosur ti var\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt n\u00eb gozhd\u00eb. Sulmuesi gjilanas q\u00eb b\u00ebri karrier\u00eb n\u00eb shum\u00eb skuadra t\u00eb njohura t\u00eb vendit dhe jasht\u00eb saj ka vendosur t\u00eb pensionohet nga loja aktive e futbollit p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar tashm\u00eb pun\u00ebs s\u00eb ardhshme si trajner sportiv, shkruan Gazetasheshi.com. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24279,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-24278","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24278","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24278"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24278\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}