{"id":243140,"date":"2026-09-05T11:35:42","date_gmt":"2026-09-05T09:35:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=243140"},"modified":"2026-09-05T11:35:42","modified_gmt":"2026-09-05T09:35:42","slug":"hamza-nga-sot-pdk-ja-kalon-ne-faze-tjeter-te-veprimit-do-ta-rikthejme-ligjshmerine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hamza-nga-sot-pdk-ja-kalon-ne-faze-tjeter-te-veprimit-do-ta-rikthejme-ligjshmerine\/","title":{"rendered":"Hamza: Nga sot PDK-ja kalon n\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb veprimit, do ta rikthejm\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Bedri Hamza, ka deklaruar sot se PDK-ja nuk do t\u00eb pranoj\u00eb vazhdimin e shkeljeve kushtetuese dhe se, nga sot, do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb veprimit politik, institucional dhe juridik p\u00ebr rikthimin e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe rendit kushtetues n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, Hamza tha se p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra deputet\u00ebt e PDK-s\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimin e seanc\u00ebs konstituive, respektimin e Kushtetut\u00ebs, vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Rregullores s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar at\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb k\u00ebrkohej fare n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik: q\u00eb t\u00eb respektohet Kushtetuta, t\u00eb respektohen vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe t\u2019u mund\u00ebsohet deputet\u00ebve t\u00eb zgjedhur nga qytetar\u00ebt q\u00eb ta ushtrojn\u00eb mandatin e tyre\u201d, tha Hamza.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb theksoi se situata e krijuar nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje e zakonshme politike.<\/p>\n<p>\u201cKjo q\u00eb ka ndodhur nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje e thjesht\u00eb politike. Nuk \u00ebsht\u00eb konflikt mes PDK-s\u00eb dhe Vet\u00ebvendosjes. Nuk \u00ebsht\u00eb konflikt mes Bedri Hamz\u00ebs dhe Albin Kurtit. \u00cbsht\u00eb konflikt mes nj\u00eb m\u00ebnyre autoritare t\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit dhe rendit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, deklaroi Hamza.<\/p>\n<p>Ai tha se pushteti nuk mund t\u2019i trajtoj\u00eb Kushtetut\u00ebn, vendimet e gjykatave dhe obligimet institucionale sipas interesit politik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb demokraci, edhe kur nuk t\u00eb p\u00eblqen Kushtetuta, nuk e shkel at\u00eb. Kur nuk t\u00eb p\u00eblqen nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nuk sillesh sikur ai nuk ekziston. Dhe kur Gjykata Supreme e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs konstaton se deputeti nuk mund ta ushtroj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe funksionin e ministrit, nuk mund t\u00eb sillesh sikur gjykata nuk ka folur\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Hamza kritikoi edhe thirrjen e vazhdimit t\u00eb seanc\u00ebs konstituive p\u00ebr 9 shtator, duke th\u00ebn\u00eb se tashm\u00eb po shkelet edhe afati sipas interpretimit t\u00eb vet\u00eb Vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>\u201cTash, vazhdimi i seanc\u00ebs konstituive \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr 9 shtator, pas afatit prej 30 dit\u00ebve q\u00eb e ka p\u00ebrcaktuar vet\u00eb Vet\u00ebvendosje. Por Kuvendi i Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb pres\u00eb derisa nj\u00eb parti t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb kalkulimet e veta. Kuvendi \u00ebsht\u00eb institucion i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, deklaroi Hamza.<\/p>\n<p>Ai theksoi se institucionet e Republik\u00ebs nuk mund t\u00eb mbahen peng t\u00eb interesit t\u00eb nj\u00eb partie apo individi.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto institucione nuk jan\u00eb krijuar p\u00ebr nj\u00eb parti. Jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr nj\u00eb shtet. Dhe ky shtet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh se secili prej nesh. Kosova ka paguar \u00e7mim tep\u00ebr t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr institucionet e saj q\u00eb sot dikush t\u2019i trajtoj\u00eb ato si peng t\u00eb interesit t\u00eb vet politik\u201d, tha kryetari i PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hamza b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se PDK-ja nuk do t\u00eb pranoj\u00eb normalizimin e shkeljeve kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb shkelja e Kushtetut\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet praktik\u00eb. Nuk do t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb vendimet e gjykatave t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vullnetit politik. Nuk do t\u00eb pranojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr, kushdo qoft\u00eb ai, t\u00eb mund t\u00eb vendos\u00eb se cili institucion funksionon dhe cili jo\u201d, tha Hamza.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo \u00e7\u00ebshtje shkon p\u00ebrtej raportit mes opozit\u00ebs dhe pushtetit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn. P\u00ebr rendin kushtetues. P\u00ebr ndarjen e pushteteve. P\u00ebr autoritetin e gjykatave. P\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e deputetit q\u00eb ta ushtroj\u00eb mandatin. Dhe, mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr parimin m\u00eb elementar t\u00eb demokracis\u00eb: pushteti kufizohet nga ligji. Askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb paralajm\u00ebroi se durimi institucional i partis\u00eb nuk duhet t\u00eb interpretohet si pranim i paligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDurimi yn\u00eb institucional nuk duhet t\u00eb ngat\u00ebrrohet me pranimin e paligjshm\u00ebris\u00eb. Prandaj, nga sot, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs do ta rimendoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit t\u00eb saj\u201d, tha Hamza.<\/p>\n<p>Ai shtoi se PDK-ja do t\u00eb shqyrtoj\u00eb forma t\u00eb tjera t\u00eb veprimit.<\/p>\n<p>\u201cPDK-ja do t\u00eb shqyrtoj\u00eb forma tjera t\u00eb veprimit politik, institucional dhe juridik p\u00ebr ta nxjerr\u00eb vendin nga kjo situat\u00eb dhe p\u00ebr ta kthyer Kosov\u00ebn n\u00eb binar\u00ebt e ligjshm\u00ebris\u00eb\u201d, theksoi Hamza.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Hamza tha se beteja aktuale nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr pushtet, por p\u00ebr kufijt\u00eb e tij dhe respektimin e rendit kushtetues.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr pushtet. \u00cbsht\u00eb betej\u00eb p\u00ebr kufijt\u00eb e pushtetit. Sepse sot n\u00eb pyetje nuk \u00ebsht\u00eb se kush qeveris. N\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb se si qeveriset. A qeveriset sipas Kushtetut\u00ebs, apo sipas vullnetit t\u00eb nj\u00eb njeriu?\u201d, tha Hamza.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi nisjen e nj\u00eb faze t\u00eb re t\u00eb veprimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga sot fillon nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00eb faz\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Partia Demokratike e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb mjaftohet vet\u00ebm duke k\u00ebrkuar q\u00eb ligjshm\u00ebria t\u00eb respektohet. Do t\u00eb veprojm\u00eb. Me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Me vendosm\u00ebri. Me t\u00eb gjitha mjetet demokratike dhe institucionale q\u00eb na i jep rendi kushtetues i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ne kemi k\u00ebrkuar q\u00eb ligjshm\u00ebria t\u00eb respektohet. Nga sot, do t\u00eb veprojm\u00eb q\u00eb ligjshm\u00ebria t\u00eb rikthehet\u201d, p\u00ebrfundoi Hamza.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Bedri Hamza, ka deklaruar sot se PDK-ja nuk do t\u00eb pranoj\u00eb vazhdimin e shkeljeve kushtetuese dhe se, nga sot, do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb veprimit politik, institucional dhe juridik p\u00ebr rikthimin e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe rendit kushtetues n\u00eb vend. N\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, Hamza tha se p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":243141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-243140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=243140"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":243142,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243140\/revisions\/243142"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/243141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=243140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=243140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=243140"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=243140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}