{"id":24333,"date":"2018-09-07T13:15:25","date_gmt":"2018-09-07T13:15:25","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=24333"},"modified":"2018-09-07T13:15:25","modified_gmt":"2018-09-07T13:15:25","slug":"duhet-permiresuar-korrigjuar-gabimet-qe-i-kishte-krijuar-komisioni-famekeq-jugosllav-pa-asnje-shqiptare-ne-perberje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/duhet-permiresuar-korrigjuar-gabimet-qe-i-kishte-krijuar-komisioni-famekeq-jugosllav-pa-asnje-shqiptare-ne-perberje\/","title":{"rendered":"Duhet p\u00ebrmir\u00ebsuar-korrigjuar \u201cgabimet\u201d q\u00eb i kishte krijuar komisioni fam\u00ebkeq jugosllav pa asnj\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje"},"content":{"rendered":"<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit, po jepen mendime Pro et Contra lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e dialogut p\u00ebr kufijt\u00eb aktual t\u00eb Kosov\u00ebs dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb t\u00eb kontributdh\u00ebnies, edhe un\u00eb Gani Neziri, them se jo vet\u00ebm q\u00eb pajtohem me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebngjitje (rikthimit) t\u00eb Lugin\u00ebs me Kosov\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrkes\u00eb e imja kjo.<br \/>\nShkruan: Gani Neziri<\/p>\n<p>Para se gjithash, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e popullat\u00ebs t\u00eb mbetur padrejt\u00ebsisht jasht\u00eb kufirit natyror-gjeografik t\u00eb \u00ebm\u00ebs s\u00eb vet Kosov\u00ebs-Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja q\u00eb n\u00eb fillim t\u2019i informoja (ve\u00e7se ata q\u00eb nuk e kan\u00eb ditur!) se kufijt\u00eb aktual t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb produkt i nj\u00eb komisioni jugosllav t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qeveris\u00ebse titoiste (pa asnj\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb atij komisioni) i krijuar nga Titoja dhe Rankoviqi, me n\u00eb krye politikanin e rryer malazez, Milovan Gjillas. Ky komision fam\u00ebkeq, kishte p\u00ebr q\u00ebllim kryesor ndryshimin demografik n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb \u201cKrahin\u00ebn Socialiste Autonome t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d (KSAK).<\/p>\n<p>Kjo rezultoi me nxjerrjen nga KSAK t\u00eb disa komuna shqiptare (Preshev\u00eb, Bujanoc e Medvegj\u00eb). Nd\u00ebrsa, p\u00ebr k\u00ebmbim ia ofroj KSAK-s\u00eb komun\u00ebn serbe (Leposaviqin me disa fshatra tjera t\u00eb banuara me serb) pra, p\u00ebr t\u00eb rritur edhe m\u00eb shum\u00eb prezenc\u00ebn e p\u00ebrqindjes serbe n\u00eb KSAK.<\/p>\n<p>Krejt kjo, formul\u00eb e fshehur politike n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cmir\u00ebkuptimit\u201d p\u00ebr \u201cV\u00ebllaznim-Bashkim\u201d me popuj jugosllav. Pra, u b\u00ebj\u00eb pyetje miqve t\u00eb mi, rival\u00ebve politik; a v\u00ebrtet\u00eb jeni shum\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u2019i ruani k\u00ebta kufi, t\u00eb k\u00ebtij komisioni Rankoviqo-Titist, pa asnj\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb k\u00ebtij komisioni?!<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, gjithsesi p\u00ebrpiqem t\u00eb kuptoj edhe shqet\u00ebsimin tuaj real. Jemi provuar keq gjat\u00eb historis\u00eb. Si thot\u00eb populli: \u201cNa ka djegur qum\u00ebshti tani duhet t\u201di fryjm\u00eb edhe kosit\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb mbledhim mendjen qet\u00ebsisht dhe t\u00eb th\u00ebrrasim arsyen e interesit madhor shtet\u00ebror, q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrkrahni iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufijve q\u00eb na i caktuan komisionet e huaja pa vullnetin ton\u00eb, por edhe t\u00eb b\u00ebheni pjes\u00eb e pun\u00ebs konkrete t\u00eb komisionit n\u00eb monitorim t\u00eb kujdessh\u00ebm e gjakftoht\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb Presidentit. At\u00ebher\u00eb kur edhe ju do t\u00eb jeni aty, do t\u00eb mund \u201cta t\u00ebrhiqni nga jaka\u201d Presidentin, n\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb lajthitjeje t\u00eb mundshme, t\u00eb cil\u00ebn (kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb besoj) se ai nuk do ta b\u00ebnte.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, n\u00ebse Presidenti nuk do t\u2019ju respektoj\u00eb gjat\u00eb negociatave, at\u00ebher\u00eb krejt kollaj mund t\u00eb dilni nga salla duke demonstruar mospajtimin tuaj. Madje, fort besoj se do t\u00eb b\u00ebhemi mb\u00ebshtetje e juaj shum\u00ebfish m\u00eb shum\u00eb nga q\u00eb jemi tani.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb po e shohim se status-quoja nuk \u00ebsht\u00eb interesi yn\u00eb. Koh\u00ebt po ikin dhe nuk kthehen m\u00eb. Erdh\u00ebn koh\u00eb t\u00eb reja dhe lypsen vendime e veprime t\u00eb reja. Pra, me krijimin e rrethanave t\u00eb reja (aktuale), n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, jan\u00eb krijuar rrethanat p\u00ebr t\u00eb \u201cp\u00ebrmir\u00ebsuar-korrigjuar gabimet\u201d q\u00eb kishin krijuar komisionet fam\u00ebkeqe q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si \u00ebsht\u00eb e ditur nga gjith\u00eb ne, si Kosova, ashtu edhe Serbia, kan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb pa vullnetin e tyre jasht\u00eb shteteve t\u00eb tyre. Pra, brenda nj\u00eb shteti tjet\u00ebr q\u00eb e quajn\u00eb armik. Por, shtroj pyetjen: E pse t\u2019i l\u00ebm\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me jet\u00ebn e tyre t\u00eb dyja pal\u00ebt, si shqiptar\u00ebt andej e po ashtu edhe serb\u00ebt k\u00ebndej?! Normalisht, n\u00ebse v\u00ebrtet\u00eb na jan\u00eb krijuar mund\u00ebsit\u00eb reale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, tani jemi n\u00eb shekullin XXI dhe me shum\u00eb shpresa t\u00eb shtuara p\u00ebr ndryshim pozitiv t\u00eb mentalitetit politik brenda dy shteteve, si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb Serbi. Normalisht, gjithmon\u00eb e shprehur me dyshime. Gjithmon\u00eb duke e ditur edhe faktin se; jo t\u00eb gjith\u00eb politikb\u00ebr\u00ebsit mund t\u00eb avancojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb ecje me koh\u00ebn. (Ndoshta \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr nj\u00eb sqarim miq\u00ebsor\u00eb (nuk e di), brenda subjektit tim politik, jan\u00eb n\u00eb dijeni bashk\u00ebpartiak\u00ebt e mi se; ka koh\u00eb q\u00eb ndjehem jo mjaftuesh\u00ebm i respektuar nga Presidenti i shtetit dhe sidomos i revoltuar me politik\u00ebn e brendshme kadrovike q\u00eb zbatonte gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte kryetar i partis\u00eb, me \u00e7\u2019rast edhe zbeha respektin q\u00eb kisha p\u00ebr t\u00eb).<\/p>\n<p>Pra, dua t\u00eb ju them se; me k\u00ebt\u00eb shkrim publik, hi\u00e7 nuk kam p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb f\u00ebrkohem rreth tij me servilitet, bash hi\u00e7, ama, bash hiq. Mir\u00ebpo, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje interesi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm komb\u00ebtar, nuk duhet mbajtur inat! K\u00ebt\u00eb radh\u00eb, po e shoh si nj\u00eb burr\u00ebshteti serioz q\u00eb p\u00ebrpiqet seriozisht t\u00eb merr vendime historike p\u00ebr t\u00eb mbyllur \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb delikate me nj\u00eb armik shekullor \u2013 Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, duke guxuar t\u00eb merr mbi vete pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb historis\u00eb pa e patur frik\u00ebn se veprimet e tija mund ta lajthisin n\u00eb tradhti komb\u00ebtare. Gj\u00eb q\u00eb, presidenti Tha\u00e7i nuk do ta b\u00ebnte kurr\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr q\u00ebllime lakmie.<\/p>\n<p>Un\u00eb dakorodhem q\u00eb Presidentin Tha\u00e7i duhet hetuar p\u00ebr shpenzimet enorme q\u00eb i b\u00ebn\u00eb djali i tij duke sh\u00ebtitur gjith\u00eb dynjan\u00eb! Sa aty e sa atje. Prej nga ato para?!!! A ve\u00e7 djali i tij po u dashka t\u00eb sh\u00ebtis gjithandej bot\u00ebs?! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shok\u00ebt e djalit t\u00eb tij nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb sigurojn\u00eb as librat e shkoll\u00ebs e as drut\u00eb p\u00ebr dimrin q\u00eb po vjen!<\/p>\n<p>Prandaj, miq t\u00eb mi t\u00eb nderuar, dakordohem n\u00eb p\u00ebrpjekjen e Presidentit p\u00ebr t\u00eb korrigjuar e \u201cp\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb u krijuan nga komisioni fam\u00ebkeq jugosllav. Jo ve\u00e7se p\u00ebr t\u00eb rikthyer-bashkangjitur Preshev\u00ebn e Bujanocin (si\u00e7 po thot\u00eb vet Presidenti) por, dakordohem qet\u00ebsisht edhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb Leposaviqin nga Kosova dhe disa pjes\u00eb tjera t\u00eb banuara me serb\u00eb, sipas modelit \u201cmet\u00ebr p\u00ebr met\u00ebr\u201d q\u00eb nuk po e thot\u00eb Presidenti! Madje, as un\u00eb nuk e kam t\u00eb qart\u00eb, pse k\u00ebt\u00eb nuk po e thot\u00eb Presidenti! Duhet th\u00ebn\u00eb! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb tradhti, kjo, v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb korrigjim, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim, \u00ebsht\u00eb rikthim n\u00eb vendin ku ishte m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj: Pse t\u00eb mos shkoj Leposaviqi me pjes\u00ebt e saja n\u00eb shtetin am\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Serbi, aty ku ndjehet m\u00eb s\u00eb miri?! Pse t\u00eb mos rikthehen shqiptar\u00ebt e lugin\u00ebs me shtetin am\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb Kosov\u00eb, aty ku ndjehet m\u00eb s\u00eb miri?! Pse?<\/p>\n<p>K\u00ebshtu si jemi sot; t\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqura. Me p\u00ebrmir\u00ebsim, t\u00eb dy pal\u00ebt ndjehen t\u00eb k\u00ebnaqura. Historikisht, gjithmon\u00eb ishte k\u00ebshtu, duke p\u00ebrjashtuar koh\u00ebn rankoviqo-titiste, p\u00ebr q\u00ebllimin djall\u00ebzor q\u00eb e p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni yn\u00eb i mundsh\u00ebm, duhet t\u00eb rrij\u00eb pran\u00eb Presidentit dhe p\u00ebr \u00e7do pes\u00eb \u201cdakika\u201d duhet t\u2019i p\u00ebshp\u00ebrit n\u00eb vesh se; p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme ve\u00e7se Leposaviqi me rrethin\u00eb, sepse, serb\u00ebt e din\u00eb q\u00eb Kosova ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa kaq, duke llogaritur d\u00ebbimin masiv nga tokat tona n\u00eb vitin 1878, nga fushat e gj\u00ebra t\u00eb Toplic\u00ebs e Kurshumlis\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn\u00eb (n\u00ebse nuk gaboj) 674 fshatra shqiptare.<\/p>\n<p>Pra, ky p\u00ebrmir\u00ebsim-korrigjim kufijsh nuk qon drejt nj\u00eb lufte t\u00eb re miq t\u00eb nderuar por, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr mbylljen e kapitullit t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb pandalshme qindvje\u00e7are nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Krejt n\u00eb fund:<\/p>\n<p>1. P\u00ebr q\u00ebllime taktike politike, do t\u00eb preferoja q\u00eb Komisioni yn\u00eb, t\u00eb mos p\u00ebrb\u00ebhet nga gjitha partit\u00eb politike. Disa, duhet vazhduar t\u00eb mbesin n\u00eb q\u00ebndrimin KUND\u00cbR me q\u00ebllim t\u00eb synimeve afatgjata.<\/p>\n<p>2. Duhet kusht\u00ebzuar Presidentin q\u00eb; asnj\u00eb definim t\u00eb marr\u00ebveshjes finale me Serbin\u00eb, t\u00eb mos e b\u00ebj\u00eb pa prezenc\u00ebn dhe garancin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<br \/>\na. P\u00ebr kontributin e madh q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb nga fillimi i bombardimeve e deri sot.<br \/>\nb. N\u00eb rast t\u00eb devijimit serb gjat\u00eb dialogut (qysh jan\u00eb bes\u00ebprer\u00eb ata), I vetmi garantues serioz mund t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7se SHBA.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit, po jepen mendime Pro et Contra lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e dialogut p\u00ebr kufijt\u00eb aktual t\u00eb Kosov\u00ebs dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb t\u00eb kontributdh\u00ebnies, edhe un\u00eb Gani Neziri, them se jo vet\u00ebm q\u00eb pajtohem me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebngjitje (rikthimit) t\u00eb Lugin\u00ebs me Kosov\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb edhe k\u00ebrkes\u00eb e imja kjo. Shkruan: Gani Neziri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24334,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-24333","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24333\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24334"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}