{"id":243462,"date":"2026-09-09T16:13:28","date_gmt":"2026-09-09T14:13:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=243462"},"modified":"2026-09-09T16:13:28","modified_gmt":"2026-09-09T14:13:28","slug":"a-mundet-haxhiu-ta-ushtroje-detyren-e-presidentit-edhe-per-6-muaj-te-tjere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-mundet-haxhiu-ta-ushtroje-detyren-e-presidentit-edhe-per-6-muaj-te-tjere\/","title":{"rendered":"A mundet Haxhiu ta ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e presidentit edhe p\u00ebr 6 muaj t\u00eb tjer\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb muaj, Kosova mund t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb gjendje t\u00eb pasigurt kushtetuese, n\u00ebse deri m\u00eb 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit. Ekspert\u00eb ligjor\u00eb thon\u00eb se kryeparlamentari nuk mund ta vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebtij afati gjasht\u00ebmujor.<\/p>\n<p>Ushtruesja e tanishme e k\u00ebsaj detyre, Albulena Haxhiu, u rizgjodh kryetare e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 9 shtator, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt nga partia e saj, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje n\u00eb pushtet, \u00ebsht\u00eb hedhur ideja se kryetarja e re e Kuvendit mund ta vazhdoj\u00eb edhe nj\u00eb gjasht\u00ebmujor t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb rast nevoje.<\/p>\n<p>Edhe Presidenca \u2013 t\u00eb cil\u00ebn e udh\u00ebheq Haxhiu q\u00eb nga 4 prilli, kur presidentes s\u00eb deriat\u00ebhershme, Vjosa Osmani, i mbaroi mandati \u2013 ka th\u00ebn\u00eb se kryetarja e re e Kuvendit do t\u00eb vazhdonte ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit deri n\u00eb zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Posti i ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb ushtrohet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se gjasht\u00eb muaj, sipas Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs vler\u00ebson se Haxhiut, si kryetare e Kuvendit, mandati si ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit i p\u00ebrfundon m\u00eb 4 tetor.<\/p>\n<p>\u201cPas k\u00ebsaj date skadon afati i gjasht\u00ebmujor dhe ligj\u00ebrisht i nj\u00ebjti ose e nj\u00ebjta nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb edhe si ushtrues i detyr\u00ebs s\u00eb presidentit, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 90, paragrafin 3, t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha Bugaqku p\u00ebr REL-in t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, pasi Haxhiu u rizgjodh kryeparlamentare.<\/p>\n<p>Sipas Bugaqkut, \u00e7do vendim apo dekret q\u00eb mund t\u00eb nxirret pas k\u00ebsaj date nga Haxhiu \u00ebsht\u00eb i kontestuesh\u00ebm p\u00ebr nga kushtetutshm\u00ebria, dhe rrezikon t\u00eb rr\u00ebzohet nga gjykatat.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se deputet\u00ebt duhet ta shohin si alarmues afatin kohor deri m\u00eb 4 tetor p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Haxhiu e nd\u00ebrpreu seanc\u00ebn konstituive t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, duke e shtyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb premten vazhdimin e saj p\u00ebr p\u00ebrmbylljen e konstituimit t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Ajo tha se nuk kishte pajtueshm\u00ebri p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e votimit t\u00eb n\u00ebnkryetar\u00ebve dhe se deputeti i List\u00ebs Serbe, Igor Simiq, d\u00ebshtoi ta t\u00ebrhiqte fjal\u00ebn \u201cn\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit serb\u201d, kur e propozoi kandidatin p\u00ebr n\u00ebnkryetar nga komuniteti serb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, drejtori ekzekutiv i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, Ehat Miftaraj, thot\u00eb p\u00ebr REL-in se Kushtetuta e Kosov\u00ebs e lidh kufizimin gjasht\u00ebmujor me ushtrimin e postit t\u00eb presidentit, e jo me personin q\u00eb e ushtron at\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Miftarajt, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndryshimi i personit q\u00eb e ushtron detyr\u00ebn e presidentit, apo rizgjedhja e kryetarit t\u00eb Kuvendit, nuk mund t\u00eb ket\u00eb efektin e fillimit t\u00eb nj\u00eb afati t\u00eb ri gjasht\u00ebmujor.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb interpretim i till\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte q\u00eb, p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb personit, gjendja e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb vazhdonte p\u00ebrtej kufirit prej gjasht\u00eb muajsh t\u00eb p\u00ebrcaktuar shprehimisht me Kushtetut\u00eb\u2019\u2019, thekson ai.<\/p>\n<p>\u201cTejkalimi i 4 tetorit pa nj\u00eb president t\u00eb ri cenon sigurin\u00eb e shtetit\u201d<br \/>\nBugaqku shton se, p\u00ebr shtetin dhe sistemin kushtetuese parlamentar n\u00eb Kosov\u00eb, tejkalimi i afatit t\u00eb 4 tetorit do t\u00eb thot\u00eb \u201cnj\u00eb njoll\u00eb shum\u00eb e keqe dhe nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm q\u00eb cenon edhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 4 tetor p\u00ebrfundon periudha gjasht\u00ebmujore gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs, sipas Kushtetut\u00ebs, postin e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs mund ta mbaj\u00eb nj\u00eb ushtrues detyre.<\/p>\n<p>Deputeti i LVV-s\u00eb, Adnan Rrustemi, kishte th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr REL-in se pozita e ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit \u201c\u00ebsht\u00eb e varur nga pozita e kryetarit t\u00eb Kuvendit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, pas zgjedhjes, kryetari i ri i Kuvendit nis ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit deri n\u00eb zgjedhjen e presidentit. Afati prej gjasht\u00eb muajsh, i p\u00ebrcaktuar nga Kushtetuta, nis t\u00eb rrjedh\u00eb nga fillimi, me zgjedhjen e kryetarit t\u00eb ri t\u00eb Kuvendit, pretendoi ai.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn dhe p\u00ebrmbajtjen, por edhe n\u00eb funksionin e Kushtetut\u00ebs, q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb vazhdim\u00ebsi institucionale. Asnj\u00ebher\u00eb, e p\u00ebr asnj\u00eb arsye, vendi nuk mund t\u00eb mbetet pa president apo pa ushtrues detyre t\u00eb presidentit. Vakum institucional nuk mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb\u201d, deklaroi Rrustemi p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Eugen Cakolli, hulumtues n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs, i kishte th\u00ebn\u00eb REL-it se periudha gjasht\u00ebmujore p\u00ebr ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit p\u00ebrb\u00ebn afat absolut, dhe si i till\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb asnj\u00eb skenar.<\/p>\n<p>Moszgjedhja e presidentit t\u00eb ri, deri m\u00eb 4 tetor, sipas Cakollit, p\u00ebrb\u00ebn skenarin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm kushtetues me t\u00eb cilin mund t\u00eb ballafaqohet Kosova.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, vendi do t\u00eb hynte n\u00eb nj\u00eb terren kushtetues, i cili, p\u00ebrve\u00e7se do t\u00eb ishte serioz dhe i rreziksh\u00ebm, do t\u00eb duhej medoemos t\u00eb kishte parashtres\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Melos Kolshi, hulumtues ligjor n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, i tha REL-it se pas 4 tetorit, \u00e7do vazhdim i ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit do t\u00eb ishte pa baz\u00eb kushtetuese, dhe do t\u00eb cenonte seriozisht rendin kushtetues.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare shqiptare nuk jan\u00eb deklaruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje publikisht.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) dhe Aleanca nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn as pyetjeve t\u00eb REL-it rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e zgjedhjes s\u00eb presidentit ka qen\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb kriz\u00ebs politike n\u00eb vend dhe shkaktoi zgjedhje t\u00eb reja parlamentare n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb marr\u00ebveshje e brisht\u00eb mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb p\u00ebr kandidatur\u00ebn e diplomatit dhe juristit kosovar, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ket\u00eb mb\u00ebshtetjen e nevojshme, pasi edhe deputet\u00eb nga vet\u00eb LDK-ja e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar publikisht.Nevojitet prania e 80 deputet\u00ebve n\u00eb<\/p>\n<p>Kuvendin me 120 vende q\u00eb votimi p\u00ebr presidentin e Kosov\u00ebs t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>LVV-ja ka 53 mandate, nd\u00ebrsa LDK-ja 18.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb muaj, Kosova mund t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb gjendje t\u00eb pasigurt kushtetuese, n\u00ebse deri m\u00eb 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit. Ekspert\u00eb ligjor\u00eb thon\u00eb se kryeparlamentari nuk mund ta vazhdoj\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebtij afati gjasht\u00ebmujor. Ushtruesja e tanishme e k\u00ebsaj detyre, Albulena Haxhiu, u rizgjodh kryetare e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":242767,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-243462","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=243462"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243462\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":243463,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243462\/revisions\/243463"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/242767"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=243462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=243462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=243462"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=243462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}