{"id":243859,"date":"2026-09-14T07:26:11","date_gmt":"2026-09-14T05:26:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=243859"},"modified":"2026-09-14T07:26:11","modified_gmt":"2026-09-14T05:26:11","slug":"e-diela-e-punes-ne-kuvend-pas-muajsh-bllokade-u-konstituua-kuvendi-pak-ore-me-vone-u-zgjodh-edhe-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/e-diela-e-punes-ne-kuvend-pas-muajsh-bllokade-u-konstituua-kuvendi-pak-ore-me-vone-u-zgjodh-edhe-qeveria\/","title":{"rendered":"E diela e pun\u00ebs n\u00eb Kuvend: pas muajsh bllokade u konstituua Kuvendi, pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb u zgjodh edhe Qeveria"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 13 shtator, u konstituua dhe vet\u00ebm pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb votoi Qeverin\u00eb e re t\u00eb udh\u00ebhequr nga Albin Kurti. Megjithat\u00eb, m\u00ebnyra se si u p\u00ebrmbyll konstituimi i Kuvendit \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga partit\u00eb opozitare, t\u00eb cilat kan\u00eb paralajm\u00ebruar adresimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Seanca e Kuvendit vazhdoi t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, pasi dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte zgjedhur kryetare Albulena Haxhiu, nd\u00ebrsa kishte mbetur pa u zgjedhur n\u00ebnkryetari nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>PDK-ja nuk mori pjes\u00eb n\u00eb vazhdimin e seanc\u00ebs dhe e t\u00ebrhoqi p\u00ebrkoh\u00ebsisht kandidatur\u00ebn e Vlora \u00c7itakut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja duhet t\u00eb sqarohet nga Gjykata Kushtetuese. Megjithat\u00eb, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e konsideroi t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin e konstituimit, duke argumentuar se Kuvendi nuk mund t\u00eb mbetet peng i nj\u00eb subjekti politik.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, Kuvendi procedoi me zgjedhjen e n\u00ebnkryetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, Kujtim Shala u zgjodh n\u00ebnkryetar me 75 vota. M\u00eb pas, pas n\u00ebnt\u00eb tentativash, u zgjodh edhe Tanja Vujoviq nga Lista Serbe. N\u00ebnkryetare nga komunitetet e tjera joshumic\u00eb u zgjodh Emilija Rexhepi, nd\u00ebrsa Ardian Gola nga LVV-ja ishte zgjedhur nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>PDK-ja dhe Aleanca nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, nd\u00ebrsa Lista Serbe mungoi gjat\u00eb votimit t\u00eb disa kandidat\u00ebve t\u00eb saj, duke p\u00ebrmendur arsye sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kuvendi votoi Qeverin\u00eb Kurti 4<br \/>\nVet\u00ebm disa or\u00eb pas p\u00ebrmbylljes s\u00eb procesit t\u00eb konstituimit, Kuvendi kaloi n\u00eb pik\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Qeveria e Albin Kurtit u votua me 62 vota p\u00ebr, tet\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim.<\/p>\n<p>Kurti siguroi mb\u00ebshtetjen e deputet\u00ebve t\u00eb LVV-s\u00eb, si dhe t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb komuniteteve joserbe, p\u00ebrfshir\u00eb vot\u00ebn e Nenad Rashiqit. Kund\u00ebr votuan tet\u00eb deputet\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>PDK, LDK dhe Aleanca nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votimin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb votim, Albin Kurti siguroi mandatin e kat\u00ebrt si kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebrb\u00ebrja e kabinetit t\u00eb ri mbeti kryesisht e nj\u00ebjt\u00eb me Qeverin\u00eb e tret\u00eb t\u00eb drejtuar nga ai.<\/p>\n<p>Kurti, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb programit qeveris\u00ebs, paraqiti nj\u00eb varg zotimesh, p\u00ebrfshir\u00eb rritjen e shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, pag\u00ebn mesatare prej 1,000 eurosh n\u00eb sektorin publik, investime n\u00eb mbrojtje mbi nj\u00eb miliard euro p\u00ebr kat\u00ebr vjet, zhvillimin e industris\u00eb vendore t\u00eb municioneve dhe dron\u00ebve, si dhe projekte n\u00eb turiz\u00ebm, infrastruktur\u00eb dhe digjitalizim.<\/p>\n<p>Opozita paralajm\u00ebron Gjykat\u00ebn Kushtetuese<br \/>\nPavar\u00ebsisht formimit t\u00eb Qeveris\u00eb, p\u00ebrplasja politike nuk p\u00ebrfundoi.<\/p>\n<p>PDK-ja kund\u00ebrshtoi m\u00ebnyr\u00ebn se si u konsiderua i p\u00ebrfunduar konstituimi i Kuvendit. Deputeti P\u00ebrparim Gruda tha se PDK-ja nuk e kishte refuzuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb propozuar n\u00ebnkryetarin, por ishte t\u00ebrhequr p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga procesi n\u00eb pritje t\u00eb interpretimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cDuke mos refuzuar, Kuvendi s\u2019ka mundur t\u00eb konstituohet\u201d, deklaroi Gruda.<\/p>\n<p>Sipas tij, ka edhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera procedurale q\u00eb duhet t\u00eb shqyrtohen, p\u00ebrfshir\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vazhdimit t\u00eb seanc\u00ebs dhe zbatimin e Rregullores s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Edhe Aleanca njoftoi se do t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kryetari i saj, Ardian Gjini, tha se pret q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtohet me prioritet, duke pretenduar se \u201cthemelet e kushtetueshm\u00ebris\u00eb po l\u00ebkunden\u201d.<\/p>\n<p>Edhe LDK-ja e kontestoi m\u00ebnyr\u00ebn e konstituimit. N\u00ebnkryetari i zgjedhur i Kuvendit, Kujtim Shala, tha se Qeveria \u00ebsht\u00eb votuar nga nj\u00eb Kuvend q\u00eb, sipas tij, nuk ishte konstituuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Kurti k\u00ebrkon q\u00eb PDK-ja t\u00eb rikthehet n\u00eb Kuvend<br \/>\nPas votimit t\u00eb Qeveris\u00eb, Kurti u b\u00ebri thirrje deputet\u00ebve t\u00eb PDK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb rikthehen n\u00eb procesin parlamentar dhe t\u00eb propozojn\u00eb kandidatin e tyre p\u00ebr n\u00ebnkryetar t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Ai tha se institucionet duhet t\u00eb nisin pun\u00ebn dhe se nuk duhet t\u00eb humbet koh\u00eb me p\u00ebrplasje procedurale.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb e t\u00eb mos humbim koh\u00eb me procedura e me nd\u00ebrskamca\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi gjithashtu q\u00eb PDK-ja t\u00eb angazhohet n\u00eb pun\u00ebn e komisioneve parlamentare.<\/p>\n<p>Pas Qeveris\u00eb, n\u00eb rend dite vjen presidenti<br \/>\nMe konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeveris\u00eb, fokusi tash zhvendoset te zgjedhja e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ky proces nis t\u00eb rrjedh\u00eb edhe afati kushtetues prej 60 dit\u00ebsh p\u00ebr zgjedhjen e presidentit. N\u00ebse Kuvendi d\u00ebshton ta zgjedh\u00eb presidentin brenda k\u00ebtij afati, Kosova mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja parlamentare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, edhe pse pas muajsh bllokade Kosova tashm\u00eb ka Kuvend t\u00eb konstituuar dhe Qeveri t\u00eb re, p\u00ebrplasja p\u00ebr konstituimin e Kuvendit pritet t\u00eb zhvendoset n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nd\u00ebrsa paralelisht nis procesi p\u00ebr zgjedhjen e presidentit \u2013 proces ky\u00e7 q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse kriza institucionale do t\u00eb mbyllet apo vendi do t\u00eb shkoj\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>P\u00ebrb\u00ebrja e Qeveris\u00eb \u201cKurti 4\u201d<\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr, Albin Kurti;<br \/>\nZ\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i par\u00eb dhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, Glauk Konjufca;<br \/>\nZ\u00ebvend\u00ebskryeministre e dyt\u00eb dhe ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla;<br \/>\nZ\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i tret\u00eb p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje t\u00eb Pakicave dhe Bashk\u00ebpunim, Fikrim Damka;<br \/>\nMinist\u00ebr i Financave, Hekuran Murati;<br \/>\nMinist\u00ebr p\u00ebr Pun\u00eb, Familje dhe Vlera t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare, Andin Hoti;<br \/>\nMinist\u00ebr i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci;<br \/>\nMinist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la;<br \/>\nMinist\u00ebr i Digjitalizimit dhe Administrat\u00ebs Publike, Lul\u00ebzon Jagxhiu;<br \/>\nMinist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia;<br \/>\nMinist\u00ebr i Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, Hajrulla \u00c7eku;<br \/>\nMinistre e Kultur\u00ebs dhe Turizmit, Saranda Bogujevci;<br \/>\nMinist\u00ebr i Sportit dhe Rinis\u00eb, Blerim Gashani;<br \/>\nMinist\u00ebr i Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi;<br \/>\nMinistre e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor, Fitore Pacolli;<br \/>\nMinist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja;<br \/>\nMinist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit, Dimal Basha;<br \/>\nMinistre e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila;<br \/>\nMinistre e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli;<br \/>\nMinist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq;<br \/>\nMinist\u00ebr p\u00ebr Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 13 shtator, u konstituua dhe vet\u00ebm pak or\u00eb m\u00eb von\u00eb votoi Qeverin\u00eb e re t\u00eb udh\u00ebhequr nga Albin Kurti. Megjithat\u00eb, m\u00ebnyra se si u p\u00ebrmbyll konstituimi i Kuvendit \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga partit\u00eb opozitare, t\u00eb cilat kan\u00eb paralajm\u00ebruar adresimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Seanca e Kuvendit vazhdoi t\u00eb diel\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":243802,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-243859","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=243859"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243859\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":243860,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243859\/revisions\/243860"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/243802"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=243859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=243859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=243859"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=243859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}