{"id":243978,"date":"2026-09-15T12:43:04","date_gmt":"2026-09-15T10:43:04","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=243978"},"modified":"2026-09-15T12:43:04","modified_gmt":"2026-09-15T10:43:04","slug":"kurti-per-mics-2025-te-dhenat-tregojne-perparim-por-ende-ka-dallime-qe-duhet-ti-zvogelojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-per-mics-2025-te-dhenat-tregojne-perparim-por-ende-ka-dallime-qe-duhet-ti-zvogelojme\/","title":{"rendered":"Kurti p\u00ebr MICS 2025: T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb p\u00ebrparim, por ende ka dallime q\u00eb duhet t\u2019i zvog\u00eblojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka vler\u00ebsuar rezultatet e Anket\u00ebs s\u00eb Treguesve t\u00eb Shum\u00ebfisht\u00eb (MICS) 2025, duke theksuar se t\u00eb dh\u00ebnat e reja ofrojn\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb mbi mir\u00ebqenien e f\u00ebmij\u00ebve dhe familjeve n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe mbi fushat ku institucionet duhet t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Kurti tha se politikat publike duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen mbi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb matet ndikimi real i programeve dhe investimeve dhe t\u00eb identifikohen grupet q\u00eb kan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>\u201cSot po marrim nj\u00eb pamje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs mbi at\u00eb se si po rriten f\u00ebmij\u00ebt, \u00e7far\u00eb mund\u00ebsish kan\u00eb, ku kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim dhe ku vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb dallime t\u00eb cilat nuk duhet t\u2019i pranojm\u00eb si t\u00eb pashmangshme. Politikat e mira fillojn\u00eb me njohjen e sakt\u00eb t\u00eb realitetit, sepse mund t\u00eb kemi q\u00ebllime t\u00eb mira, mund t\u00eb kemi programe dhe investime, por pa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme nuk mund ta dim\u00eb me siguri n\u00ebse ato po arrijn\u00eb te njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb. E pik\u00ebrisht k\u00ebtu konsiston r\u00ebnd\u00ebsia dhe vlera e k\u00ebsaj ankete\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se Kosova tashm\u00eb ka tri pika krahasimi, vitet 2014, 2020 dhe 2025, \u00e7ka, sipas tij, mund\u00ebson q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 gjendjes aktuale t\u00eb shihet edhe drejtimi n\u00eb t\u00eb cilin po zhvillohet shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>\u201cKosova tashm\u00eb ka tri pika krahasimi: vitin 2014, vitin 2020 dhe vitin 2025. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mund ta shohim jo vet\u00ebm fotografin\u00eb e nj\u00eb \u00e7asti, por edhe drejtimin n\u00eb t\u00eb cilin po l\u00ebviz shoq\u00ebria jon\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb prezantohen sot na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb jemi optimist\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Sipas kryeministrit, n\u00eb disa prej treguesve kryesor\u00eb q\u00eb lidhen me sh\u00ebndetin, zhvillimin dhe mir\u00ebqenien e f\u00ebmij\u00ebve dhe familjeve \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cKujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr n\u00ebnat gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse universal. P\u00ebrfshirja e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb edukimin n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se e dyfishuar. Gatishm\u00ebria e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr fillimin e shkoll\u00ebs ka arritur n\u00eb nivelin prej 91%\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai i cil\u00ebsoi k\u00ebto rezultate si dometh\u00ebn\u00ebse, duke theksuar se progresi, sipas tij, d\u00ebshmon se investimet, politikat publike dhe puna e institucioneve kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb rezultate dometh\u00ebn\u00ebse. Ky progres tregon se investimet, politikat publike dhe puna e institucioneve po japin rezultate\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kurti n\u00ebnvizoi se t\u00eb dh\u00ebnat e MICS tregojn\u00eb edhe p\u00ebr dallimet q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn q\u00eb progresi t\u00eb shtrihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe familjet.<\/p>\n<p>\u201cPor t\u00eb dh\u00ebnat na tregojn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht se puna jon\u00eb asesi nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu. Ende ka dallime q\u00eb duhet t\u2019i zvog\u00eblojm\u00eb dhe fusha n\u00eb t\u00eb cilat mundemi dhe duhet t\u00eb ecim m\u00eb shpejt. Synimi yn\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb p\u00ebrparimi q\u00eb po shohim sot t\u00eb shtrihet te secili f\u00ebmij\u00eb, te secila familje dhe n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kryeministri tha se mir\u00ebqenia e f\u00ebmij\u00ebve dhe familjeve \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politikave publike t\u00eb Qeveris\u00eb, duke p\u00ebrmendur masat mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr familjet, investimet n\u00eb edukimin e hersh\u00ebm dhe politikat p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDetyra q\u00eb kemi p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb q\u00eb progresi t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb i madh dhe t\u00eb arrij\u00eb te t\u00eb gjith\u00eb. Prandaj, si qeveri, mir\u00ebqenien e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb familjeve e kemi vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politikave tona publike: Kemi vendosur shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr n\u00ebnat leona. Kemi rritur dhe zgjeruar k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje nd\u00ebr vite. Kemi investuar n\u00eb edukimin n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme. Kemi mb\u00ebshtetur programe p\u00ebr zhvillimin dhe nd\u00ebrhyrjen e hershme. Kemi krijuar m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebrmes politikave t\u00eb pun\u00ebsimit dhe t\u00eb aft\u00ebsimit.\u201d<\/p>\n<p>Kurti tha se rezultatet e MICS 2025 mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb edhe p\u00ebr vler\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb politikave t\u00eb nd\u00ebrmarra deri m\u00eb tani, duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna mbi efektet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat e MICS na japin mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i vler\u00ebsojm\u00eb k\u00ebto politika m\u00eb mir\u00eb, me t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb na tregojn\u00eb se \u00e7far\u00eb ka funksionuar. Ato na tregojn\u00eb edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi: investimi social \u00ebsht\u00eb investim n\u00eb kapitalin njer\u00ebzor t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Kurtit, investimet n\u00eb f\u00ebmij\u00eb, familje, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi dhe mbrojtje sociale kan\u00eb ndikim jo vet\u00ebm n\u00eb mir\u00ebqenien e menj\u00ebhershme, por edhe n\u00eb zhvillimin afatgjat\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur investojm\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, n\u00eb familjen, n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi dhe mbrojtje sociale, ne adresojm\u00eb nevojat e sotme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht krijojm\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, m\u00eb t\u00eb arsimuar dhe m\u00eb aktive ekonomikisht\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, kryeministri foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb lidhen me komunitetet joshumic\u00eb, duke theksuar se rezultatet e ve\u00e7anta p\u00ebr k\u00ebto komunitete mund\u00ebsojn\u00eb identifikimin m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb dallimeve dhe nevojave.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e vlefshme kur flasim p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb (rom, ashkali dhe egjiptian). T\u00eb dh\u00ebnat e ve\u00e7anta p\u00ebr k\u00ebto komunitete na mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb shohim m\u00eb qart\u00eb dallimet dhe nevojat konkrete, si dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb politika q\u00eb i p\u00ebrgjigjen realisht dhe me faktet e mbledhura\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Kurti theksoi se mbrojtja sociale dhe pun\u00ebsimi duhet t\u00eb trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhur, me synim krijimin e mund\u00ebsive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe uljen e varf\u00ebris\u00eb nd\u00ebr breza.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu q\u00ebndron edhe nj\u00eb nga m\u00ebsimet kryesore t\u00eb MICS: mbrojtja sociale dhe pun\u00ebsimi nuk duhet t\u00eb shihen si politika t\u00eb ndara. Mb\u00ebshtetja sociale duhet t\u00eb shkoj\u00eb krah p\u00ebr krah me arsimin, aft\u00ebsimin, sh\u00ebrbimet e pun\u00ebsimit dhe p\u00ebrfshirjen ekonomike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi, t\u00eb ulim varf\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb parandalojm\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb kaloj\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb bartet, nga nj\u00eb gjenerat\u00eb te tjetra\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera kryeministri Kurti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka vler\u00ebsuar rezultatet e Anket\u00ebs s\u00eb Treguesve t\u00eb Shum\u00ebfisht\u00eb (MICS) 2025, duke theksuar se t\u00eb dh\u00ebnat e reja ofrojn\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb mbi mir\u00ebqenien e f\u00ebmij\u00ebve dhe familjeve n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe mbi fushat ku institucionet duhet t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb m\u00eb tej. Kurti tha se politikat publike duhet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":243979,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-243978","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=243978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":243980,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/243978\/revisions\/243980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/243979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=243978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=243978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=243978"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=243978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}