{"id":244238,"date":"2026-09-17T07:54:45","date_gmt":"2026-09-17T05:54:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=244238"},"modified":"2026-09-17T07:54:45","modified_gmt":"2026-09-17T05:54:45","slug":"mero-baze-mos-ia-vrisni-hashim-thacit-kosoven-qe-fitoi-me-lufte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mero-baze-mos-ia-vrisni-hashim-thacit-kosoven-qe-fitoi-me-lufte\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Mos ia vrisni Hashim Tha\u00e7it Kosov\u00ebn q\u00eb fitoi me luft\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb fitore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs tani po reagon e \u00e7oroditur dhe si e pashpres\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Vendimi i Hag\u00ebs ndaj Hashim Tha\u00e7it, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00eb dhe trondit\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn. Bota shqiptare e p\u00ebrjeton at\u00eb si nj\u00eb goditje pas shpine nga nj\u00eb gjykat\u00eb e kontrolluar nga Per\u00ebndimi ndaj atyre q\u00eb ajo i ka vendosur n\u00eb piedestalin e historis\u00eb s\u00eb saj si \u00e7lirimtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe zem\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm. Edhe teprimi, banaliteti dhe ndoshta thirrjet e dhunshme jan\u00eb t\u00eb shpjegueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb fitore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs tani po reagon e \u00e7oroditur dhe si e pashpres\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb sot e tutje p\u00ebr ta, edhe n\u00eb u d\u00ebnofshin me 81 vjet, edhe n\u00eb u lirofshin nga Apeli dhe t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb Kosov\u00eb, ajo q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr veten e tyre nuk p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb dhe askush nuk mund t\u2019i zbres\u00eb nga ai piedestal.<br \/>\nNdaj \u00e7do reagim ekstrem, q\u00eb d\u00ebmton sot shtetin e Kosov\u00ebs me arsyetimin se po mbron historin\u00eb e heronjve t\u00eb saj, u b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb d\u00ebm heronjve t\u00eb Kosov\u00ebs, i b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb d\u00ebm Hashim Tha\u00e7it dhe shok\u00ebve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb pranuan t\u00eb dilnin n\u00eb mal dhe t\u00eb vdisnin p\u00ebr Kosov\u00ebn, e b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb kishin nj\u00eb shtet t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ia arrit\u00ebn. Ndaj tani \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar shtetin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb tyre jo vet\u00ebm i fyen dhe i d\u00ebmton ata, por ua hedh n\u00eb er\u00eb vepr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb liria e tyre personale, por liria e Kosov\u00ebs.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm q\u00eb u b\u00ebhet Hashim Tha\u00e7it, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Ata mund t\u00eb ishin vrar\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb luft\u00eb, pasi p\u00ebr t\u2019u vrar\u00eb dol\u00ebn n\u00eb mal. Fati i b\u00ebri ata udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nKjo betej\u00eb nuk fitohet duke sulmuar Per\u00ebndimin, duke djegur flamuj apo duke e paraqitur Kosov\u00ebn si viktim\u00eb t\u00eb nj\u00eb komploti t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb saj. Ajo fitohet duke e zb\u00ebrthyer aktgjykimin, duke kund\u00ebrshtuar provat, m\u00ebnyr\u00ebn si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale dhe, mbi t\u00eb gjitha, duke ngritur \u00e7\u00ebshtjen e dukshme t\u00eb proporcionalitetit t\u00eb d\u00ebnimeve.<br \/>\nGjykata e Hag\u00ebs b\u00ebri nj\u00eb gjest historik duke mos pranuar akuzat p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme historike dhe politike p\u00ebr Kosov\u00ebn, pasi ruan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb e saj dhe t\u00eb drejt\u00ebn e popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr liri. Prokuroria nuk arriti t\u00eb provonte se kishte ekzistuar nj\u00eb sulm i p\u00ebrhapur ose sistematik kund\u00ebr popullsis\u00eb civile si t\u00eb till\u00eb. Sipas arsyetimit t\u00eb shpallur nga Gjykata, viktimat ishin p\u00ebrzgjedhur kryesisht si individ\u00eb t\u00eb konsideruar kund\u00ebrshtar\u00eb apo bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb forcave serbe.<br \/>\nKosova duhet ta ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb seriozitetin e nj\u00eb shteti dhe jo ta kthej\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kuslishash dhe idiot\u00ebsish t\u00eb ministrave t\u00eb saj t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb sillen me gjyqin e Hag\u00ebs si me votat p\u00ebr nj\u00eb kuvend komunal, duke degraduar seriozitetin e shtetit. Madje edhe Shqip\u00ebria mund t\u00eb ndaj\u00eb legalisht nj\u00eb fond prej miliona eurosh n\u00eb dispozicion t\u00eb sqarimit dhe hetimit t\u00eb k\u00ebtyre akuzave n\u00eb Apel, p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb fatin e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb n\u00eb orekset politike t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe llogarit\u00eb e tyre politike.<br \/>\nE r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb shmangim \u00e7do reagim q\u00eb mund ta izoloj\u00eb Kosov\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn boll e kan\u00eb izoluar k\u00ebta q\u00eb e qeverisin. \u00cbsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u2019i shtohet edhe nj\u00eb rreth tjet\u00ebr k\u00ebtij izolimi nga Gjykata e Hag\u00ebs.<br \/>\nKush e shnd\u00ebrron zem\u00ebrimin ndaj nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor n\u00eb urrejtje kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara, Bashkimit Evropian apo NATO-s, nuk po i ndihmon kat\u00ebr heronjt\u00eb e saj t\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata.<br \/>\nSot Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb e bashkuar, por jo e verbuar nga zem\u00ebrimi. Duke mbrojtur kat\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e saj, Kosova duhet t\u00eb mbroj\u00eb pik\u00ebrisht vepr\u00ebn e tyre m\u00eb t\u00eb madhe: aleanc\u00ebn me Per\u00ebndimin.<br \/>\nHashim Tha\u00e7i n\u00eb tok\u00eb dhe NATO-ja n\u00eb qiell e \u00e7liruan nj\u00eb her\u00eb Kosov\u00ebn, kurse Hashim Tha\u00e7i n\u00eb Hag\u00eb dhe gur\u00ebt mbi ambasadat per\u00ebndimore mund ta varrosin at\u00eb.<br \/>\nBeteja p\u00ebr lirin\u00eb e Hashim Tha\u00e7it, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit nuk fitohet duke e l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn pa miq. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e Pirros, t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb par\u00ebt q\u00eb do ta neverisnin do t\u00eb ishin ata t\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb qelit\u00eb e Hag\u00ebs. Ajo Kosov\u00eb nuk i duhet askujt, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb e kan\u00eb pasur para vitit 1990 dhe q\u00eb shqiptar\u00ebt, n\u00eb fillim me Ibrahim Rugov\u00ebn dhe m\u00eb pas me U\u00c7K-n\u00eb dhe NATO-n, ua hoq\u00ebn nga duart.<br \/>\nHashim Tha\u00e7i e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb burgun e Hag\u00ebs sesa t\u00eb dal\u00eb nga burgu dhe ta gjej\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb ri, t\u00eb armiq\u00ebsuar me ata q\u00eb e \u00e7liruan. Mos ia vrisni \u00ebndrr\u00ebn q\u00eb e fitoi me luft\u00eb.SI.E.\/Shqiptarja.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb fitore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Hag\u00ebs tani po reagon e \u00e7oroditur dhe si e pashpres\u00eb p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij vendimi. Vendimi i Hag\u00ebs ndaj Hashim Tha\u00e7it, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00eb dhe trondit\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn. Bota shqiptare e p\u00ebrjeton at\u00eb si nj\u00eb goditje pas shpine nga nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":243873,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-244238","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-opinion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244238","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=244238"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244238\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":244239,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244238\/revisions\/244239"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/243873"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=244238"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=244238"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=244238"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=244238"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}