{"id":244471,"date":"2026-09-19T10:19:01","date_gmt":"2026-09-19T08:19:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=244471"},"modified":"2026-09-19T10:19:01","modified_gmt":"2026-09-19T08:19:01","slug":"avokati-bajraktari-tregon-sa-mund-te-zgjase-procedura-ne-apel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/avokati-bajraktari-tregon-sa-mund-te-zgjase-procedura-ne-apel\/","title":{"rendered":"Avokati Bajraktari tregon sa mund t\u00eb zgjas\u00eb procedura n\u00eb Apel"},"content":{"rendered":"<p>Pas verdiktit n\u00eb Hag\u00eb, \u00e7\u00ebshtja tashm\u00eb kalon n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faz\u00eb, at\u00eb t\u00eb Apelit. Avokati Ardian Bajraktari thot\u00eb se procedura mund t\u00eb zgjas\u00eb rreth dy vite, nd\u00ebrsa kritikon institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebr qasjen ndaj k\u00ebtij procesi dhe k\u00ebrkon rishikimin e disa dispozitave t\u00eb Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara.<\/p>\n<p> Bajraktari n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, ka shpjeguar fillimisht afatet dhe hapat procedural\u00eb q\u00eb pasojn\u00eb pas aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p> \u201cFillimisht duhet me th\u00ebn\u00eb q\u00eb gjykata speciale i ka disa procedura pak m\u00eb ndryshe n\u00eb raport me sistemin ton\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe k\u00ebto nisin nga momenti kur b\u00ebhet i njohur p\u00ebr pal\u00ebt aktgjykimi, nga ai moment fillon me rrjedh\u00eb afati prej 30 dit\u00ebsh, sipas t\u00eb cilit pal\u00ebt e pak\u00ebnaqura me vendimin e njoftojn\u00eb gjykat\u00ebn q\u00eb do t\u00eb parashtrojn\u00eb ankes\u00eb n\u00eb raport me verdiktin dhe i paraqesin elementet ky\u00e7e ose pikat ky\u00e7e t\u00eb ankes\u00ebs. Dhe pas k\u00ebsaj faze, gjasht\u00eb dit\u00eb nga momenti i pranimit t\u00eb vendimit, i kan\u00eb afat q\u00eb ta konkretizojn\u00eb ankes\u00ebn duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e dosjes t\u00eb plot\u00ebsuar q\u00eb duhet me u dor\u00ebzuar s\u00eb bashku me ankes\u00ebn\u201d, thekson avokati.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se pal\u00ebt, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb ankes\u00ebs, mund t\u00eb paraqesin edhe prova shtes\u00eb, duke specifikuar pretendimet q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb aktgjykimin.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ka \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme me u theksuar, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb rastin e parashtrimit t\u00eb ankes\u00ebs, pal\u00ebt mund t\u00eb paraqesin edhe prova t\u00eb tjera shtes\u00eb, vet\u00ebm q\u00eb mjafton t\u2019i specifikojn\u00eb pretendimet e tyre q\u00eb duhet me i kund\u00ebrargumentuar n\u00eb raport me aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Bajraktari ka shpjeguar edhe procedur\u00ebn pas dor\u00ebzimit t\u00eb ankesave, p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb pala kund\u00ebrshtare t\u00eb jap\u00eb kund\u00ebrargumentet e saj.<\/p>\n<p>\u201cPastaj pas pranimit t\u00eb ankes\u00ebs ose ankesave t\u00eb pal\u00ebve, t\u00eb nj\u00ebjtat iu d\u00ebrgohen pal\u00ebs kund\u00ebrshtare me q\u00ebllim t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb mund\u00ebsis\u00eb me u kund\u00ebrargumentuar, edhe pastaj edhe k\u00ebto kund\u00ebrargumente i d\u00ebrgohen pal\u00ebs q\u00eb ka parashtruar ankes\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pal\u00ebt t\u2019i ken\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb argumentojn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht kund\u00ebrargumentojn\u00eb n\u00eb raport me pretendimet ankimore t\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebrkat\u00ebsisht pal\u00ebs tjet\u00ebr\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, sipas tij, formohet paneli i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit dhe caktohet gjyqtari raportues i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u201cDhe pastaj natyrisht q\u00eb themelohet nj\u00eb panel i gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, ku caktohet edhe nj\u00eb gjyqtar raportues ose gjyqtar referues i \u00e7\u00ebshtjes. Pastaj ftohet seanca dhe pastaj merret verdikti i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb. Sipas ecuris\u00eb bazuar n\u00eb faktin q\u00eb materia \u00ebsht\u00eb bukur komplekse dhe ka, si\u00e7 dihet, kat\u00ebr persona t\u00eb cil\u00ebt ballafaqohen me k\u00ebt\u00eb proces, referuar praktik\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, vler\u00ebsoj q\u00eb af\u00ebrsisht dy vite, dy vite e ca do t\u00eb mund t\u2019i marr\u00eb koh\u00eb kjo procedur\u00eb derisa t\u00eb jet\u00eb verdikti i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Avokati ka p\u00ebrmendur edhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb i ka Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb n\u00eb shqyrtimin e aktgjykimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVlen t\u00eb theksohet Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb, qoft\u00eb me v\u00ebrtetuar aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb po shpresojm\u00eb q\u00eb jo, me e ndryshuar at\u00eb dhe me i liruar nga p\u00ebrgjith\u00ebsia penale p\u00ebrkat\u00ebsisht nga k\u00ebto akuza, me kthy \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb rigjykim. T\u00eb gjitha k\u00ebto mund\u00ebsi jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb cil\u00ebs n\u00ebn supozimin q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb proces ndryshe dhe m\u00eb t\u00eb rregulluar sesa q\u00eb e kemi par\u00eb deri tash\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr protestat pas vendimit, Bajraktari i ka cil\u00ebsuar pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e qytetar\u00ebve si t\u00eb kuptueshme dhe ka folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb, sipas tij, ka U\u00c7K-ja n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKuptohet protestat, pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e qytetar\u00ebve jan\u00eb evidente, jan\u00eb normale, jan\u00eb t\u00eb drejta, sepse n\u00eb instanc\u00ebn e fundit po b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb popullit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb Kosov\u00ebs, e n\u00eb ve\u00e7anti po b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ushtri e cila n\u00eb koordinim dhe aleanc\u00eb me NATO-n, me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ka rezultuar me \u00e7lirimin e vendit. Prandaj t\u2019i atribuohen epitete t\u00eb nj\u00eb organizate ose t\u00eb nd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale ose ka pasur q\u00ebllim t\u00eb kryej\u00eb aktivitete kriminale, natyrisht q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt, prandaj edhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre jan\u00eb normale. Po shpresoj q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb jen\u00eb dinjitoze, ashtu sikurse jan\u00eb paraqitur kat\u00ebrshja e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb jo pak,  t\u00eb leht\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Bajraktari ka th\u00ebn\u00eb se kund\u00ebrshtimi duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb, nd\u00ebrsa ka kritikuar institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e kan\u00eb trajtuar k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj vler\u00ebsoj q\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb vazhdohet edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen me kund\u00ebrshtimin, sepse \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb bota demokratike t\u00eb ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb, q\u00eb populli nuk e pranon q\u00eb U\u00c7K-ja, U\u00c7K-s\u00eb t\u2019i atribuohen ato epitete sikurse pretendon prokuroria tashm\u00eb edhe gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. P\u00ebr dallim prej institucioneve t\u00eb cilat besoj q\u00eb jan\u00eb ndon\u00ebse t\u00eb vonuara n\u00eb drejtim t\u00eb marrjes me m\u00eb seriozitet dhe m\u00eb me p\u00ebrkushtim tek k\u00ebtij procesi, e kemi th\u00ebn\u00eb vazhdimisht q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb dhe ka qen\u00eb proces jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, si p\u00ebr t\u00eb tashmen, si p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit, por q\u00eb institucionet tona n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb e kan\u00eb trajtuar n\u00eb bindjen time mjaftuesh\u00ebm, me p\u00ebrkushtim dhe seriozitet. Le t\u00eb mos harrojm\u00eb faktin q\u00eb pala mbrojt\u00ebse n\u00eb jo pak raste \u00ebsht\u00eb ballafaquar me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb duarndorshme, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe munges\u00ebn e fondeve t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mbrojtje kualitative. Prandaj qasja e institucioneve ka qen\u00eb, ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr me d\u00ebshiruar, shto faktin q\u00eb ligji n\u00eb bindjen time ka pasur dhe ka nj\u00eb varg anomalish dhe nene q\u00eb jan\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn. Prandaj leht\u00ebsisht ato kan\u00eb mundur t\u00eb adresohen edhe tash mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb rast se ka vullnet politik p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p> Avokati ka folur p\u00ebr dispozitat e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara, p\u00ebr t\u00eb cilat pretendon se duhet t\u00eb rishikohen dhe harmonizohen me Kushtetut\u00ebn dhe aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p> \u201cVazhdimisht prej asaj se s\u2019kan\u00eb n\u00eb fakt ndryshuar, p\u00ebr shembull n\u00eb rast se i referohemi dispozitave t\u00eb nenit 44 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara q\u00eb flet p\u00ebr d\u00ebnimin. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje me t\u00eb gjitha parimet e drejt\u00ebsis\u00eb penale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe zbatimin e ligjit m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm si parim ose bazament i funksionimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb penale q\u00eb prej se funksionon ai, ama di edhe madje nj\u00eb nen i till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje edhe me nenin 33 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, por edhe me nenin 7 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb e Njeriut. Prandaj rishikimi dhe harmonizimi i tij me Kushtetut\u00ebn e vendit dhe aktet e zbatueshme direkt n\u00eb vendin ton\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e nevojshme dhe e domosdoshme dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb \u00e7far\u00ebdo vendimi eventual q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb jet\u00eb n\u00eb harmoni me k\u00ebto instrumente q\u00eb duhet me u zbatu edhe nga ana e Gjykat\u00ebs Speciale\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai foli edhe p\u00ebr nene t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ndryshonin.<\/p>\n<p> \u201cPastaj kemi edhe disa akte ose disa nene t\u00eb tjera, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull \u00e7\u00ebshtja e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila i atribuohet kryetarit t\u00eb dhomave t\u00eb specializuara, ndon\u00ebse \u00e7\u00ebshtja e transferimit t\u00eb personave t\u00eb d\u00ebnuar  jan\u00eb akte t\u00eb cilat prekin drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut dhe si t\u00eb tilla duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb ratifikimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 18 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit. Pastaj ka munges\u00eb t\u00eb mekanizmave t\u00eb mbik\u00ebqyrjes t\u00eb  k\u00ebsaj gjykate, e cila ndon\u00ebse n\u00eb nenin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Kushtetut\u00ebs i atribuohen k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb rregullohen me ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mir\u00ebpo kur shkojm\u00eb te ligji p\u00ebr dhomat e specializuara, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk  figuron fare. Prandaj ligji ka pasur dhe ka nj\u00eb varg dispozitash t\u00eb cilat me nj\u00eb proces dhe me nj\u00eb vullnet politik mund t\u00eb adresohen dhe mund t\u00eb rishikohet ky  ligj\u201d, shtoi tutje Bajraktari.<\/p>\n<p>Trupi gjykues shpalli fajtor\u00eb ish-epror\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i dhe Krasniqi u d\u00ebnuan me 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet burgim dhe Selimi me 13. T\u00eb kat\u00ebrtit u gjet\u00ebn fajtor\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr akuzat p\u00ebr krime lufte: arrestim dhe ndalim t\u00eb paligjsh\u00ebm ose arbitrar, trajtim mizor, tortur\u00eb dhe vrasje t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Trupi gjykues rr\u00ebzoi akuzat e Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Vendimi u cil\u00ebsua si i padrejt\u00eb nga krer\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, teksa ekipet mbrojt\u00ebse paralajm\u00ebruan se do ta apelojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar e mir\u00ebpriti vendimin dhe tha se sjell\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat, teksa paralajm\u00ebroi se do t\u00eb shqyrtoj\u00eb aktgjykimin edhe p\u00ebr pjes\u00ebn e akuzave q\u00eb i rr\u00ebzoi trupi gjykues.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas verdiktit n\u00eb Hag\u00eb, \u00e7\u00ebshtja tashm\u00eb kalon n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr faz\u00eb, at\u00eb t\u00eb Apelit. Avokati Ardian Bajraktari thot\u00eb se procedura mund t\u00eb zgjas\u00eb rreth dy vite, nd\u00ebrsa kritikon institucionet e Kosov\u00ebs p\u00ebr qasjen ndaj k\u00ebtij procesi dhe k\u00ebrkon rishikimin e disa dispozitave t\u00eb Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara. Bajraktari n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":244472,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-244471","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=244471"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244471\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":244473,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244471\/revisions\/244473"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/244472"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=244471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=244471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=244471"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=244471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}