{"id":244528,"date":"2026-09-19T21:24:32","date_gmt":"2026-09-19T19:24:32","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=244528"},"modified":"2026-09-19T21:24:32","modified_gmt":"2026-09-19T19:24:32","slug":"ballkani-reagon-fuqishem-kete-vit-nuk-heshtim-vitin-e-kaluar-na-u-vodh-titulli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ballkani-reagon-fuqishem-kete-vit-nuk-heshtim-vitin-e-kaluar-na-u-vodh-titulli\/","title":{"rendered":"Ballkani reagon fuqish\u00ebm: \u201cK\u00ebt\u00eb vit nuk heshtim, vitin e kaluar na u vodh titulli\u201d"},"content":{"rendered":"<p>REAGIM<\/p>\n<p>Sezonin e kaluar kemi heshtur. Kemi heshtur edhe pse na \u00ebsht\u00eb vjedhur titulli. Por tani ka ardhur koha t\u00eb reflektojm\u00eb, sepse k\u00ebshtu m\u00eb nuk mundemi!<\/p>\n<p>Kryeshefi i referimit, P\u00ebrparim Hasani, me ekipen e tij, sezonin e kaluar na ka d\u00ebmtuar n\u00eb 13 ndeshje direkte, n\u00eb t\u00eb cilat na jan\u00eb vjedhur pik\u00ebt dhe, si pasoj\u00eb, e kemi humbur titullin. Po ashtu, na \u00ebsht\u00eb vjedhur edhe Kupa e Kosov\u00ebs. N\u00ebse nuk jemi t\u00eb sakt\u00eb 100% n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, le t\u2019i marrin ekspert\u00ebt bot\u00ebror\u00eb dhe t\u2019i shikojn\u00eb t\u00eb gjitha 36 loj\u00ebrat e Superlig\u00ebs. N\u00ebse nuk del e sakt\u00eb kjo, ne do t\u00eb dalim publikisht t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb falje.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb sezon, kryeshefi, s\u00eb bashku me piunet e tij, paska nisur q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb kampionatit ta b\u00ebj\u00eb ligjin n\u00eb futboll dhe t\u00eb vendos\u00eb, sikurse sezonin e kaluar, se kush do t\u00eb b\u00ebhet kampion dhe kush do t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse sezonin e kaluar kemi d\u00ebrguar e-mail zyrtar\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb disa gjyqtar\u00eb t\u00eb mos delegoheshin n\u00eb ndeshjet tona, p\u00ebr \u00e7udi, pik\u00ebrisht ata gjyqtar\u00eb na delegoheshin n\u00eb xhiron e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani m\u00eb nuk mund t\u00eb heshtim, sepse po d\u00ebmtohet djersa jon\u00eb \u2013 djersa e t\u00eb gjith\u00ebve: e lojtar\u00ebve, stafit, investitorit dhe tifoz\u00ebve.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi absolutisht asgj\u00eb kund\u00ebr klubit t\u00eb Malishev\u00ebs. Ua urojm\u00eb pik\u00ebt e plota, sepse jemi t\u00eb bindur se ata nuk kan\u00eb dor\u00eb n\u00eb referimin e sot\u00ebm. Por, p\u00ebr matematikat e atyre q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb lart, sot ata dol\u00ebn fitimtar\u00eb.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb vendosur ndeshja 100% nga Alban Shala dhe Valon Bajgora.<\/p>\n<p>N\u00eb minut\u00ebn e 52-t\u00eb, Valentin Serebe rr\u00ebzohet n\u00eb zon\u00ebn e Malishev\u00ebs pas nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje q\u00eb, nga pamjet, duket e mjaftueshme p\u00ebr akordimin e penalltis\u00eb. Nj\u00eb penallti q\u00eb do t\u00eb na jepte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb avanconim n\u00eb 0-2.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, gjyqtari kryesor, Alban Shala, e nd\u00ebshkoi Sereben me karton t\u00eb verdh\u00eb p\u00ebr simulim. Edhe m\u00eb i dhimbsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se nga dhoma e VAR-it, ku ndodhej Valon Bajgora, nuk pati nd\u00ebrhyrje apo reagim p\u00ebr rishikimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb minutat e fundit, pas nj\u00eb goditjeje nga k\u00ebndi, sipas vler\u00ebsimit ton\u00eb, ndaj lojtarit ton\u00eb shkaktohet faull n\u00eb zon\u00eb. Pik\u00ebrisht nga vazhdimi i k\u00ebtij aksioni vjen goli.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, k\u00ebta \u201cheronj\u201d e p\u00ebrfundojn\u00eb misionin e tyre, pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 duket se ishte paracaktuar para fillimit t\u00eb ndeshjes.<\/p>\n<p>\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014-<\/p>\n<p>E dim\u00eb se ky reagim, p\u00ebr shkak t\u00eb ashp\u00ebrsis\u00eb s\u00eb tij, ndoshta nuk do t\u2019i p\u00eblqej\u00eb as Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs. Por kemi vendosur t\u00eb reagojm\u00eb kaq fuqish\u00ebm, sepse besojm\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb momenti i fundit p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe p\u00ebr ta rregulluar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e referimit.<\/p>\n<p>Por jemi t\u00eb m\u00ebrzitur.<\/p>\n<p>Krejt opinioni shqiptar, kudo n\u00eb bot\u00eb, e di se si futbolli i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb njohur dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb aren\u00ebn evropiane p\u00ebrmes klubit ton\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se si kemi performuar n\u00eb Evrop\u00eb dhe \u00e7far\u00eb historie kemi shkruar. Kur klubet e tjera ishin vet\u00ebm vizitore n\u00eb Evrop\u00eb, FC Ballkani garonte, fitonte dhe e p\u00ebrfaq\u00ebsonte futbollin e Kosov\u00ebs me dinjitet.<\/p>\n<p>Kemi dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta ngritur emrin e futbollit kosovar. Kemi investuar, kemi sakrifikuar dhe kemi luftuar n\u00eb \u00e7do ndeshje q\u00eb flamuri dhe emri i Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin denj\u00ebsisht n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb shikohet se sa futbollist\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga FC Ballkani sot kan\u00eb arritur t\u00eb veshin fanell\u00ebn e Komb\u00ebtares s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Komb\u00ebtares s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb puna jon\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb investimi yn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb FC Ballkani i ka dh\u00ebn\u00eb dhe vazhdon t\u2019i jap\u00eb futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>Prandaj, pas gjith\u00eb asaj q\u00eb kemi investuar, sakrifikuar dhe dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ngritjen e imazhit t\u00eb futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb djersa jon\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet nga askush.<\/p>\n<p>Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb favore. Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb dikush t\u00eb na fal\u00eb pik\u00eb. Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb na b\u00ebj\u00eb askush kampion\u00eb, por vetem drejt\u00ebsi n\u00eb referim.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm drejt\u00ebsi. K\u00ebrkojm\u00eb trajtim t\u00eb barabart\u00eb. K\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb at\u00eb q\u00eb e fitojm\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs, t\u00eb mos na e marrin jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>MJAFT KEMI HESHTUR!<\/p>\n<p>Media<br \/>\nFC BALLKANI<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>REAGIM Sezonin e kaluar kemi heshtur. Kemi heshtur edhe pse na \u00ebsht\u00eb vjedhur titulli. Por tani ka ardhur koha t\u00eb reflektojm\u00eb, sepse k\u00ebshtu m\u00eb nuk mundemi! Kryeshefi i referimit, P\u00ebrparim Hasani, me ekipen e tij, sezonin e kaluar na ka d\u00ebmtuar n\u00eb 13 ndeshje direkte, n\u00eb t\u00eb cilat na jan\u00eb vjedhur pik\u00ebt dhe, si pasoj\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":244529,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-244528","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-sports"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=244528"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244528\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":244530,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244528\/revisions\/244530"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/244529"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=244528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=244528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=244528"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=244528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}