{"id":244567,"date":"2026-09-20T15:01:08","date_gmt":"2026-09-20T13:01:08","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=244567"},"modified":"2026-09-20T15:01:08","modified_gmt":"2026-09-20T13:01:08","slug":"rel-njeriu-i-17-shkurtit-nen-hijen-e-16-shtatorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rel-njeriu-i-17-shkurtit-nen-hijen-e-16-shtatorit\/","title":{"rendered":"REL: Njeriu i 17 shkurtit n\u00ebn hijen e 16 shtatorit"},"content":{"rendered":"<p>D\u00ebnimi p\u00ebr krime lufte i shton nj\u00eb kapitull t\u00eb ri trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Hashim Tha\u00e7it, nj\u00eb prej figurave qendrore t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Juridikisht, aktgjykimi ndaj Tha\u00e7it nuk prek pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs; politikisht, ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb sfiduar narrativin e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Nga partneriteti me Per\u00ebndimin te verdikti n\u00eb Hag\u00eb, si do t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb k\u00ebta dy kapituj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb kujtohen Tha\u00e7i dhe historia e re e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>M\u00eb 17 shkurt 2008, Hashim Tha\u00e7i q\u00ebndroi n\u00eb foltoren e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe lexoi fjal\u00ebt q\u00eb do ta p\u00ebrcaktonin vendin e tij n\u00eb historin\u00eb e shtetit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe, udh\u00ebheq\u00ebsit e popullit ton\u00eb, t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj deklarate, shpallim Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur dhe demokratik\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Ai ishte at\u00ebher\u00eb 40 vje\u00e7, kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebs politik i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Fotografia e tij n\u00eb Kuvend u b\u00eb nj\u00eb nga imazhet p\u00ebrcaktuese t\u00eb 17 shkurtit.<\/p>\n<p>Tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr imazh i Tha\u00e7it hyn n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 shtator 2026, ai q\u00ebndroi n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb gjyqi n\u00eb Hag\u00eb dhe d\u00ebgjoi nj\u00eb trup gjykues t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs ta shpallte fajtor p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues ju d\u00ebnon me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb nj\u00ebsuar me 25 vjet burgim\u201d, u tha n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebra fotografi nuk e fshin tjetr\u00ebn, por, prej k\u00ebtij aktgjykimi, ato do t\u00eb ekzistojn\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb i b\u00ebn kjo jo vet\u00ebm trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Tha\u00e7it, por edhe m\u00ebnyr\u00ebs se si do t\u00eb lexohet historia e shtetit q\u00eb ai ndihmoi ta krijonte.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb gjykoi Haga?<\/p>\n<p>Mark Ellis, drejtor i Od\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Avokat\u00ebve, thot\u00eb se p\u00ebrgjigjja juridike nuk l\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dilem\u00eb: k\u00ebto jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje krejt\u00ebsisht t\u00eb ndara.<\/p>\n<p>Sipas tij, Dhomat e Specializuara kishin p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktonin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb kat\u00ebr individ\u00ebve \u2013 Tha\u00e7it dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u2013 dhe jo t\u00eb gjykonin shtetin q\u00eb u krijua m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta i shpall\u00ebn k\u00ebta kat\u00ebr individ\u00eb fajtor\u00eb p\u00ebr krime lufte dhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tyre individuale. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb p\u00ebrcakton ligji. Nuk do t\u00eb duhej t\u00eb kishte ndonj\u00eb ndikim tjet\u00ebr mbi shtetin\u201d, thot\u00eb Ellis p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrgjigjja juridike u dha edhe vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 2010, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb konstatoi se Deklarata e 17 shkurtit nuk e shkeli t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i dhe Krasniqi d\u00ebnohen me nga 25 vjet burgim p\u00ebr krime lufte, Veseli me 18, Selimi me 13<br \/>\nVija u t\u00ebrhoq qart\u00eb edhe n\u00eb Dhomat e Specializuara: synimi p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nuk ishte objekt i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale. Aktgjykimi trajtoi krimet e kryera ndaj personave t\u00eb perceptuar si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb ndahet qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb gjyqi, mund t\u00eb bashkohet m\u00eb leht\u00eb n\u00eb betej\u00ebn politike p\u00ebr historin\u00eb.https:\/\/www.evropaelire.org\/embed\/player\/0\/33858855.html?type=video<\/p>\n<p>Nj\u00eb aktgjykim q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu, sipas studiuesit Abit Hoxha nga Universiteti Agder n\u00eb Norvegji, aktgjykimi mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Jo duke ndryshuar statusin juridik t\u00eb Kosov\u00ebs, por duke hyr\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasjen shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si interpretohet pavar\u00ebsia e saj.<\/p>\n<p>Hoxha thot\u00eb se vendimi mund t\u00eb l\u00ebr\u00eb \u201cnj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb madhe\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori dhe pret q\u00eb Serbia dhe Rusia, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb ta kund\u00ebrshtojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, ta p\u00ebrdorin d\u00ebnimin e Tha\u00e7it p\u00ebr t\u00eb sfiduar narrativin mbi t\u00eb cilin Kosova e ka nd\u00ebrtuar shtet\u00ebsin\u00eb e saj dhe p\u00ebr ta shtyr\u00eb k\u00ebt\u00eb interpretim edhe p\u00ebrtej tyre.<\/p>\n<p>\u201cVendet sikurse Qiproja, Rumania, Spanja, Greqia\u2026 do ta ken\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij argumenti. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb thon\u00eb se themeli i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi krime t\u00eb luft\u00ebs. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh q\u00eb un\u00eb e shoh\u201d, thot\u00eb Hoxha p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vet\u00eb figur\u00ebn e Tha\u00e7it, Hoxha p\u00ebrdor nj\u00eb p\u00ebrkufizim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Ai e p\u00ebrshkruan si \u201cbabain e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d \u2013 jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se lexoi Deklarat\u00ebn, por p\u00ebr rolin q\u00eb kishte n\u00eb gjith\u00eb procesin q\u00eb \u00e7oi deri tek ajo.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb rol q\u00eb, sipas Hoxh\u00ebs, aktgjykimi mund ta komplikoj\u00eb, por nuk mund ta fshij\u00eb nga historia.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr faktin se rruga e Tha\u00e7it p\u00ebrshkoi disa prej etapave vendimtare t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga veprimtaria politike dhe roli udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb U\u00c7K, ai kaloi n\u00eb negociatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe, pas luft\u00ebs, n\u00eb krye t\u00eb institucioneve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ishte kryeminist\u00ebr kur u shpall pavar\u00ebsia, m\u00eb von\u00eb president dhe nj\u00eb nga figurat kryesore n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Dy m\u00ebnyra p\u00ebr ta kujtuar Tha\u00e7in<\/p>\n<p>Por, kjo histori e gjat\u00eb politike ngre edhe pyetjen se sa mund t\u00eb ndahet aktgjykimi i Hag\u00ebs nga trash\u00ebgimia e Tha\u00e7it.<\/p>\n<p>P\u00ebr studiuesin Armend Bekaj nga Universiteti Uppsala n\u00eb Suedi, m\u00ebnyra se si do t\u00eb kujtohet Tha\u00e7i nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shum\u00ebk\u00eb, Hashim Tha\u00e7i do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb heroi i luft\u00ebs dhe i paqes, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, edhe p\u00ebr shum\u00ebk\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb person, i cili u shpall fajtor p\u00ebr krime lufte. Besoj q\u00eb kjo gjykat\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, ka ofruar material t\u00eb bollsh\u00ebm p\u00ebr politikanin, akademikun, gazetarin e sot\u00ebm, e nes\u00ebrm, q\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb v\u00ebllime t\u00eb t\u00ebra si p\u00ebr nj\u00ebrin ekstrem, ashtu edhe p\u00ebr ekstremin tjet\u00ebr\u201d, thot\u00eb Bekaj p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb do ta lexojn\u00eb Tha\u00e7in vet\u00ebm p\u00ebrmes aktgjykimit, Bekaj shton se duhet kujtuar edhe konteksti: rruga e tij nga U\u00c7K-ja deri te pavar\u00ebsia u p\u00ebrshkua me mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme t\u00eb Per\u00ebndimit, mbi t\u00eb gjitha t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Si d\u00ebshmi t\u00eb k\u00ebtij raporti, ai p\u00ebrmend edhe paraqitjen n\u00eb mbrojtje t\u00eb Tha\u00e7it t\u00eb ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb, si Wesley Clark dhe James Rubin.<\/p>\n<p>\u201cHashim Tha\u00e7i dhe lider\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, dhe jo vet\u00ebm t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb partner\u00eb n\u00eb \u00e7do hap \u2013 prej koh\u00ebs s\u00eb rezistenc\u00ebs civile, rezistenc\u00ebs s\u00eb armatosur drejt b\u00ebrjes s\u00eb Kosov\u00ebs shtet \u2013 kan\u00eb punuar n\u00eb nj\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me miqt\u00eb euroatlantik\u00eb\u201d, thot\u00eb Bekaj.<\/p>\n<p>1999: Hashim Tha\u00e7i, at\u00ebkoh\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i U\u00c7K-s\u00eb, dhe James Rubin, at\u00ebkoh\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit.<br \/>\n1999: Hashim Tha\u00e7i, at\u00ebkoh\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i U\u00c7K-s\u00eb, dhe James Rubin, at\u00ebkoh\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit.<br \/>\nA duhet Per\u00ebndimi ta rilexoj\u00eb at\u00eb periudh\u00eb?<\/p>\n<p>Ky partneritet e zgjeron pyetjen p\u00ebrtej vet\u00eb Tha\u00e7it.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai ishte nj\u00eb nga figurat kryesore me t\u00eb cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleat\u00ebt e tyre punuan n\u00eb rrug\u00ebn drejt pavar\u00ebsis\u00eb, a e detyron aktgjykimi i Hag\u00ebs Per\u00ebndimin ta rilexoj\u00eb edhe at\u00eb periudh\u00eb?<\/p>\n<p>Charles Kupchan, ish-zyrtar i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe profesor n\u00eb Universitetin Georgetown, nuk mendon k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>\u201c\u2026sepse Tha\u00e7i e b\u00ebri at\u00eb kalim, apo jo? Nga nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, i d\u00ebnuar tani p\u00ebr mizori, ai u b\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs civil q\u00eb ndihmoi Kosov\u00ebn t\u00eb ecte drejt pavar\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me Shtetet e Bashkuara, me fuqit\u00eb evropiane dhe me t\u00eb tjer\u00ebt. Prandaj, nuk mendoj se kjo do t\u00eb ndryshoj\u00eb\u201d, thot\u00eb Kupchan p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Me fjal\u00ebt e tij, verdikti mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tronditje afatshkurt\u00ebr, por jo nj\u00eb goditje q\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb pozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai nuk pret t\u00ebrheqje t\u00eb njohjeve, d\u00ebmtim t\u00eb partneriteteve me Per\u00ebndimin apo pengim t\u00eb rrug\u00ebs euroatlantike. Sipas tij, as procesi i normalizimit me Serbin\u00eb nuk vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>Madje, n\u00eb planin afatgjat\u00eb, ai sheh mund\u00ebsin\u00eb edhe t\u00eb nj\u00eb efekti pozitiv, n\u00ebse procesi shihet si d\u00ebshmi se drejt\u00ebsia zbatohet nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKosova po luftonte p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga spastrimi etnik dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, lufta p\u00ebr pavar\u00ebsi ishte nj\u00eb luft\u00eb e drejt\u00eb. Megjithat\u00eb, nj\u00eb luft\u00eb e drejt\u00eb nuk i justifikon krimet e luft\u00ebs. Nj\u00eb padrejt\u00ebsi nuk mund t\u00eb arsyetohet me nj\u00eb padrejt\u00ebsi tjet\u00ebr. N\u00ebse Tha\u00e7i dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb kan\u00eb kryer krime lufte \u2013 edhe pse kauza p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn luftonin ishte e drejt\u00eb \u2013 at\u00ebher\u00eb mendoj se gjykata ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte\u201d, thot\u00eb Kupchan.<\/p>\n<p>Nga \u201cGeorge Washingtoni i Kosov\u00ebs\u201d te Haga<\/p>\n<p>Ky kontrast nuk kaloi pa u v\u00ebn\u00eb re edhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb raportimet p\u00ebr aktgjykimin, mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare e p\u00ebrshkruan Tha\u00e7in jo vet\u00ebm si ish-president dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, por edhe si nj\u00eb nga figurat qendrore t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>AFP-ja e p\u00ebrmblodhi transformimin n\u00eb nj\u00eb titull: \u201cNga \u2018George Washingtoni i Kosov\u00ebs\u2019 n\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Hag\u00eb\u201d. Krahasimi lidhet me nj\u00eb p\u00ebrshkrim q\u00eb Joe Biden kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr Tha\u00e7in gjat\u00eb koh\u00ebs kur ishte n\u00ebnpresident i Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Associated Press kujtoi se Tha\u00e7i, i cili u kthye nga Zvicra p\u00ebr t\u2019iu bashkuar luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, u pranua m\u00eb pas nga udh\u00ebheq\u00ebsit per\u00ebndimor\u00eb, mori pjes\u00eb n\u00eb negociatat e Rambujes\u00eb m\u00eb 1999 dhe u pa si nj\u00eb prej figurave q\u00eb mund ta udh\u00ebhiqnin Kosov\u00ebn drejt pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Guardian shkroi se Tha\u00e7i, dikur me q\u00ebndrime t\u00eb ashpra, m\u00eb pas u zhvendos drejt nj\u00eb profili politik m\u00eb t\u00eb moderuar.<\/p>\n<p>The Times, po ashtu, e p\u00ebrmblodhi kontrastin q\u00eb n\u00eb titull: \u201c\u2018Gjarpri\u2019, hero i Kosov\u00ebs, i d\u00ebnuar p\u00ebr krime lufte\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb tash ka dy an\u00eb<\/p>\n<p>Kur pyetet se cili imazh i Tha\u00e7it do t\u00eb peshoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb pas disa dekadash \u2013 njeriu q\u00eb ndihmoi ta \u00e7onte Kosov\u00ebn drejt pavar\u00ebsis\u00eb apo njeriu i d\u00ebnuar p\u00ebr krime lufte \u2013 Kupchan nuk zgjedh mes tyre.<\/p>\n<p>\u201cSi edhe me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb guximshme dhe me vler\u00eb, por q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht jan\u00eb akuzuar edhe p\u00ebr vepra penale, p\u00ebrfshir\u00eb krime lufte, edhe n\u00eb rastin e Tha\u00e7it ekzistojn\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi e nd\u00ebrlikuar. Tha\u00e7i do t\u00eb kujtohet p\u00ebr rolin q\u00eb kishte n\u00eb udh\u00ebheqjen e Kosov\u00ebs drejt pavar\u00ebsis\u00eb. Por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, trash\u00ebgimia e tij tash do t\u00eb jet\u00eb e lidhur edhe me k\u00ebt\u00eb aktgjykim\u201d, thot\u00eb Kupchan.<\/p>\n<p>Dy momentet i ndajn\u00eb pak mbi 18 vjet.<\/p>\n<p>Se cili prej tyre do t\u00eb peshoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb kujtohet Tha\u00e7i, mbetet nj\u00eb pyetje p\u00ebr vitet q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Por, 16 shtatori nuk ndryshoi vet\u00ebm trash\u00ebgimin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sall\u00eb, Jakup Krasniqi u d\u00ebnua me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 \u2013 t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, aktgjykimi u prit me reagime t\u00eb forta dhe me shpres\u00ebn se fjala e fundit mund t\u00eb mos jet\u00eb th\u00ebn\u00eb ende.<\/p>\n<p>Sepse, pas m\u00eb shum\u00eb se tre vjet\u00ebsh gjykim dhe nj\u00eb aktgjykimi q\u00eb dha gjithsej 81 vjet burgim p\u00ebr kat\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb, v\u00ebmendja tash zhvendoset tek apeli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebnimi p\u00ebr krime lufte i shton nj\u00eb kapitull t\u00eb ri trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Hashim Tha\u00e7it, nj\u00eb prej figurave qendrore t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Juridikisht, aktgjykimi ndaj Tha\u00e7it nuk prek pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs; politikisht, ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb sfiduar narrativin e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Nga partneriteti me Per\u00ebndimin te verdikti n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":244568,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-244567","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=244567"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244567\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":244569,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/244567\/revisions\/244569"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/244568"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=244567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=244567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=244567"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=244567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}