{"id":245415,"date":"2026-09-29T07:37:22","date_gmt":"2026-09-29T05:37:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=245415"},"modified":"2026-09-29T07:37:22","modified_gmt":"2026-09-29T05:37:22","slug":"7-dite-kohe-per-presidentin-partite-ende-pa-kandidat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/7-dite-kohe-per-presidentin-partite-ende-pa-kandidat\/","title":{"rendered":"7 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr presidentin, partit\u00eb ende pa kandidat"},"content":{"rendered":"<p>Partit\u00eb parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb ndonj\u00eb em\u00ebr si propozim p\u00ebr president t\u00eb ri t\u00eb vendit, ndon\u00ebse kan\u00eb mbetur edhe shtat\u00eb dit\u00eb deri n\u00eb skadimin e afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>6 tetori 2026 \u00ebsht\u00eb data e fundit deri kur Kuvendi duhet ta p\u00ebrfundoj\u00eb procesin p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb shtetit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, vendi mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja parlamentare. Aktualisht, ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes vazhdon t\u00eb jet\u00eb kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.<\/p>\n<p>Mandati i saj gjasht\u00ebmujor si ushtruese e k\u00ebsaj pozite skadon m\u00eb 4 tetor dhe ende nuk dihet se si do t\u00eb vazhdoj\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Kuvendi u mblodh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, por zgjedhja e presidentit nuk ishte n\u00eb rend dite. Pas seanc\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive parlamentare nuk dhan\u00eb sinjale p\u00ebr ndonj\u00eb marr\u00ebveshje rreth nj\u00eb kandidati.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, si partia m\u00eb e madhe parlamentare, ende nuk ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur n\u00ebse ka nj\u00eb kandidat p\u00ebr president.<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti \u00ebsht\u00eb takuar ndaras me kryetarin e PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, dhe kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku.<\/p>\n<p>Takimet u zhvilluan lidhur me deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr aktgjykimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur n\u00ebse \u00ebsht\u00eb diskutuar edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit.<\/p>\n<p>Kurti ka deklaruar se, n\u00ebse Kuvendi nuk arrin ta zgjedh\u00eb presidentin, vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk do t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb zgjedhim president t\u00eb ri, do t\u00eb shkojm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje, q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb zgjedhjet e kat\u00ebrta brenda dy viteve. Zgjedhjet e reja jan\u00eb t\u00eb panevojshme e t\u00eb kushtueshme\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga emrat q\u00eb ishte propozuar p\u00ebr president ishte Bekim Sejdiu. Ai m\u00eb her\u00ebt njoftoi se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga kandidatura.<\/p>\n<p>Sejdiu ishte propozuar nga LVV dhe LDK, por kandidatura e tij nuk arriti t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e votimit, pasi disa deputet\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb dol\u00ebn kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Pas t\u00ebrheqjes s\u00eb Sejdiut, deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik ndonj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebr president.<\/p>\n<p>Shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb LDK-s\u00eb, Jehona Lushaku, ka th\u00ebn\u00eb se partia e saj \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cNe edhe si parti kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u2019i shmangim zgjedhjet, meq\u00eb kemi pasur zgjedhje, por kjo k\u00ebrkon vullnetin e t\u00eb gjitha grupeve parlamentare, ose t\u00eb gjitha partive politike. Ne, si t\u00eb vet\u00ebm nuk mundemi me i dhan\u00eb president Kosov\u00ebs, por jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb japim kontributin ton\u00eb p\u00ebr themelimin e k\u00ebtyre institucioneve. Ne nuk jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku mund t\u00eb themi jemi \u2018p\u00ebr\u2019 ose \u2018kund\u00ebr\u2019 nj\u00eb kandidati, meq\u00eb kemi nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb re\u201d, tha Lushaku.<\/p>\n<p>Shefi i Grupit Parlamentar t\u00eb PDK-s\u00eb, Arian Tahiri, ka mohuar se votimi p\u00ebr projektligjin e propozuar nga PDK-ja p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara mund t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb votimin p\u00ebr presidentin.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb tema q\u00eb nuk duhet me i lidh\u00eb. Ligji \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi komb\u00ebtare, institucionale, politike dhe individuale e secilit deputet shqiptar. Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e presidentit \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e vullnetit t\u00eb partive politike, q\u00eb patjet\u00ebr duhet me pas\u00eb qasje proaktive, konsensus dhe mos me qen\u00eb shkaktar\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme\u201d, tha Tahiri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, shefi i Grupit Parlamentar t\u00eb Aleanc\u00ebs, Besnik Tahiri, ka kritikuar munges\u00ebn e nj\u00eb procesi politik p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>\u201cPo e shoh q\u00eb ka nj\u00eb injorim t\u00eb nj\u00eb situate shum\u00eb reale. M\u00eb 6 tetor, ne ose shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje ose vazhdojm\u00eb me rrug\u00ebtimin shtet\u00ebror edhe me k\u00ebt\u00eb zotim, por edhe zotime t\u00eb tjera. A kuptoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb totalisht e pakuptueshme, e papranueshme q\u00eb ne mos t\u00eb flasim p\u00ebr problemet reale q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Na ka hyr\u00eb debati kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb patriot e kush spiun, kush \u00ebsht\u00eb i majt\u00eb e kush i djatht\u00eb, kush po b\u00ebn m\u00eb shum\u00eb e nganj\u00ebher\u00eb kush po qan m\u00eb shum\u00eb, kush po qet lot t\u00eb krokodilit\u201d, tha Tahiri.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e fundit, Kuvendi zgjodhi me 95 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim Vlora \u00c7itakun e PDK-s\u00eb n\u00ebnkryetare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me zgjedhjen e saj u kompletua Kryesia e Kuvendit.<\/p>\n<p>Kryetare e Kuvendit \u00ebsht\u00eb Albulena Haxhiu e LVV-s\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebnkryetar\u00eb jan\u00eb Ardian Gola i LVV-s\u00eb, Kujtim Shala i LDK-s\u00eb, Tanja Vujoviq e List\u00ebs Serbe dhe Emilija Rexhepi nga komunitetet joserbe.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrkund\u00ebr kompletimit t\u00eb Kryesis\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e zgjedhjes s\u00eb presidentit ende mbetet e hapur.<\/p>\n<p>Partit\u00eb parlamentare kan\u00eb edhe shtat\u00eb dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr kandidatin, para skadimit t\u00eb afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Gjykata Kushtetuese m\u00eb 6 tetor 2026.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partit\u00eb parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb ndonj\u00eb em\u00ebr si propozim p\u00ebr president t\u00eb ri t\u00eb vendit, ndon\u00ebse kan\u00eb mbetur edhe shtat\u00eb dit\u00eb deri n\u00eb skadimin e afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. 6 tetori 2026 \u00ebsht\u00eb data e fundit deri kur Kuvendi duhet ta p\u00ebrfundoj\u00eb procesin p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb shtetit. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":245416,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-245415","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245415","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245415"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245415\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":245417,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245415\/revisions\/245417"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245415"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=245415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}