{"id":245556,"date":"2026-09-30T13:55:09","date_gmt":"2026-09-30T11:55:09","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=245556"},"modified":"2026-09-30T13:55:09","modified_gmt":"2026-09-30T11:55:09","slug":"zgjatet-afati-per-dorezimin-e-njoftimeve-per-apel-ne-rastin-e-ish-krereve-te-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/zgjatet-afati-per-dorezimin-e-njoftimeve-per-apel-ne-rastin-e-ish-krereve-te-uck-se\/","title":{"rendered":"Zgjatet afati p\u00ebr dor\u00ebzimin e njoftimeve p\u00ebr Apel n\u00eb rastin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 29 shtator, Paneli i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit miratoi pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e Mbrojtjes p\u00ebr zgjatjen e afatit p\u00ebr dor\u00ebzimin e njoftimeve p\u00ebr apel kund\u00ebr Aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Paneli miratoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zgjatje afati edhe p\u00ebr ZPS-n\u00eb dhe kishte caktuar dat\u00ebn 27 n\u00ebntor p\u00ebr dor\u00ebzimin e njoftimeve p\u00ebr apel nga ekipet e Mbrojtjes dhe nga ZPS-ja, transmeton Klankosova.tv.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vendim tjet\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar sot, Paneli i Apelit miratoi modalitetet p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e viktimave n\u00eb procesin e apelit, n\u00eb t\u00eb cilin vendosi q\u00eb t\u00eb zbatohet nj\u00eb praktik\u00eb e ngjashme me at\u00eb q\u00eb u zbatua gjat\u00eb gjykimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, me p\u00ebrshtatjet e nevojshme.<\/p>\n<p>Paneli i Apelit i Dhomave t\u00eb Specializuara ka p\u00ebrcaktuar m\u00ebnyr\u00ebn se si viktimat pjes\u00ebmarr\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb procedurat e apelit, duke theksuar se pjes\u00ebmarrja e tyre duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Ligjin dhe Rregulloren, t\u00eb kufizohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb prekin interesat e tyre personale dhe t\u00eb mos cenoj\u00eb t\u00eb drejtat e t\u00eb akuzuarit, n\u00eb rastin Tha\u00e7i dhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, pjes\u00ebmarrja e viktimave n\u00eb procedurat e apelit lejohet pavar\u00ebsisht n\u00ebse Mbrojt\u00ebsi i Viktimave paraqet apo jo ankes\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 46(9) t\u00eb Ligjit.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb DhSK-s\u00eb, Paneli ka vler\u00ebsuar se, duke pasur parasysh m\u00ebnyr\u00ebn se si viktimat kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb gjat\u00eb gjykimit dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr koherenc\u00eb procedurale, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb nj\u00eb regjim i ngjash\u00ebm t\u00eb zbatohet edhe n\u00eb faz\u00ebn e apelit, me p\u00ebrshtatjet e nevojshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, t\u00eb drejtat e viktimave n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb do t\u00eb kufizohen vet\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb para Panelit t\u00eb Apelit dhe q\u00eb lidhen me bazat e ankesave t\u00eb paraqitura.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb interesat dhe t\u00eb drejtat e viktimave?<\/p>\n<p>Paneli rikujton se, sipas nenit 22 t\u00eb Ligjit, interesat dhe t\u00eb drejtat personale t\u00eb viktimave pjes\u00ebmarr\u00ebse p\u00ebrfshijn\u00eb njoftimin, njohjen e statusit dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr reparacion.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 23 t\u00eb Ligjit, pjes\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave \u00ebsht\u00eb edhe mbrojtja e siguris\u00eb, mir\u00ebqenies fizike dhe psikologjike, dinjitetit dhe privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>Paneli ka theksuar se viktimat nuk mund t\u00eb marrin pjes\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb procedurat e apelit dhe se ato mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen vet\u00ebm p\u00ebrmes Mbrojt\u00ebsit t\u00eb Viktimave.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Viktimave do t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb dosjen e \u00e7\u00ebshtjes<\/p>\n<p>Sipas vendimit, Mbrojt\u00ebsi i Viktimave do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dosjen e \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebrfshir\u00eb materialet publike, konfidenciale dhe rrept\u00ebsisht konfidenciale, si dhe transkriptet dhe materialet provuese.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb njoftim, p\u00ebrjashtim b\u00ebjn\u00eb materialet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb klasifikuara si komunikime ose procedura ex parte t\u00eb Mbrojt\u00ebsit t\u00eb Viktimave.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Viktimave do t\u00eb njoftohet gjithashtu p\u00ebr materialet e zbuluara ose t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb dosje dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i informoj\u00eb viktimat pjes\u00ebmarr\u00ebse p\u00ebr zhvillimet relevante t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke respektuar kufizimet q\u00eb lidhen me informacionet jo publike.<\/p>\n<p>Prani n\u00eb t\u00eb gjitha seancat e apelit<\/p>\n<p>Paneli ka vendosur q\u00eb Mbrojt\u00ebsi i Viktimave t\u00eb njoftohet dhe t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha seancat e apelit, qofshin ato publike, private apo t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtim b\u00ebjn\u00eb seancat ex parte t\u00eb Mbrojt\u00ebsit t\u00eb Viktimave.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Mbrojt\u00ebsi i Viktimave mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Panelit mbajtjen e nj\u00eb seance ex parte p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb paraqiten parashtresa pa leje paraprake<\/p>\n<p>Paneli ka p\u00ebrcaktuar se, brenda kufijve t\u00eb nenit 22(6) t\u00eb Ligjit dhe Rregull\u00ebs 114(4), Mbrojt\u00ebsi i Viktimave mund t\u00eb paraqes\u00eb, pa k\u00ebrkuar paraprakisht leje nga Paneli, parashtresa me shkrim dhe me goj\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje juridike ose faktike.<\/p>\n<p>Ai mund t\u00eb paraqes\u00eb gjithashtu p\u00ebrgjigje dhe kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj parashtresave t\u00eb b\u00ebra para Panelit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ankesat dhe parashtresat e tjera t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Paneli ka paralajm\u00ebruar se n\u00eb \u00e7do parashtres\u00eb duhet t\u00eb shpjegohet qart\u00eb lidhja e saj me interesat personale t\u00eb viktimave pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo lidhje nuk d\u00ebshmohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme, parashtresa mund t\u00eb hidhet posht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Viktimave duhet t\u00eb respektoj\u00eb edhe afatet, kufizimet e numrit t\u00eb fjal\u00ebve dhe k\u00ebrkesat e tjera formale t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Rregullore dhe n\u00eb Udh\u00ebzimin Praktik p\u00ebr Dosjet dhe Parashtrimet.<\/p>\n<p>aneli ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se vendimi nuk p\u00ebrcakton t\u00eb gjitha situatat q\u00eb mund t\u00eb paraqiten gjat\u00eb procedurave t\u00eb apelit. N\u00ebse lind nevoja p\u00ebr rregulla apo udh\u00ebzime shtes\u00eb, Paneli mund t\u2019i p\u00ebrcaktoj\u00eb ato m\u00eb von\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pal\u00ebve ose pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb procedur\u00eb, apo me iniciativ\u00ebn e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 29 shtator, Paneli i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit miratoi pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e Mbrojtjes p\u00ebr zgjatjen e afatit p\u00ebr dor\u00ebzimin e njoftimeve p\u00ebr apel kund\u00ebr Aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Paneli miratoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zgjatje afati edhe p\u00ebr ZPS-n\u00eb dhe kishte caktuar dat\u00ebn 27 n\u00ebntor p\u00ebr dor\u00ebzimin e njoftimeve p\u00ebr apel nga ekipet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":245557,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-245556","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245556"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245556\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":245558,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245556\/revisions\/245558"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245556"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=245556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}