{"id":245561,"date":"2026-09-30T15:08:20","date_gmt":"2026-09-30T13:08:20","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=245561"},"modified":"2026-09-30T15:08:20","modified_gmt":"2026-09-30T13:08:20","slug":"gjuha-shqipe-dhe-lenda-voluminoze-si-shqetesime-mbrojtja-e-thacit-dhe-tjereve-e-bind-pjeserisht-apelin-ne-betejen-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjuha-shqipe-dhe-lenda-voluminoze-si-shqetesime-mbrojtja-e-thacit-dhe-tjereve-e-bind-pjeserisht-apelin-ne-betejen-e-pare\/","title":{"rendered":"Gjuha shqipe dhe l\u00ebnda voluminoze si shqet\u00ebsime, mbrojtja e Tha\u00e7it dhe tjer\u00ebve e bind pjes\u00ebrisht Apelin n\u00eb \u2018betej\u00ebn\u2019 e par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Derisa n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb gjitha shpresat jan\u00eb varur tek shkalla e Apelit p\u00ebr lirimin e 4 ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K\u2019s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar nga shkalla e par\u00eb dhe teksa po paralajm\u00ebrohet nj\u00eb strategji shtet\u00ebrore p\u00ebr ballafaqim me Hag\u00ebn, mbrojtja e kat\u00ebrshes Tha\u00e7i, Veseli, Krasniqi e Selimi tashm\u00eb ka zhvilluar betej\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj me panelin e Apelit t\u00eb em\u00ebruar nga presidentja e Dhomave t\u00eb Specializuara, Ekaterina Tr\u00ebndafilova. Mbrojtja ka arritur t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm 6 jav\u00eb shtes\u00eb nga Apeli, ndon\u00ebse kishte k\u00ebrkuar rreth 9, p\u00ebr procesin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, shkruan Gazeta Express.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs ka vendosur q\u00eb t\u00eb aprovoj\u00eb zgjatjen e afatit p\u00ebr p\u00ebrgatitje p\u00ebr ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Ndon\u00ebse mbrojtja ka k\u00ebrkuar nj\u00eb shtyrje deri m\u00eb 15 dhjetor, Apeli s\u2019\u00ebsht\u00eb pajtuar se \u00ebsht\u00eb e nevojshme nj\u00eb shtyrje e till\u00eb, me arsyetimin se kap\u00ebrce tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb lejohet me Rregullore dhe ka caktuar dat\u00ebn 27 n\u00ebntor si afat, shkruan Gazeta Express.<\/p>\n<p>Mbrojtja si arsye p\u00ebr zgjatjen e afatit ka p\u00ebrmendur faktin q\u00eb dosja \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht voluminoze dhe se duhet ta marrin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn edhe t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Apeli n\u00eb vendim thekson se e pranon arsyetimin q\u00eb lidhet me madh\u00ebsin\u00eb e dosjes, duke konsideruar se dosja e rastit t\u00eb Tha\u00e7it dhe t\u00eb tjer\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhja q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nga Dhomat e Specializuara me gjithsejt\u00eb 2 mij\u00eb e 89 faqe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk e konsideron \u00e7\u00ebshtjen e munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkthimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe si problematik\u00eb q\u00eb pengon apelimin.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vendim, Apeli thekston se duke njeh t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb akuzuarve p\u00ebr ta pasur aktgjykimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe urdh\u00ebruaon Regjistrin e Gjykat\u00ebs Speciale q\u00eb t\u00eb raportoj\u00eb brenda 10 dit\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrkthimit.<\/p>\n<p>\u201cSi rezultat, dhe nd\u00ebrsa Paneli e njeh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb t\u00eb akuzuarit p\u00ebr ta marr\u00eb Aktgjykimin e Gjykimit n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb ai\/ajo e kupton, Paneli konsideron se drejt\u00ebsia e procedur\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk do t\u00eb ndikohet negativisht nga mungesa e p\u00ebrkthimit t\u00eb Aktgjykimit t\u00eb Gjykimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Megjithat\u00eb, Paneli i Apelit e konsideron t\u00eb p\u00ebrshtatshme q\u00eb t\u2019i udh\u00ebzoj\u00eb Regjistrin q\u00eb, brenda 10 dit\u00ebve nga dor\u00ebzimi i k\u00ebtij Vendimi, t\u2019i raportoj\u00eb Panelit t\u00eb Apelit lidhur me p\u00ebrkthimin e Aktgjykimit t\u00eb Gjykimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Regjistri duhet gjithashtu t\u00eb jap\u00eb datat e pritshme se kur do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion:<\/p>\n<p>p\u00ebrkthimi paraprak, ende i pa rishikuar, dhe p\u00ebrkthimi zyrtar p\u00ebrfundimtar i Aktgjykimit.<\/p>\n<p>Paneli gjithashtu thekson se \u00e7do p\u00ebrparim lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb diskutohet m\u00eb tej n\u00eb konferenc\u00ebn para-apelit\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Apelit.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsyet e paraqitura nga mbrojtja, paneli i Apelit ka vendosur q\u00eb t\u00eb zgjas\u00eb afatin deri m\u00eb 27 n\u00ebntor dhe jo 15 dhjetor si\u00e7 \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar. Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar nd\u00ebrkoh\u00eb s\u2019ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zgjatje t\u00eb afatit.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, Paneli konsideron se zgjatja e k\u00ebrkuar deri m\u00eb 15 dhjetor 2026, e cila do ta trefishonte afatin e parashikuar n\u00eb Rregulla, \u00ebsht\u00eb joproporcionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Edhe pse Paneli pranon se Aktgjykimi i Gjykimit \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i gjat\u00eb se aktgjykimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet Mustafa dhe Shala, ai nuk konsideron se kjo e justifikon nj\u00eb \u201czgjatje proporcionalisht m\u00eb t\u00eb madhe\u201d n\u00eb rastin konkret.Po ashtu, megjith\u00ebse SPO ka t\u00eb drejt\u00eb se n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje komplekse me shum\u00eb t\u00eb akuzuar, Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb zgjatje t\u00eb ngjashme t\u00eb afatit p\u00ebr paraqitjen e njoftimeve t\u00eb apelit, ato vendime jan\u00eb marr\u00eb duke u bazuar n\u00eb rrethanat specifike t\u00eb secil\u00ebs \u00e7\u00ebshtje. Sipas Panelit, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb automatikisht se duhet t\u00eb jepet e nj\u00ebjta zgjatje edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. N\u00eb rrethanat e k\u00ebtij rasti, Paneli vler\u00ebson se nj\u00eb zgjatje prej gjasht\u00eb jav\u00ebsh \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme.Prandaj, Paneli cakton 27 n\u00ebntorin 2026 si afatin p\u00ebr paraqitjen e \u00e7do njoftimi apeli nga Mbrojtja dhe nga SPO.Paneli konsideron se kjo zgjatje nuk do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paarsyeshme n\u00eb zhvillimin e shpejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit poashtu ka k\u00ebrkuar kujdes strikt gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb apelimit p\u00ebr shkak t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPaneli \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr numrin e t\u00eb akuzuarve n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe p\u00ebr numrin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb apeleve q\u00eb mund t\u00eb zhvillohen paralelisht.P\u00ebr t\u00eb siguruar zhvillimin e rregullt dhe efikas t\u00eb procedurave t\u00eb apelit, Paneli i Apelit shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u rikujtuar pal\u00ebve dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve k\u00ebrkesat dhe procedurat q\u00eb rregullojn\u00eb dor\u00ebzimin e parashtresave para Dhom\u00ebs s\u00eb Apelit.N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Paneli thekson se respektimi i k\u00ebtyre k\u00ebrkesave formale dhe udh\u00ebzimeve do t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte.N\u00eb p\u00ebrputhje me praktik\u00ebn e tij gjyq\u00ebsore, Paneli i Apelit do t\u2019i marr\u00eb n\u00eb shqyrtim parashtresat q\u00eb nuk i p\u00ebrmbushin k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb p\u00ebrcaktuara vet\u00ebm n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kur pala ka treguar arsye t\u00eb mjaftueshme (\u201cgood cause\u201d) p\u00ebr devijimin nga k\u00ebto k\u00ebrkesa, ose kur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb k\u00ebrkohet nga interesat e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit n\u00eb vendim ka sqaruar poashtu se aft\u00ebsia e Panelit p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar argumentet e nj\u00eb pale n\u00eb proces varet nga paraqitja e \u00e7\u00ebshtjes nga pala n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb, logjike dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cPaneli i Apelit nuk mund t\u00eb pritet t\u2019i shqyrtoj\u00eb parashtresat e nj\u00eb pale n\u00ebse ato jan\u00eb t\u00eb paqarta, kontradiktore, t\u00eb vag\u00ebta, t\u00eb pamb\u00ebshtetura me prova, ose n\u00ebse kan\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb tjera formale dhe t\u00eb dukshme.Pala q\u00eb paraqet apel duhet t\u00eb identifikoj\u00eb qart\u00eb konstatimet e gjykat\u00ebs q\u00eb po kund\u00ebrshton dhe t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb argumentet e saj duke dh\u00ebn\u00eb referenca t\u00eb sakta n\u00eb paragraf\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb aktgjykimit t\u00eb kund\u00ebrshtuar ose n\u00eb faqet e transkriptit ku gjendet d\u00ebshmia q\u00eb po kund\u00ebrshtohet, si dhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e cituar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb argumentit.P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kur nj\u00eb pal\u00eb ose pjes\u00ebmarr\u00ebs i referohet provave materiale ose burimeve t\u00eb tjera, duhet t\u00eb tregoj\u00eb me sakt\u00ebsi dat\u00ebn, numrin e prov\u00ebs, numrin e faqes dhe numrin e paragrafit t\u00eb dokumentit ose prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebhet fjal\u00eb.\u00c7do shkurtes\u00eb ose p\u00ebrcaktim q\u00eb p\u00ebrdoret nga pal\u00ebt n\u00eb parashtresat e tyre duhet t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb dhe uniform gjat\u00eb gjith\u00eb dokumentit.Paneli i Apelit thekson se \u00e7do baz\u00eb apeli q\u00eb nuk i p\u00ebrmbush k\u00ebrkesat formale t\u00eb apelimit, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kur nuk jep arsyetim ose nuk p\u00ebrcakton nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr apel, mund t\u00eb hidhet posht\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim (\u201cin limine\u201d)\u201d, thuhet n\u00eb vendim.\/GazetaExpress\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Derisa n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb gjitha shpresat jan\u00eb varur tek shkalla e Apelit p\u00ebr lirimin e 4 ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K\u2019s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar nga shkalla e par\u00eb dhe teksa po paralajm\u00ebrohet nj\u00eb strategji shtet\u00ebrore p\u00ebr ballafaqim me Hag\u00ebn, mbrojtja e kat\u00ebrshes Tha\u00e7i, Veseli, Krasniqi e Selimi tashm\u00eb ka zhvilluar betej\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj me panelin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":245336,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-245561","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245561"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245561\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":245562,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245561\/revisions\/245562"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245336"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245561"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=245561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}