{"id":245587,"date":"2026-09-30T22:35:15","date_gmt":"2026-09-30T20:35:15","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=245587"},"modified":"2026-09-30T22:35:15","modified_gmt":"2026-09-30T20:35:15","slug":"sot-iu-dha-lamtumira-atdhetarit-shefket-musliu-nga-gjilani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sot-iu-dha-lamtumira-atdhetarit-shefket-musliu-nga-gjilani\/","title":{"rendered":"Sot iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani"},"content":{"rendered":"<p>Shefket Musliu lindi m\u00eb 10 prill 1946, n\u00eb Artan\u00eb, nga prind\u00ebrit Zylfi dhe Mihrije. Babai i tij, Zylfi Halim Isufi-Musliu (1905\u20131975), ishte nj\u00eb veprimtar i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, i cili, p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij, u p\u00ebrndoq, u arrestua dhe u d\u00ebnua me 15 vjet burg, s\u00eb bashku me atdhetarin Ramiz Osmanin n\u00eb LNDSH dhe shum\u00eb shok\u00eb t\u00eb tij.<br \/>\nPas vitit 1918, kur Kosova u pushtua nga Jugosllavia, familja Musliu kishte emigruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb Turqi, si shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. <\/p>\n<p>Pas disa vitesh q\u00ebndrimi n\u00eb Turqi, Zylfiu kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me Konsullat\u00ebn Shqiptare dhe, p\u00ebrmes rregullimit t\u00eb disa dokumenteve, iu ishte b\u00ebr\u00eb i mundur kthimi n\u00eb Shqip\u00ebri sepse , sipas marr\u00ebveshjes jugosllavo-turke, shqiptar\u00ebve jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk u lejohej kthimi n\u00eb atdhe.Pasi ishin kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, ishin vendosur dhe kishin q\u00ebndruar p\u00ebr disa vite n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb at\u00eb vend kan\u00eb qen\u00eb edhe shum\u00eb familje t\u00eb tjera kosovare, por familja Musliu kishte q\u00ebndruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin oborr ku kishte pasur shum\u00eb refugjat\u00eb t\u00eb ikur nga Kosova. N\u00eb mesin e tyre ishte edhe heroina Shot\u00eb Galica.<br \/>\nKjo trash\u00ebgimi atdhetare e familjes Musliu do t\u00eb p\u00ebrcillej edhe te i biri, Shefketi, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u2019i kushtohej me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are, me familjen u shp\u00ebrngul n\u00eb fshatin Sopot t\u00eb Kumanov\u00ebs. Nga viti 1981, familja Musliu, u kthye s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Gjilan. P\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike, Shefketi, u detyrua ta merrte rrug\u00ebn e kurbetit. Q\u00eb nga viti 1971, u vendos n\u00eb Regensdorf, af\u00ebr Cyrihut, ku jetoi dhe veproi p\u00ebr shum\u00eb vite deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1980 ra n\u00eb kontakt me ideologun e organizatorin e shquar, Kadri Zeka. Prej at\u00ebher\u00eb u angazhua me mish e me shpirt p\u00ebr \u00e7lirimin dhe p\u00ebr bashkimin e trojeve shqiptare. Pasi u takua me Kadri Zek\u00ebn, mori p\u00ebrsip\u00ebr dhe i d\u00ebrgoi e i shp\u00ebrndau n\u00eb Shkup, Mitrovic\u00eb etj., disa ekzemplar\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs \u201cLiria\u201d, me t\u00eb cilat paralajm\u00ebroheshin dhe organizoheshin ngjarjet q\u00eb e trondit\u00ebn fundshekullin e kaluar n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore.<\/p>\n<p>I frym\u00ebzuar nga literatura dhe shtypi ilegal si dhe nga kontaktet e shpeshta me ideologun e organizimit ilegal, Kadri Zeka, ngjarjet e vitit 1981, Shefket Musliun e gjet\u00ebn t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u angazhuar me gjith\u00eb shpirt n\u00eb l\u00ebvizjen ilegale p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs.<br \/>\nPas shp\u00ebrthimit t\u00eb demonstratave studentore n\u00eb Prishtin\u00eb, Shefketi u vu n\u00eb ball\u00eb t\u00eb demonstratave n\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesave, q\u00eb i kishte shtruar p\u00ebr zgjidhje populli i Kosov\u00ebs. Q\u00eb nga demonstrata e 18 prillit 1981, n\u00eb Cyrih, Shefket Musliu, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha demonstratat dhe n\u00eb tubimet q\u00eb jan\u00eb mbajtur, jo vet\u00ebm n\u00eb Zvic\u00ebr, por edhe n\u00eb Gjermani, Belgjik\u00eb, Franc\u00eb, Austri e gjetiu.<br \/>\nMe nj\u00eb fjal\u00eb, Shefketi gjithnj\u00eb ka qen\u00eb aty ku e lypte nevoja, aty ku e th\u00ebrriste z\u00ebri i liris\u00eb dhe i popullit, pa u lodhur e kurr\u00eb pa u ankuar.<\/p>\n<p>Si nj\u00ebri prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Kadri Zek\u00ebs, i shp\u00ebrndante traktet dhe gazeta, e organizonte shfaqjen e filmave, i mobilizonte m\u00ebrgimtar\u00ebt p\u00ebr demonstrata dhe e shfryt\u00ebzonte \u00e7do form\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb pushtuesve.<br \/>\n Ishte gjithmon\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje.Sic rr\u00ebfente Shefket Musliu \u201cMe Kadriun kemi udh\u00ebtuar shum\u00eb her\u00eb me vetur\u00eb. M\u00eb kujtohet n\u00eb ve\u00e7anti udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Vjen\u00eb, n\u00eb Ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Bashk\u00eb me Kadriun ishte edhe Jusuf G\u00ebrvalla, t\u00eb cil\u00ebt nga lodhja, p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb shumta q\u00eb i kishin dhe nga udh\u00ebtimi i gjat\u00eb, flinin kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb, prapa n\u00eb vetur\u00eb. Sapo i jemi afruar Ambasad\u00ebs, jan\u00eb zgjuar. Kadriu pyeti: \u201cKu jemi?\u201d Me shaka i thash\u00eb: \u201cN\u00eb Jugosllavi.\u201d \u201cPaske b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe\u201d, &#8211; ma ktheu po me shaka. I d\u00ebrgova n\u00eb Ambasad\u00eb. I prita derisa mbaruan pun\u00eb dhe u kthyem.<\/p>\n<p>Kadriu kishte humor jasht\u00ebzakonisht t\u00eb holl\u00eb. Edhe n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb dispononte dhe t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mos lodheshe gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb gjata, nat\u00eb e dit\u00eb, anek\u00ebnd Evrop\u00ebs\u201d, &#8211; i kujton ato dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por edhe t\u00eb paharruara e plot krenari, Shefketi. Po ashtu nuk harron ta p\u00ebrmend\u00eb edhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb p\u00ebrurimin e Od\u00ebs s\u00eb par\u00eb Shqiptare n\u00eb lokalet e klubit \u201cEmin Duraku\u201d t\u00eb Dyseldorfit, ku ishte i pranish\u00ebm edhe Kadri Zeka.<\/p>\n<p>Nj\u00eb moment tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe pjes\u00ebmarrja e tij n\u00eb dasm\u00ebn e Kadri Zek\u00ebs dhe t\u00eb Saime Isufit n\u00eb Biel\/Bienne: \u201cV\u00ebrtet isha shum\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb m\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb rasti t\u00eb jem n\u00eb at\u00eb rreth veprimtar\u00ebsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dasm\u00eb un\u00eb e kisha p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i drejtoja dasmor\u00ebt n\u00eb vendin ku ishte organizuar dasma, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi pushimi n\u00eb malin Magglingen t\u00eb qytetit Biel\/Bienne. Shoqja ime dhe Zijah Shemsiu e kan\u00eb p\u00ebrgatitur ushqimin p\u00ebr dasmor\u00ebt. Kadri Avdullahu sh\u00ebrbente, nd\u00ebrsa kryedasmor\u00eb ishin miqt\u00eb e shqiptar\u00ebve, zviceran\u00ebt Beat Schafer dhe Kathrin Asal. M\u00eb kujtohet se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb dasm\u00ebs, Kadri Zeka e ngiste vetur\u00ebn time. \u00c7iftin e ri e p\u00ebrcoll\u00ebm deri n\u00eb banes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Shefketin dhe p\u00ebr shok\u00ebt e tij ka qen\u00eb,krimi i UDB-s\u00eb, q\u00eb u krye m\u00eb 17 janar 1982, n\u00eb Untergrupenbah, kur l\u00ebvizja komb\u00ebtare i humbi p\u00ebrgjithmon\u00eb tre prij\u00ebsit e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, Kadri Zek\u00ebn dhe v\u00ebllez\u00ebrit G\u00ebrvalla ,Ai n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me gazetarin Ismet Rashiti , Shefketi do rr\u00ebfente ngjarjen nga tronditja q\u00eb ishte p\u00ebr Levizjen: \u201cNuk mund ta harroj kurr\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb tmerrshme. Diku, pas mesnate, m\u00eb telefonoi Hasan Mala. M\u00eb tha se duhej t\u00eb shkonim sa m\u00eb shpejt n\u00eb Shtutgart. U b\u00ebm\u00eb gati dhe menj\u00ebher\u00eb u nis\u00ebm me Hasan Mal\u00ebn, shoqen e Kadriut, Saime Isufin dhe Ilaz Krasniqin. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn nuk e dija se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur sakt\u00ebsisht, por q\u00eb kishte ndodhur di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00eb, po. Kur arrit\u00ebm pran\u00eb banes\u00ebs s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve G\u00ebrvalla, e pam\u00eb policin\u00eb. Ishte m\u00ebngjesi i 18 janarit 1982, nj\u00eb m\u00ebngjes i acart\u00eb, q\u00eb s\u2019harrohet kurr\u00eb. Mbi bor\u00eb shiheshin gjurm\u00eb gjaku. Ishte e tmerrshme. M\u00eb von\u00eb, mora pjes\u00eb n\u00eb varrimin e d\u00ebshmor\u00ebve n\u00eb varrezat e Shtutgartit. Me at\u00eb rast e mbajti nj\u00eb fjalim, Ibrahim Kelmendi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVrasja e Jusufit, e Kadriut dhe e Bardhoshit ishte humbje e madhe. Nuk dinim \u00e7ka t\u00eb b\u00ebnim: pos asaj se lufta duhej vazhduar sipas m\u00ebsimeve dhe porosive t\u00eb tyre. M\u00eb kujtohet se, menj\u00ebher\u00eb pas vrasjes s\u00eb tre pishtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, veprimtari Ismet Rashi\u00adti, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Cyrih, e shkroi nj\u00eb trakt n\u00eb banes\u00ebn time, q\u00eb b\u00ebnte thirrje p\u00ebr bashkim t\u00eb veprimtar\u00ebve dhe p\u00ebr vazhdimin e luft\u00ebs p\u00ebr liri, sipas m\u00ebsimeve t\u00eb Jusufit, t\u00eb Kadriut dhe t\u00eb Bardhoshit. N\u00eb trakt denoncohej me forc\u00eb ky krim i sh\u00ebmtuar dhe gishti akuzues drejtohej te burimi i s\u00eb keqes, te UDB-ja jugosllave, e cila amullin\u00eb e krijuar p\u00ebrpiqej ta shfryt\u00ebzonte p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebr\u00e7arje midis forcave t\u00eb organizuara ilegale.\u201d, &#8211; thot\u00eb Shefket Musliu.<\/p>\n<p>Veprimtari i palodhsh\u00ebm, Shefket Musliu, qysh her\u00ebt ishte organizuar n\u00eb radh\u00ebt ilegale. N\u00eb fillim ishte n\u00eb nj\u00eb celul\u00eb me Kadri Avdullahun, pastaj pas riorganizimeve, veproi n\u00eb nj\u00eb celul\u00eb me Ilaz Krasniqin dhe me Hasan Mal\u00ebn. M\u00eb von\u00eb u ngjit edhe n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb larta t\u00eb LPRK-s\u00eb.<br \/>\nNdihmes\u00eb t\u00eb \u00e7mueshme Shefketi ka dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebr ndarjen e klubit \u201cP\u00ebrparimi\u201d n\u00eb Cyrih nga klubi jugosllav dhe p\u00ebr pun\u00ebn e tij n\u00eb vazhdim. Klubi ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb baz\u00eb e fuqishme propagandistike e m\u00ebrgimtar\u00ebve tan\u00eb. Aty shp\u00ebrndahej shtypi ilegal, shkruheshin parulla dhe b\u00ebhej organizimi p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb demonstrata.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga k\u00ebta veprimtar\u00eb, q\u00eb i organizonte me sukses bashkatdhetar\u00ebt, q\u00eb i njoftonte p\u00ebr t\u00eb gjitha zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb dhe i shp\u00ebrndante shtypin dhe literatur\u00ebn ilegale, padyshim ishte edhe atdhetari i paepur, Shefket Musliu, t\u00eb cilin e njihnin t\u00eb gjith\u00eb bashkatdhetar\u00ebt, q\u00eb nuk ishin pak, q\u00eb jetonin e punonin n\u00eb rrethin e Cyrihut.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e tij ishte baz\u00eb e fort\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb atdhetar\u00ebve. Ajo ishte sht\u00ebpi e ngroht\u00eb e me sofr\u00ebn e begat\u00eb e me bujarin\u00eb shqiptare. Gruaja e tij, Remzia, ishte krah i fort\u00eb i L\u00ebvizjes. Ajo p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk iu nda veprimtaris\u00eb atdhetare bashk\u00eb me Shefketin. Ashtu me ato kushte jo t\u00eb lehta t\u00eb m\u00ebrgimtarit i lind\u00ebn e i rrit\u00ebn 4 f\u00ebmij\u00eb, 1 vajz\u00eb e 3 djem.<\/p>\n<p>Veprimtaria e tij atdhetare vazhdoi edhe gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ai ndihmoi n\u00eb t\u00eb gjitha format, n\u00eb organizim, n\u00eb mobilizim e financim, duke p\u00ebrgatitur vullnetar\u00eb drejt frontit. Si rrall\u00eb kush iu g\u00ebzua \u00e7lirimit, tani i kishin larguar pengesat q\u00eb t\u00eb ishte i lir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Shpirti i tij liridash\u00ebs nuk pushonte s\u00eb vepruari, lufta n\u00eb pjes\u00ebt e rob\u00ebruara po vazhdonte, si gjithnj\u00eb nuk kurseu asgj\u00eb, duke ndihmuar me mjete financiare.<br \/>\nSi humanist, ishte shembull,  p\u00ebr shum\u00eb familje me gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e q\u00eb e kishin krah t\u00eb fort\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje\u2026<\/p>\n<p>Shefket Musliu me shok\u00ebt e tij bashk\u00eb-veprimtar\u00eb, I p\u00ebrkasin brezit, sic e quante I madhi Rexhep Qosja \u201cRilindja e dyt\u00eb komb\u00ebtare\u201d dhe motoja e tyre ishin vargjet epike t\u00eb rilindasit, Naim Frash\u00ebri: \u201cTy Shqip\u00ebri t\u00eb qofsha fal\u00eb ,t\u00eb kam m\u00ebm\u00eb e me ke djal\u00eb\u201d!<br \/>\nLavdi jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs atdhetare t\u00eb Shefket Musliut.<\/p>\n<p>I pavdeksh\u00ebm qoft\u00eb emri i tij!<br \/>\n(Nj\u00eb pjes\u00eb e biografis\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga libri \u201cRr\u00ebfan\u00eb lirie\u201d t\u00eb autorit Ismet Rashiti)<\/p>\n<p>SHBP GJILAN<br \/>\nSelajdin Abdullahu<br \/>\n30.09.2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shefket Musliu lindi m\u00eb 10 prill 1946, n\u00eb Artan\u00eb, nga prind\u00ebrit Zylfi dhe Mihrije. Babai i tij, Zylfi Halim Isufi-Musliu (1905\u20131975), ishte nj\u00eb veprimtar i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, i cili, p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij, u p\u00ebrndoq, u arrestua dhe u d\u00ebnua me 15 vjet burg, s\u00eb bashku me atdhetarin Ramiz Osmanin n\u00eb LNDSH dhe shum\u00eb shok\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":245588,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-245587","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245587","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=245587"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245587\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":245589,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/245587\/revisions\/245589"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/245588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=245587"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=245587"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=245587"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=245587"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}