{"id":246168,"date":"2026-10-07T23:37:19","date_gmt":"2026-10-07T21:37:19","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=246168"},"modified":"2026-10-07T23:37:19","modified_gmt":"2026-10-07T21:37:19","slug":"gjykimi-per-krime-lufte-ne-fshatrat-e-gjilanit-deshmitari-paramilitaret-me-gjakun-tim-me-vizatuan-ne-trup-simbolet-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjykimi-per-krime-lufte-ne-fshatrat-e-gjilanit-deshmitari-paramilitaret-me-gjakun-tim-me-vizatuan-ne-trup-simbolet-serbe\/","title":{"rendered":"Gjykimi p\u00ebr krime lufte n\u00eb fshatrat e Gjilanit, d\u00ebshmitari: Paramilitar\u00ebt, me gjakun tim m\u00eb vizatuan n\u00eb trup simbolet serbe"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb gjykimin ndaj t\u00eb akuzuarve Dragan Cvetkoviq, Dragan Niciq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq dhe Slobodan Jetivq, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krime lufte n\u00eb fshatrat e regjionit t\u00eb Gjilanitm\u00eb 1999, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn u d\u00ebgjua d\u00ebshmitari Behxhet Mehmeti, i cili deklaroi se nga gjaku q\u00eb i plag\u00ebve paramilitar\u00ebt vizatuan simbolet serbe n\u00eb trupin e tij.<\/p>\n<p>\u201cMe gjakun tim q\u00eb e kam pas n\u00eb fytyr\u00eb, m\u00eb kan\u00eb vizatu simbolet serbe n\u00eb gjoks\u201d, tha Mehmeti, raporton \u201cBetimi p\u00ebrDrejt\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Fillimisht, u d\u00ebgjua d\u00ebshmitari Nazmi Hajdini, i cili deklaroi se m\u00eb 5 prill 1999 n\u00eb or\u00ebt e paradit\u00ebs, pasi kishte par\u00eb sht\u00ebpi duke u djegur n\u00eb fshatin Kokaj, kishte filluar t\u00eb largohet nga fshati Llovc\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb fshtatit Pogragj\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Hajdini tha se rreth or\u00ebs 14:00, ishte takuar me R.D. L, dhe viktimat e tjera t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje, ku pas bisedimit kan\u00eb vendosur t\u00eb ktheheshin n\u00eb Llovc\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ushqim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Hajdini deklaroi se kishin par\u00eb disa vetura civile duke ardhur n\u00eb drejtim t\u00eb tyre, prej t\u00eb cilave kishin dal\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb armatosur dhe t\u00eb veshur me uniforma ushtarake.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb moment, kan\u00eb dal\u00eb njer\u00ebz me uniforma edhe neve na kan\u00eb zbrit prej traktorit. Na kan\u00eb urdh\u00ebru me u shtri n\u00eb bark, edhe un\u00eb kam d\u00ebgju krisma t\u00eb pushk\u00ebs\u201d, tha d\u00ebshmitari Hajdini.<\/p>\n<p>Po ashtu, Hajdini tha se pasi kishte d\u00ebgjuar krismat, dikush e kishte urdh\u00ebruar q\u00eb t\u2019i grumbulloj\u00eb trupat e t\u00eb vrar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cEdhe p\u00ebr nj\u00eb moment m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb nj\u00ebri, \u00e7u edhe m\u2019i grumbullu, edhe i kam pa q\u00eb i kan\u00eb vra njer\u00ebzit \u2026 t\u00eb varar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kat\u00ebr\u201d, tha d\u00ebshmitari Hajdini.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nuk kishte d\u00ebgjuar britma t\u00eb njer\u00ebzve, por vet\u00ebm kishte d\u00ebgjuar krismat e arm\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, d\u00ebshmitari Hajdini deklaroi se pasi ishte detyruar q\u00eb trupat e t\u00eb vrar\u00ebve t\u2019i vendoste mbi nj\u00eb drunj, paramilitar\u00ebt serb\u00eb e kishi ndetyruar t\u00eb shtrihej mbi trupat, ku m\u00eb pas kishin q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb tij dhe e kishin plagosur. Tha se nuk e kishte njohur asnj\u00ebrin nga personat t\u00eb cil\u00ebt e kishin sulmuar.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb sesionin e pasdit\u00ebs u d\u00ebgjua d\u00ebshmitari Mehmeti, i cili tha se n\u00eb fshatin Lupa, gjat\u00eb largimit forcat serbe e kishin goditur me kondak t\u00eb arm\u00ebs dhe \u00e7izme.<\/p>\n<p>\u201cMua m\u00eb kan\u00eb godit\u00eb me kondak t\u00eb pushk\u00ebs dhe \u00e7izme dhe nd\u00ebrkoh\u00eb jam gjakos\u00eb\u201d, u shpreh Mehmeti.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Mehmeti tha se gjat\u00eb rrug\u00ebs i kishte d\u00ebgjuar paramilitar\u00ebt duke u th\u00ebn\u00eb gjuani.<\/p>\n<p>Gjithashtu, d\u00ebshmitari tha se gjat\u00eb rrug\u00ebs sa ishin n\u00eb rimorkio, paramilitar\u00ebt i kishin detyruar t\u00eb ngrisin tre gishta para \u00e7do veture q\u00eb shohin.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari shtoi se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs ishin t\u00eb organizuar n\u00eb nj\u00ebsite por jo t\u00eb armatosur apo t\u00eb uniformuar dhe me t\u00eb vetmin q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb mbrojtje p\u00ebr civil\u00ebt n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari Mehmeti pohoi se i kishte dor\u00ebzuar raport komandatit Rrustem Mustafa p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb regjion.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, seanca p\u00ebrfundoi p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb tej dit\u00ebve n\u00eb vijim me d\u00ebgjimin e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn fillestare t\u00eb mbajtur m\u00eb 15 janar 2025, pes\u00eb t\u00eb akuzuarit u deklaruan t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn penale q\u00eb iu vihet n\u00eb barr\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK), m\u00eb 27 dhjetor 2024, ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj t\u00eb pandehurve Dragan Cvetkoviq, Dragan Niciq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq dhe Slobodan Jetivq, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se si pjes\u00eb e grupit kriminal, n\u00eb bashk\u00ebkryerje edhe me pjes\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar t\u00eb k\u00ebtij grupi t\u00eb armatosur dhe t\u00eb veshur me uniforma t\u00eb kamufluara dhe uniforma jo t\u00eb rregullta t\u00eb policis\u00ebapo ushtris\u00eb serbe, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, konkretisht m\u00eb 5 maj 1999, n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit kishin nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb aksion n\u00eb disa fshatra t\u00eb regjionit t\u00eb Gjilanit, ku ishin vrar\u00eb tet\u00eb civil\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb, thuhet se n\u00eb mes t\u00eb fshatrave Inatoc (Kukaj) dhe Llovc\u00eb te vendi i quajtur \u201cKisha e Ep\u00ebrme\u201d, fillimisht t\u00eb akuzuarit i kishin ndalur viktimat Rr.I., dhe Xh.Z., dhe kishin filluar ta maltretonin Rr.I., duke e goditur pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit, e m\u00eb pas kishin sht\u00ebn\u00eb me arm\u00ebn\u00eb drejtim t\u00eb Xh.Z., e cila ishte duke ecur n\u00eb drejtim t\u00eb Rr.I., ku si pasoj\u00eb Xh.Z., kishte mbetur e vrar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se t\u00eb pandehurit kishin vazhduar ta godasinme thika tani t\u00eb ndjerin Rr.I. n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit dhem\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb grumbull t\u00eb dushkut t\u00eb ndezur, i kishin vendosur t\u00eb dy viktimat, ku Rr.I., ishte ende gjall\u00eb dhe i kishin djegur trupat e tyre, ngjarje kjo e cila ishte par\u00eb nga d\u00ebshmitari okular R.R.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, t\u00eb pandehurit e lartcekur, n\u00eb drejtim t\u00ebfshatit Llovc\u00eb n\u00eb vendin e quajtur \u201cLugu i Elbisht\u00ebs\u201d, i kishinndaluar tani viktimat R.D., S.Xh., Xh.H., A.R., t\u00eb d\u00ebmtuarit N.H., si dhe N.H., t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb arm\u00ebve i kishin detyruar t\u00eb shtriheshin n\u00eb tok\u00eb, i kishin kontrolluar dhe m\u00eb pas e kishin liruar N.H., nd\u00ebrsa kishin sht\u00ebn\u00eb me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb viktimave, ku si pasoj\u00eb kishin mbetur t\u00eb vrar\u00eb R.D., S.Xh., Xh.H., A.R. Nd\u00ebrsa, N.H., e kishin urdh\u00ebruar q\u00eb t\u2019i grumbullonte trupat e viktimave e t\u2019i vendoste mbi nj\u00eb grumbullt\u00eb drunj\u00ebve, pastaj e kishin urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb shtrihej edhe vet\u00ebmbi viktimat dhe kishin sht\u00ebn\u00eb me automatik mbi t\u00eb d\u00ebmtuarin N.H., i cili kishte marr\u00eb dy plag\u00eb, nj\u00eb n\u00eb qaf\u00eb dhe n\u00eb shpatull\u00ebn e majt\u00eb, por q\u00eb iu kishte mbijetuar plag\u00ebve t\u00eb marra.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se n\u00eb fshatin Llovc\u00eb p\u00ebrderisa popullata civile ishin duke u larguar me traktora me rimorkio, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij grupi kriminal kishin filluar t\u00eb gjuanin n\u00ebdrejtim t\u00eb tyre ku si pasoj\u00eb ishte plagosur viktima N.A., e cila si pasoj\u00eb e plag\u00ebve t\u00eb marra kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, dhe po ashtu ishte plagosur edhe M.A., e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 2-vje\u00e7e. Gjithashtu, edhe n\u00eb dalje t\u00eb fshatit Pogragj\u00eb, ky grup kriminal kishin sht\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb viktim\u00ebs N.R., i cili kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb si pasoj\u00eb e plag\u00ebve t\u00eb marra.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb, thuhet se po ashtu, ky grup kriminal kishin maltretuar edhe t\u00eb d\u00ebmtuarit F.H., B.M., dhe M.R., ku k\u00ebta dy t\u00eb fundit i kishin d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb kooperativ\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb fshatinPasjan, ku i kishin maltretuar n\u00eb forma \u00e7\u2019njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb, akuzohen se n\u00eb bashk\u00ebkryerje t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale \u201cKrime kund\u00ebr popullat\u00ebs civile\u201d nga neni 142 lidhur me nenin 22 t\u00eb LP t\u00eb RSFJ \u2013s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, t\u00eb pandehurit, Milosh Shoshiq dhe Nenad Stojanoviq akuzohen edhe p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cMbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d, nga neni 366, par.1 i Kodit Penal. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi\/<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Personat e p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull konsiderohen t\u00eb pafajsh\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse nga gjykata v\u00ebrtetohet se jan\u00eb fajtor\u00eb me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb gjykimin ndaj t\u00eb akuzuarve Dragan Cvetkoviq, Dragan Niciq, Milosh Shoshiq, Nenad Stojanoviq dhe Slobodan Jetivq, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen p\u00ebr krime lufte n\u00eb fshatrat e regjionit t\u00eb Gjilanitm\u00eb 1999, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn u d\u00ebgjua d\u00ebshmitari Behxhet Mehmeti, i cili deklaroi se nga gjaku q\u00eb i plag\u00ebve paramilitar\u00ebt vizatuan simbolet serbe n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":246169,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-246168","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246168"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246168\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":246170,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246168\/revisions\/246170"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246168"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=246168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}