{"id":246506,"date":"2026-10-11T10:03:58","date_gmt":"2026-10-11T08:03:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=246506"},"modified":"2026-10-11T10:03:58","modified_gmt":"2026-10-11T08:03:58","slug":"qeveria-e-kosoves-e-ben-publik-programin-per-dy-vitet-e-ardhshme-kodi-civil-e-ligji-per-lirite-fetare-mes-200-projektligjeve-qe-synohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qeveria-e-kosoves-e-ben-publik-programin-per-dy-vitet-e-ardhshme-kodi-civil-e-ligji-per-lirite-fetare-mes-200-projektligjeve-qe-synohen\/","title":{"rendered":"Qeveria e Kosov\u00ebs e b\u00ebn publik programin p\u00ebr dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji p\u00ebr Lirit\u00eb Fetare mes 200 projektligjeve q\u00eb synohen"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka publikuar programin e projektligjeve p\u00ebr vitet 2026-2028.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, Zyra e Kryeministrit dhe Ministrit\u00eb e Qeveris\u00eb synojn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb 200 ligje n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Zyra e Kryeministrit gjat\u00eb vitit 2026 synon q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb Projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Regjistrimin e Bujq\u00ebsis\u00eb, derisa tanim\u00eb kan\u00eb kaluar ratifikimi i amendamentit 1 t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr Programin IPA 2021; ratifikimi i amendamentit 1 t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr Programin IPA 2022 dhe ratifikimi i marr\u00ebveshjes IPA 2026-2027.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2027, Zyra e Kryeministrit ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb ligjin p\u00ebr Hetimin e Aksidenteve; p\u00ebr Mbrojtje nga Diskriminimi; p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale nga Institucionet e Zbatimit t\u00eb Ligjit; p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit Nr. 02\/L- 31 p\u00ebr Lirin\u00eb Fetare n\u00eb Kosov\u00eb dhe at\u00eb p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Mediave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2028 planifikohet Projektligji p\u00ebr Mbrojtjen e Individ\u00ebve n\u00eb Lidhje me P\u00ebrpunimin Automatik t\u00eb Dh\u00ebnave Personale.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, sivjet synon t\u00eb miratoj\u00eb projektligjin p\u00ebr Sh\u00ebrbimin e Jasht\u00ebm; at\u00eb p\u00ebr Statusin, Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Kosov\u00ebs dhe Pranin\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Ushtarake si dhe Personelin e saj; p\u00ebr Ratifikimin e \u201cKonvent\u00ebs p\u00ebr Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve t\u00eb Huaja n\u00eb \u00c7\u00ebshtje Civile Apo Tregtare\u201d; p\u00ebr Ratifikimin e \u201cKonvent\u00ebs p\u00ebr Zgjedhjen e Marr\u00ebveshjeve Gjyq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ministria e udh\u00ebhequr nga Glauk Konjufca, sivjet synon q\u00eb t\u00eb miratohen edhe projekligjet p\u00ebr Ratifikimin e \u201cKonvent\u00ebs s\u00eb Lubjan\u00ebs-Hag\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit t\u00eb Gjenocidit, Krimeve Kund\u00ebr Njer\u00ebzimit, Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs dhe Krimeve t\u00eb tjera Nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d; p\u00ebr Ratifikimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Ekstradim nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Franceze dhe projektligji p\u00ebr Ratifikimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Ndihm\u00eb t\u00eb Nd\u00ebrsjell\u00eb Juridike nd\u00ebrmjet Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Franceze.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2027 jan\u00eb planifikuar Projektligji p\u00ebr Marr\u00ebveshjet Nd\u00ebrkomb\u00ebtare; Projektligji p\u00ebr Protokollin e Shtetit dhe Projektligji p\u00ebr Diaspor\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo Ministri nuk ka t\u00eb planifikuar ndonj\u00eb projektligj p\u00ebr vitin 2028.<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb deri tash ka miratuar ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e ligjit p\u00ebr P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb Disiplinore t\u00eb Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve; at\u00eb p\u00ebr K\u00ebshillin Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs; Projektligjin p\u00ebr Akademin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb; p\u00ebr Rekrutimin, Vler\u00ebsimin e Performanc\u00ebs, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve; p\u00ebr K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr Byron\u00eb Shtet\u00ebrore p\u00ebr Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasuris\u00eb s\u00eb Pajustifikueshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij viti, Donika G\u00ebrvalla dhe Ministria q\u00eb ajo udh\u00ebheq\u00eb synojn\u00eb edhe Projektligjin p\u00ebr Ratifikimin e Marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Suedis\u00eb p\u00ebr Ndihm\u00eb t\u00eb Nd\u00ebrsjell\u00eb Juridike n\u00eb \u00c7\u00ebshtjet Penale; Projektligjin p\u00ebr Ratifikimin e Marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Suedis\u00eb p\u00ebr Ekstradim; Projektligjin p\u00ebr Ratifikimin e Marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Suedis\u00eb p\u00ebr Transferimin e Personave t\u00eb D\u00ebnuar; Projekt Kodin Civil i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Projektligjin p\u00ebr Ratifikimin e Traktatit nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Belgjik\u00ebs p\u00ebr Ndihm\u00eb t\u00eb Nd\u00ebrsjell\u00eb Juridike n\u00eb \u00c7\u00ebshtjet Penale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2027, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ka p\u00ebr synim q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb Projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit Nr.06\/L-086 p\u00ebr Dhom\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet n\u00eb lidhje me Agjencin\u00eb Kosovare t\u00eb Privatizimit; at\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Administrimin e Pasuris\u00eb s\u00eb Sekuestruar dhe t\u00eb Konfiskuar; plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Avokatin\u00eb; Projektligjin p\u00ebr Ndihm\u00eb Juridike Falas.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm synohet t\u00eb kalojn\u00eb edhe ndryshimi i Ligjit p\u00ebr Kund\u00ebrvajtjet; ndryshimi i Kodit Penal; Projektligji p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim; ndryshimi i Ligjit p\u00ebr Gjykatat; ndryshimi i Procedur\u00ebs Penale; ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; ndryshimi i Ligjit p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Korrektues; ndryshimi i Ligjit p\u00ebr P\u00ebrfaq\u00ebsimin e Institucioneve Shtet\u00ebrore n\u00eb Procedura Gjyq\u00ebsore, Nd\u00ebrmjet\u00ebsim dhe Arbitrazh; ndryshimi i Ligjit p\u00ebr Ekspert\u00ebt Gjyq\u00ebsor dhe ndryshimi i Ligjit p\u00ebr Pron\u00ebn Publike.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2028 jan\u00eb planifikuar Projektligji p\u00ebr Realizimin e t\u00eb Drejt\u00ebs n\u00eb Gjykim brenda Koh\u00ebs s\u00eb Arsyeshme dhe Projekt Kodi i Procedur\u00ebs Civile.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes<\/p>\n<p>Ministria e udh\u00ebhequr nga Ejup Maqedonci synon q\u00eb sivjet t\u00eb kaloj\u00eb projektligjin p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr d\u00ebrgimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs Jasht\u00eb Vendit.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2027, Ministria e Mbrojtjes synon q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb dy projektligje.<\/p>\n<p>Projektligjet e synuara jan\u00eb: Projektligji p\u00ebr Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe Projektligji p\u00ebr Agjencin\u00eb e Intelegjenc\u00ebs dhe Siguris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>List\u00ebn e plot\u00eb me programin prej 200 projektligjeve mund ta qasni n\u00eb k\u00ebt\u00eb veg\u00ebz.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka publikuar programin e projektligjeve p\u00ebr vitet 2026-2028. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, Zyra e Kryeministrit dhe Ministrit\u00eb e Qeveris\u00eb synojn\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb 200 ligje n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Zyra e Kryeministrit gjat\u00eb vitit 2026 synon q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb Projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Regjistrimin e Bujq\u00ebsis\u00eb, derisa tanim\u00eb kan\u00eb kaluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":246239,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-246506","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246506"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246506\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":246507,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246506\/revisions\/246507"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246239"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246506"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=246506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}