{"id":246812,"date":"2026-10-14T07:36:35","date_gmt":"2026-10-14T05:36:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=246812"},"modified":"2026-10-14T07:36:35","modified_gmt":"2026-10-14T05:36:35","slug":"mesazhi-i-senatoreve-amerikane-partneriteti-me-kosoven-duhet-te-forcohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mesazhi-i-senatoreve-amerikane-partneriteti-me-kosoven-duhet-te-forcohet\/","title":{"rendered":"Mesazhi i senator\u00ebve amerikan\u00eb: Partneriteti me Kosov\u00ebn duhet t\u00eb forcohet"},"content":{"rendered":"<p>Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kan\u00eb deklaruar se partneriteti nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe se synojn\u00eb vazhdimin dhe forcimin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr RTK, dy senator\u00ebt kan\u00eb folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Kosov\u00eb-SHBA, rifillimin e Dialogut Strategjik, aspiratat e Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO, t\u00eb ardhmen e kampit Bondsteel, raportet me Serbin\u00eb dhe Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Senatorja Jeanne Shaheen ka vler\u00ebsuar se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kan\u00eb qen\u00eb partner\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vazhdimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet dy vendeve.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ka par\u00eb zhvillimet e arritura nd\u00ebr vite dhe ka mir\u00ebpritur formimin e institucioneve t\u00eb reja, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e partneritetit me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Kosova kan\u00eb qen\u00eb partner\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm. Vizita ime e par\u00eb ka qen\u00eb k\u00ebtu n\u00eb p\u00ebrvjetorin e dyt\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb suaj. Dhe kudo q\u00eb kemi shkuar, kemi par\u00eb flamuj amerikan\u00eb duke u val\u00ebvitur dhe sa e frym\u00ebzuar kam qen\u00eb kur e shihja at\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lidhje midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Kosov\u00ebs, pra t\u00eb shihja t\u00eb gjitha zhvillimet, t\u00eb gjith\u00eb rritjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr takimesh t\u00eb mira dhe v\u00ebrtet kam pasur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb shoh q\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb formuar dhe besoj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ju si shtet, por edhe p\u00ebr ne si Amerik\u00eb, sepse duam q\u00eb ky partneritet t\u00eb vazhdoj\u00eb tutje\u201d, pohoi Shaheen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq senatori Dick Durbin, p\u00ebr t\u00eb cilin kjo ishte vizita e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se zhvillimet e v\u00ebrejtura gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb partneritet t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb e imja. Senatorja Shaheen ka qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb Senat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe kam punuar me t\u00eb, por tashm\u00eb po e shoh drejtp\u00ebrdrejt vet\u00eb gjith\u00eb zhvillimin dhe ndryshimet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kaq t\u00eb shkurt\u00ebr. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb partneriteti \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb dhe i fort\u00eb\u201d, deklaroi Durbin.<\/p>\n<p>Rifillimi i Dialogut Strategjik<\/p>\n<p>Duke komentuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rifillimin e Dialogut Strategjik nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb, Shaheen ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb hap i till\u00eb do t\u00eb ishte i mir\u00ebpritur.<\/p>\n<p>Ajo ka p\u00ebrmendur ndryshimet n\u00eb administrat\u00ebn amerikane dhe ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb SHBA-ja t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb nivelin e duhur.<\/p>\n<p>Edhe Durbin ka vler\u00ebsuar rolin e ambasador\u00ebve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet shteteve, duke th\u00ebn\u00eb se mungesa e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb k\u00ebtij niveli nuk e paraqet SHBA-n\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO dhe kampi Bondsteel<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb NATO, Shaheen ka shprehur shpres\u00ebn q\u00eb kjo aspirat\u00eb t\u00eb realizohet. Ajo ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e siguris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, duke ve\u00e7uar rolin e misionit t\u00eb KFOR-it n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb shpresoj q\u00eb po. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr NATO-n, p\u00ebr gjith\u00eb sigurin\u00eb e Evrop\u00ebs dhe pastaj t\u00eb k\u00ebtij rajoni, nj\u00eb prej gj\u00ebrave q\u00eb u p\u00ebrmend nga kryeministri \u00ebsht\u00eb siguria e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mendoj q\u00eb NATO-ja ka pasur shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Misioni i KFOR-it \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb, ka pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb\u201d, tha Shaheen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e kryeministrit Albin Kurti q\u00eb kampi Bondsteel t\u00eb jet\u00eb baz\u00eb ushtarake e p\u00ebrhershme amerikane, Durbin ka th\u00ebn\u00eb se propozimi duhet t\u00eb merret seriozisht.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb me dije se gjat\u00eb takimit me kryeministrin Kurti u jan\u00eb prezantuar edhe pikat e cenueshme t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke theksuar se SHBA-ja d\u00ebshiron ruajtjen e paqes dhe se prania e KFOR-it ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Raportet Kosov\u00eb-Serbi<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Shaheen ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrparimi k\u00ebrkon p\u00ebrkushtimin e t\u00eb dyja vendeve.<\/p>\n<p>Ajo ka treguar se ka zhvilluar takime dhe bisedime me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, me q\u00ebllim t\u00eb nxitjes s\u00eb afrimit nd\u00ebrmjet dy vendeve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Durbin ka th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshiron t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, por ka vler\u00ebsuar se, n\u00eb rrethanat aktuale dhe n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve, nuk sheh potencial t\u00eb madh p\u00ebr p\u00ebrparim t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuam t\u00eb shoh p\u00ebrmir\u00ebsime, por q\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente, aq t\u00eb af\u00ebrta me zgjedhjet, nuk \u00ebsht\u00eb se shoh ndonj\u00eb potencial t\u00eb madh\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale dhe procesi i apelit<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Hag\u00eb dhe ndryshimet e propozuara n\u00eb Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara, Shaheen ka th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb komentoj\u00eb amendamentet, duke rikujtuar se kjo gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga Kuvendi i Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga institucionet e vendit.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shihet se si do t\u00eb vazhdoj\u00eb procesi, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrmendur mund\u00ebsin\u00eb e procedurave t\u00eb apelit ndaj aktgjykimit.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb komentoj p\u00ebr sa iu p\u00ebrket amendamenteve t\u00eb ligjit, por ajo q\u00eb kam kuptuar un\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Dhomat e Specializuara jan\u00eb krijuar nga vet\u00eb parlamenti dhe mb\u00ebshtetur nga Kosova. Dhe besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb shohim se si ky proces do t\u00eb vazhdoj\u00eb tutje dhe p\u00ebr aq sa di un\u00eb, mund t\u00eb ket\u00eb edhe procedur\u00eb apeli t\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi. Sigurisht q\u00eb edhe procedura e apelit do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe t\u2019i jap\u00eb rezultatet q\u00eb populli i Kosov\u00ebs arrin ta kuptoj\u00eb\u201d, theksoi Shaheen.<\/p>\n<p>Durbin \u00ebsht\u00eb pajtuar me q\u00ebndrimin e saj, duke th\u00ebn\u00eb se nuk duhet t\u00eb komentohen \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb para gjykat\u00ebs. Ai ka shprehur shpres\u00ebn q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, p\u00ebrmes procedurave t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj.<\/p>\n<p>\u201cPajtohem me senatoren Shaheen, se nuk duhet t\u00eb komentojm\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb para gjykat\u00ebs dhe shpresoj q\u00eb kjo t\u00eb zgjidhet p\u00ebrmes juridiksionit t\u00eb krijuar me ligj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Mesazhi i senator\u00ebve amerikan\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00eb, Shaheen ka p\u00ebrs\u00ebritur se partneriteti nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb ka qen\u00eb i fort\u00eb dhe i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se Shtetet e Bashkuara d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb ky bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe t\u00eb forcohet edhe m\u00eb tej, nd\u00ebrsa ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e aspiratave t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr integrim n\u00eb NATO dhe n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Senator\u00ebt amerikan\u00eb po e p\u00ebrmbyllin vizit\u00ebn e tyre n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb zhvilluar takime edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kan\u00eb deklaruar se partneriteti nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe se synojn\u00eb vazhdimin dhe forcimin e tij. N\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr RTK, dy senator\u00ebt kan\u00eb folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet Kosov\u00eb-SHBA, rifillimin e Dialogut Strategjik, aspiratat e Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO, t\u00eb ardhmen e kampit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":246813,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-246812","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=246812"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246812\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":246814,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/246812\/revisions\/246814"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/246813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=246812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=246812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=246812"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=246812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}