{"id":247005,"date":"2026-10-15T23:03:36","date_gmt":"2026-10-15T21:03:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=247005"},"modified":"2026-10-15T23:03:36","modified_gmt":"2026-10-15T21:03:36","slug":"selajdin-abdullahu-e-percame-kosoven-e-dogjem-shqiperine-kush-po-fiton-nga-kjo-lufte-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/selajdin-abdullahu-e-percame-kosoven-e-dogjem-shqiperine-kush-po-fiton-nga-kjo-lufte-shqiptare\/","title":{"rendered":"Selajdin Abdullahu: E p\u00ebr\u00e7am\u00eb Kosov\u00ebn, e dogj\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013 kush po fiton nga kjo luft\u00eb shqiptare?"},"content":{"rendered":"<p>E shkat\u00ebrruam Kosov\u00ebn me p\u00ebr\u00e7arje, e ndam\u00eb popullin n\u00eb tabor\u00eb politike, e kthyem atdhetarizmin n\u00eb monedh\u00eb elektorale dhe historin\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb interesash partiake. Krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb i d\u00ebrguam n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebtu, n\u00eb atdheun p\u00ebr t\u00eb cilin u derdh gjak, vazhdojm\u00eb t\u00eb grindemi se kush e meriton m\u00eb shum\u00eb lavdin\u00eb e kush duhet ta mbaj\u00eb mbi supe fajin.<\/p>\n<p>E rr\u00ebzuam Ali Ahmetin nga skena politike, pa e ditur ende se \u00e7far\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb mbi rr\u00ebnojat e betejave tona. Sepse te ne, shpesh, rr\u00ebzimi i kund\u00ebrshtarit shpallet fitore komb\u00ebtare, edhe at\u00ebher\u00eb kur qytetari nuk fiton asgj\u00eb dhe e ardhmja mbetet peng i pazareve politike.<\/p>\n<p>Po e djegim Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb flak\u00ebt e p\u00ebrplasjeve politike, t\u00eb akuzave dhe kund\u00ebrakuzave, sikur vendi t\u00eb mos ket\u00eb probleme m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se lufta p\u00ebr pushtet. N\u00eb vend q\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e dijes, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb zhvillimit, harxhojm\u00eb energjin\u00eb duke luftuar nj\u00ebri-tjetrin, nd\u00ebrsa koha kalon dhe brezat presin.Armiqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb vet\u00ebm po i f\u00ebrkojn\u00eb duart!<\/p>\n<p>E, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt merren me fitore e disfata t\u00eb p\u00ebrditshme, po krijohen mbret\u00ebri t\u00eb reja politike, me frone imagjinare e pretendime t\u00eb m\u00ebdha, nga \u00c7akorri deri te arat e D\u00ebbelldehit. Dikush k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet mbret i nj\u00eb mali, dikush sundimtar i nj\u00eb partie, e dikush pronar i vet\u00ebm i historis\u00eb. Sikur ky komb t\u00eb mos kishte vuajtur mjaftuesh\u00ebm nga mbret\u00ebrit\u00eb e huaja, nga kufijt\u00eb e padrejt\u00eb dhe nga ambiciet e atyre q\u00eb e kan\u00eb par\u00eb pushtetin si pron\u00eb personale.<\/p>\n<p>Por historia e shqiptar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb histori fronesh. \u00cbsht\u00eb histori q\u00ebndrese, sakrifice, mbijetese dhe rilindjeje. \u00cbsht\u00eb historia e nj\u00eb populli q\u00eb, megjith\u00ebse e gjeti veten shum\u00eb her\u00eb t\u00eb ndar\u00eb nga kufijt\u00eb, nuk arriti kurr\u00eb t\u00eb ndahej plot\u00ebsisht nga gjuha, kujtesa dhe \u00ebndrra e vet komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu fillon shpresa!<\/p>\n<p>Sepse Kosova nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr\u00e7arja e dit\u00ebs, as Haga nuk \u00ebsht\u00eb faqja e fundit e historis\u00eb son\u00eb. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zhurma e politik\u00ebs, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk jan\u00eb thjesht numra n\u00eb kalkulimet e pushtetit. Ne jemi m\u00eb shum\u00eb se partit\u00eb q\u00eb na ndajn\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsit q\u00eb ngrihen e rr\u00ebzohen dhe m\u00eb shum\u00eb se grindjet q\u00eb na konsumojn\u00eb.<\/p>\n<p>Jemi pasardh\u00ebsit e atyre q\u00eb, n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, nuk e humb\u00ebn gjuh\u00ebn, nuk e harruan emrin dhe nuk e braktis\u00ebn \u00ebndrr\u00ebn. Jemi populli q\u00eb, edhe kur historia na e mbylli nj\u00eb der\u00eb, k\u00ebrkuam nj\u00eb dritare; edhe kur na ndan\u00eb kufijt\u00eb, ruajt\u00ebm urat e kujtes\u00ebs; edhe kur na u shua nj\u00eb shpres\u00eb, dit\u00ebm ta ndezim nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Prandaj, le t\u00eb mos jet\u00eb kjo koha e urrejtjes, por koha e kthjellimit. Le t&#8217;i gjykojm\u00eb politikan\u00ebt me veprat e tyre, jo me kultin q\u00eb u nd\u00ebrtojm\u00eb; le ta mbrojm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb pa e braktisur dinjitetin dhe ta k\u00ebrkojm\u00eb bashkimin e mendjeve pa e shnd\u00ebrruar dallimin n\u00eb armiq\u00ebsi. Le ta nd\u00ebrtojm\u00eb shtetin me institucione t\u00eb forta, kombin me dije e kultur\u00eb dhe t\u00eb ardhmen me pun\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi e besim.<\/p>\n<p>Sepse asnj\u00eb parti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se kombi, asnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se historia dhe asnj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme se vullneti i nj\u00eb populli q\u00eb vendos t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Le t\u00eb bien mbret\u00ebrit\u00eb e rreme, por t\u00eb ngrihet dinjiteti komb\u00ebtar! Le t\u00eb shuhen zjarret e urrejtjes, por t\u00eb ndizet flaka e shpres\u00ebs! Le t\u00eb mbaroj\u00eb koha e sundimtar\u00ebve t\u00eb vet\u00ebshpallur dhe t\u00eb filloj\u00eb koha e qytetarit t\u00eb lir\u00eb, e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb barabart\u00eb dhe e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare!<\/p>\n<p>Kosova, Shqip\u00ebria dhe viset e tjera shqiptare nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mbret\u00ebr t\u00eb \u00c7akorrit, t\u00eb D\u00ebbelldehit apo t\u00eb ndonj\u00eb are tjet\u00ebr. Kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb urt\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs me vizion dhe qytetar\u00eb q\u00eb nuk e shesin t\u00eb ardhmen p\u00ebr nj\u00eb fitore t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Dhe, kur nj\u00eb dit\u00eb pasardh\u00ebsit tan\u00eb t\u00eb kthehen e ta lexojn\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb, le t\u00eb mos thon\u00eb se ne ishim brezi q\u00eb e shkat\u00ebrroi nj\u00ebri-tjetrin. Le t\u00eb thon\u00eb se ishim brezi q\u00eb i njohu gabimet, i kap\u00ebrceu p\u00ebr\u00e7arjet dhe pati guximin ta kthente zhg\u00ebnjimin n\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse kombi shqiptar nuk ka lindur p\u00ebr t\u00eb mbetur peng i gabimeve tona. Ka lindur p\u00ebr t&#8217;i kap\u00ebrcyer ato, p\u00ebr ta ngritur kok\u00ebn lart dhe p\u00ebr t\u00eb ecur drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje ku liria t\u00eb ket\u00eb kuptim, drejt\u00ebsia t\u00eb mos ket\u00eb an\u00eb dhe bashkimi t\u00eb mos jet\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb n\u00ebp\u00ebr fjalime.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb shqiptaria, rroft\u00eb dinjiteti yn\u00eb komb\u00ebtar dhe rroft\u00eb e ardhmja q\u00eb do ta nd\u00ebrtojm\u00eb s\u00eb bashku!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E shkat\u00ebrruam Kosov\u00ebn me p\u00ebr\u00e7arje, e ndam\u00eb popullin n\u00eb tabor\u00eb politike, e kthyem atdhetarizmin n\u00eb monedh\u00eb elektorale dhe historin\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb interesash partiake. Krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb i d\u00ebrguam n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebtu, n\u00eb atdheun p\u00ebr t\u00eb cilin u derdh gjak, vazhdojm\u00eb t\u00eb grindemi se kush e meriton m\u00eb shum\u00eb lavdin\u00eb e kush duhet ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":247006,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-247005","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-opinion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247005","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=247005"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247005\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":247007,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247005\/revisions\/247007"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/247006"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=247005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=247005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=247005"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=247005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}