{"id":247010,"date":"2026-10-16T07:12:01","date_gmt":"2026-10-16T05:12:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=247010"},"modified":"2026-10-16T07:12:01","modified_gmt":"2026-10-16T05:12:01","slug":"dash-kritikon-kosoven-denime-te-uleta-per-trafikantet-me-njerez","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dash-kritikon-kosoven-denime-te-uleta-per-trafikantet-me-njerez\/","title":{"rendered":"DASh kritikon Kosov\u00ebn: D\u00ebnime t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr trafikant\u00ebt me njer\u00ebz"},"content":{"rendered":"<p>Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb sh\u00ebnuar disa p\u00ebrparime n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por aty ende u mungojn\u00eb mekanizmat efikase p\u00ebr ta luftuar k\u00ebt\u00eb problem dhe nuk i p\u00ebrmbushin kriteret nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e k\u00ebsaj veprimtarie kriminale, thuhet n\u00eb raportin e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr trafikimin me qenie njer\u00ebzore p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, raporti v\u00eb n\u00eb pah se gjykatat shqiptojn\u00eb d\u00ebnime n\u00ebn minimumin e parapar\u00eb me ligj, nd\u00ebrsa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb thekson se policia dhe prokuroria nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe kapacitete t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb specializuara p\u00ebr hetimin dhe ndjekjen penale t\u00eb rasteve t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore, sipas Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia dhe Mali i Zi nuk i p\u00ebrmbushin plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr luftimin e k\u00ebsaj dukurie, nd\u00ebrsa Bosnj\u00eb e Hercegovina vazhdon t\u00eb ket\u00eb munges\u00eb mekanizmash efikase p\u00ebr ta trajtuar at\u00eb, sipas raportit.<\/p>\n<p>Kosova s\u2019i heton si trafikim me njer\u00ebz t\u00eb gjitha rastet e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u00eb lypur<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb po shqipton m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnime me burgim p\u00ebr trafikant\u00ebt e njer\u00ebzve sesa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por ato vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kryesisht n\u00ebn minimumin e parapar\u00eb me ligj, thuhet n\u00eb vler\u00ebsimin e ri t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Autoritetet kan\u00eb rritur buxhetin p\u00ebr parandalimin e trafikimit me qenie njer\u00ebzore dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn ndaj viktimave, nd\u00ebrsa nj\u00eb analiz\u00eb zyrtare tregon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur edhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e synimeve t\u00eb planit komb\u00ebtar t\u00eb veprimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Departamenti amerikan i Shtetit paralajm\u00ebron p\u00ebr mang\u00ebsi serioze n\u00eb mbrojtjen e personave m\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Numri i personave t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafikim me njer\u00ebz ka r\u00ebn\u00eb. Edhe pse Kodi Penal i Kosov\u00ebs parasheh d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda, nga pes\u00eb deri n\u00eb 12 vjet burgim p\u00ebr trafikimin e personave t\u00eb rritur dhe deri n\u00eb 15 vjet p\u00ebr trafikimin e f\u00ebmij\u00ebve, praktika gjyq\u00ebsore paraqet nj\u00eb pamje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas statistikave zyrtare, autoritetet kan\u00eb ndjekur penalisht 34 persona t\u00eb dyshuar, m\u00eb pak se 49 sa ishin nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Policia ka punuar n\u00eb kat\u00ebr raste t\u00eb reja dhe ka vazhduar hetimet p\u00ebr rastet e m\u00ebparshme, nd\u00ebrsa gjykatat kan\u00eb d\u00ebnuar tre persona p\u00ebr trafikim me njer\u00ebz p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb shfryt\u00ebzimit seksual. Dy prej tyre jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim: nj\u00ebri me tre vjet dhe tjetri me pes\u00eb vjet e gjysm\u00eb burgim, si dhe me gjob\u00eb. Nj\u00eb trafikant tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me nj\u00eb vit burgim me kusht.<\/p>\n<p>Raporti paralajm\u00ebron se d\u00ebnimet n\u00ebn minimumin e parapar\u00eb me ligj e dob\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb autor\u00ebve dhe rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb e viktimave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, 17 persona jan\u00eb ndjekur penalisht p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e sh\u00ebrbimeve seksuale t\u00eb viktimave t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por n\u00eb k\u00ebto raste nuk \u00ebsht\u00eb shqiptuar asnj\u00eb d\u00ebnim.<\/p>\n<p>Sipas raportit, mang\u00ebsit\u00eb v\u00ebrehen edhe n\u00eb pun\u00ebn e policis\u00eb n\u00eb terren, e cila vepron p\u00ebrmes tet\u00eb nj\u00ebsive rajonale me gjithsej 45 zyrtar\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti thekson se rastet e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb detyruar nga prind\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb lypur rrug\u00ebve, Policia vazhdon t\u2019i trajtoj\u00eb si neglizhenc\u00eb ose keqtrajtim, e jo si trafikim, me arsyetimin se k\u00ebto raste nuk i p\u00ebrmbushin kriteret e p\u00ebrcaktuara me ligj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit theksojn\u00eb se shumica e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve nuk kan\u00eb trajnim dhe p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb mjaftueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rastet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kontroll emocional ose detyrim psikologjik. Si pasoj\u00eb, shqiptohen d\u00ebnime t\u00eb lehta ose rastet cil\u00ebsohen si vepra penale m\u00eb t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon gjithashtu se autoritetet nuk i kan\u00eb hetuar si trafikim t\u00eb gjitha rastet e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u00eb lypur rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb procedurave t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr identifikimin e viktimave n\u00eb rastet e lypjes s\u00eb detyruar, autoritetet nuk kan\u00eb arritur t&#8217;i mbrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase viktimat e mundshme nga nd\u00ebshkimi p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme q\u00eb i kan\u00eb kryer si pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e trafikimit me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Qeveria nuk ka siguruar p\u00ebrpjekje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr riintegrimin e viktimave dhe ofrimin e ndihm\u00ebs tjet\u00ebr afatgjat\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe personat q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje psikosociale.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket mbrojtjes s\u00eb viktimave, autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb identifikuar 13 viktima t\u00eb trafikimit me njer\u00ebz gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar. T\u00eb gjitha personat e identifikuar ishin shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ekspozuar ndaj shfryt\u00ebzimit seksual: dy gra dhe 11 vajza.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit paralajm\u00ebrojn\u00eb edhe p\u00ebr munges\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr identifikimin e viktimave t\u00eb lypjes s\u00eb detyruar, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Megjithat\u00eb, organizatat joqeveritare vler\u00ebsojn\u00eb se mekanizmi p\u00ebr referimin e viktimave drejt sh\u00ebrbimeve t\u00eb ndihm\u00ebs funksionon mir\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria ofron strehim, trajtim mjek\u00ebsor, k\u00ebshillim dhe ndihm\u00eb juridike n\u00eb bashk\u00ebpunim me shoq\u00ebrin\u00eb civile. Gjat\u00eb vitit 2025, ndihm\u00eb mor\u00ebn 18 persona.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se shteti siguron mbrojtje juridike p\u00ebr viktimat e huaja dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr viktimat q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Kjo p\u00ebrfshin dhoma t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr intervistimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe pajisje q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb distanc\u00eb, duke mbrojtur identitetin e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kontrolleve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr identifikimin e viktimave, Qeveria nuk ka arritur t&#8217;i parandaloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase nd\u00ebshkimet ndaj viktimave p\u00ebr vepra penale q\u00eb i kan\u00eb kryer n\u00ebn detyrim.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket parandalimit, autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb shtuar angazhimin p\u00ebrmes nj\u00eb organi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm komb\u00ebtar, i cili koordinon p\u00ebrpjekjet e institucioneve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 15.000 euro, nga 3.550 euro sa ishte nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Fondet jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr fushata nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese dhe funksionimin e linj\u00ebs telefonike SOS.<\/p>\n<p>Shteti po p\u00ebrpiqet gjithashtu ta zvog\u00ebloj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbime seksuale me pages\u00eb, duke ndjekur penalisht dhe nd\u00ebshkuar personat q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb sh\u00ebrbimet seksuale t\u00eb viktimave t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nd\u00ebrmjet\u00ebsit e pun\u00ebsimit i n\u00ebnshtrohen rregullimit efektiv dhe inspektor\u00ebt e pun\u00ebs kryejn\u00eb rregullisht kontrolle n\u00eb terren, n\u00eb sistem vazhdon t\u00eb ket\u00eb mang\u00ebsi.<\/p>\n<p>Inspektor\u00ebt e pun\u00ebs nuk jan\u00eb trajnuar p\u00ebr identifikimin e rasteve t\u00eb trafikimit me njer\u00ebz dhe, gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, nuk i kan\u00eb raportuar policis\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb evidentuar n\u00eb terren.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr trafikimin me njer\u00ebz tregojn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb vend ku viktimat shfryt\u00ebzohen seksualisht, por edhe p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar.<\/p>\n<p>Trafikant\u00ebt i joshin grat\u00eb dhe vajzat me premtime t\u00eb rreme p\u00ebr martes\u00eb ose pun\u00ebsim si valltare dhe k\u00ebng\u00ebtare, por m\u00eb pas i detyrojn\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime seksuale n\u00eb sht\u00ebpi private, banesa, klube nate dhe sallone masazhi.<\/p>\n<p>Lypja e detyruar prek kryesisht f\u00ebmij\u00ebt nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe vendet e tjera fqinje.<\/p>\n<p>Shumica e viktimave t\u00eb shfryt\u00ebzimit seksual jan\u00eb vajza nga Kosova, por jan\u00eb evidentuar edhe viktima nga vendet e rajonit dhe Evropa Lindore, si dhe nga Kolumbia, Meksika, Tajlanda dhe Venezuela.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shtetasit e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj trafikimit p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual dhe pun\u00ebs s\u00eb detyruar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs, sipas REL.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb sh\u00ebnuar disa p\u00ebrparime n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por aty ende u mungojn\u00eb mekanizmat efikase p\u00ebr ta luftuar k\u00ebt\u00eb problem dhe nuk i p\u00ebrmbushin kriteret nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e k\u00ebsaj veprimtarie kriminale, thuhet n\u00eb raportin e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr trafikimin me qenie njer\u00ebzore p\u00ebr vitin 2026. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":244157,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-247010","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=247010"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":247011,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247010\/revisions\/247011"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/244157"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=247010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=247010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=247010"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=247010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}