{"id":24713,"date":"2018-09-14T13:11:15","date_gmt":"2018-09-14T13:11:15","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=24713"},"modified":"2018-09-14T13:11:15","modified_gmt":"2018-09-14T13:11:15","slug":"pa-ujamanin-ndalet-ekonomia-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pa-ujamanin-ndalet-ekonomia-e-kosoves\/","title":{"rendered":"&#8220;Pa Ujamanin, ndalet ekonomia e Kosov\u00ebs&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Liqeni i Ujmanit \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar koh\u00ebt e fundit n\u00eb moll\u00eb sherri mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. K\u00ebt\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb edhe deklaratat e politikan\u00ebve. Po cila \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij liqeni dhe si mund t\u00eb zgjidhet kjo \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>Dikur i nd\u00ebrtuar mbi lumin Ib\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb shtet m\u00eb t\u00eb madh, liqeni i Ujmanit (Gazivod\u00ebs) \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar sot n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje mospajtimesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs. Me nj\u00eb gjat\u00ebsi prej 23 metra dhe me nj\u00eb sasi uji prej 380 milion\u00eb kub, dy t\u00eb tretat e liqenit gjenden n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs e nj\u00eb e treta n\u00eb Serbi. Mbushja megjithat\u00eb vjen nga Serbia dhe Mali i Zi. P\u00ebr zgjidhjet e mund\u00ebshme t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, Deutsche Welle bisedoi me ekspertin p\u00ebr ekonomin\u00eb e ujit dhe ruajtjen e mjedisit Ljubisha Mia\u00e7iq.<\/p>\n<p>DW: Ku q\u00ebndron r\u00ebnd\u00ebsia strategjike e liqenit t\u00eb Ujmanit?<\/p>\n<p>Ljubisha Mia\u00e7iq: Liqeni i Ujmanit \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr furnizim me uj\u00eb, nd\u00ebrsa prodhimi i energjis\u00eb elektrike ka filluar m\u00eb von\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb par\u00eb q\u00eb k\u00ebtu ka edhe potenciale t\u00eb tilla. T\u00eb gjitha instalimet jan\u00eb n\u00eb territorin e komun\u00ebs Zubin Potok dhe atje punojn\u00eb vet\u00ebm serb\u00ebt. Por p\u00ebrve\u00e7 rrogave, serb\u00ebt e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs nga ky liqen nuk marrin asgj\u00eb tjet\u00ebr. T\u00eb ardhurat i merr kompania \u201eIb\u00ebr-Lepenci&#8221;, e cila gjendet n\u00eb Prishtin\u00eb dhe e cila n\u00eb bord nuk ka asnj\u00eb serb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ekziston nj\u00eb lloj disbalanci i shfryt\u00ebzimit t\u00eb resurseve. Liqeni i Ujmanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e kontestimeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb, sepse pa k\u00ebt\u00eb liqen nuk ka as ekonomi n\u00eb Kosov\u00eb. Pa k\u00ebto resurse ekonomia ndalet dhe  jo vet\u00ebm ekonomia e industris\u00eb elektrike n\u00eb Obiliq, sepse uji shfryt\u00ebzohet atje p\u00ebr ftohje n\u00eb centralin Kosova B, por ky uj\u00eb shfryt\u00ebzohet edhe p\u00ebr industrin\u00eb n\u00eb Feronik\u00ebl, Trep\u00e7\u00eb dhe p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pse \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Serbin\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si pik\u00eb referimi n\u00eb negociata, por n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse shfryt\u00ebzimi i tep\u00ebrt i rrjedh\u00ebs s\u00eb ujit n\u00eb lumin Ib\u00ebr, mund t\u00eb rrezikoj\u00eb ekonomin\u00eb e Serbis\u00eb &#8211; n\u00eb hapsir\u00ebn e Rashk\u00ebs dhe Kralev\u00ebs. N\u00ebse shfryt\u00ebzohet nj\u00eb sasi edhe m\u00eb e madhe e ujit se ajo sot, do t\u00eb humbiste uji n\u00eb puse, do t\u00eb pak\u00ebsohej sasi e ujrave n\u00ebntok\u00ebsore n\u00eb k\u00ebto rajone t\u00eb Serbis\u00eb. Ose, p\u00ebr shemull, Serbia planifikon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb mini hidrocentrale n\u00eb Rashki\u00eb dhe Kralev\u00eb, e n\u00ebse ulett sasia e ujit dhe shfryt\u00ebzohet n\u00eb Kosov\u00eb, at\u00ebher\u00eb askush nuk do t\u00eb investonte n\u00eb k\u00ebto projekte n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb argumentet e nj\u00ebr\u00ebs dhe t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb nisemi nga gj\u00ebrat elementare &#8211; cilat jan\u00eb resurset e Ujmanit, digat dhe instalimet atje, apo uji dhe prej nga vjen ky uj\u00eb? Uji vjen nga Serbia. Kosova nuk ka burim t\u00eb ujit n\u00eb lumin Ib\u00ebr. E dyta: Kompania &#8220;Ib\u00ebr Lepenci&#8221; \u00ebsht\u00eb paguar me kredi nga Banka Bot\u00ebrore. Ajo ka paguar 45 milion\u00eb, por kostot kan\u00eb kushtuar shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe Serbia e ka marr\u00eb obligimin e kthimit t\u00eb borxheve, sipas marr\u00ebveshjes p\u00ebr sukcesion, sepse pajisjet gjenden n\u00eb terriorin e saj. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se i gjith\u00eb dokumentacioni dhe t\u00eb gjitha pagesat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Serbia. Pasi Kosova nuk njihet nga Serbia, borxhet dhe t\u00eb gjitha pagesat e tjera ende jan\u00eb n\u00eb dokumentacionet e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, ndaj Kosova nuk ka k\u00ebtu shum\u00eb argumente. Madje edhe sikur Serbia ta njihte Kosov\u00ebn, ajo do t\u00eb duhej t&#8217;i paguante k\u00ebto borxhe. Argumenti i vet\u00ebm i pal\u00ebs kosovare \u00ebsht\u00eb se ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr uj\u00eb dhe se pa k\u00ebt\u00eb uj\u00eb nuk do t\u00eb kishte as ekonomi. Rezervuar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb nuk i plot\u00ebsojn\u00eb nevojat e Kosov\u00ebs dhe nevojat e investimeve. Ekonomia e Kosov\u00ebs do t\u00eb ndalej pa Ujmanin.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb zgjidhet kjo nyje?<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb kishim nj\u00eb shp\u00ebrndarje perfekte t\u00eb resurseve, sikur t\u00eb ndahej prodhimi dhe distribucioni, at\u00ebher\u00eb shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt do t\u00eb detyroheshin t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Serbia ka kapacitetet p\u00ebr prodhime, nd\u00ebrsa Kosova p\u00ebr distribucion, respektivisht q\u00eb Serbia t\u00eb prodhjoj\u00eb dhe ofroj\u00eb uj\u00eb, nd\u00ebrsa Kosova t\u00eb marr\u00eb kuata t\u00eb caktuara uji, ta shp\u00ebrndaj\u00eb at\u00eb dhe t&#8217;i marr\u00eb pagesat nga ata q\u00eb e shfryt\u00ebzojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pal\u00ebt do t\u00eb detyroheshin t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb. Serb\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga t\u00eb ardhurat me t\u00eb cilat mund t\u00eb financojn\u00eb zhvillimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm, nd\u00ebrsa Kosova do t\u00eb kishte sasi t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ujit, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesa e marr\u00ebveshjes mund t\u00eb rezultoj\u00eb me ndalimin e ujit nga Serbia n\u00eb pjes\u00ebn e ep\u00ebrme dhe drejtimin e ujit n\u00eb drejtim tjet\u00ebr, pra drejt komunave Tutin dhe Novi Pazar n\u00eb Serbi dhe kthimin m\u00eb pas n\u00eb shtratin e lumit Ib\u00ebr n\u00eb ato pjes\u00eb &#8211; pa i shkelur fare konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kosova nga ana tjet\u00ebr me shfryt\u00ebzimin e tep\u00ebrt t\u00eb ujit do t\u00eb b\u00ebnte shkelje, madje edhe sikur Serbia t\u00eb binte dakord, sepse Rumania dhe Bullgaria mund t\u00eb ankohen.<\/p>\n<p>A jemi m\u00eb af\u00ebr zgjidhjes pas vizit\u00ebs s\u00eb presidentit Vu\u00e7iq n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Nj\u00eb diskutim real p\u00ebr Ujmanin nuk ka ekzistuar deri tani, p\u00ebrve\u00e7 deklaratave populiste. Tani po mendohet se cila pal\u00eb do ta hedh\u00eb e para n\u00eb tavolin\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse k\u00ebshtu do t\u00eb tregonte dob\u00ebsi, ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kemi l\u00ebvzije n\u00eb kornizat nacionaliste dhe munges\u00eb kompromisi. Deklarata e Kadri Veselit se Ujmani \u00ebsht\u00eb i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb simptomatike. E deklarata e Aleksandar Vu\u00e7iqit d\u00ebshmon se pozicioni i tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm sesa ka menduar, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nuk do ta ekspozoj\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos frik\u00ebsuar pal\u00ebn tjet\u00ebr, e cila mund t\u00eb vendos\u00eb q\u00eb t\u00eb mos bisedoj\u00eb fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje par excellence ku pal\u00ebt mund ta hedhin k\u00ebt\u00eb tem\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb, mund t\u00eb bahk\u00ebpunojn\u00eb dhe mund t\u00eb vendosin themelet e paq\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Liqeni i Ujmanit \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar koh\u00ebt e fundit n\u00eb moll\u00eb sherri mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. K\u00ebt\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb edhe deklaratat e politikan\u00ebve. Po cila \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij liqeni dhe si mund t\u00eb zgjidhet kjo \u00e7\u00ebshtje? Dikur i nd\u00ebrtuar mbi lumin Ib\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb shtet m\u00eb t\u00eb madh, liqeni i Ujmanit (Gazivod\u00ebs) \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar sot n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24714,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-24713","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24713"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24713\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}