{"id":247389,"date":"2026-10-20T13:02:03","date_gmt":"2026-10-20T11:02:03","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=247389"},"modified":"2026-10-20T13:02:03","modified_gmt":"2026-10-20T11:02:03","slug":"ligji-per-specialen-pergjigjet-trendafilova-askush-smund-tu-diktoje-gjykatesve-si-ta-interpretojne-e-zbatojne-ligjin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ligji-per-specialen-pergjigjet-trendafilova-askush-smund-tu-diktoje-gjykatesve-si-ta-interpretojne-e-zbatojne-ligjin\/","title":{"rendered":"Ligji p\u00ebr Specialen, p\u00ebrgjigjet Trendafilova: Askush s\u2019mund t\u2019u diktoj\u00eb gjykat\u00ebsve si ta interpretojn\u00eb e zbatojn\u00eb ligjin"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Dhomave t\u00eb Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka dal\u00eb me nj\u00eb video ku flet p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e gjykat\u00ebs, mbrojtjen e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe viktimave, si dhe \u201cp\u00ebrkushtimin e pal\u00ebkundur\u201d ndaj sundimit t\u00eb ligjit t\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Deklarata e Trendafiloves vjen pas ndryshimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosov\u00ebs pas vendimit d\u00ebnues ndaj kat\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K\u2019s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, si dhe kritikave t\u00eb shumta e protestave me t\u00eb cilat u p\u00ebrball ky aktgjykim.<\/p>\n<p>Ajo tha se gjykata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me dezinformata lidhur me pavar\u00ebsin\u00eb dhe pun\u00ebn e saj, duke potencuar se Dhomat e Specializuara jan\u00eb institucion i pavarur dhe se gjyqtar\u00ebt e saj jan\u00eb persona me integritet, t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga shtetet e Bashkimit Europian dhe ato kontribuuese.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kund\u00ebrshtim me dezinformatat p\u00ebr gjykat\u00ebn, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapen, Dhomat e Specializuara garantojn\u00eb t\u00eb drejtat p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb akuzuarve, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht\u201d.<\/p>\n<p>Trendafilova tha gjithashtu se mbik\u00ebqyrja e vendimeve gjyq\u00ebsore kryhet p\u00ebrmes procesit t\u00eb ankesave, p\u00ebrfshir\u00eb panelet e Apelit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Panelin e Gjykat\u00ebs Supreme.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb pandehurit gjithashtu mund t\u2019i drejtohen Dhom\u00ebs s\u00eb Specializuar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00ebse besojn\u00eb se t\u00eb drejtat e tyre jan\u00eb shkelur. Vlen t\u00eb theksohet se t\u00eb pandehurit i kan\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebto mjete juridike dhe, n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr aktgjykimesh, kan\u00eb pasur sukses\u201d.<\/p>\n<p>Gjyqtarja bullgarie tha se derisa kritikat ndaj vendimeve gjyq\u00ebsore jan\u00eb legjitime n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, sundimi i ligjit k\u00ebrkon q\u00eb \u201caskush t\u00eb mos mund t\u2019u diktoj\u00eb gjykat\u00ebsve se si ta interpretojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb ligjin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSi institucion gjyq\u00ebsor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojn\u00eb mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikime apo nd\u00ebrhyrje politike\u201d.<\/p>\n<p>Fjala e saj e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara jan\u00eb p\u00ebrballur me dezinformata lidhur me pavar\u00ebsin\u00eb dhe funksionimin e tyre. Gjithashtu, ka pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb penguar rrjedh\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb d\u00ebnime dhe pranime t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr frik\u00ebsimin e d\u00ebshmitar\u00ebve para gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara jan\u00eb nj\u00eb institucion gjyq\u00ebsor me mandat t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrmes nj\u00eb shk\u00ebmbimi letrash, Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar. Gjykata \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb sigurimin e procedurave penale t\u00eb sigurta, t\u00eb pavarura, t\u00eb paanshme, t\u00eb drejta dhe efikase, duke siguruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbrojtje t\u00eb fuqishme p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt dhe viktimat.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me dezinformatat p\u00ebr gjykat\u00ebn, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapen, Dhomat e Specializuara garantojn\u00eb t\u00eb drejtat p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb akuzuarve, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Gjykat\u00ebsit e em\u00ebruar n\u00eb Dhomat e Specializuara jan\u00eb nga shtetet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian dhe shtetet kontribuuese. P\u00ebr t\u2019u kualifikuar si gjykat\u00ebs n\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, ata duhet t\u00eb jen\u00eb persona me karakter t\u00eb lart\u00eb moral, paanshm\u00ebri dhe integritet, t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebrojn\u00eb kualifikimet e k\u00ebrkuara n\u00eb shtetet e tyre p\u00ebr em\u00ebrim n\u00eb postet m\u00eb t\u00eb larta gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb betimin e tyre gjyq\u00ebsor, gjykat\u00ebsit i ushtrojn\u00eb detyrat e tyre gjyq\u00ebsore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb paanshme dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme, duke i sh\u00ebrbyer \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit. Gjykat\u00ebsit zbatojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe praktik\u00ebn e saj gjyq\u00ebsore. Gjykat\u00ebsit i zhvillojn\u00eb procedurat n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb i mbron k\u00ebto t\u00eb drejta n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Mbik\u00ebqyrja e vendimeve gjyq\u00ebsore kryhet p\u00ebrmes procesit t\u00eb ankesave, p\u00ebrfshir\u00eb panelet e Apelit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Panelin e Gjykat\u00ebs Supreme. T\u00eb pandehurit gjithashtu mund t\u2019i drejtohen Dhom\u00ebs s\u00eb Specializuar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00ebse besojn\u00eb se t\u00eb drejtat e tyre jan\u00eb shkelur. Vlen t\u00eb theksohet se t\u00eb pandehurit i kan\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebto mjete juridike dhe, n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr aktgjykimesh, kan\u00eb pasur sukses.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kritikat ndaj vendimeve gjyq\u00ebsore jan\u00eb legjitime n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, sundimi i ligjit k\u00ebrkon q\u00eb askush t\u00eb mos mund t\u2019u diktoj\u00eb gjykat\u00ebsve se si ta interpretojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb ligjin. Si institucion gjyq\u00ebsor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojn\u00eb mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikime apo nd\u00ebrhyrje politike.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara mbeten t\u00eb pal\u00ebkundura n\u00eb p\u00ebrkushtimin e tyre p\u00ebr t\u00eb respektuar standardet m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrsa vazhdojn\u00eb pun\u00ebn e besuar atyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga \u00e7do presion i jasht\u00ebm, me pritshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbushin detyrimet e tyre p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb siguruar respektimin e sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Dhomave t\u00eb Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka dal\u00eb me nj\u00eb video ku flet p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e gjykat\u00ebs, mbrojtjen e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe viktimave, si dhe \u201cp\u00ebrkushtimin e pal\u00ebkundur\u201d ndaj sundimit t\u00eb ligjit t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Deklarata e Trendafiloves vjen pas ndryshimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosov\u00ebs pas vendimit d\u00ebnues ndaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":247390,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-247389","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247389","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=247389"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247389\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":247391,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247389\/revisions\/247391"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/247390"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=247389"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=247389"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=247389"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=247389"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}