{"id":247425,"date":"2026-10-20T21:35:42","date_gmt":"2026-10-20T19:35:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=247425"},"modified":"2026-10-20T21:35:42","modified_gmt":"2026-10-20T19:35:42","slug":"shoqata-e-qumeshtoreve-kerkon-hetim-per-produktet-me-vaj-palme-shendeti-i-konsumatoreve-nuk-mund-te-jete-cmimi-i-fitimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shoqata-e-qumeshtoreve-kerkon-hetim-per-produktet-me-vaj-palme-shendeti-i-konsumatoreve-nuk-mund-te-jete-cmimi-i-fitimit\/","title":{"rendered":"Shoqata e Qum\u00ebshtoreve k\u00ebrkon hetim p\u00ebr produktet me vaj palme: Sh\u00ebndeti i konsumator\u00ebve nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7mimi i fitimit"},"content":{"rendered":"<p>Shoqata e Qum\u00ebshtoreve t\u00eb Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar nga institucionet kompetente q\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb lidhjen e mundshme nd\u00ebrmjet konsumit t\u00eb produkteve me vaj palme dhe rritjes s\u00eb rasteve t\u00eb kancerit, s\u00ebmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim, kjo shoqat\u00eb ka theksuar se pretendimet p\u00ebr rreziqet e mundshme sh\u00ebndet\u00ebsore nga k\u00ebto produkte duhet t\u00eb shqyrtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze, t\u00eb pavarur dhe shkencore.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb rasteve t\u00eb kancerit, s\u00ebmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe \u00e7rregullimeve t\u00eb yndyrave n\u00eb gjak. Lidhja e mundshme nd\u00ebrmjet konsumit t\u00eb produkteve me vaj palme dhe k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve duhet t\u00eb gjurmohet dhe t\u00eb hetohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze, t\u00eb pavarur dhe shkencore\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e shoqat\u00ebs.<\/p>\n<p>Shoqata pretendon se p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15 vjet ka pasur konsum masiv t\u00eb produkteve q\u00eb, sipas saj, jan\u00eb prodhuar me yndyr\u00eb palme dhe nuk duhet t\u00eb kalojn\u00eb pa u hetuar.<\/p>\n<p>\u201cMbi 15 vjet konsum masiv i produkteve t\u00eb pakontrolluara, t\u00eb prodhuara me yndyr\u00eb palme, nuk duhet t\u00eb kalojn\u00eb pa hetim, pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe pa masa ligjore, n\u00ebse konstatohen shkelje\u201d, thuhet n\u00eb postim.<\/p>\n<p>Po ashtu, Shoqata e Qum\u00ebshtoreve ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr pranin\u00eb e k\u00ebtyre produkteve n\u00eb treg, duke pretenduar se nj\u00eb pjes\u00eb e shp\u00ebrndarjes s\u00eb tyre mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Sipas shoqat\u00ebs, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb (AUV) nuk po vepron p\u00ebr ndalimin e plot\u00eb t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa vendimi i MB-s\u00eb, t\u00eb cilit i referohet n\u00eb reagim, po zbatohet vet\u00ebm pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>\u201cProduktet me vaj palme vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb treg, nd\u00ebrsa dyshohet se shp\u00ebrndarja e tyre, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rasteve, po b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb klandestine, n\u00eb t\u00eb zez\u00eb. AUV-i nuk po vepron p\u00ebr ndalimin e plot\u00eb t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa vendimi i MB-s\u00eb po zbatohet vet\u00ebm pjes\u00ebrisht\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Shoqata ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hetohen arsyet e moszbatimit t\u00eb vendimit, duke p\u00ebrmendur si mund\u00ebsi korrupsionin, shantazhin ose frik\u00ebn nga zbatimi i tij.<\/p>\n<p>\u201cEkzistojn\u00eb tri mund\u00ebsi themelore q\u00eb duhet t\u00eb hetohen: korrupsioni, shantazhi dhe frika nga zbatimi i vendimit. Prandaj, krahas operator\u00ebve q\u00eb prodhojn\u00eb dhe tregtojn\u00eb k\u00ebto produkte, duhet t\u00eb hetohet dhe t\u00eb gjurmohet edhe veprimtaria e AUV-it\u201d, thuhet n\u00eb postim.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim, shoqata ka ngritur edhe \u00e7\u00ebshtjen e transparenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb produkteve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb prodhuesve ndaj konsumator\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo ka pyetur n\u00ebse familjar\u00ebt e prodhuesve i konsumojn\u00eb produktet q\u00eb ata prodhojn\u00eb dhe n\u00ebse p\u00ebrfitimi material \u00ebsht\u00eb arsyeja e vetme p\u00ebr vazhdimin e k\u00ebsaj veprimtarie.<\/p>\n<p>\u201cPse vazhdon prodhimi i produkteve t\u00eb tilla dhe pse, n\u00eb raste t\u00eb caktuara, tentohet t\u00eb fshihet p\u00ebrb\u00ebrja e tyre? A ekziston te k\u00ebta prodhues p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale dhe njer\u00ebzore ndaj konsumator\u00ebve?\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Shoqata ka k\u00ebrkuar gjithashtu q\u00eb produktet me vaj palme t\u00eb mos paraqiten n\u00eb statistikat zyrtare si prodhime vendore t\u00eb qum\u00ebshtit, pasi, sipas saj, kjo mund t\u00eb shtremb\u00ebroj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr prodhimin vendor dhe importin.<\/p>\n<p>\u201cProduktet me vaj palme nuk duhet t\u00eb paraqiten si produkte vendore t\u00eb qum\u00ebshtit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb rreme p\u00ebr prodhimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb industris\u00eb s\u00eb qum\u00ebshtit n\u00eb Kosov\u00eb. Ato nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb statistikat e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb si prodhime vendore t\u00eb qum\u00ebshtit, sepse nuk jan\u00eb prodhime nga qum\u00ebshti\u201d, thuhet n\u00eb postim.<\/p>\n<p>Sipas shoqat\u00ebs, edhe produktet e importuara q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb vaj palme duhet t\u00eb evidentohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb pasqyrohet ndikimi i tyre n\u00eb treg dhe n\u00eb industrin\u00eb vendore t\u00eb qum\u00ebshtit.<\/p>\n<p>Shoqata e Qum\u00ebshtoreve t\u00eb Kosov\u00ebs u ka b\u00ebr\u00eb thirrje institucioneve kompetente q\u00eb t\u00eb sqarojn\u00eb dyshimet e ngritura, t\u00eb sigurojn\u00eb mbrojtjen e konsumator\u00ebve dhe t\u00eb marrin masa n\u00eb rast se konstatohen shkelje ligjore.<\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebndeti i konsumator\u00ebve nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7mimi i fitimit t\u00eb askujt! E v\u00ebrteta duhet t\u00eb zbardhet, konsumator\u00ebt duhet t\u00eb mbrohen dhe \u00e7do shkelje e v\u00ebrtetuar duhet t\u00eb nd\u00ebshkohet sipas ligjit\u201d, thot\u00ebreagimi i shoqat\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoqata e Qum\u00ebshtoreve t\u00eb Kosov\u00ebs ka k\u00ebrkuar nga institucionet kompetente q\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb lidhjen e mundshme nd\u00ebrmjet konsumit t\u00eb produkteve me vaj palme dhe rritjes s\u00eb rasteve t\u00eb kancerit, s\u00ebmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. N\u00eb nj\u00eb postim, kjo shoqat\u00eb ka theksuar se pretendimet p\u00ebr rreziqet e mundshme sh\u00ebndet\u00ebsore nga k\u00ebto produkte duhet t\u00eb shqyrtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":247426,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-247425","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=247425"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247425\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":247427,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247425\/revisions\/247427"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/247426"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=247425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=247425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=247425"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=247425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}