{"id":247598,"date":"2026-10-22T16:57:58","date_gmt":"2026-10-22T14:57:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=247598"},"modified":"2026-10-22T16:57:58","modified_gmt":"2026-10-22T14:57:58","slug":"presidentja-shiroka-pula-mori-pjese-ne-shenimin-e-17-vjetorit-te-gjykates-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/presidentja-shiroka-pula-mori-pjese-ne-shenimin-e-17-vjetorit-te-gjykates-kushtetuese\/","title":{"rendered":"Presidentja Shiroka Pula mori pjes\u00eb n\u00eb sh\u00ebnimin e 17-vjetorit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Justina Shiroka Pula, ka marr\u00eb pjes\u00eb sot n\u00eb sh\u00ebnimin e 17-vjetorit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj para t\u00eb pranishm\u00ebve Presidentja Shiroka Pula ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb demokraci d\u00ebshmon forc\u00ebn e saj jo vet\u00ebm p\u00ebrmes institucioneve q\u00eb nd\u00ebrton, por edhe p\u00ebrmes kufijve q\u00eb pushteti pranon t\u00eb respektoj\u00eb, e q\u00eb sipas saj, Kushtetuta i p\u00ebrcakton k\u00ebta kufij. <\/p>\n<p>\u201cAjo garanton se askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin, se pushteti nuk \u00ebsht\u00eb i pakufizuar dhe se t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e qytetar\u00ebve nuk varen nga vullneti i atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb autoritetin publik\u201d, u shpreh Presidentja Shiroka Pula.<\/p>\n<p>Prandaj, sipas Presidentes, pavar\u00ebsia e gjykatave kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb parim juridik, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci themelore e demokracis\u00eb, e sundimit t\u00eb ligjit dhe e besimit t\u00eb qytetar\u00ebve se Kushtetuta do t\u00eb mbrohet n\u00eb praktik\u00eb, n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb dhe pa p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>\u201cKam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t&#8217;ju drejtohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e cila na bashkon rreth nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje thelb\u00ebsore p\u00ebr \u00e7do shtet demokratik: rolin e gjykatave kushtetuese n\u00eb mbrojtjen e Kushtetut\u00ebs, t\u00eb drejtave themelore dhe ekuilibrit nd\u00ebrmjet institucioneve\u201d, theksoi Presidentja Shiroka Pula.<\/p>\n<p>Presidentja Shiroka Pula m\u00eb tej tha se gjykatat kushtetuese kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb arkitektur\u00ebn demokratike t\u00eb shtetit. <\/p>\n<p>\u201cAto sigurojn\u00eb q\u00eb Kushtetuta t\u00eb mos mbetet vet\u00ebm n\u00eb dokumentet thelb\u00ebsore, por t\u00eb jet\u00eb autoriteti m\u00eb i lart\u00eb juridik, t\u00eb cilit i n\u00ebnshtrohen t\u00eb gjitha institucionet. P\u00ebrmes vendimeve t\u00eb tyre, ato mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat themelore, p\u00ebrcaktojn\u00eb kufijt\u00eb e kompetencave dhe garantojn\u00eb respektimin e parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve\u201d, ka pohuar presidentja Shiroka Pula. <\/p>\n<p>Sipas saj, ky mision b\u00ebhet edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb koh\u00eb krizash politike, kur presioni mbi institucionet rritet dhe kur respektimi i parimeve kushtetuese vihet n\u00eb sprov\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cPik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto momente d\u00ebshmohet r\u00ebnd\u00ebsia e gjykatave t\u00eb pavarura: ato garantojn\u00eb q\u00eb ushtrimi i pushtetit t\u00eb mbetet brenda kufijve t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidentja.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tej tha se p\u00ebr Kosov\u00ebn, si shtet i ri, Gjykata Kushtetuese ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. <\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb 17 vjet\u00ebve t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, ajo ka kontribuar n\u00eb interpretimin dhe mbrojtjen e Kushtetut\u00ebs, n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve kushtetuese dhe n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kufijve t\u00eb kompetencave institucionale. P\u00ebrmes vendimeve t\u00eb saj, ajo ka ndihmuar n\u00eb zhvillimin e rendit ton\u00eb kushtetues dhe n\u00eb afirmimin e nj\u00eb parimi themelor: asnj\u00eb institucion nuk mund t\u00eb veproj\u00eb p\u00ebrtej kompetencave q\u00eb i p\u00ebrcakton Kushtetuta\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Presidentja Shiroka Pula.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Presidentja Shiroka Pula tha se n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb standard i \u00e7muesh\u00ebm demokratik: vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese respektohen dhe nuk personalizohen, pavar\u00ebsisht efekteve t\u00eb tyre politike, e q\u00eb sipas saj, ky standard d\u00ebshmon pjekurin\u00eb institucionale dhe p\u00ebrkushtimin ndaj sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cDemokracia nuk k\u00ebrkon vet\u00ebm q\u00eb institucionet t\u00eb ushtrojn\u00eb kompetencat e tyre, por edhe q\u00eb t\u00eb njohin e t\u00eb respektojn\u00eb kufijt\u00eb e k\u00ebtyre kompetencave. Pranimi i kontrollit kushtetues nuk e dob\u00ebson pushtetin demokratik; p\u00ebrkundrazi, i jep atij legjitimitet dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri. Pjekuria demokratike d\u00ebshmohet jo vet\u00ebm kur pajtohemi me nj\u00eb vendim, por sidomos kur e respektojm\u00eb at\u00eb edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk p\u00ebrputhet me interesat apo pritshm\u00ebrit\u00eb tona\u201d, ka theksuar Presidentja.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shtoi ajo, mbrojtja e Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb gjitha institucioneve. <\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsia e gjykatave kushtetuese duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me respektimin e vendimeve t\u00eb tyre, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale dhe me nj\u00eb kultur\u00eb demokratike q\u00eb e vendos autoritetin e Kushtetut\u00ebs mbi interesat e \u00e7astit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shk\u00ebmbimi i p\u00ebrvojave nd\u00ebrmjet gjykatave kushtetuese t\u00eb vendeve tona ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. P\u00ebrvoja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb, e gjykatave t\u00eb tjera evropiane dhe ekspertiza e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr t\u00eb diskutuar sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebr t\u00eb thelluar dialogun juridik dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar standardet e mbrojtjes s\u00eb rendit kushtetues\u201d, ka pohuar Presidentja Shiroka Pula.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tej tha se p\u00ebrvojat tona mund t\u00eb ndryshojn\u00eb, por parimet q\u00eb na bashkojn\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta: pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit, mbrojtja e t\u00eb drejtave themelore, ndarja e pushteteve dhe respektimi i Kushtetut\u00ebs, duke shtuar se bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet institucioneve tona na ndihmon t&#8217;i mbrojm\u00eb k\u00ebto parime dhe t&#8217;i forcojm\u00eb themelet e demokracis\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>\u201cSundimi i ligjit nuk matet vet\u00ebm me cil\u00ebsin\u00eb e normave q\u00eb miratojm\u00eb, por edhe me gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t&#8217;i zbatuar ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. T\u00eb drejtat themelore nuk mbrohen vet\u00ebm duke i shpallur ato, por duke garantuar se \u00e7do gjyqtar\u00eb mund t&#8217;i ushtroj\u00eb realisht. Po k\u00ebshtu, ndarja e pushteteve nuk garantohet vet\u00ebm p\u00ebrmes dispozitave kushtetuese, por p\u00ebrmes respektimit t\u00eb tyre n\u00eb praktik\u00eb\u201d, theksoi Presidentja.<\/p>\n<p>Ajo tha se Kushtetuta duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi \u00e7do interes t\u00eb pushtetit, nd\u00ebrsa pavar\u00ebsia e gjykatave kushtetuese duhet t\u00eb mbrohet si kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb dhe lirin\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund, forca e nj\u00eb demokracie nuk matet me munges\u00ebn e kufijve t\u00eb pushtetit, por me gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t&#8217;i respektuar ata. Kur Kushtetuta \u00ebsht\u00eb mbi pushtetin, t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurta. Kur institucionet i n\u00ebnshtrohen Kushtetut\u00ebs, demokracia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb\u201d, tha Presidentja Shiroka Pula.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Justina Shiroka Pula, ka marr\u00eb pjes\u00eb sot n\u00eb sh\u00ebnimin e 17-vjetorit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb fjal\u00ebn e saj para t\u00eb pranishm\u00ebve Presidentja Shiroka Pula ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb demokraci d\u00ebshmon forc\u00ebn e saj jo vet\u00ebm p\u00ebrmes institucioneve q\u00eb nd\u00ebrton, por edhe p\u00ebrmes kufijve q\u00eb pushteti pranon t\u00eb respektoj\u00eb, e q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":247599,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-247598","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=247598"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":247600,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247598\/revisions\/247600"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/247599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=247598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=247598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=247598"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=247598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}