{"id":247952,"date":"2026-10-26T09:22:34","date_gmt":"2026-10-26T08:22:34","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=247952"},"modified":"2026-10-26T09:22:34","modified_gmt":"2026-10-26T08:22:34","slug":"skandaloze-avokatja-e-arlindes-paralajmeroi-per-neglizhence-dhe-denoncoi-por-u-injorua-nga-prokuroria-ne-peje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/skandaloze-avokatja-e-arlindes-paralajmeroi-per-neglizhence-dhe-denoncoi-por-u-injorua-nga-prokuroria-ne-peje\/","title":{"rendered":"Skandaloze | Avokatja e Arlind\u00ebs paralajm\u00ebroi p\u00ebr neglizhenc\u00eb dhe denoncoi, por u injorua nga Prokuroria n\u00eb Pej\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mosmbrojtja e nj\u00eb f\u00ebmije, dyshimet p\u00ebr manipulim t\u00eb deklarimeve, rreziku i zhdukjes s\u00eb provave dhe nd\u00ebrhyrjet e pretenduara t\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e hetuesve jan\u00eb disa nga \u00e7\u00ebshtjet serioze t\u00eb ngritura nga avokatja e Arlinda Sylaj Zekajt n\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb disiplinore drejtuar Kryeprokurores s\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb. Dokumenti, t\u00eb cilin e ka par\u00eb gazeta Insajderi, paraqet nj\u00eb tjet\u00ebr kapitull t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr mbrojtjen e viktim\u00ebs dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Vrasja e Arlinda Sylaj Zekajt n\u00eb Vitomiric\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs po vazhdon t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah dokumente q\u00eb ngren\u00eb pyetje serioze p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si institucionet i kishin trajtuar denoncimet dhe k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p>Insajderi ka par\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb disiplinore prej 14 faqesh, t\u00eb p\u00ebrgatitur nga avokatja Adelina R. Hoxha n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb autorizuar t\u00eb Arlind\u00ebs.<\/p>\n<p>Ankesa i \u00ebsht\u00eb drejtuar Kryeprokurores s\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me veprimet e nj\u00eb prokuroreje t\u00eb shtetit gjat\u00eb trajtimit t\u00eb nj\u00eb rasti q\u00eb p\u00ebrfshinte f\u00ebmij\u00ebn e mitur t\u00eb viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument k\u00ebrkohet nisja e nj\u00eb hetimi disiplinor p\u00ebr dyshime lidhur me shkeljen e detyrave zyrtare, pakujdesin\u00eb e r\u00ebnd\u00eb profesionale, mosushtrimin efektiv t\u00eb funksionit prokurorial dhe mosgarantimin e interesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>F\u00ebmija u mor n\u00eb pyetje, avokatja pretendon se nuk u respektuan garancit\u00eb e nevojshme<\/p>\n<p>N\u00eb ankes\u00eb p\u00ebrshkruhet nj\u00eb incident i 10 korrikut 2026, kur Policia dhe Prokuroria ishin njoftuar p\u00ebr rrethana q\u00eb lidheshin me largimin e f\u00ebmij\u00ebs nga p\u00ebrkujdesja e n\u00ebn\u00ebs dhe q\u00ebndrimin e tij te persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas pretendimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb dokument, i mituri ishte gjetur n\u00eb pranin\u00eb e personave t\u00eb tret\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebna kishte shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr ndikimin q\u00eb k\u00ebta persona mund t\u00eb ushtronin mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja pretendon se f\u00ebmija ishte marr\u00eb n\u00eb pyetje pa asistenc\u00ebn efektive t\u00eb nj\u00eb psikologu, pedagogu apo eksperti t\u00eb specializuar p\u00ebr komunikimin me t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pretendimet m\u00eb serioze \u00ebsht\u00eb se nuk ishte siguruar paraprakisht nj\u00eb ambient i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe i sigurt p\u00ebr intervistimin e f\u00ebmij\u00ebs, ndon\u00ebse ekzistonin shqet\u00ebsime p\u00ebr ndikim, sugjestionim dhe manipulim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb deklarimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb ankes\u00eb ngrihet gjithashtu shqet\u00ebsimi se n\u00ebna i kishte paralajm\u00ebruar organet p\u00ebr rrezikun q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb ndikohej nga personat n\u00eb pranin\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve ndodhej.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore pretendon se, pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre informacioneve, nuk ishin nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb deklarimi i t\u00eb miturit t\u00eb ishte i lir\u00eb dhe t\u00eb merrej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Kamerat e siguris\u00eb dhe provat q\u00eb rrezikonin t\u00eb humbnin<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e ankes\u00ebs i kushtohet mosgrumbullimit t\u00eb pretenduar t\u00eb provave nga vendi i ngjarjes.<\/p>\n<p>Sipas avokates, pamjet e kamerave t\u00eb siguris\u00eb mund t\u00eb kishin ndihmuar n\u00eb identifikimin e personave t\u00eb pranish\u00ebm, p\u00ebrcaktimin e kontakteve q\u00eb f\u00ebmija kishte pasur dhe verifikimin e rrethanave n\u00eb t\u00eb cilat ai ishte larguar nga p\u00ebrkujdesja e n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Ankesa ngre dyshime se provat elektronike nuk ishin siguruar me koh\u00eb, ndon\u00ebse ekzistonte rreziku q\u00eb incizimet t\u00eb fshiheshin automatikisht ose t\u00eb humbnin me kalimin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore k\u00ebrkonte t\u00eb verifikohej n\u00ebse pamjet ishin ruajtur, n\u00ebse ishte urdh\u00ebruar sekuestrimi i tyre dhe p\u00ebrse nuk ishin nd\u00ebrmarr\u00eb menj\u00ebher\u00eb veprimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkonte gjithashtu t\u00eb sqarohej n\u00ebse vendi i ngjarjes ishte dokumentuar plot\u00ebsisht dhe n\u00ebse ishin identifikuar personat q\u00eb kishin pasur kontakt me f\u00ebmij\u00ebn.<\/p>\n<p>Dyshime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb hetim dhe korrigjim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb udh\u00ebzimeve<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pretendim i r\u00ebnd\u00eb i paraqitur n\u00eb dokument lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si Prokuroria dyshohet se kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb drejtimin e hetimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb ankes\u00eb thuhet se prokurorja, pasi ishte njoftuar p\u00ebr situat\u00ebn, kishte deleguar veprimet te hetuesit policor\u00eb, pa p\u00ebrcaktuar, sipas pretendimit t\u00eb avokates, udh\u00ebzime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebs dhe sigurimin e provave.<\/p>\n<p>Dokumenti k\u00ebrkon shqyrtimin e komunikimeve nd\u00ebrmjet prokurores dhe hetuesve, p\u00ebrfshir\u00eb telefonatat, mesazhet, komunikimet elektronike dhe sh\u00ebnimet zyrtare.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht serioz \u00ebsht\u00eb pretendimi se, pas ngritjes s\u00eb shqet\u00ebsimeve nga mbrojtja, kishte pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr korrigjimin ose rehabilitimin formal t\u00eb udh\u00ebzimeve t\u00eb m\u00ebparshme, pa dokumentim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ndryshimeve.<\/p>\n<p>Avokatja k\u00ebrkon t\u00eb verifikohet n\u00ebse komunikimet e m\u00ebvonshme p\u00ebrb\u00ebnin veprime t\u00eb zakonshme procedurale apo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb korrigjuar mang\u00ebsi t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb k\u00ebrkonte avokatja nga Kryeprokurorja?<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb dokumentit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore k\u00ebrkonte regjistrimin e ankes\u00ebs dhe shqyrtimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkonte sigurimin urgjent t\u00eb provave elektronike, verifikimin e udh\u00ebzimeve t\u00eb dh\u00ebna Policis\u00eb dhe sqarimin e baz\u00ebs juridike mbi t\u00eb cil\u00ebn f\u00ebmija kishte mbetur n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e personave t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebrkohej t\u00eb verifikohej n\u00ebse i mituri ishte intervistuar nga profesionist\u00eb t\u00eb specializuar dhe n\u00ebse ishin respektuar standardet ligjore p\u00ebr mbrojtjen e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb ankes\u00eb k\u00ebrkohej edhe ruajtja e komunikimeve telefonike dhe elektronike, incizimeve nga kamerat e siguris\u00eb, sh\u00ebnimeve operative dhe dokumenteve t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb ndihmonin n\u00eb zbardhjen e m\u00ebnyr\u00ebs se si ishte trajtuar rasti.<\/p>\n<p>Avokatja shprehte gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur edhe video-incizime t\u00eb cilat, sipas saj, d\u00ebshmonin presion psikik dhe kanosje serioze ndaj f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga beteja p\u00ebr djalin te vrasja q\u00eb tronditi Pej\u00ebn<\/p>\n<p>M\u00eb 16 tetor 2026, Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr mbrojt\u00ebs ndaj ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb Arlind\u00ebs. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, me k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr ishte vendosur q\u00eb f\u00ebmija t\u2019i besohej p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00ebn\u00ebs dhe q\u00eb asaj t\u2019i lejohej kthimi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 tetor, nj\u00eb procesverbal tjet\u00ebr policor dokumentonte v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr kthimin e saj n\u00eb sht\u00ebpi, si dhe konstatimin se q\u00ebndrimi aty nuk ishte i sigurt p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, Arlinda kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb let\u00ebr urgjente n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb, duke k\u00ebrkuar masa ndaj zyrtar\u00ebve q\u00eb, sipas saj, kishin d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 25 tetor, ajo u gjet e vrar\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb Vitomiric\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, nd\u00ebrsa ish-bashk\u00ebshorti i saj, Jeton Sylaj, \u00ebsht\u00eb raportuar se \u00ebsht\u00eb ndaluar p\u00ebr 48 or\u00eb pas intervistimit.<\/p>\n<p>Pyetjet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje jan\u00eb n\u00ebse pretendimet e avokates jan\u00eb shqyrtuar, n\u00ebse jan\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr ruajtjen e provave dhe n\u00ebse institucionet kan\u00eb reaguar n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet e tyre ligjore.<\/p>\n<p>Dokumenti i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Znj. Lumturije Vu\u00e7etaj<\/p>\n<p>Avokate Adelina R. Hoxha, e autorizuara e pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar Arlinda Sylaj Zekaj paraqet k\u00ebt\u00eb:<\/p>\n<p>ANKES\u00cb DISIPLINORE<\/p>\n<p>Kund\u00ebr: Prokurores s\u00eb Shtetit znj. Suada Hamza,<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit t\u00eb bazuar p\u00ebr shkelje t\u00eb detyrave zyrtare,<br \/>\nPakujdesi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb profesionale,<br \/>\nMosushtrim efektiv t\u00eb funksionit prokurorial,<br \/>\nMosmarrje t\u00eb masave urgjente p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebs,<br \/>\nAprovimin e marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs pa garancit\u00eb e nevojshme profesionale dhe ligjore, respektivisht pa prani t\u00eb psikologut<br \/>\nLejimi i q\u00ebndrimit t\u00eb f\u00ebmiut tek personi i tret\u00eb, n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs! D\u00ebshir\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00ebse \u00ebsht\u00eb manipulim.<br \/>\nLejimi i q\u00ebndrimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs tek personi i tret\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, personi i tret\u00eb i dyshuar n\u00eb po t\u00eb njejten prokurori.<br \/>\nMos evidentimi i gjetjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs pa kujdestar madhor\u00eb<br \/>\nMosadministrim n\u00eb koh\u00eb t\u00eb provave dhe<br \/>\nTentim p\u00ebr korrigjim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb veprimeve pa eliminimin e pasojave t\u00eb shkaktuara, por vet\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb arsyetimit t\u00eb mosveprimeve t\u00eb saj ligjore<br \/>\n# P\u00ebrshkrim i shkurt\u00ebr i c\u00ebshtjes kontesuese<\/p>\n<p>E d\u00ebmtuara me f\u00ebmij\u00ebn 12 vjecar jetojn\u00eb q\u00eb dy vite n\u00eb Kosov\u00eb, pasi jan\u00eb larguar nga sht\u00ebpia e p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb pandehurin, n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin p\u00ebr jet\u00eb nga i pandehuri. P\u00ebr dy vite f\u00ebmiu ka jetuar, shkolluar n\u00ebn kujdestarin e t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs pa asnj\u00eb ndihm\u00eb nga i pandehuri. N\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e t\u00eb pandehurit e d\u00ebmtuara e ka lejuar ta vizitoj familjen e bashk\u00ebshortit her\u00eb pas her\u00eb, por nga data 26 qershor 2026 kur axha e merr t\u00eb miturin pa dijenin e n\u00ebn\u00ebs, f\u00ebmia shk\u00ebput kontakte m\u00eb n\u00ebn\u00ebn pa arsyetim. E d\u00ebmtuara n\u00ebn frik\u00ebn e vazhdueshme p\u00ebr jet\u00ebn e saj dhe f\u00ebmij\u00ebs, provon t\u00eb gjej\u00eb mirkuptim p\u00ebr kthimin e f\u00ebmij\u00ebs, por nuk e gjen. Me dat\u00eb 10 korrik shkon te familja e t\u00eb pandehurit n\u00eb Decan ku pritej t\u00eb gjendej f\u00ebmiu, del se aty nuk \u00ebsht\u00eb f\u00ebmiu p\u00ebrveq gjysh\u00ebrit q\u00eb i thon\u00eb se nuk e din ku \u00ebsht\u00eb, ndoshta n\u00eb Vitomiric, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb pandehurit dhe t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs \u2013 prej nga i pandehuri n\u00ebn kanosje i kishte larguar para dy viteve f\u00ebmij\u00ebn dhe t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebn.<\/p>\n<p>E d\u00ebmtuara iu thot\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb pandehurit se po shkon me marr djalin, dhe kur shkon gjendet para nj\u00eb situate t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ku f\u00ebmia e refuzon pa ndonj\u00eb arsye konkrete dhe f\u00ebmia gjendet me dy f\u00ebmij\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mitur 16 dhe 7 vjec, pa p\u00ebrkujdesje t\u00eb t\u00eb rriturve. E d\u00ebmtuara njofton policin se f\u00ebmia \u00ebsht\u00eb i manipuluar por hetimet nuk shkojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb mbledhjes s\u00eb provave por n\u00eb drejtim t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb tyre cfar\u00eb kane v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik f\u00ebmij\u00ebn dhe gjith\u00eb procesin.<\/p>\n<p>F\u00ebmia me dijenin e prokurores, mirret n\u00eb pyetje pa psikolog dhe me dijenin e s\u00eb njejt\u00ebs i mbetet n\u00ebn kujdestari kund\u00ebrligjsh\u00ebm (kunderligjshmerine e kemi potencuar ne shkresen paraprake) axh\u00ebs s\u00eb tij, I cili p\u00ebrveq tjerash \u00ebsht\u00eb me precedent penal p\u00ebr arm\u00ebbajtje po n\u00eb t\u00eb njejten prokurori.<\/p>\n<p>I. Baza juridike e ankes\u00ebs<\/p>\n<p>Kjo ankes\u00eb paraqitet n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb:<\/p>\n<p>Ligjit nr. 06\/L-057 p\u00ebr P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb Disiplinore t\u00eb Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve, i ndryshuar dhe plot\u00ebsuar me Ligjin nr. 08\/L-003 dhe i publikuar n\u00eb version t\u00eb konsoliduar;<\/p>\n<p>Kodit nr. 08\/L-032 t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, i ndryshuar dhe plot\u00ebsuar;<\/p>\n<p>Kodit nr. 06\/L-006 t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb Mitur;<\/p>\n<p>Ligjit nr. 06\/L-084 p\u00ebr Mbrojtjen e F\u00ebmij\u00ebs;<\/p>\n<p>Ligjit nr. 2004\/32 p\u00ebr Familjen i Kosov\u00ebs, me ndryshimet dhe plot\u00ebsimet p\u00ebrkat\u00ebse;<\/p>\n<p>Kodit t\u00eb Etik\u00ebs dhe Sjelljes Profesionale p\u00ebr Prokuror\u00ebt;<\/p>\n<p>Konvent\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebs;<\/p>\n<p>Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe standardeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb miq\u00ebsore ndaj f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb Disiplinore p\u00ebrcakton se autoriteti kompetent p\u00ebr trajtimin fillestar t\u00eb pretendimeve disiplinore ndaj nj\u00eb prokurori \u00ebsht\u00eb kryeprokurori i prokuroris\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn prokurori \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar. Andaj kjo ankes\u00eb ju paraqitet juve, Ligji njeh K\u00ebshillin Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs si organin q\u00eb zhvillon procedur\u00ebn disiplinore sipas kompetencave t\u00eb tij, me \u00e7far\u00eb presim q\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn ta delegoni tutje.<\/p>\n<p>II. P\u00ebrshkrimi i gjendjes faktike<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 10 korrik 2026, prokurorja e lartcekur \u00ebsht\u00eb njoftuar nga policia p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb serioze, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte i p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i mitur.<\/p>\n<p>Sipas informatave dhe dokumentacionit t\u00eb disponuesh\u00ebm:<\/p>\n<p>F\u00ebmija \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb mitur, pa pranin\u00eb dhe mbik\u00ebqyrjen e nj\u00eb prindi, kujdestari apo personi tjet\u00ebr madhor p\u00ebrgjegj\u00ebs.<br \/>\nEkziston dyshimi se f\u00ebmija, para veprimeve procedurale, \u00ebsht\u00eb manipuluar, ndikuar apo udh\u00ebzuar nga persona t\u00eb tjer\u00eb lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e paraqitjes s\u00eb rrethanave t\u00eb ngjarjes. P\u00ebr \u00e7far\u00eb e d\u00ebmtuara ka njoftuar policin dhe hetuesin me koh\u00eb.<br \/>\nF\u00ebmija \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje pa pranin\u00eb dhe asistenc\u00ebn efektive t\u00eb psikologut, pedagogut, ekspertit profesional p\u00ebr komunikim me f\u00ebmij\u00ebt.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb garantuar paraprakisht se f\u00ebmija ishte n\u00eb gjendje t\u00eb sigurt emocionale dhe psikologjike p\u00ebr t\u2019u intervistuar, as nuk \u00ebsht\u00eb parandaluar rreziku i manipulimit, sugjestionimit, riviktimizimit apo kontaminimit t\u00eb deklarimit t\u00eb tij.<br \/>\nProkurorja nuk ka urdh\u00ebruar menj\u00ebher\u00eb sigurimin, sekuestrimin dhe administrimin e incizimeve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb nga vendi i ngjarjes dhe nga lokacionet relevante.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe urgjente k\u00ebqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes, dokumentimi i situat\u00ebs, sigurimi i provave materiale, identifikimi i personave t\u00eb pranish\u00ebm dhe administrimi i provave q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kalimit t\u00eb koh\u00ebs mund t\u00eb fshiheshin, ndryshoheshin ose humbnin.<br \/>\n\u27a4 N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ushtronte drejtp\u00ebrdrejt kompetencat e saj ligjore p\u00ebr drejtimin dhe mbik\u00ebqyrjen e hetimit, prokurorja e ka deleguar vler\u00ebsimin dhe marrjen e vendimeve esenciale n\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, p\u00ebrkat\u00ebsisht tek hetuesi apo zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb policor\u00eb.<\/p>\n<p>\u27a4 Prokurorja ka dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime t\u00eb gabuara, juridikisht t\u00eb pap\u00ebrshtatshme ose t\u00eb pamjaftueshme, t\u00eb cilat kan\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe n\u00eb vendosjen e tij t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>\u27a4 Menj\u00ebher\u00eb pas njoftimit nga mbrojtja , n\u00eb zyren e s\u00eb njejt\u00ebs \u2013 se udh\u00ebzimet e dh\u00ebna ishin t\u00eb gabuara dhe se kishin prodhuar pasoja, prokurorja ka kontaktuar hetuesin dhe ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb m\u00ebvonshme p\u00ebr ta ndryshuar ose korrigjuar situat\u00ebn, jo n\u00eb drejtim t\u00eb korrigjimit t\u00eb pasoj\u00ebs por fshehjes s\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb prioriteti i veprimeve t\u00eb ishte mbrojtja e menj\u00ebhershme e f\u00ebmij\u00ebs dhe eliminimi i pasojave, nd\u00ebrhyrja e m\u00ebvonshme e prokurores kishte p\u00ebr q\u00ebllim rehabilitimin formal t\u00eb udh\u00ebzimeve dhe pozit\u00ebs s\u00eb prokurores.<\/p>\n<p>III. Shkeljet disiplinore sipas nenit 6 t\u00eb Ligjit nr. 06\/L-057<\/p>\n<p>1. Shkelja e ligjit dhe e detyrave zyrtare . Sipas nenit 6 paragrafit 1, n\u00ebnparagraf\u00ebve 1.2 dhe 1.3 t\u00eb Ligjit nr. 06\/L-057, prokurori kryen shkelje disiplinore n\u00ebse:<\/p>\n<p>shkel ligjin ose shkel detyrat e tij zyrtare si prokuror.<\/p>\n<p>Sipas nenit 6 paragrafit 2, p\u00ebrgjegj\u00ebsia disiplinore p\u00ebrfshin veprimet ose mosveprimet e kryera me dashje apo nga pakujdesia e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, prokurorja ka shkelur nj\u00ebkoh\u00ebsisht detyrimin p\u00ebr zbatimin e ligjit dhe detyrimin p\u00ebr ushtrimin profesional t\u00eb funksionit, sepse:<\/p>\n<p>ka dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime t\u00eb gabuara;<br \/>\nnuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb masat urgjente p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebs;<br \/>\nnuk ka siguruar garancit\u00eb profesionale gjat\u00eb intervistimit;<br \/>\nnuk ka administruar n\u00eb koh\u00eb provat e cenueshme, kamerat e vendit tw ngjarjes, personat prezent;<br \/>\nnuk ka ushtruar mbik\u00ebqyrje efektive mbi hetimin;<br \/>\nnuk ka eliminuar pasojat e shkaktuara.<br \/>\n2. Mosnd\u00ebrmarrja e veprimit prokurorial t\u00eb k\u00ebrkuar me ligj<\/p>\n<p>Sipas nenit 6 paragrafit 2, n\u00ebnparagrafif 2.1, shkelje e detyrave t\u00eb prokurorit ekziston kur prokurori, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, nuk nd\u00ebrmerr veprim prokurorial q\u00eb k\u00ebrkohet nga ligji ose nuk ushtron funksionin brenda afatit ligjor.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta dispozit\u00eb lejon inicimin e procedur\u00ebs disiplinore edhe p\u00ebr nj\u00eb shkelje t\u00eb vetme, kur serioziteti i mosveprimit ose niveli i shkeljes e arsyeton k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, edhe n\u00ebse veprimet e prokurores trajtohen si nj\u00eb ngjarje e vetme, serioziteti i tyre \u00ebsht\u00eb i shtuar sepse:<\/p>\n<p>subjekti i cenuar \u00ebsht\u00eb f\u00ebmij\u00eb;<br \/>\nekzistonte nevoja p\u00ebr veprim urgjent;<br \/>\nprovat elektronike , audio video incizimet ne vend te ngjarjes mund t\u00eb humbnin;<br \/>\ndeklarimi i f\u00ebmij\u00ebs vazhdon t\u00eb ndikohet;<br \/>\npasojat nuk jan\u00eb eliminuar.<br \/>\nNeni 6 paragrafi 2.1 e lejon shprehimisht procedur\u00ebn disiplinore p\u00ebr nj\u00eb mosveprim t\u00eb vet\u00ebm kur serioziteti i tij \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>3. Mosvler\u00ebsimi i plot\u00eb i fakteve dhe provave<\/p>\n<p>Sipas nenit 6 paragrafit 2, n\u00ebnparagrafit 2.2, prokurori kryen shkelje t\u00eb detyr\u00ebs kur nuk merr parasysh provat dhe faktet faj\u00ebsuese dhe shfaj\u00ebsuese gjat\u00eb hetimit dhe nuk siguron zhvillimin ligjor t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Mosk\u00ebrkimi i incizimeve t\u00eb kamerave, mosdokumentimi i vendit t\u00eb ngjarjes, mos raprotimi-konstatimi i personave tw gjendur nw vendgjarje dhe mosadministrimi i provave t\u00eb tjera relevante e kan\u00eb privuar hetimin nga burime objektive t\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kamerat e siguris\u00eb ishin ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr:<\/p>\n<p>p\u00ebrcaktimin e koh\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb ardhjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs;<br \/>\nidentifikimin e personave q\u00eb e shoq\u00ebronin;<br \/>\np\u00ebrcaktimin e kontakteve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs para intervistimit;<br \/>\nv\u00ebrtetimin n\u00ebse kishte manipulim ose koordinim t\u00eb deklarimeve;<br \/>\nkrahasimin e deklarimit verbal me rrethanat objektive t\u00eb ngjarjes.<br \/>\nMosadministrimi i k\u00ebtyre provave duhet t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nenit 6 paragrafit 2.2 t\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb Disiplinore.<\/p>\n<p>IV. Shkeljet e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale<\/p>\n<p>1. Mosushtrimi i drejtimit dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb hetimit<\/p>\n<p>Sipas nenit 70 paragrafit 3 t\u00eb Kodit nr. 08\/L-032 t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, pas autorizimit t\u00eb masave p\u00ebrkat\u00ebse ose fillimit t\u00eb procedur\u00ebs penale, prokurori i shtetit:<\/p>\n<p>drejton dhe mbik\u00ebqyr pun\u00ebn e policis\u00eb ose organit tjet\u00ebr q\u00eb zbaton hetimin penal.<\/p>\n<p>Sipas paragrafit 4 t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit nen, prokurori ka qasje n\u00eb t\u00eb gjitha informatat relevante q\u00eb policia posedon gjat\u00eb veprimeve fillestare.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se prokurorja nuk mund ta transferoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj juridike tek hetuesi apo dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Policia mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime operative, por drejtimi juridik i hetimit; p\u00ebrcaktimi i masave prioritare; urdh\u00ebrimi i sigurimit t\u00eb provave; vler\u00ebsimi i pozit\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs; p\u00ebrcaktimi i garancive procedurale, mbeten p\u00ebrgjegj\u00ebsi e prokurorit.<\/p>\n<p>Delegimi i \u00e7\u00ebshtjes \u201cn\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d nuk e liron prokuroren nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr rezultatet e veprimeve ose mosveprimeve t\u00eb policis\u00eb, sepse Kodi ia ngarkon asaj drejtimin dhe mbik\u00ebqyrjen e hetimit.<\/p>\n<p>2. Mosurdh\u00ebrimi i k\u00ebqyrjes dhe dokumentimit t\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes<\/p>\n<p>Sipas nenit 148 paragraf\u00ebve 1 dhe 2 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, prokurori mund t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb k\u00ebqyrjen ose rikonstruksionin e vendit t\u00eb ngjarjes p\u00ebr: shqyrtimin e provave; qart\u00ebsimin e fakteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme; njohjen me gjendjen faktike; e n\u00eb ve\u00e7anti vler\u00ebsimin e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb deklarimeve.<\/p>\n<p>K\u00ebqyrja mund t\u00eb kryhet nga prokurori ose policia, por duhet t\u00eb jet\u00eb rezultat i nj\u00eb vendimmarrjeje efektive hetimore dhe t\u00eb dokumentohet sipas ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, mungesa e udh\u00ebzimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr:<\/p>\n<p>Shiqim t\u00eb vendit; fotografim; sigurim t\u00eb gjurm\u00ebve; nxerrja e kamerave video incizimeve t\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes, identifikim t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve; ruajtje t\u00eb provave elektronike, kan\u00eb shkaktuar humbjen e provave relevante dhe ka cenuar efektivitetin e hetimit duke cenuar r\u00ebnd\u00eb jet\u00ebn e f\u00ebmiut<\/p>\n<p>3. Mosadministrimi urgjent i incizimeve t\u00eb kamerave<\/p>\n<p>Edhe pse sigurimi i nj\u00eb prove t\u00eb caktuar varet nga rrethanat e rastit, prokurori \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb me urgjenc\u00eb provat q\u00eb:<\/p>\n<p>mund t\u00eb fshihen automatikisht; mund t\u00eb ndryshohen;<\/p>\n<p>mund t\u00eb kopjohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb plot\u00eb; mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb paarritshme me kalimin e koh\u00ebs. Incizimet e kamerave p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prova tipike t\u00eb cenueshme nga kalimi i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Mosdh\u00ebnia e udh\u00ebzimit p\u00ebr ruajtjen dhe marrjen e tyre, pavar\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb dukshme, p\u00ebrb\u00ebn tregues t\u00eb pakujdesis\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb profesionale dhe t\u00eb mosushtrimit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes efektive t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>V. Shkeljet e Kodit nr. 06\/L-006 t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb Mitur<\/p>\n<p>Dispozitat e m\u00ebposhtme zbatohen ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse f\u00ebmija ka pozit\u00ebn e viktim\u00ebs, t\u00eb d\u00ebmtuarit ose d\u00ebshmitarit. Edhe n\u00ebse statusi procedural n\u00eb fillim nuk ishte p\u00ebrcaktuar p\u00ebrfundimisht, organet duhej t\u00eb zbatonin standardin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mbrojtjes derisa t\u00eb sqarohej pozita e f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>1. Neni 110 \u2013 Interesi m\u00eb i mir\u00eb i f\u00ebmij\u00ebs<\/p>\n<p>Sipas nenit 110, \u00e7do f\u00ebmij\u00eb viktim\u00eb ose d\u00ebshmitar ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb interesi i tij m\u00eb i mir\u00eb t\u00eb jet\u00eb konsiderata mbizot\u00ebruese.<\/p>\n<p>Ky parim nuk \u00ebsht\u00eb deklarativ, dhe nuk p\u00ebrcaktohet nga d\u00ebshira e f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai e detyron prokurorin q\u00eb nd\u00ebrmjet: siguris\u00eb procedurale; mbrojtjes s\u00eb veprimeve t\u00eb m\u00ebparshme; delegimit tek policia; dhe mbrojtjes urgjente t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi absolute siguris\u00eb dhe mir\u00ebqenies s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Neni 111 \u2013 trajtimi miq\u00ebsor dhe i ndjesh\u00ebm<\/p>\n<p>Sipas nenit 111 paragraf\u00ebve 2 dhe 3, f\u00ebmija viktim\u00eb ose d\u00ebshmitar duhet t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: miq\u00ebsore; t\u00eb ndjeshme; me respektim t\u00eb dinjitetit; duke marr\u00eb parasysh mosh\u00ebn dhe pjekurin\u00eb; duke kufizuar nd\u00ebrhyrjen n\u00eb jet\u00ebn private n\u00eb minimum dhe duke synuar nj\u00eb rezultat objektiv dhe t\u00eb paansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Marrja n\u00eb pyetje pa p\u00ebrgatitje profesionale, pa psikolog dhe p\u00ebrkthyes, dhe pasi organet jan\u00eb njoftuar menj\u00ebher\u00eb nga n\u00ebna se f\u00ebmia \u00ebsht\u00eb i ekspozuar ndaj ndikimit t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, cenon si mir\u00ebqenien e tij, ashtu edhe objektivitetin e deklarimit.<\/p>\n<p>3. Neni 112 \u2013 kujdesi i posa\u00e7\u00ebm dhe ndihma profesionale<\/p>\n<p>Sipas nenit 112 paragrafit 1, institucionet q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr vep\u00ebr penale ndaj f\u00ebmij\u00ebs duhet t\u00eb veprojn\u00eb me kujdes t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, duke marr\u00eb parasysh:<\/p>\n<p>mosh\u00ebn; karakteristikat personale; nevojat e ve\u00e7anta; edukimin; ambientin ku jeton f\u00ebmija; nevoj\u00ebn p\u00ebr shmangien e pasojave t\u00eb d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Sipas paragraf\u00ebve 2 e vijues t\u00eb nenit 112, marrja n\u00eb pyetje duhet t\u00eb organizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb mos ekspozohet ndaj presionit t\u00eb panevojsh\u00ebm dhe, sipas nevoj\u00ebs, t\u00eb realizohet me ndihm\u00ebn e pedagogut, psikologut..<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, marrja n\u00eb pyetje pa psikolog, ve\u00e7an\u00ebrisht kur ekzistonte dyshimi p\u00ebr manipulim-fakt i b\u00ebr\u00eb i njohur nga n\u00ebna e f\u00ebmij\u00ebs para intervistimit t\u00eb tij dit\u00ebn kritike, paraqet jo vet\u00ebm cenim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, por edhe cenim t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb prov\u00ebs s\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>VI. Shkeljet e Ligjit nr. 06\/L-084 p\u00ebr Mbrojtjen e F\u00ebmij\u00ebs<\/p>\n<p>1. Neni 4 \u2013 mbrojtja e jet\u00ebs, zhvillimit dhe mir\u00ebqenies<\/p>\n<p>Sipas nenit 4, mbrojtja e jet\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs \u00ebsht\u00eb detyrim kryesor p\u00ebr \u00e7do person dhe institucion. E drejta e f\u00ebmij\u00ebs p\u00ebr zhvillim: fizik; mendor; emocional; sh\u00ebndet\u00ebsor; social, duhet t\u00eb mbrohet n\u00eb mas\u00ebn maksimale t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>L\u00ebnia e f\u00ebmij\u00ebs pa kujdestar madhor, ekspozimi ndaj manipulimit, marrja n\u00eb pyetje pa p\u00ebrkrahje profesionale dhe zgjedhja e gabuar e vendosjes s\u00eb tij tek personi i tret\u00eb, jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>2. Neni 5 \u2013 interesi m\u00eb i mir\u00eb i f\u00ebmij\u00ebs<\/p>\n<p>Sipas nenit 5 paragrafit 1, n\u00eb t\u00eb gjitha veprimet dhe vendimet e institucioneve, gjykatave dhe autoriteteve administrative q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn, interesi m\u00eb i mir\u00eb i f\u00ebmij\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb konsiderata: mbizot\u00ebruese; m\u00eb e larta.<\/p>\n<p>Vendimi ose udh\u00ebzimi q\u00eb ka rezultuar n\u00eb q\u00ebndrimin e f\u00ebmij\u00ebs me person t\u00eb tret\u00eb, pa vler\u00ebsim profesional dhe pa vendim t\u00eb organit kompetent, duhet t\u00eb shqyrtohet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb raport me nenin 5.<\/p>\n<p>4. Neni 147 \u2013 masat urgjente<\/p>\n<p>Sipas nenit 147 paragrafit 1, kur Organi i Kujdestaris\u00eb m\u00ebson p\u00ebr rrezikun ndaj f\u00ebmij\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb abuzimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs prind\u00ebrore ose neglizhenc\u00ebs serioze, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb urgjentisht masa p\u00ebr mbrojtjen: e personalitetit; t\u00eb drejtave; interesave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurorja, sapo \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr situat\u00ebn, duhej t\u00eb siguronte p\u00ebrfshirjen urgjente t\u00eb psikologut dhe Organit t\u00eb Kujdestaris\u00eb, duke u kujdesur n\u00ebse po respektohet ligji, ngase mungesa e madhorit \u00ebsht\u00eb abuzim serioz dhe neglizhenc\u00eb serioze, n\u00eb vend q\u00eb vendosja faktike e f\u00ebmij\u00ebs t\u00eb mbetej \u00e7\u00ebshtje e vler\u00ebsimit t\u00eb vet\u00eb f\u00ebmij\u00ebs!!!<\/p>\n<p>VIII. Shkeljet e Kodit t\u00eb Etik\u00ebs dhe Sjelljes Profesionale<\/p>\n<p>Veprimet dhe mosveprimet e p\u00ebrshkruara duhen shqyrtuar edhe n\u00eb raport me parimet etike t\u00eb funksionit prokurorial, p\u00ebrfshir\u00eb:<\/p>\n<p>\u27a4 ligjshm\u00ebrin\u00eb;<\/p>\n<p>\u27a4 integritetin;<\/p>\n<p>\u27a4 paanshm\u00ebrin\u00eb;<\/p>\n<p>\u27a4 objektivitetin;<\/p>\n<p>\u27a4 profesionalizmin;<\/p>\n<p>\u27a4 kompetenc\u00ebn dhe kujdesin;<\/p>\n<p>\u27a4 p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb;<\/p>\n<p>\u27a4 transparenc\u00ebn institucionale;<\/p>\n<p>\u27a4 ruajtjen e besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin prokurorial;<\/p>\n<p>\u27a4 detyrimin q\u00eb interesi personal i prokurorit t\u00eb mos vendoset mbi interesin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se, pasi \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr gabimet, prokurorja nuk ka dokumentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente: gabimin fillestar, korrigjimin e udh\u00ebzimit; arsyet e ndryshimit; masat p\u00ebr eliminimin e pasoj\u00ebs; baz\u00ebn juridike t\u00eb vendosjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Tentimi p\u00ebr \u201crehabilitimin\u201d e situat\u00ebs p\u00ebrmes kontaktit me hetuesin, pa nxjerrjen e nj\u00eb udh\u00ebzimi t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb dokumentuar dhe pa rikthimin e ligjshm\u00ebris\u00eb, cenon standardet e integritetit dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>IX. Lidhja shkak\u00ebsore dhe pasoja<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk kemi vet\u00ebm gabim abstrakt juridik.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimet dhe mosveprimet kan\u00eb prodhuar pasoja konkrete:<\/p>\n<p>F\u00ebmija \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje pa garancit\u00eb profesionale t\u00eb nevojshme.<br \/>\nDeklarimi i tij mund t\u00eb jet\u00eb ndikuar ose kontaminuar, siq n\u00ebna-e d\u00ebmtuara ka njoftuar paraprakisht personat zyrtar.<br \/>\nProvat objektive, p\u00ebrfshir\u00eb incizimet e kamerave, mund t\u00eb jen\u00eb humbur.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb siguruar dokumentimi i plot\u00eb i vendit dhe rrethanave t\u00eb ngjarjes.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se personi i tret\u00eb ishte i autorizuar, i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe i vler\u00ebsuar nga Organi i Kujdestaris\u00eb.<br \/>\nMbrojtja \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb me dije prokurores gabimet e saj.<\/p>\n<p>Veprimet korrigjuese jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb vet\u00ebm pas reagimit t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Edhe pas nd\u00ebrhyrjes, pasoja kryesore nuk \u00ebsht\u00eb eliminuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto rrethana p\u00ebrmbushin pragun p\u00ebr inicimin e nj\u00eb hetimi disiplinor, sepse ekziston dyshim i arsyesh\u00ebm p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit, shkelje t\u00eb detyr\u00ebs dhe pakujdesi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<br \/>\nX. Nevoja p\u00ebr ruajtjen urgjente t\u00eb provave<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se provat elektronike dhe t\u00eb dh\u00ebnat e komunikimit mund t\u00eb humbin ose t\u00eb fshihen, k\u00ebrkoj q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb l\u00ebshohet urdh\u00ebr p\u00ebr ruajtjen e:<\/p>\n<p>komunikimeve telefonike zyrtare nd\u00ebrmjet prokurores dhe hetuesit m\u00eb 10 korrik dhe dit\u00ebt pasuese;<br \/>\nlist\u00ebs s\u00eb thirrjeve zyrtare dhe evidenc\u00ebs s\u00eb komunikimeve institucionale;<br \/>\nmesazheve elektronike, SMS-ve, komunikimeve n\u00eb aplikacione zyrtare dhe e-mail-eve;<br \/>\nsh\u00ebnimeve zyrtare dhe ditarit t\u00eb prokurores;<br \/>\nditarit operativ t\u00eb policis\u00eb;<br \/>\nincizimeve nga sistemi i komunikimit policor;<br \/>\nincizimeve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb nga objekti ku \u00ebsht\u00eb gjetur f\u00ebmija;<br \/>\nincizimeve nga lokacionet p\u00ebrreth;<br \/>\nvideove nga kamerat trupore t\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb, n\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrdorur;<br \/>\nincizimeve t\u00eb intervistimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs;<br \/>\n\u00e7do incizimi tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb personat e pranish\u00ebm dhe m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<br \/>\nXIII. K\u00ebrkesat<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb sparaqiturave si m\u00eb sip\u00ebr, k\u00ebrkoj:<\/p>\n<p>T\u00eb regjistrohet kjo ankes\u00eb si ankes\u00eb disiplinore kund\u00ebr prokurores Suada Hamza<br \/>\nT\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse veprimet dhe mosveprimet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkelje sipas nenit 6 paragrafit 1, n\u00ebnparagraf\u00ebve 1.2 dhe 1.3 dhe paragrafit 2 t\u00eb Ligjit nr. 06\/L-057.<br \/>\nT\u00eb iniciohet hetim disiplinor p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit p\u00ebr pakujdesi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb profesionale dhe mosushtrim t\u00eb detyrave zyrtare.<br \/>\nT\u00eb sigurohen urgjentisht t\u00eb gjitha komunikimet dhe provat elektronike, para se t\u00eb fshihen ose humbin.<br \/>\nT\u00eb verifikohet p\u00ebrmbajtja e sakt\u00eb e udh\u00ebzimeve t\u00eb dh\u00ebna nga prokurorja m\u00eb 10 korrik.<br \/>\nT\u00eb verifikohet baza juridike mbi t\u00eb cil\u00ebn f\u00ebmija ka mbetur me person t\u00eb tret\u00eb.<br \/>\nT\u00eb verifikohet n\u00ebse personi i tret\u00eb ishte i autorizuar dhe i vler\u00ebsuar profesionalisht.<br \/>\nT\u00eb verifikohet pse f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb intervistuar pa psikolog, pedagog.<br \/>\nT\u00eb vler\u00ebsohet ligjshm\u00ebria dhe vlera provuese e deklarimit f\u00ebmij\u00ebs t\u00eb marr\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrethana.<\/p>\n<p>T\u00eb verifikohet pse nuk jan\u00eb siguruar menj\u00ebher\u00eb kamerat dhe provat nga vendi i ngjarjes.<br \/>\nT\u00eb verifikohet mosmarrja e kamerave cfar\u00eb ka shkaktuar, n\u00eb process dhe humbjen e provave.<br \/>\nT\u00eb verifikohet n\u00ebse prokurorja ka deleguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palejuar \u2013 paanalizuar vendimmarrjen juridike tek hetuesi.<br \/>\nT\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse komunikimi i m\u00ebvonsh\u00ebm me hetuesin ka qen\u00eb korrigjim i ligjsh\u00ebm procedural apo p\u00ebrpjekje p\u00ebr rehabilitim formal t\u00eb udh\u00ebzimit t\u00eb gabuar.<br \/>\nT\u00eb shqyrtohet n\u00ebse ka pasur ndryshim, plot\u00ebsim, prapadatim ose harmonizim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb sh\u00ebnimeve zyrtare.<br \/>\nXV. P\u00ebrfundim<\/p>\n<p>Prokurori i shtetit nuk ka vet\u00ebm detyrimin p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj nj\u00eb dyshimi penal. Ai ka detyrimin q\u00eb:<\/p>\n<p>ta drejtoj\u00eb hetimin; t\u2019i ruaj\u00eb provat; t\u2019i verifikoj\u00eb faktet objektivisht, t\u2019i zbatoj\u00eb garancit\u00eb procedurale; ta mbroj\u00eb f\u00ebmij\u00ebn nga d\u00ebmtimi dhe riviktimizimi; t\u2019i korrigjoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb gabimet; t\u2019i eliminoj\u00eb pasojat e veprimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, gabimi nuk ka mbetur pa pasoja. F\u00ebmija \u00ebsht\u00eb intervistuar pa garancit\u00eb e domosdoshme, provat nuk jan\u00eb siguruar n\u00eb koh\u00eb dhe f\u00ebmija ka mbetur me person t\u00eb tret\u00eb me apo udh\u00ebzim t\u00eb prokurorit, me r\u00ebnd\u00ebsi me dijenin e prokurores. Q\u00ebndrimi i f\u00ebmij\u00ebs me personin e tret\u00eb, duke mos harru se f\u00ebmia \u00ebsht\u00eb gjetur pa madhor, \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, ekziston baz\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr fillimin e nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb disiplinor, dhe denimin e s\u00eb njejt\u00ebs p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>| E R\u00cbND\u00cbSISHME | | :\u2014 | | N\u00ebse kryeprokurorja, gjen\u00eb se hetimi \u00ebsht\u00eb deleguar me koh\u00eb tek prokuror\u00eb tjer\u00eb, Ju k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb njejtat shkelje ex-officio t\u00eb delegoni Ankes\u00ebn p\u00ebr Prokurorin Kompetent. | | P\u00ebrndryshe n\u00ebse vler\u00ebsoni se persona tjer\u00eb zyrtar, kan\u00eb ndikuar n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb ndryshimin e procesit, jeni t\u00eb obliguar t\u00eb filloni process hetimor p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare p\u00ebr shkak\u00eb t\u00eb mos veprimeve ligjore me pasoj\u00eb si n\u00eb ankes\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb njejt\u00ebn t\u00eb na njoftoni me koh\u00eb, ashtu q\u00eb mbrenda afateve ligjore t\u00eb mund t\u00eb realizojm\u00eb t\u00eb drejtat ligjore. |<\/p>\n<p>P.S. sipas k\u00ebrkes\u00ebs suaj jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ju paraqesim video inqizimet nga dita kritike ku n\u00ebna potencon ndikimin e f\u00ebmij\u00ebs, t\u00eb pa konstatuar proceduralisht, dhe videot tjera q\u00eb tregojn\u00eb presionit psiqik me kanosjen serioze p\u00ebr jet\u00eb, q\u00eb i pandehuri n\u00eb vazhdismi i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb prezenc\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb hapur p\u00ebr cdo dokumentim d\u00ebshmi q\u00eb ju duhet.<\/p>\n<p>Parashtruesi\/ja i\/e ankes\u00ebs<\/p>\n<p>Avokate Adelina R. Hoxha<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosmbrojtja e nj\u00eb f\u00ebmije, dyshimet p\u00ebr manipulim t\u00eb deklarimeve, rreziku i zhdukjes s\u00eb provave dhe nd\u00ebrhyrjet e pretenduara t\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e hetuesve jan\u00eb disa nga \u00e7\u00ebshtjet serioze t\u00eb ngritura nga avokatja e Arlinda Sylaj Zekajt n\u00eb nj\u00eb ankes\u00eb disiplinore drejtuar Kryeprokurores s\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb. Dokumenti, t\u00eb cilin e ka par\u00eb gazeta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":247953,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-247952","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247952","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=247952"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247952\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":247954,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247952\/revisions\/247954"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/247953"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=247952"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=247952"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=247952"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=247952"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}