{"id":247979,"date":"2026-10-26T11:42:13","date_gmt":"2026-10-26T10:42:13","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=247979"},"modified":"2026-10-26T11:42:13","modified_gmt":"2026-10-26T10:42:13","slug":"prokuroria-themelore-ne-peje-sqaron-veprimet-institucionale-lidhur-me-rastin-tragjik-te-arlinda-zekajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/prokuroria-themelore-ne-peje-sqaron-veprimet-institucionale-lidhur-me-rastin-tragjik-te-arlinda-zekajt\/","title":{"rendered":"Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb sqaron veprimet institucionale lidhur me rastin tragjik t\u00eb Arlinda Zekajt"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb, duke shprehur keqardhje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr rastin tragjik t\u00eb vrasjes s\u00eb Arlinda Zekajt, njofton opinionin publik lidhur me veprimet e nd\u00ebrmarra nga Kryeprokurorja e k\u00ebsaj Prokurorie dhe prokuror\u00ebt e shtetit, pas pranimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs dhe gjat\u00eb trajtimit t\u00eb rasteve t\u00eb raportuara m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 tetor 2026, Kryeprokurorja e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb ka pranuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga tani e ndjera Arlinda Zekaj, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ajo ka paraqitur pretendimet e saj lidhur me trajtimin e rasteve t\u00eb m\u00ebparshme dhe ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrmarrjen e veprimeve p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb urdhri gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Pas pranimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, Kryeprokurorja ka vler\u00ebsuar rrethanat e paraqitura dhe e ka adresuar \u00e7\u00ebshtjen te institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Pej\u00eb, Drejtorin\u00eb p\u00ebr Pun\u00eb dhe Mir\u00ebqenie Sociale, Qendr\u00ebn p\u00ebr Pun\u00eb Sociale dhe Zyr\u00ebn p\u00ebr Mbrojtje dhe Ndihm\u00eb Viktimave, me k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohej me urgjenc\u00eb situata, t\u00eb verifikoheshin pretendimet p\u00ebr l\u00ebshime eventuale dhe t\u00eb nd\u00ebrmerreshin veprimet brenda p\u00ebrgjegj\u00ebsive ligjore t\u00eb secilit institucion.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Kryeprokurorja ka iniciuar rast p\u00ebr hetimin e pretendimeve t\u00eb paraqitura n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs, me q\u00ebllim t\u00eb vler\u00ebsimit n\u00ebse n\u00eb veprimet ose mosveprimet e personave zyrtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur p\u00ebrmbushen elementet e vepr\u00ebs penale t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar.<\/p>\n<p>Sipas dokumentacionit t\u00eb referuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, m\u00eb 16 tetor 2026, Gjykata kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrmes t\u00eb cilit ishte urdh\u00ebruar q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti i tani t\u00eb ndjer\u00ebs ta lejonte at\u00eb t\u00eb kthehej dhe ta shfryt\u00ebzonte sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. Po ashtu, ishte l\u00ebshuar urdh\u00ebr mbrojtjeje p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb gjasht\u00ebmujore, i cili kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas vendimit gjyq\u00ebsor, zbatimi i urdhrit dhe njoftimi i Gjykat\u00ebs p\u00ebr zbatimin e tij apo p\u00ebr pengesat eventuale ishin p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn kur viktima kishte k\u00ebrkuar zbatimin e urdhrit dhe kthimin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, Policia e Kosov\u00ebs e kishte njoftuar prokurorin kujdestar p\u00ebr rrethanat e rastit. Pas vler\u00ebsimit t\u00eb situat\u00ebs dhe t\u00eb rrezikut t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb e saj, prokurori i shtetit kishte vler\u00ebsuar se kthimi i menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt mund t\u00eb paraqiste rrezik p\u00ebr jet\u00ebn dhe sigurin\u00eb e viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb saj, prokurori kishte kontaktuar familjar\u00ebt e viktim\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht v\u00ebllez\u00ebrit e saj, t\u00eb cil\u00ebt ishin ftuar n\u00eb stacionin policor dhe ishin njoftuar p\u00ebr rrethanat e rastit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht insistimit t\u00eb viktim\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, prokurori i shtetit, duke marr\u00eb parasysh rrethanat e paraqitura dhe rrezikun e mundsh\u00ebm, kishte udh\u00ebzuar q\u00eb ajo t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00ebn e shprehur t\u00eb viktim\u00ebs, prokurori i shtetit dhe hetuesit policor\u00eb, n\u00eb pranin\u00eb e saj dhe t\u00eb familjar\u00ebve, kishin p\u00ebrpiluar nj\u00eb shkres\u00eb zyrtare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishin paraqitur arsyet p\u00ebrse ishte vler\u00ebsuar e nevojshme q\u00eb ajo t\u00eb q\u00ebndronte te v\u00ebllez\u00ebrit e saj.<\/p>\n<p>Pas bisedimeve, viktima kishte pranuar t\u00eb shkonte te familjar\u00ebt, por kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb shoq\u00ebrohej nga nj\u00eb patrull\u00eb policore p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Po at\u00eb nat\u00eb, prokurori i shtetit, s\u00eb bashku me hetuesit e rastit, kishte b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin profesional t\u00eb nivelit t\u00eb rrezikut dhe t\u00eb masave t\u00eb nevojshme t\u00eb siguris\u00eb. Si rezultat, ishte vendosur q\u00eb, gjat\u00eb kthimit t\u00eb planifikuar t\u00eb viktim\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, nj\u00eb patrull\u00eb policore t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto rrethana ishte p\u00ebrpiluar procesverbali i dat\u00ebs 22 tetor 2026. Prokurori i rastit kishte k\u00ebrkuar q\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs shkres\u00eb t\u00eb njoftohej edhe gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb kishte nxjerr\u00eb vendimin p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga bashk\u00ebshort\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 tetor 2026, n\u00eb or\u00ebn 19:48, Policia e Kosov\u00ebs kishte kontaktuar prokurorin kujdestar t\u00eb Departamentit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm lidhur me nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, i cili kishte ndodhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tani t\u00eb ndjer\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb stacionin policor ishin shoq\u00ebruar ish-bashk\u00ebshorti i saj, J.S., dhe viktima. N\u00eb lidhje me rastin ishte iniciuar procedur\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb mosp\u00ebrfilljes s\u00eb gjykat\u00ebs, nd\u00ebrsa J.S. ishte ndaluar p\u00ebr 48 or\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb trajtimit t\u00eb rastit, viktim\u00ebs i ishte ofruar mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb strehimore, por ajo kishte refuzuar, duke k\u00ebrkuar t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, ku ndodhej djali i saj dhe pasuria e saj.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, viktima ishte shoq\u00ebruar nga nj\u00eb patrull\u00eb policore p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, rreth or\u00ebs 21:00. Pak minuta pas kthimit t\u00eb saj, prokurori kujdestar ishte njoftuar se ajo ishte goditur me nj\u00eb mjet t\u00eb fort\u00eb brenda sht\u00ebpis\u00eb nga kunati i saj, A.S., i dyshuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb njoftimit, n\u00eb vendin e ngjarjes kishin dal\u00eb nj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Kryeprokurorja e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb dhe prokurorja kujdestare e Departamentit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrcjelljes nga af\u00ebr t\u00eb situat\u00ebs dhe nd\u00ebrmarrjes s\u00eb veprimeve fillestare hetimore n\u00eb vendin e ngjarjes.<\/p>\n<p>Prokuroria njofton gjithashtu se, m\u00eb 23 tetor 2026, kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb tani t\u00eb ndjer\u00ebs, J.S., p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb kanosjes n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies familjare.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb thekson se pretendimet e paraqitura nga tani e ndjera Arlinda Zekaj n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e saj jan\u00eb trajtuar me seriozitet dhe se Kryeprokurorja ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr adresimin e tyre te institucionet kompetente, si dhe ka iniciuar rast p\u00ebr hetimin e veprimeve ose mosveprimeve t\u00eb mundshme t\u00eb personave zyrtar\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria shpreh keqardhje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr humbjen tragjike t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Arlinda Zekajt dhe shpreh ngush\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb sinqerta p\u00ebr familjen e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Prokuroria thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb hetimi t\u00eb plot\u00eb, objektiv dhe profesional p\u00ebr zbardhjen e t\u00eb gjitha rrethanave t\u00eb k\u00ebtij rasti dhe vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive eventuale t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr lokalizimin dhe arrestimin e personit t\u00eb dyshuar, i cili ende nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb, duke shprehur keqardhje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr rastin tragjik t\u00eb vrasjes s\u00eb Arlinda Zekajt, njofton opinionin publik lidhur me veprimet e nd\u00ebrmarra nga Kryeprokurorja e k\u00ebsaj Prokurorie dhe prokuror\u00ebt e shtetit, pas pranimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs dhe gjat\u00eb trajtimit t\u00eb rasteve t\u00eb raportuara m\u00eb par\u00eb. M\u00eb 22 tetor 2026, Kryeprokurorja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":247980,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-247979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=247979"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":247981,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/247979\/revisions\/247981"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/247980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=247979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=247979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=247979"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=247979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}