{"id":24811,"date":"2018-09-15T11:10:53","date_gmt":"2018-09-15T11:10:53","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=24811"},"modified":"2018-09-15T11:10:53","modified_gmt":"2018-09-15T11:10:53","slug":"sanxhaku-duhet-ti-bashkohet-kosoves-e-jo-bosnjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sanxhaku-duhet-ti-bashkohet-kosoves-e-jo-bosnjes\/","title":{"rendered":"Sanxhaku duhet t\u2019i bashkohet Kosov\u00ebs e jo Bosnj\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja kufijve Ballkan<br \/>\nSanxhaku duhet t\u2019i bashkohet Kosov\u00ebs e jo Bosnj\u00ebs<br \/>\nPas Kongresit t\u00eb Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit (Novi Pazarit) hyri n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs i cili p\u00ebrb\u00ebhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtin\u00ebs dhe Dibr\u00ebs. Nga ky moment popullsia e Sanxhakut t\u00eb Novi Pazarit intensifikon lidhjet tregtare, kulturore me Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ndikoi n\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjen e lidhjeve etnike e v\u00ebllaz\u00ebrore dhe t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrafrimi m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb mes tyre.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/2018\/09\/15\/sanxhaku-duhet-ti-bashkohet-kosoves-e-jo-bosnjes\/e0d15fb5-d619-4bd5-a7ad-4adf088590c3\/\" rel=\"attachment wp-att-24812\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/E0D15FB5-D619-4BD5-A7AD-4ADF088590C3.jpeg\" alt=\"\" width=\"817\" height=\"836\" class=\"aligncenter size-full wp-image-24812\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/E0D15FB5-D619-4BD5-A7AD-4ADF088590C3.jpeg 817w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/E0D15FB5-D619-4BD5-A7AD-4ADF088590C3-600x614.jpeg 600w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/E0D15FB5-D619-4BD5-A7AD-4ADF088590C3-293x300.jpeg 293w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/E0D15FB5-D619-4BD5-A7AD-4ADF088590C3-768x786.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 817px) 100vw, 817px\" \/><\/a><br \/>\nIsmet Azizi<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrcaktimin e vijave territoriale dhe shtet\u00ebrore, n\u00eb rast t\u00eb ndryshimit, korrigjimit apo shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve n\u00eb mes t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, ka gjasa t\u00eb rritjes dhe fuqizimit maksimal t\u00eb l\u00ebvizjeve p\u00ebr m\u00ebvet\u00ebsi, por edhe ndarje t\u00eb Sanxhakut nga Serbia.<br \/>\nMe ndryshimin e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, po ashtu, rriten gjasat p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e menj\u00ebhershme t\u00eb Sanxhakut si \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, apo nd\u00ebrkomb\u00ebtarizim i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Sanxhakut.<br \/>\nPasi serb\u00ebt nuk duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb qeverisur nga shumica shqiptare, shtrohet pyetja, pse boshnjak\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb qeverisur nga shumica serbe dhe malazeze?<br \/>\nPasi serb\u00ebt n\u00eb veriun e Mitrovic\u00ebs nuk duan t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn autoritetin e Kosov\u00ebs, duke u thirrur n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb territoriale me Serbin\u00eb am\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb sanxhaklinjt\u00eb ta p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjtin argument. Boshnjak\u00ebt, po ashtu, jan\u00eb shumic\u00eb n\u00eb territorin e tyre, vazhdim\u00ebsi territoriale n\u00eb veri-per\u00ebndim q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb territoret e komunave Priboj, Prijepole e Plevle, lidhen me territoret e komunave n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb: Fo\u00e7a, \u00c7ajniqe, Vishegrad e Gorazhd\u00eb, me t\u00eb cilat shumica e popullsis\u00eb e kan\u00eb gjuh\u00ebn, fen\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt apo p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb nacionale. Por, gjithashtu, komunat e Sanxhakut, duke u nisur n\u00eb lindje nga komuna e Novi Pazarit, mandej n\u00eb jug ajo e Tutinit, Rozhaj\u00ebs, Plav\u00ebs e Gucis\u00eb t\u00eb populluara me shumic\u00eb boshnjake e shqiptare ka vazhdim\u00ebsi historike, territoriale, etnike dhe kulturore me vendbanimet e komunave t\u00eb Mitrovic\u00ebs, Istogut, Pej\u00ebs, De\u00e7anit dhe vendbanimet veriore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, prej nga edhe e kan\u00eb prejardhjen popullsia e Sanxhakut, e asimiluar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb boshnjak. I nj\u00ebjti kriter vlen edhe p\u00ebr vendbanimet e komunave Preshev\u00eb, Bujanoc e Medvegj\u00eb t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs t\u00eb cilat n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nSanxhaku i Novi Pazarit p\u00ebrfshin nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 8687 km\u00b2, ku jetojn\u00eb mbi 400 000 banor\u00eb. Nga kjo sip\u00ebrfaqe 4504 km\u00b2 i p\u00ebrkasin Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa 4183 km\u00b2 Mali i Zi. Mbi 60% e banor\u00ebve t\u00eb dy pjes\u00ebve t\u00eb Sanxhakut jan\u00eb mysliman\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht boshnjak\u00eb e shqiptar\u00eb.<br \/>\nPozita gjeografike paraqet faktorin, i cili, n\u00eb teorin\u00eb e gjeografis\u00eb, \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Prandaj, pozita gjeografike \u00ebsht\u00eb objektiv i pa shmangsh\u00ebm i analiz\u00ebs s\u00eb t\u00eb gjitha trajtimeve komplekse t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs gjeografike dhe ngjarjeve politike.<br \/>\nSanxhaku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rajon kompleks dhe shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga pik\u00ebpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pik\u00ebpamja ushtarake. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb territor q\u00eb ndodhet n\u00eb mes Serbis\u00eb, Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb, Mali t\u00eb Zi dhe Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs. Ky rajon ndodhet n\u00eb pjes\u00ebn qendrore t\u00eb Gadishullit Ilirik, i ndar\u00eb politikisht n\u00eb mes t\u00eb dy shteteve<br \/>\nt\u00eb pavarura \u2013 Serbis\u00eb dhe Mali t\u00eb Zi. Sanxhaku paraqet nj\u00eb lidhje natyrore dhe t\u00eb pashk\u00ebputshme territoriale dhe historike etnike me Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrndryshe \u00ebsht\u00eb regjion i konflikteve, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb t\u00eb ndeshen interesat e ndryshme. P\u00ebr serb\u00ebt, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb kalon \u201cTransferzalja e gjelb\u00ebr\u201d, p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt linja ruse-serbe e interesit kah Mali i Zi dhe Deti Adriatik.<br \/>\nDr. Vasa \u00c7ubrilloviqit n\u00eb elaboratin e tij \u201cShp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve\u201d, thot\u00eb: \u2018problemi i shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb i kamotsh\u00ebm. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rac\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb fuqishme dhe t\u00eb p\u00eblleshme\u2019. Pranin\u00eb e shqiptar\u00ebve ai e quajti \u201cPyk\u00eb t\u00eb rrezikshme\u201d. Mpreht\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj \u201cpyke\u201d, sipas tij, Serbia e kishte dob\u00ebsuar qysh nga Kryengritja e Par\u00eb Serbe. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu ai e ka fjal\u00ebn p\u00ebr Sanxhakun, kur kryengrit\u00ebsit serb n\u00eb krye me Karagjorgjen kishin b\u00ebr\u00eb spastrimin etnik t\u00eb tij.<br \/>\nGjoka Perina, titullar i lidhjes s\u00eb Kooperativave Serbe n\u00eb Sarajev\u00eb, poashtu e mb\u00ebshteste k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamjet karshi shqiptar\u00ebve. Sipas tij, popullsia shqiptare n\u00eb regjionin e Sanxhakut, paraqet rrezik t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Prandaj, ai preferonte shp\u00ebrnguljen ciklike brenda p\u00ebr brenda shtetit ku popullsia shqiptare, si\u00e7 konsideron ai, \u201cdo t\u00eb humbas\u00eb n\u00eb detin e gjer\u00eb sllav\u201d.<br \/>\nIdeolog\u00ebt serb gjithmon\u00eb e kan\u00eb pasur n\u00eb mendjen e tyre se ekzistojn\u00eb disa arsye q\u00eb sanxhaklinjt\u00eb mund t\u00eb ndjejn\u00eb af\u00ebrsin\u00eb me Kosov\u00ebn dhe trungun shqiptar. Pas Kongresit t\u00eb Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit (Novi Pazarit) hyri n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs i cili p\u00ebrb\u00ebhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtin\u00ebs dhe Dibr\u00ebs. Nga ky moment popullsia e Sanxhakut t\u00eb Novi Pazarit intensifikon lidhjet tregtare, kulturore me Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ndikoi n\u00eb p\u00ebrt\u00ebritjen e lidhjeve etnike e v\u00ebllaz\u00ebrore dhe t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrafrimi m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb mes tyre. Marr\u00ebveshja e Berlini nuk ia njohu boshnjak\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe as q\u00eb u debatua p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tyre nacionale. Austro-Hungaria e fitoi t\u00eb drejt\u00ebn e okupimit t\u00eb Bosnj\u00ebs nd\u00ebrsa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn me Sanxhakun luheshin loj\u00ebra t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Perandoria Osmane edhe pse u mundua t\u2019i mbaj\u00eb edhe m\u00eb tej k\u00ebto territore, n\u00eb Luft\u00ebrat Ballkanike e humbi Kosov\u00ebn, Sanxhakun dhe Maqedonin\u00eb, t\u00eb cilat ran\u00eb n\u00ebn okupimin serb. Popullata e Kosov\u00ebs dhe e Sanxhakut pat\u00ebn fatin e nj\u00ebjt\u00eb, prandaj n\u00eb vazhdim\u00ebsi ishte e detyruar q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr pushtuesve serb\u00eb dhe malazez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebr q\u00ebllim spastrimin etnik t\u00eb k\u00ebtyre mjediseve, Kosov\u00ebs dhe Sanxhakut, nga popullata autoktone shqiptare e boshnjake. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb mir\u00eb d\u00ebshmon L\u00ebvizja Nacional\u00e7lirimtare Ka\u00e7ake n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Sanxhak, pastaj veprimtaria e Komitetit \u201cMrojtja Komb\u00ebtare e Kosov\u00ebs; veprimtaria e \u201cXhemijetiti\u201d, e vetmja parti politike n\u00eb vitet \u201820, e cila kishte tubuar shqiptar\u00eb, turq dhe boshnjak\u00eb t\u00eb Sanxhakut, Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb. Kjo organizat\u00eb, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e v\u00ebllez\u00ebrve Dragaj dhe Aqif Blyt\u00ebs, artikulonte k\u00ebrkesat e k\u00ebtyre popujve t\u00eb rob\u00ebruar p\u00ebr liri. Nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb z\u00ebshmit ka qen\u00eb Aqif Blyta, i cili ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka nga vetja e tij q\u00eb Sanxhaku t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb dhe kurrsesi n\u00ebn pushtimin serb dhe malazez.<br \/>\nEdhe pse pushtuesit serb dhe malazez u angazhuan q\u00eb ta zhduknin Sanxhakun, duke p\u00ebrdor\u00eb metoda t\u00eb ndryshme t\u00eb spastrimit etnik, madje edhe duke b\u00ebr\u00eb krime e gjenocid ndaj popullsis\u00eb autoktone shqiptare e boshnjake, popullsia mbijetoi dhe vendi ende ekziston. Dihet q\u00eb popullata e Sanxhakut kurr\u00eb nuk u pajtua t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn sundimin serbo-malazez.<br \/>\nD\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb autonom dhe p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga Serbia dhe Mali i Zi, populli i Sanxhakut e shprehu vazhdimisht sa her\u00eb q\u00eb u krijuan mund\u00ebsit\u00eb si\u00e7 jan\u00eb rastet n\u00eb Konferenc\u00ebn e Sjenic\u00ebs n\u00eb vitin 1917, kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij vendos\u00ebn q\u00eb ti bashkohen<br \/>\nBosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs; rasti i okupimit nga Gjermania e Italia kur banor\u00ebt vendos\u00ebn t\u2019i bashkohen Shqip\u00ebris\u00eb Etnike; rasti me Kuvendin e Lidhjes s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit (Aqif Blyta ishte sekretar ) e Sanxhakut k\u00ebrkuan dhe Kuvendi vendosi q\u00eb Sanxhaku t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb i pandar\u00eb i shtetit shqiptar; pastaj me p\u00ebrfundimin e Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore, ishte nj\u00ebsi m\u00eb vete partiake-politike (Oblasni Komitet KPJ za Sand\u017eak) dhe do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb status t\u00eb autonomis\u00eb territoriale-politike, n\u00ebse jo si i Kosov\u00ebs (Oblast), at\u00ebher\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb autonomi kulturore! Sanxhaku kishte 8.600 km2 dhe u nda midis Serbis\u00eb (4.600 km2) dhe Malit t\u00eb Zi (4.000 km2); dhe s\u00eb fundmi, n\u00eb prag t\u00eb shpartallimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb komuniste organizoi referendumin p\u00ebr autonomi, me t\u00eb drejt\u00eb bashkimi cil\u00ebsdo nj\u00ebsi federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Duhet b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se shum\u00eb shqiptar\u00eb jetojn\u00eb edhe sot n\u00eb Sanxhak dhe boshnjak\u00ebt, q\u00eb shum\u00eb prej tyre besojn\u00eb se origjina e tyre \u00ebsht\u00eb shqiptare. N\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb shteteve demokratike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb UE, nuk \u00ebsht\u00eb larg mendjes se me nj\u00eb referendum t\u00eb lir\u00eb popullor do t\u00eb deklaroheshin q\u00eb Sanxhaku t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nSanxhaku dhe Kosova gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb ishin t\u00eb pandar\u00eb, nd\u00ebrsa pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, masat q\u00eb nd\u00ebrmori pushteti i ri b\u00ebri q\u00eb Kosova dhe Sanxhaku t\u00eb ishin m\u00eb larg nj\u00ebri tjetrit. N\u00eb Jugosllavin\u00eb komuniste statusi i Kosov\u00ebs avancohej, nd\u00ebrsa p\u00ebr Sanxhakun as q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb. Popullsia shqiptare e mbetur n\u00eb Sanxhak shkonte drejt asimilimit dhe shp\u00ebrnguljes n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. Gjat\u00eb viteve t\u00eb 70 dhe 80-ta sanxhaklinjt\u00eb zgjodh\u00ebn, p\u00ebr shum\u00eb arsye, shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Kosov\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ndikoi pak a shum\u00eb n\u00eb mbajtjes e lidhjeve v\u00ebllaz\u00ebrore, edhe pse ata shkolloheshin n\u00eb gjuh\u00ebn serbokroate, lidhjet dhe kontaktet ekzistonin.<br \/>\nN\u00eb rrethanat e krijuar pas shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kroaci, Bosnje dhe Kosov\u00eb, lidhjet qen\u00eb zbehur tej mase. Pas stabilizimit t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb Ballkan, dhe pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, situata ndryshoi n\u00eb p\u00ebrafrimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Sanxhakut. Lidhjet e zbehura, pothuajse edhe t\u00eb shuara filluan t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihen. Sanxhaklinjt\u00eb kurr\u00eb nuk pushuan s\u00eb respektuari personalitetet si Aqif Blyta, liderin politik e ushtarak t\u00eb Sanxhakut, Shaban Polluzh\u00ebn me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet dhe me mbi 3000 vullnetar\u00eb q\u00eb u shkuan n\u00eb ndihm\u00eb sanxhaklinj\u00ebve n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kur popullata jo serbe e k\u00ebsaj krahine ishte e rrezikuar nga shfarosja prej nj\u00ebsive \u00e7etnike t\u00eb Drazha Mihailloviqit. Kjo ishte arsyeja e p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb vizitave dhe bashk\u00ebpunimit n\u00eb organizimin e tribunave shkencore, debateve, simpoziumeve, konferencave dhe manifestimeve t\u00eb ndryshme kulturore p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb e Sanxhak.<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb pazgjidhura n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, gjegj\u00ebsisht t\u00eb mos njohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb, situata ka shkaktuar problem edhe n\u00eb Sanxhak dhe Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. P\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtyre problemeve n\u00eb bisedimet n\u00eb mes t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs, pjes\u00eb e bisedimeve me ngulm k\u00ebrkojn\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs dhe Sanxhakut.<br \/>\nSanxhaku p\u00ebr momentin llogaritet n\u00ebn statusin politik, juridik dhe kushtetues t\u00eb Vojvodin\u00ebn, i (ndar\u00eb edhe p\u00ebrbrenda vet Serbis\u00eb, n\u00eb mes Qarkut t\u00eb Zllatiborit dhe t\u00eb Rashk\u00ebs), pasi q\u00eb kjo e fundit ka qen\u00eb sikur Kosova, me status t\u00eb krahin\u00ebs autonome. Me ndryshimin e kufijve, Sanxhaku mund t\u00eb fiton statusin e Vojvodin\u00ebs, statusi i s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb avancoj\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb sfid\u00eb e madhe brenda Sanxhakut \u00ebsht\u00eb edhe mungesa e unitetit politik. Brenda Sanxhakut, partit\u00eb politike dhe bashk\u00ebsit\u00eb fetare jan\u00eb t\u00eb ndara. Partia Aksionit Demokratik (SDA) n\u00eb<br \/>\nraport me Kosov\u00ebn, i mbet konsekuent referendumit t\u00eb mbajtur n\u00eb vitin 1991, kur popullata e Sanxhakut me mbi 90 p\u00ebr qind votuan p\u00ebr autonomi dhe n\u00eb rast t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ti bashk\u00ebngjiten cil\u00ebsdo nj\u00ebsi federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Muamer Zukorliq, ish myftiu, lider i Partis\u00eb p\u00ebr Pajtim dhe Drejt\u00ebsi ka konstatuar se varianti i ndryshimit t\u00eb kufijve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshmi, sepse, sipas tij, askund n\u00eb bot\u00eb, dhe sidomos n\u00eb Ballkan, nuk kemi shembuj serioz\u00eb se ndryshimet e kufirit kan\u00eb ndodhur pa konflikt t\u00eb armatosur. Zukorliq, teorikisht nuk e mohon mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufijve me marr\u00ebveshjen e t\u00eb dyja pal\u00ebve, por si\u00e7 thot\u00eb ai, k\u00ebtu ekziston interesimi i fuqive t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, prandaj nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dypal\u00ebshe. Megjithat\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmbajtur dhe n\u00eb \u00e7far\u00ebdo rasti \u00ebsht\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb presidentin Vu\u00e7iq, n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Boshnjak (ish K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Mysliman\u00ebve t\u00eb Sanxhakut) i themeluar n\u00eb vitin 1991, \u00ebsht\u00eb organi m\u00eb i lart\u00eb, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson boshnjak\u00ebt n\u00eb Serbi. K\u00ebt\u00eb K\u00ebshill Komb\u00ebtar e kryeson lideri i Partis\u00eb s\u00eb Aksioni Demokratik Dr. Sulejman Uglanin. Kryetari i KKB, Dr. S. Uglanin shpreh nj\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb madhe me krer\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai, me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij ka vizituar disa her\u00eb institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ka mb\u00ebshtetur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb fundit q\u00eb ia b\u00ebri Kosov\u00ebs, ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb bisedimet p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, boshnjak\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si pal\u00eb e barabart\u00eb, sepse, sipas tij, \u00e7\u00ebshtja e boshnjak\u00ebve n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb Sanxhak mbetet e pazgjidhur.<br \/>\nRasim Lajiq, politikani tjet\u00ebr nga Sanxhaku, i cili \u00ebsht\u00eb lider i Partis\u00eb Social Demokrate, p\u00ebrndryshe Minist\u00ebr i \u201cp\u00ebrhersh\u00ebm\u201d n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se ndarja e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje e mir\u00eb, por e vonuar, t\u00eb cil\u00ebn e kund\u00ebrshton edhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb do ta kishte edhe p\u00ebr vendet e tjera t\u00eb rajonit. Duke komentuar lidhur me nj\u00eb zgjidhje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, sipas modelit t\u00eb dy Gjermanive, si\u00e7 thot\u00eb ai: \u201dPajtohemi q\u00eb t\u00eb mos e njohim nj\u00ebri-tjetrin, por duhet t\u00eb durojm\u00eb dhe t\u00eb jetojm\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit!\u201d Po ashtu, n\u00eb aspektin fetar sanxhaklinjt\u00eb nuk kan\u00eb q\u00ebndrim unik. Bashk\u00ebsia Islame n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb ish nx\u00ebn\u00ebsi i Medreses\u00eb s\u00eb Prishtin\u00ebs, Dr. Mevludin Dudiq, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn ndikimin e ish myftiut Zukorliq, kultivon marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me BI t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk ka dalur kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, mandje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte e mb\u00ebshtet\u00eb. Bashk\u00ebsia tjet\u00ebr Islame n\u00ebn kontrollin e qeveris\u00eb s\u00eb Beogradit por q\u00eb ka shtrirje institucionale edhe n\u00eb Sanxhak, hapur \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Madje, kjo bashk\u00ebsi ka k\u00ebrkuar nga vendet islamike q\u00eb mos ta njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<br \/>\nPor, ndryshimi i kufijve n\u00eb Ballkan, edhe k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb mes vet\u00eb krer\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Sanxhakut n\u00eb raport me kund\u00ebrshtarin e p\u00ebrbashk\u00ebt, ka gjasa q\u00eb t\u2019i ngrit\u00eb ndjenjat e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb dhe v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb sanxhakase, n\u00ebse mbi interesin ditor politik dhe partiak, vihet interesi i Sanxhakut. Do t\u00eb ishte shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm procesi i unifikimit t\u00eb elit\u00ebs politike, kulturore, fetare dhe intelektuale t\u00eb Sanxhakut, pastaj dereligjiozimi apo defetarizimi i karakterit politik, duke rritur etatizmin si identiteti i sanxhakasve. Natyrisht se sanxhakasit edhe pjes\u00eb t\u00eb vet\u00eb identitetit komb\u00ebtar e kan\u00eb fen\u00eb islame, por k\u00ebtu fjala \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb aspekt t\u00eb forcimit t\u00eb identitetit politik e regjional. Sikur Per\u00ebndimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb sekularizuar dhe laicizuar nga feja krishtere dhe q\u00eb identifikohet me t\u00eb shumica e qytetar\u00ebve, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm si tradit\u00eb, nuk jan\u00eb shk\u00ebputur nga vlerat kulturore q\u00eb jan\u00eb po ashtu t\u00eb krishtera.<br \/>\nN\u00ebse Kosova ndahet, at\u00ebher\u00eb rritet k\u00ebrkesa legjitime p\u00ebr ndryshimin e kufijve t\u00eb Ballkanit dhe Sanxhaku b\u00ebn pjes\u00eb po ashtu n\u00eb k\u00ebto vende. K\u00ebrkesa e Sanxhakut b\u00ebhet m\u00eb e fuqishme, m\u00eb legjitime edhe m\u00eb e pranueshme p\u00ebr faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar nga vet fakti se n\u00eb rast t\u00eb<br \/>\nndryshimit t\u00eb kufijve, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb do ta k\u00ebrkoj edhe Republika Srpska. Edhe n\u00ebse ka shk\u00ebmbime territoresh, fiton ideja e nacionalizmit etnik, sikurse e shpjegojn\u00eb sociolog\u00ebt. Nacionalizmi etnik dhe kulturor k\u00ebrkon q\u00eb territori t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrputhsh\u00ebm me gjuh\u00ebn e shumic\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve dhe kultur\u00ebn e tyre etnike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Sanxhaku ka identitetin e vet etnik, gjuh\u00ebsor, fetar, madje edhe territorial (de facto). N\u00ebse serb\u00ebt nuk duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn autoritetin e institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs vet\u00ebm se e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shumica shqiptare, at\u00ebher\u00eb sanxhaklinjt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb bashkohen me Bosnj\u00ebn, por edhe jo larg mendjes q\u00eb t\u00eb bashkohen edhe me Kosov\u00ebn. Siq u pa m\u00eb lart, ekzistojn\u00eb shum\u00eb arsye pse sanxhaklinjt\u00eb ndjejn\u00eb af\u00ebrsi me Kosov\u00ebn.<br \/>\nPolitika globale n\u00eb dyluftimin n\u00eb mes t\u00eb nacionalizmit qytetar, kozmopolit, multikulturor, dhe nacionalizmit etnik, monokulturor, prodhon efekte edhe n\u00eb Sanxhak. Sanxhaklinj\u00ebt n\u00eb vazhdim\u00ebsi b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fituar statusin e autonomis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebse paraqiten kushtet, k\u00ebrkesa e tyre vet\u00ebm sa fuqizohet e plot\u00ebsohet. Arsyeja e nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr autonomi \u00ebsht\u00eb sjellja e pushtetit serb ndaj popullit t\u00eb Sanxhakut, duke i konsideruar ata si qytetar\u00eb serb e jo si qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb. Boshnjak\u00ebt e Sanxhakut, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre politik, k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb boshnjak\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me popullin serb.<br \/>\nBashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ndryshimin e kufijve, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb mos hapjes s\u00eb Kutis\u00eb s\u00eb Pandor\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb ndryshim kufiri t\u00eb mos ket\u00eb efekte n\u00eb shtetet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Prandaj, n\u00eb rast se b\u00ebhet ndryshimi i kufijve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Sanxhaku do t\u00eb ket\u00eb ndjesi, mobilizim, l\u00ebvizje dhe ndryshime edhe brenda vet\u00eb strukturave politike t\u00eb Sanxhakut, opinionit publik, etj.<br \/>\nNga kjo situat\u00eb e krijuar n\u00eb Ballkan, Sanxhaku nuk mund t\u00eb humb\u00eb asgj\u00eb. N\u00eb secilin version, Sanxhaku e ka k\u00ebrkes\u00ebn e kamotshme, e ka vullnetin shumic\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj q\u00eb ti kthehet statusi q\u00eb kishte n\u00eb mbarim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Pra, t\u00eb ket\u00eb autonomi qeveris\u00ebse, qoft\u00eb edhe n\u00ebse kjo n\u00ebnkupton krijimin e nj\u00eb regjioni special nd\u00ebrkufitar, ose rajoni autonom.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja kufijve Ballkan Sanxhaku duhet t\u2019i bashkohet Kosov\u00ebs e jo Bosnj\u00ebs Pas Kongresit t\u00eb Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit (Novi Pazarit) hyri n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs i cili p\u00ebrb\u00ebhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtin\u00ebs dhe Dibr\u00ebs. Nga ky moment popullsia e Sanxhakut t\u00eb Novi Pazarit intensifikon lidhjet tregtare, kulturore me Kosov\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24813,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-24811","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24811\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}