{"id":248373,"date":"2026-10-30T07:27:00","date_gmt":"2026-10-30T06:27:00","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=248373"},"modified":"2026-10-30T07:27:00","modified_gmt":"2026-10-30T06:27:00","slug":"pas-fitores-se-studenteve-dyshime-per-shkaterrim-dokumentesh-ne-institucionet-serbe-perfshi-edhe-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/pas-fitores-se-studenteve-dyshime-per-shkaterrim-dokumentesh-ne-institucionet-serbe-perfshi-edhe-kosoven\/","title":{"rendered":"Pas fitores s\u00eb student\u00ebve, dyshime p\u00ebr shkat\u00ebrrim dokumentesh n\u00eb institucionet serbe \u2013 p\u00ebrfshi edhe Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Thas\u00eb t\u00eb zinj mbeturinash, t\u00eb mbushur me dokumente t\u00eb shkat\u00ebrruara, zyra t\u00eb mbyllura me \u00e7el\u00ebs n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe veprimtari q\u00eb, sipas d\u00ebshmive t\u00eb punonj\u00ebsve, po zhvillohen gjat\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dhe fotografit\u00eb q\u00eb po publikohen n\u00eb publik, pasi Lista Studentore fitoi zgjedhjet e 25 tetorit kund\u00ebr Partis\u00eb Progresive Serbe (SNS), e cila humbi pasi mbajti pushtetin n\u00eb 14 vjet\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Dyshimet e fundit p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e dokumentacionit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jan\u00eb ngritur n\u00eb Fondin Republikan t\u00eb Sigurimit Pensional dhe Invalidor t\u00eb Serbis\u00eb (PIO).<\/p>\n<p>Se fotografit\u00eb e thas\u00ebve me dokumentacion t\u00eb shkat\u00ebrruar jan\u00eb autentike, p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) e konfirmoi Dragan Domazet, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi kryesor i Shoqat\u00ebs s\u00eb Sindikatave t\u00eb Lira dhe t\u00eb Pavarura (ASNS) p\u00ebr punonj\u00ebsit e Fondit Republikan PIO.<\/p>\n<p>\u201cDi\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme dhe e pazakont\u00eb po ndodh nat\u00ebn\u201d, thekson Domazet, duke shtuar se punonj\u00ebsit kan\u00eb arritur ta shp\u00ebtojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb shkat\u00ebrruara.<\/p>\n<p>REL-i ka par\u00eb nj\u00eb email q\u00eb Domazet, s\u00eb bashku me fotografit\u00eb, ia kishte d\u00ebrguar edhe Shoqat\u00ebs s\u00eb Sindikatave t\u00eb Lira dhe t\u00eb Pavarura, me q\u00ebllim t\u00eb alarmimit t\u00eb opinionit publik.<\/p>\n<p> Thas\u00eb t\u00eb zinj q\u00eb dyshohet se p\u00ebrmbajn\u00eb dokumentacion t\u00eb shkat\u00ebrruar n\u00eb Fondin Republikan t\u00eb Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, Fondi PIO nuk u ishte p\u00ebrgjigjur k\u00ebtyre akuzave.<\/p>\n<p>Kryeprokurorja e Shtetit e Serbis\u00eb, Zagorka Dolovac, m\u00eb 29 tetor i udh\u00ebzoi t\u00eb gjith\u00eb kryeprokuror\u00ebt publik\u00eb dhe ushtruesit e detyr\u00ebs s\u00eb kryeprokurorit publik q\u00eb t\u2019i drejtohen urgjentisht policis\u00eb me k\u00ebrkesa p\u00ebr marrjen e masave p\u00ebr parandalimin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb shkresave zyrtare dhe dokumenteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas udh\u00ebzimit, informacionet e publikuara n\u00eb opinion kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shkat\u00ebrrimin e dokumenteve n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, banka, Agjencin\u00eb e Informacionit t\u00eb Siguris\u00eb, Agjencin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs Ushtarake dhe institucione t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr sigurin\u00eb ekonomike, financiare dhe juridike t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Shkat\u00ebrrimi i dokumentacionit edhe n\u00eb institucionet serbe n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup student\u00ebsh nga universiteti n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebshtesin List\u00ebn Studentore, njoftuan se kan\u00eb marr\u00eb informacione p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e dokumentacionit n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Spitalore n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, si dhe n\u00eb organet e p\u00ebrkohshme komunale.<\/p>\n<p>Universiteti n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut dhe Qendra Klinike Spitalore funksionojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sistemit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe organet e p\u00ebrkohshme komunale funksionojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, por autoritetet e Kosov\u00ebs i kan\u00eb mbyllur gjat\u00eb dy vjet\u00ebve t\u00eb fundit, me arsyetimin se jan\u00eb struktura paralele dhe t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e student\u00ebve thuhet se, sipas informacioneve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb, po zhvillohen veprime q\u00eb synojn\u00eb shkat\u00ebrrimin dhe largimin e dokumentacionit, si dhe shkat\u00ebrrimin e dokumenteve dhe keqp\u00ebrdorime t\u00eb mundshme lidhur me pages\u00ebn e pagave t\u00eb mjek\u00ebve.<\/p>\n<p>Drejtori i Qendr\u00ebs Klinike Spitalore n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, Zllatan Ellek, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, i ka mohuar pretendimet p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e dokumenteve, duke i cil\u00ebsuar ato si t\u00eb pav\u00ebrteta dhe t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Spitalore t\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, askush nuk po shkat\u00ebrron, largon apo fsheh dokumentacionin zyrtar, pasi nuk ekziston absolutisht asnj\u00eb arsye p\u00ebr veprime t\u00eb tilla. E konsiderojm\u00eb t\u00eb papranueshme q\u00eb, pa asnj\u00eb prov\u00eb konkrete, t\u00eb b\u00ebhen publike akuza kaq serioze, t\u00eb cilat d\u00ebmtojn\u00eb reputacionin e institucionit dhe t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebsoi gjithashtu se sulme t\u00eb tilla \u201cmund ta rrezikojn\u00eb pun\u00ebn e nj\u00ebrit prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb\u201d.<\/p>\n<p>Ellek \u00ebsht\u00eb edhe kryetar i List\u00ebs Serbe, partis\u00eb kryesore t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila u formua me mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb Progresive Serbe dhe ish-presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>MA GDE STE PO\u0160LI\u2026\u2014 Djordje Miketic (@djordjemiketic) October 29, 2026<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb parasheh ligji?<\/p>\n<p>Sipas Kodit Penal t\u00eb Serbis\u00eb, shkat\u00ebrrimi, fshehja ose falsifikimi i nj\u00eb dokumenti zyrtar p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn parashihet d\u00ebnim me burgim prej tre muajsh deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Para udh\u00ebzimit t\u00eb l\u00ebshuar nga Dolovac, Lista Studentore, e cila u formua nga protestat studentore kund\u00ebr korrupsionit, u b\u00ebri thirrje punonj\u00ebsve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore q\u00eb ta alarmojn\u00eb opinionin publik dhe t\u00eb raportojn\u00eb shkat\u00ebrrimin e dokumentacionit.<\/p>\n<p>\u201cJu b\u00ebjm\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb parandaloni \u00e7do keqp\u00ebrdorim q\u00eb mund t\u00eb tentojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pushtetit n\u00eb largim gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit\u201d, tha studenti Filip Uboviq n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>REL-i iu drejtua Partis\u00eb Progresive Serbe me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb komentuar akuzat se persona t\u00eb af\u00ebrt me t\u00eb po shkat\u00ebrrojn\u00eb dokumentacionin zyrtar n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tjet\u00ebr po raportohet?<\/p>\n<p>Politikani opozitar Gjorgje Miketiq publikoi m\u00eb 28 tetor, n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb X, informacionin se dokumentacioni po shkat\u00ebrrohet edhe gjat\u00eb nat\u00ebs n\u00eb Ministrin\u00eb e Nd\u00ebrtimit dhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave.<\/p>\n<p>K\u00ebto ministri nuk kan\u00eb reaguar deri m\u00eb tani ndaj k\u00ebtyre akuzave.<\/p>\n<p>Ministria e Nd\u00ebrtimit, Transportit dhe Infrastruktur\u00ebs e Serbis\u00eb kishte kompetenca lidhur me rind\u00ebrtimin e stacionit hekurudhor n\u00eb Novi Sad, ku m\u00eb 1 n\u00ebntor 2024 u shemb streha e hyrjes. Kjo tragjedi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn humb\u00ebn jet\u00ebn 16 persona, u b\u00eb shkak p\u00ebr shp\u00ebrthimin e protestave masive studentore, n\u00eb t\u00eb cilat k\u00ebrkohej p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ministarstvo gra\u0111evine, ministarstvo finansija \u2026 tre\u0107a smena. https:\/\/t.co\/T6OMtqDfgq https:\/\/t.co\/Vu7RbRHbjG\u2014 Djordje Miketic (@djordjemiketic) October 28, 2026<\/p>\n<p>Protestat u zgjeruan shum\u00eb shpejt, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr luftimin e korrupsionit dhe uljen e presionit ndaj institucioneve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i List\u00ebs Studentore, Nemanja Karoviq, gjat\u00eb nj\u00eb paraqitjeje n\u00eb transmetuesin publik t\u00eb Serbis\u00eb (RTS), tha se kishte tentime p\u00ebr nxjerrjen e rreth nj\u00eb miliardi dinar\u00ebsh nga Banka e Kursimeve Postare. Sipas tij, kjo mund ta rrezikonte likuiditetin e bank\u00ebs dhe pages\u00ebn e rregullt t\u00eb pagave dhe pensioneve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Banka e Kursimeve Postare i mohoi k\u00ebto pretendime m\u00eb 29 tetor.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i q\u00ebndruesh\u00ebm financiar, likuid dhe me r\u00ebnd\u00ebsi sistemike, i cili i zhvillon veprimtarit\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloret n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cLidhja e nj\u00eb ngjarjeje q\u00eb nuk ka ndodhur me pretendimet p\u00ebr rrezikimin e likuiditetit t\u00eb Bank\u00ebs, t\u00eb rregullsis\u00eb s\u00eb pages\u00ebs s\u00eb pagave dhe pensioneve, madje edhe t\u00eb stabilitetit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemit financiar, p\u00ebrb\u00ebn v\u00ebnie t\u00eb pabaz\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb institucioni q\u00eb g\u00ebzon besimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Progresive Serbe, nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb saj zgjedhore kishte pretenduar se qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb nuk do t\u2019i merrnin t\u00eb ardhurat e tyre t\u00eb rregullta n\u00ebse do t\u00eb fitonte Lista Studentore.<\/p>\n<p>Kush duhet t\u2019i hetoj\u00eb akuzat p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e dokumentacionit?<\/p>\n<p>Avokati Ahmed Delimegjac tha p\u00ebr REL-in se prokurorit\u00eb kompetente n\u00eb Serbi duhet t\u00eb reagojn\u00eb ndaj akuzave p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e dokumentacionit, pasi nj\u00eb veprim i till\u00eb p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e padiskutueshme se, n\u00ebse v\u00ebrtetohet q\u00eb dikush po shkat\u00ebrron dokumentacionin zyrtar, ai po kryen vep\u00ebr penale. Mendoj se prokurori dhe policia, e cila \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb menj\u00ebher\u00eb kur merr vesh se po kryhet nj\u00eb vep\u00ebr penale, duhet t\u00eb reagojn\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai pret q\u00eb prokurorit\u00eb n\u00eb Serbi t\u00eb reagojn\u00eb dhe ta parandalojn\u00eb shkat\u00ebrrimin e dokumentacionit zyrtar, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kryeprokurores Zagorka Dolovac. Ai rikujton se, dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Dolovac u kishte d\u00ebrguar t\u00eb gjitha prokurorive publike edhe nj\u00eb udh\u00ebzim p\u00ebr mund\u00ebsimin e qasjes n\u00eb \u00e7do l\u00ebnd\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ato po merren.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb tij, k\u00ebto veprime t\u00eb kryeprokurores vijn\u00eb pas ndryshimit t\u00eb pushtetit dhe p\u00ebrpjekjes s\u00eb saj, si\u00e7 thot\u00eb ai, p\u00ebr t\u2019iu \u201cjoshur\u201d pushtetit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren k\u00ebta hapa, por, nga ana tjet\u00ebr, kam frik\u00eb se k\u00ebta njer\u00ebz po p\u00ebrpiqen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pozitat e tyre dhe t\u00eb mos shkarkohen. Tani po garojn\u00eb se kush do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb i pari se \u00ebsht\u00eb besnik ndaj pushtetit t\u00eb ri\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Si ruhet dokumentacioni zyrtar?<\/p>\n<p>Dragan Domazet, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi kryesor i Shoqat\u00ebs s\u00eb Sindikatave t\u00eb Lira dhe t\u00eb Pavarura p\u00ebr punonj\u00ebsit e Fondit Republikan PIO, tha se ekzistojn\u00eb dyshime serioze se po shkat\u00ebrrohen edhe t\u00eb dh\u00ebnat e ruajtura n\u00eb form\u00eb elektronike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ndonj\u00eb person entuziast nuk ka krijuar nj\u00eb kopje, ekziston rrezik i madh q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e provave p\u00ebr procedura t\u00eb ndryshme t\u00eb shkat\u00ebrrohet\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Domazet beson se shkat\u00ebrrimi i provave \u00ebsht\u00eb \u201cplanifikuar dhe organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Rodollub Shabiq, jurist dhe ish-komisionar p\u00ebr Informimin me R\u00ebnd\u00ebsi Publike dhe Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale n\u00eb Serbi, vler\u00ebson se n\u00eb vitin 2026 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohet dokumentacioni zyrtar i ruajtur n\u00eb form\u00eb elektronike.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi im. Por, e dini, gjat\u00eb 10 deri n\u00eb 15 vjet\u00ebve t\u00eb fundit, ne kemi qen\u00eb nj\u00eb vend jasht\u00ebzakonisht jotransparent, ose, m\u00eb sakt\u00eb, kemi pasur nj\u00eb pushtet jotransparent. Vet\u00ebm ata e din\u00eb se si i kan\u00eb ruajtur dhe sistemuar dokumentet. Kjo e v\u00ebshtir\u00ebson identifikimin e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai shtoi se, kur bie nj\u00eb regjim autokratik, gjithmon\u00eb ekziston rreziku i fshirjes dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb dokumentacionit q\u00eb d\u00ebshmon shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, krime, veprimtari kriminale ose manipulime t\u00eb m\u00ebdha financiare. Megjithat\u00eb, ai p\u00ebrs\u00ebriti se sot \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zhduken gjurm\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thas\u00eb t\u00eb zinj mbeturinash, t\u00eb mbushur me dokumente t\u00eb shkat\u00ebrruara, zyra t\u00eb mbyllura me \u00e7el\u00ebs n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore dhe veprimtari q\u00eb, sipas d\u00ebshmive t\u00eb punonj\u00ebsve, po zhvillohen gjat\u00eb nat\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat dhe fotografit\u00eb q\u00eb po publikohen n\u00eb publik, pasi Lista Studentore fitoi zgjedhjet e 25 tetorit kund\u00ebr Partis\u00eb Progresive Serbe (SNS), e cila [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":248374,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-248373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=248373"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248373\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":248375,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248373\/revisions\/248375"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/248374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=248373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=248373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=248373"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=248373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}