{"id":24850,"date":"2018-09-15T14:18:14","date_gmt":"2018-09-15T14:18:14","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=24850"},"modified":"2018-09-15T14:18:14","modified_gmt":"2018-09-15T14:18:14","slug":"kryetari-haziri-dhe-ministri-matoshi-vizitojne-ekipe-te-ndryshme-gjate-pastrimit-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kryetari-haziri-dhe-ministri-matoshi-vizitojne-ekipe-te-ndryshme-gjate-pastrimit-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"Kryetari Haziri dhe ministri Matoshi vizitojne ekipe te ndryshme gjate pastrimit n\u00eb Gjilan"},"content":{"rendered":"<p>\u2013 Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor, Fatmir Matoshi, kan\u00eb vizituar shkoll\u00ebn \u201cAbaz Ajeti\u201d dhe lokacionin e varrezave t\u00eb qytetit ku sot \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb aksionin p\u00ebr pastrimin e gjith\u00eb territorit t\u00eb Gjilanit, i cili do t\u00eb jet\u00eb i vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryetari Haziri ka shprehur fal\u00ebnderimin e tij  p\u00ebr vizit\u00ebn e ministrit dhe t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion. Ai ka apeluar p\u00ebr vazhdimin e aksionit edhe gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb tjera n\u00eb vijim, p\u00ebr pastrim dhe ruajtje t\u00eb ambientit gjat\u00eb t\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>\u201cFal\u00ebnderoj ministrin p\u00ebr vizit\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb bashkuar n\u00eb pastrimin e ambientit. Sot aksioni ka filluar n\u00eb m\u00ebngjes n\u00eb t\u00eb gjitha lagjet por edhe fshatrat. Jemi n\u00eb lagjen \u201cArb\u00ebria\u201d, ku aksioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me pastrim edhe nga ana e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkoll\u00ebs dhe personelit, por edhe nga ekipi i K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame me villnetar\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt komunal\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLokacioni i shkoll\u00ebs \u201cAbaz Ajeti\u201d dhe gjith\u00eb lagja \u00ebsht\u00eb pastruar nga nx\u00ebn\u00ebsit dhe vullnetar\u00ebt e shumt\u00eb, kurse varrezat e qytetit dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjerat n\u00ebp\u00ebr fshatra jan\u00eb duke u pastruar me organizimin e Bashk\u00ebsin\u00eb Islame, n\u00eb mb\u00ebshtetje edhe nga komuniteti, qytetar\u00ebt. Pas pastrimit t\u00eb varrezave, do t\u00eb mbjellim drunjt\u00eb dhe e ve\u00e7ant\u00eb e Gjilanit \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto varreza do t\u00eb konzervohen, sepse jemi duke projektuar varrezat e reja t\u00eb qytetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri.<\/p>\n<p>Gjithashtu me komunitetin serb kryetari tha se do t\u00eb organizohemi p\u00ebr pastrimin e varrezave ortodokse, katolike, hebreje dhe protestante.<\/p>\n<p>Fatmir Matosji, minist\u00ebr i ambientit ka th\u00ebn\u00eb se mobilizimi i Gjilanit \u00ebsht\u00eb shembull n\u00eb nivel vendi se si duhet t\u00eb jet\u00eb organizimi i p\u00ebrbashk\u00ebt. Matoshi gjithashtu ka potencuar se qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb ndaj grant, si shp\u00ebrblim p\u00ebr komun\u00ebn model pas k\u00ebtij aksioni i cili do t\u00eb p\u00ebrfundoj me 15 dhjetor.<\/p>\n<p>Kurse Naim Aliu, kryetari i K\u00ebshillit t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame n\u00eb Gjilan, ka th\u00ebn\u00eb se mobilizimi i imam\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit s\u00eb bashku edhe me xhematin, jan\u00eb aktiv n\u00eb t\u00eb gjitha fshatrat dhe k\u00ebtu n\u00eb qytet p\u00ebr pastrimin dhe kujdesin maksimal ndaj varrezave.<\/p>\n<p>P\u00ebr ndryshe, n\u00eb Gjilan sot jan\u00eb mbledhur rreth pes\u00eb mij\u00eb thas me mbeturina t\u00eb cilat jan\u00eb grumbulluar n\u00eb vende t\u00eb caktuara dhe do t\u00eb barten p\u00ebr n\u00eb deponin\u00eb e mbetudinave nga Kompania Regjionale e Mbeturinave Ekohigjiena gjat\u00eb pasdides deri n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha shkollat e Gjilanit, qendrat e mjek\u00ebsis\u00eb familjare, institucionet e shtetit, rrug\u00ebt kryesore, parqet, panda e P\u00ebrlepnic\u00ebs dhe Livo\u00e7it, varrezat, por edhe rrugicat e lagjeve jan\u00eb pastruar dhe jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb pastrimit.<\/p>\n<p>Aksioni sipas planit t\u00eb veprimit do t\u00eb vazhdoj edhe m\u00eb tej deri n\u00eb pastrimin e t\u00eb gjitha hap\u00ebsirave publike n\u00eb Gjilan.<\/p>\n<p>Apel i p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb aksioni t\u00eb vazhdoj, sepse pas pastrimit do t\u00eb filloj mbjellja e drunj\u00ebve dekorativ dhe gjelbrimi i hap\u00ebsirave t\u00eb ndryshme, por kjo k\u00ebrkon p\u00ebrfshirjen e sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb aksionin e pastrimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2013 Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor, Fatmir Matoshi, kan\u00eb vizituar shkoll\u00ebn \u201cAbaz Ajeti\u201d dhe lokacionin e varrezave t\u00eb qytetit ku sot \u00ebsht\u00eb punuar n\u00eb aksionin p\u00ebr pastrimin e gjith\u00eb territorit t\u00eb Gjilanit, i cili do t\u00eb jet\u00eb i vazhduesh\u00ebm. Kryetari Haziri ka shprehur fal\u00ebnderimin e tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24851,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-24850","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24850"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24850\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}