{"id":248754,"date":"2026-11-03T08:56:55","date_gmt":"2026-11-03T07:56:55","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=248754"},"modified":"2026-11-03T08:56:55","modified_gmt":"2026-11-03T07:56:55","slug":"shpend-ahmeti-kryeminister-kushdo-qe-po-te-keshillon-per-ekonomi-po-ta-ben-gropen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shpend-ahmeti-kryeminister-kushdo-qe-po-te-keshillon-per-ekonomi-po-ta-ben-gropen\/","title":{"rendered":"Shpend Ahmeti: Kryeminist\u00ebr, kushdo q\u00eb po t\u00eb k\u00ebshillon p\u00ebr ekonomi po ta b\u00ebn grop\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Prishtin\u00ebs, Shpend Ahmeti, ka kritikuar politikat ekonomike t\u00eb Qeveris\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se, ndon\u00ebse rritja e pagave, shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe pensionet jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhura, qytetar\u00ebt po p\u00ebrballen me rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb \u00e7mimeve dhe kosto gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ahmeti ka theksuar se Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb inflacion nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb, nd\u00ebrsa ka faj\u00ebsuar politikat shtet\u00ebrore, munges\u00ebn e investimeve kapitale dhe moszhvillimin e prodhimit vendor.<\/p>\n<p>Ai ka kritikuar drejtp\u00ebrdrejt kryeministrin, duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebshilltar\u00ebt e tij ekonomik\u00eb ose nuk kan\u00eb njohuri t\u00eb mjaftueshme, ose po e \u00e7ojn\u00eb drejt nj\u00eb rruge t\u00eb gabuar, e cila rrezikon edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cPo subvencionojm\u00eb importe dhe po i ngrisim \u00e7mimet. Nuk po krijojm\u00eb kapital dhe pasuri t\u00eb re brenda shtetit\u201d, ka shkruar Ahmeti.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb me u kritiku rritja e pagave, shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e pensionet. Pak ka njer\u00ebz q\u00eb nuk i g\u00ebzohen k\u00ebtyre lajmeve. Por n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb \u00e7mimet po rriten dhe p\u00ebrballimi me koston e jet\u00ebs \u00e7do dit\u00eb po b\u00ebhet m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Duhet ta kuptojm\u00eb pse kemi inflacionin e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Evrop\u00eb edhe pse p\u00ebrdorim euron si valut\u00eb. Edhe m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, duhet ta kuptojm\u00eb pse k\u00ebto politika dhe kjo ekonomi do ta hajn\u00eb vet\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, vet\u00ebm Turqia me Lir\u00ebn dhe jostabilitetin e saj, dhe Ukraina me luft\u00eb mbi pes\u00ebvje\u00e7are, kan\u00eb rritje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve se Kosova sot. Ne p\u00ebrballemi me naft\u00eb dy euroshe, ushqim qindra eurosh n\u00eb muaj, fatura t\u00eb rrym\u00ebs t\u00eb pap\u00ebrballueshme, e deri te espressot e 1.5 eurove.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb vendime t\u00eb qefit t\u00eb ofruesve t\u00eb mallrave dhe sh\u00ebrbimeve. Nj\u00eb pjes\u00eb patjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb inflacioni i importuar bot\u00ebror. Por nj\u00eb pjes\u00eb e madhe definitivisht jan\u00eb politikat e gabuara shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>E para, inflacioni i lart\u00eb \u2013 kur nuk ka masa p\u00ebr sektorin privat dhe as investime kapitale n\u00eb prodhim \u2013 kthehet n\u00eb nj\u00eb tatim t\u00eb msheft q\u00eb i transferon parat\u00eb nga kursimet e qytetar\u00ebve tek shteti. \u00c7mimet rriten, dhe bashk\u00eb me to rriten edhe tatimet q\u00eb i paguajm\u00eb shtetit (TVSH-ja). Kur paga nuk del p\u00ebr t\u00eb kaluar muajin, njer\u00ebzit marrin nga kursimet. Ngadal\u00eb, ato q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb kursyer, kalojn\u00eb direkt n\u00eb buxhetin e shtetit. Kjo ka ndodhur tashm\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta, qeveria k\u00ebto para shtes\u00eb po i d\u00ebrgon t\u00eb gjitha n\u00eb ndihma, shtesa e rritje t\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik. K\u00ebto para njer\u00ebzit natyrsh\u00ebm i shpenzojn\u00eb n\u00eb importe: supermarkete, produkte t\u00eb huaja e rrym\u00eb q\u00eb nuk po e prodhojm\u00eb vet\u00eb. Parat\u00eb na dalin jasht\u00eb vendit, dhe meqen\u00ebse s\u2019ka prodhim, pun\u00ebtor\u00ebt tan\u00eb n\u00eb sektorin privat k\u00ebrkojn\u00eb rritje pagash thjesht me i p\u00ebrballu \u00e7mimet. Kjo rritje e kostos pa rritje t\u00eb produktivitetit i b\u00ebn eksportet tona edhe m\u00eb t\u00eb shtrenjta e m\u00eb t\u00eb pakonkurrueshme, duke e thelluar deficitin e bilancit t\u00eb pagesave. M\u00eb shum\u00eb e m\u00eb shum\u00eb para na dalin jasht\u00eb. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh.<\/p>\n<p>E treta, futja e parave t\u00eb gatshme tek konsumi (k\u00ebrkesa) pa rritur prodhimin vendor (oferta) b\u00ebn pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb po shohim: m\u00eb shum\u00eb para q\u00eb ndjekin mallra t\u00eb huaja, pa pasur ofert\u00eb t\u00eb prodhimeve vendore, duke e mir\u00ebmbajtur n\u00eb jet\u00eb rritjen e \u00e7mimeve \u2013 inflacionin. Meqen\u00ebse p\u00ebrdorim euron, nuk kemi n\u00eb dispozicion politika t\u00eb kamatave. Kjo e b\u00ebn munges\u00ebn e investimit n\u00eb prodhim vendor edhe m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, sepse infrastruktura dhe prodhimi jan\u00eb mjetet e vetme. \u00c7mimet po rriten e mund\u00ebsit\u00eb po zvog\u00eblohen. Kjo ka ndodh\u00eb dhe ka me ndodh\u00eb edhe ma shum\u00eb.<\/p>\n<p>Me th\u00ebn\u00eb shkurt e shqip, ky buxhet dhe k\u00ebto politika po blejn\u00eb qet\u00ebsi sociale afatshkurte. Po subvencionojm\u00eb importe dhe po i ngrisim \u00e7mimet. Nuk po krijojm\u00eb kapital dhe pasuri t\u00eb re brenda shtetit. Ky cik\u00ebl e ka nj\u00eb fund dhe dikur shp\u00ebrthen sepse \u00ebsht\u00eb cik\u00ebl q\u00eb e han veten. Dikur s\u2019ka me pas\u00eb m\u00eb mund\u00ebsi me shp\u00ebrnda rritje, sepse tkurrja e prodhimit vendor dhe ikja e parave jasht\u00eb s\u2019kan\u00eb me e p\u00ebrballu fatur\u00ebn e inflacionit.<\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr, kushdo q\u00eb po t\u00eb k\u00ebshillon p\u00ebr ekonomi, ose nuk po din, ose po ta b\u00ebn grop\u00ebn. Por bashk\u00eb me vete, po na b\u00ebn gropen edhe krejt Kosov\u00ebs. K\u00ebto politika jan\u00eb shum\u00eb afatshkurtra dhe mund t\u00eb duken mir\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe. Por ekonomikisht jan\u00eb thell\u00ebsisht vdekjeprur\u00ebse n\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mjafton vet\u00ebm futja e projekteve n\u00eb buxhet, edhe pse edhe si vler\u00eb jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme. Duhet edhe implementimi i tyre. Konsultone \u00e7do lib\u00ebr, t\u00eb majt\u00eb apo t\u00eb djatht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja te rishp\u00ebrndarja, por te krijimi i vler\u00ebs p\u00ebr me pas\u00eb \u00e7ka me rishp\u00ebrnda.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Prishtin\u00ebs, Shpend Ahmeti, ka kritikuar politikat ekonomike t\u00eb Qeveris\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se, ndon\u00ebse rritja e pagave, shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe pensionet jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhura, qytetar\u00ebt po p\u00ebrballen me rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb \u00e7mimeve dhe kosto gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme t\u00eb jetes\u00ebs. Ahmeti ka theksuar se Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb inflacion nd\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-248754","post","type-post","status-publish","format-standard","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248754","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=248754"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248754\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":248756,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248754\/revisions\/248756"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=248754"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=248754"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=248754"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=248754"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}