{"id":248923,"date":"2026-11-04T13:53:22","date_gmt":"2026-11-04T12:53:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=248923"},"modified":"2026-11-04T13:53:22","modified_gmt":"2026-11-04T12:53:22","slug":"raporti-i-bese-tregon-per-perfshirjen-personale-te-kryeministrit-kurti-ne-gjuhe-te-ashper-dhe-akuza-ndaj-gazetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/raporti-i-bese-tregon-per-perfshirjen-personale-te-kryeministrit-kurti-ne-gjuhe-te-ashper-dhe-akuza-ndaj-gazetareve\/","title":{"rendered":"Raporti i BE\u2019s\u00eb tregon p\u00ebr p\u00ebrfshirjen personale t\u00eb Kryeministrit Kurti n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe akuza ndaj gazetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sa i p\u00ebrket liris\u00eb s\u00eb medias dhe shprehjes, BE vler\u00ebson se Kosova ka garanci t\u00eb p\u00ebrshtatshme ligjore p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes, por se mjedisi p\u00ebr funksionimin e lir\u00eb, t\u00eb pavarur dhe profesional t\u00eb mediave duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet. Raporti evidenton sulmet ndaj gazetar\u00ebve, presionin ndaj mediave, kriz\u00ebn financiare t\u00eb RTK-s\u00eb dhe munges\u00ebn e transparenc\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb dhe financimin e mediave.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Komisionit Evropian p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr vitin 2026, gjat\u00eb periudh\u00ebs raportuese jan\u00eb regjistruar 35 raste t\u00eb sulmeve fizike dhe verbale apo k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj gazetar\u00ebve. Megjithat\u00eb, ky num\u00ebr paraqet nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e rasteve t\u00eb evidentuara p\u00ebrfshihen pengimi i pun\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve nga zyrtar\u00ebt e siguris\u00eb, si dhe akuzat dhe gjuha e ashp\u00ebr e p\u00ebrdorur nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb qeveritar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ndaj gazetar\u00ebve dhe mediave.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb periudh\u00ebs raportuese jan\u00eb regjistruar 35 raste t\u00eb sulmeve fizike dhe verbale apo k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj gazetar\u00ebve, nj\u00eb r\u00ebnie e konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak. Sulmet p\u00ebrfshinin pengimin e pun\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve nga zyrtar\u00ebt e siguris\u00eb, si dhe akuzat dhe gjuh\u00ebn e ashp\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb qeveritar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin, ndaj gazetar\u00ebve dhe mediave\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian thekson se zyrtar\u00ebt publik\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbahen nga deklaratat q\u00eb sh\u00ebnjestrojn\u00eb ose diskreditojn\u00eb gazetar\u00ebt, nd\u00ebrsa sulmet dhe frik\u00ebsimi i tyre duhet t\u00eb d\u00ebnohen.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, nj\u00eb kameraman \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe mbajtur p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb ndalim nga Policia e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr persona jan\u00eb ndaluar p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e gazetar\u00ebve. Rastet e frik\u00ebsimit kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe ngacmimet n\u00eb internet dhe publikimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb gazetar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, raporti thekson se nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar asnj\u00eb rast i padive strategjike kund\u00ebr pjes\u00ebmarrjes publike (SLAPP).<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin legjislativ, Komisioni vler\u00ebson se Kosova ende nuk e ka harmonizuar plot\u00ebsisht legjislacionin me acquis-n\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes dhe mediat, ve\u00e7an\u00ebrisht me Aktin Evropian p\u00ebr Lirin\u00eb e Medias dhe korniz\u00ebn ligjore t\u00eb BE-s\u00eb kund\u00ebr padive SLAPP.<\/p>\n<p>Sipas raportit, nevojiten p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr krijimin e nj\u00eb kornize t\u00eb plot\u00eb dhe koherente rregullatore p\u00ebr mediat online dhe p\u00ebr zbatimin efektiv t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se ende nuk jan\u00eb miratuar Ligji i ri p\u00ebr Radio Televizionin e Kosov\u00ebs dhe Ligji p\u00ebr mbrojtjen e burimeve t\u00eb gazetar\u00ebve. Po ashtu, Ligji p\u00ebr shpifjen civile duhet t\u00eb harmonizohet me praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Pas shfuqizimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Mediave nga Gjykata Kushtetuese, raporti k\u00ebrkon hartimin e nj\u00eb projektligji t\u00eb ri n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet evropiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebrkohet gjithashtu q\u00eb kompetencat rregullatore t\u00eb shtrihen edhe te mediat online.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zhvillim pozitiv i evidentuar n\u00eb raport \u00ebsht\u00eb funksionalizimi i bordeve t\u00eb Radio Televizionit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Mediave. N\u00eb prill t\u00eb vitit 2026, Kuvendi em\u00ebroi gjasht\u00eb nga tet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb mungonin n\u00eb Bordin e RTK-s\u00eb, si dhe t\u00eb gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00ebt q\u00eb mungonin n\u00eb KPM.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb Bordin e RTK-s\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kat\u00ebr vende t\u00eb paplot\u00ebsuara, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb rezervuar p\u00ebr komunitetin serb dhe nj\u00eb p\u00ebr komunitetet e tjera joshumic\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i em\u00ebrimeve \u00ebsht\u00eb kritikuar nga shoq\u00ebria civile p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe parregullsi. Po ashtu, vendimet dhe gjobat e shqiptuara nga KPM-ja ndaj mediave gjat\u00eb trajtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb mbetura nga ciklet zgjedhore t\u00eb vitit 2025 jan\u00eb kritikuar, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe ligjshm\u00ebria e tyre.<\/p>\n<p>Raporti thekson se Bordi i Ankesave i KPM-s\u00eb nuk ka pasur kuorum q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2023.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e raportit i kushtohet gjendjes financiare t\u00eb transmetuesit publik. Sipas Komisionit Evropian, funksionimi i RTK-s\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs raportuese \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb kriz\u00eb e thell\u00eb financiare, e shkaktuar nga bllokada institucionale, e cila \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsuar pjes\u00ebrisht pas konstituimit t\u00eb Kuvendit n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar progres n\u00eb krijimin e nj\u00eb modeli afatgjat\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb pavarur t\u00eb financimit t\u00eb transmetuesit publik.<\/p>\n<p>RTK-ja vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me kufizime t\u00eb m\u00ebdha buxhetore, pron\u00ebsore dhe t\u00eb burimeve njer\u00ebzore. Komisioni v\u00ebren se ndarja buxhetore nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin aktual dhe as me norm\u00ebn e inflacionit.<\/p>\n<p>Raporti b\u00ebn t\u00eb ditur se, pas ndarjes s\u00eb buxhetit p\u00ebr gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2026, RTK-s\u00eb iu desh t\u00eb paguante interesin p\u00ebr huan prej 2.7 milion\u00eb eurosh q\u00eb kishte marr\u00eb nga Qeveria p\u00ebr t\u00eb mbijetuar financiarisht nga korriku deri n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Gjendja \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar edhe nga k\u00ebrkesat p\u00ebr ekzekutimin e borxheve q\u00eb rrjedhin nga kontratat e m\u00ebparshme dhe nga nj\u00eb pages\u00eb prej 950 mij\u00eb eurosh, e urdh\u00ebruar nga gjykata.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, 75 p\u00ebr qind e buxhetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb vazhdon t\u00eb shpenzohet p\u00ebr paga. Nd\u00ebrtesa ku funksionon transmetuesi publik \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebt dhe nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb korrik Bordi em\u00ebroi nj\u00eb drejtor t\u00eb ri t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, disa pozita t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, dy drejtor\u00ebve dhe kryeredaktorit, vazhdojn\u00eb t\u00eb mbahen me ushtrues detyre.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian vler\u00ebson se sektori medial n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb vuaj\u00eb nga mungesa e transparenc\u00ebs p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb dhe financimin e mediave.<\/p>\n<p>Regjistri i mediave p\u00ebrfshin vet\u00ebm radiot dhe televizionet e licencuara, nd\u00ebrsa t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr pjes\u00ebt e tregut q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb mediat nuk jan\u00eb publike.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb, e kombinuar me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e kufizuar financiare, ve\u00e7an\u00ebrisht te mediat private t\u00eb pavarura q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb lidhura me biznese, i b\u00ebn ato t\u00eb varura nga donator\u00ebt e huaj ose t\u00eb cenueshme ndaj ndikimit politik dhe presionit financiar.<\/p>\n<p>Raporti thekson se mediat e pavarura, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb komunitetet joshumic\u00eb, vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb munges\u00eb t\u00eb financimit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas raportit, gazetar\u00ebt p\u00ebrballen rregullisht me vonesa dhe pengesa kur k\u00ebrkojn\u00eb qasje n\u00eb dokumente publike. Mediat n\u00eb gjuh\u00ebn serbe vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb marrjen e informacioneve n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, p\u00ebr shkak t\u00eb zbatimit jo t\u00eb duhur t\u00eb Ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren gjithashtu se liria e shprehjes p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs mbetet n\u00ebn presion, nd\u00ebrsa zbatimi i rregullave kund\u00ebr nxitjes s\u00eb urrejtjes \u00ebsht\u00eb i pabarabart\u00eb. Raporti p\u00ebrmend edhe kufizimet ndaj flamujve serb\u00eb dhe simboleve t\u00eb komunitetit n\u00eb shum\u00eb zona t\u00eb banuara me serb\u00eb.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket kushteve t\u00eb pun\u00ebs, Komisioni thekson se gazetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me paga t\u00eb ul\u00ebta, kontrata afatshkurtra dhe status t\u00eb pasigurt ligjor. RTK-ja mbetet i vetmi medium q\u00eb ka sindikat\u00eb, nd\u00ebrsa Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb gazetar\u00ebt dhe profesionist\u00ebt e mediave, pavar\u00ebsisht financimit t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, raporti vler\u00ebson se nuk ka kufizime n\u00eb p\u00ebrdorimin e rregullt dhe t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb internetit dhe mediave online q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin nd\u00ebrhyrje t\u00eb padrejt\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informim dhe lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>Raporti tutje shkruan se K\u00ebshilli i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs, me 49 an\u00ebtar\u00eb, vazhdon t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb mandatin e tij p\u00ebr vet\u00ebrregullimin e mediave, por p\u00ebrballet me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb mjaftueshme financiare dhe njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>\u201cTransmetuesi publik \u00ebsht\u00eb i vetmi medium q\u00eb ka sindikat\u00eb, nd\u00ebrsa Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (AGK) vazhdon t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb gazetar\u00ebt dhe profesionist\u00ebt e mediave, pavar\u00ebsisht financimit t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Kushtet e pun\u00ebs p\u00ebr gazetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe shpesh karakterizohen nga pagat e ul\u00ebta, kontratat afatshkurtra dhe statusi i pasigurt ligjor\u201d, thuhet tutje.\/Express\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian ka publikuar sot Raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sa i p\u00ebrket liris\u00eb s\u00eb medias dhe shprehjes, BE vler\u00ebson se Kosova ka garanci t\u00eb p\u00ebrshtatshme ligjore p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes, por se mjedisi p\u00ebr funksionimin e lir\u00eb, t\u00eb pavarur dhe profesional t\u00eb mediave duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet. Raporti evidenton sulmet ndaj gazetar\u00ebve, presionin ndaj mediave, kriz\u00ebn financiare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":248924,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-248923","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=248923"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248923\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":248925,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248923\/revisions\/248925"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/248924"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=248923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=248923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=248923"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=248923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}