{"id":248955,"date":"2026-11-04T18:50:12","date_gmt":"2026-11-04T17:50:12","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=248955"},"modified":"2026-11-04T18:50:12","modified_gmt":"2026-11-04T17:50:12","slug":"auv-nis-monitorimin-e-perhershem-te-sektorit-te-qumeshtit-paralajmerohen-kontrolle-dhe-analiza-laboratorike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/auv-nis-monitorimin-e-perhershem-te-sektorit-te-qumeshtit-paralajmerohen-kontrolle-dhe-analiza-laboratorike\/","title":{"rendered":"AUV nis monitorimin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb sektorit t\u00eb qum\u00ebshtit, paralajm\u00ebrohen kontrolle dhe analiza laboratorike"},"content":{"rendered":"<p>Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb (AUV) ka nisur zbatimin e Programit t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Survejimit dhe Monitorimit t\u00eb Sektorit t\u00eb Qum\u00ebshtit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shoqat\u00ebn e Prodhuesve t\u00eb Qum\u00ebshtit, i cili p\u00ebrfshin kontrolle t\u00eb rregullta zyrtare dhe marrjen e mostrave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e prodhimit, p\u00ebrpunimit, importit dhe tregtimit t\u00eb qum\u00ebshtit dhe produkteve t\u00eb tij. Programi synon vendosjen e nj\u00eb sistemi t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb mbik\u00ebqyrjes s\u00eb sektorit, t\u00eb bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e rrezikut, rezultatet laboratorike dhe historikun e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb operator\u00ebve me k\u00ebrkesat ligjore.<\/p>\n<p>Kontrolli shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e qum\u00ebshtit dhe produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit, duke filluar nga ushqimi p\u00ebr kafsh\u00ebt, prodhimi i qum\u00ebshtit n\u00eb ferm\u00eb, grumbullimi dhe transporti, deri te p\u00ebrpunimi, paketimi, importi, shp\u00ebrndarja dhe tregtimi i produkteve t\u00eb gatshme. Programi p\u00ebrfshin si qum\u00ebshtin dhe produktet e prodhuara n\u00eb Kosov\u00eb, ashtu edhe produktet e importuara nga jasht\u00eb vendit, duke siguruar mbik\u00ebqyrje t\u00eb integruar t\u00eb t\u00eb gjitha hallkave t\u00eb zinxhirit ushqimor, nga ferma deri te konsumatori.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij programi, \u00e7do muaj do t\u00eb realizohen analiza laboratorike fiziko-kimike, mikrobiologjike dhe t\u00eb siguris\u00eb ushqimore, sipas llojit t\u00eb produktit dhe nivelit t\u00eb rrezikut. Kontrollet do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb verifikimin e ushqimit p\u00ebr kafsh\u00eb p\u00ebr mikotoksina dhe kontaminant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, analizimin e qum\u00ebshtit t\u00eb pap\u00ebrpunuar n\u00eb ferma dhe pika grumbullimi, si dhe analizimin e produkteve t\u00eb p\u00ebrpunuara vendore dhe t\u00eb importuara p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e yndyrave, proteinave, vajit t\u00eb palm\u00ebs dhe yndyrave t\u00eb tjera bimore, p\u00ebrdorimin e qum\u00ebshtit pluhur, pranin\u00eb e aflatoksinave, mbetjeve t\u00eb antibiotik\u00ebve dhe substancave t\u00eb tjera t\u00eb palejuara. Analizat mikrobiologjike do t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kontrollin p\u00ebr Salmonella spp., Listeria monocytogenes, Escherichia coli dhe mikroorganizma t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb produktit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb rrezikut.<\/p>\n<p>Programi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e iniciatives s\u00eb iniciuar nga Ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, me q\u00ebllim forcimin e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirit t\u00eb qum\u00ebshtit, identifikimin e hersh\u00ebm t\u00eb rreziqeve dhe mosp\u00ebrputhjeve, si dhe sigurimin q\u00eb prodhimi vendor dhe produktet e importuara t\u00eb p\u00ebrmbushin k\u00ebrkesat ligjore p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen, etiketimin, cil\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb ushqimore.Bashk\u00ebpunimi me Shoqat\u00ebn e Prodhuesve t\u00eb Qum\u00ebshtit synon p\u00ebrfshirjen aktive t\u00eb prodhuesve n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e standardeve t\u00eb siguris\u00eb dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb qum\u00ebshtit, shk\u00ebmbimin e informacionit p\u00ebr rreziqet n\u00eb sektor, promovimin e praktikave t\u00eb mira t\u00eb prodhimit dhe rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr k\u00ebrkesat ligjore. Ky bashk\u00ebpunim do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb identifikimin e problemeve p\u00ebrgjat\u00eb zinxhirit t\u00eb prodhimit dhe zbatimin e masave parandaluese, duke ruajtur pavar\u00ebsin\u00eb e AUV-s\u00eb n\u00eb planifikimin dhe realizimin e kontrolleve zyrtare, marrjen e mostrave dhe vendimmarrjen inspektuese.<\/p>\n<p>Programi \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb forcimit t\u00eb qasjes s\u00eb bazuar n\u00eb rrezik n\u00eb sistemin e kontrollit zyrtar t\u00eb ushqimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e Rregullores (BE) 2017\/625. Rezultatet e analizave dhe inspektimeve do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr identifikimin dhe klasifikimin e rreziqeve sipas stabilimenteve, produkteve, origjin\u00ebs dhe historikut t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve, duke mund\u00ebsuar orientimin e kontrolleve dhe kapaciteteve laboratorike drejt hallkave t\u00eb zinxhirit ushqimor, produkteve dhe aktiviteteve me nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb rreziku.P\u00ebrmes k\u00ebsaj qasjeje, AUV synon kalimin nga kontrollet kryesisht reaktive n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb planifikuar, sistematik, proporcional dhe t\u00eb bazuar n\u00eb evidenc\u00eb, duke p\u00ebrcaktuar shpesht\u00ebsin\u00eb e inspektimeve dhe marrjes s\u00eb mostrave sipas nivelit t\u00eb rrezikut. Monitorimi i integruar do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb gjithashtu identifikimin e burimit t\u00eb kontaminimit p\u00ebrgjat\u00eb zinxhirit ushqimor, nga ushqimi p\u00ebr kafsh\u00eb dhe prodhimi primar deri te produkti p\u00ebrfundimtar. N\u00eb rastet e konstatimit t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve, do t\u00eb nd\u00ebrmerren masat p\u00ebrkat\u00ebse ligjore, p\u00ebrfshir\u00eb ndalimin e tregtimit, t\u00ebrheqjen e produkteve jokonforme dhe inicimin e procedurave ndaj operator\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Programi kontribuon n\u00eb p\u00ebrafrimin e sistemit t\u00eb siguris\u00eb ushqimore t\u00eb Kosov\u00ebs me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, ve\u00e7an\u00ebrisht me k\u00ebrkesat e Kapitullit 12 p\u00ebr sigurin\u00eb ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare. Zbatimi i tij do t\u00eb forcoj\u00eb kapacitetet institucionale p\u00ebr kontrollin zyrtar, gjurmueshm\u00ebrin\u00eb, monitorimin e rreziqeve dhe zbatimin e k\u00ebrkesave ligjore p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb zinxhirit ushqimor, duke krijuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht baz\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb industris\u00eb vendore dhe p\u00ebrgatitjen graduale p\u00ebr qasje n\u00eb tregun e Bashkimit Evropian. Q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar i programit \u00ebsht\u00eb garantimi i nj\u00eb zinxhiri t\u00eb sigurt dhe t\u00eb kontrolluar t\u00eb qum\u00ebshtit, nga ushqimi p\u00ebr kafsh\u00eb deri te produkti n\u00eb tryez\u00ebn e konsumatorit, mbrojtja e sh\u00ebndetit publik, transparenca n\u00eb deklarimin e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb produkteve dhe sigurimi i konkurrenc\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb n\u00eb treg.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb (AUV) ka nisur zbatimin e Programit t\u00eb P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Survejimit dhe Monitorimit t\u00eb Sektorit t\u00eb Qum\u00ebshtit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Shoqat\u00ebn e Prodhuesve t\u00eb Qum\u00ebshtit, i cili p\u00ebrfshin kontrolle t\u00eb rregullta zyrtare dhe marrjen e mostrave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e prodhimit, p\u00ebrpunimit, importit dhe tregtimit t\u00eb qum\u00ebshtit dhe produkteve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":248476,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-248955","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248955","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=248955"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248955\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":248956,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/248955\/revisions\/248956"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/248476"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=248955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=248955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=248955"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=248955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}