{"id":249106,"date":"2026-11-06T12:48:32","date_gmt":"2026-11-06T11:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=249106"},"modified":"2026-11-06T12:48:32","modified_gmt":"2026-11-06T11:48:32","slug":"nenshkruhet-marreveshja-per-zhvillimin-e-eko-parqeve-industriale-mes-mint-it-dhe-bankes-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nenshkruhet-marreveshja-per-zhvillimin-e-eko-parqeve-industriale-mes-mint-it-dhe-bankes-boterore\/","title":{"rendered":"N\u00ebnshkruhet Marr\u00ebveshja p\u00ebr zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale mes MINT-it dhe Bank\u00ebs Bot\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Inovacionit dhe Banka Bot\u00ebrore kan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi p\u00ebr zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale n\u00eb Kosov\u00eb. Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, t\u00ebrheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, me fokus edhe n\u00eb standardet mjedisore.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha se zhvillimi i parqeve industriale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej mekanizmave p\u00ebr t\u00eb adresuar deficitin e lart\u00eb tregtar t\u00eb vendit. Sipas tij, gjat\u00eb vitit 2025 Kosova importoi mallra n\u00eb vler\u00eb prej rreth shtat\u00eb miliard\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa eksportoi vet\u00ebm rreth nj\u00eb miliard euro.<\/p>\n<p>Kurti theksoi se synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mallrave q\u00eb aktualisht importohen t\u00eb prodhohen n\u00eb Kosov\u00eb, duke krijuar kushte m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr bizneset vendore dhe investitor\u00ebt e huaj. Ai b\u00ebri t\u00eb ditur se zhvillimi i parqeve industriale do t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjitha rajonet e vendit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy parqe n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkund\u00ebr rritjes ekonomike q\u00eb kemi sh\u00ebnuar, na duhet t\u00eb pranojm\u00eb se deficiti tregtar mbetet nj\u00eb nga sfidat kryesore t\u00eb ekonomis\u00eb son\u00eb. Gjat\u00eb vitit 2025, Kosova importoi mallra n\u00eb vler\u00eb shtat\u00eb miliard\u00eb euro, nd\u00ebrkaq eksportoi rreth nj\u00eb miliard euro. Edhe n\u00eb vitin 2026, pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb eksportit, hendeku tregtar po vazhdon t\u00eb jet\u00eb i madh. Ne duam q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb mallra q\u00eb sot i blejm\u00eb nga jasht\u00eb t\u00eb prodhohen n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj, parqet industriale i shohim si nj\u00eb nga mekanizmat q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb arritjen e k\u00ebtij q\u00ebllimi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ministrja e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, Mimoza Kusari-Lila, tha se marr\u00ebveshja sh\u00ebnon nj\u00eb hap t\u00eb ri n\u00eb bashk\u00ebpunimin p\u00ebr zbatimin e standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb eko-zonave industriale.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se industria e s\u00eb ardhmes nuk duhet t\u00eb vler\u00ebsohet vet\u00ebm p\u00ebr sasin\u00eb e prodhimit, por edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si prodhohet, efikasitetin n\u00eb shfryt\u00ebzimin e burimeve dhe ndikimin n\u00eb mjedis e shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas Kusari-Lil\u00ebs, raporti i Korporat\u00ebs Financiare Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (IFC) identifikon prodhimin e komponent\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit si nj\u00eb sektor me potencial t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor p\u00ebrfshihen p\u00ebrpunimi i metaleve, prodhimi i dyerve dhe dritareve, mobilieve, materialeve izoluese dhe sistemeve t\u00eb ngrohjes.<\/p>\n<p>\u201cKjo marr\u00ebveshje sh\u00ebnon nj\u00eb hap t\u00eb ri t\u00eb bashk\u00ebpunimit p\u00ebr t\u00eb zgjeruar zbatimin e standardit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb eko-zonave, duke krijuar modelin e ri t\u00eb zhvillimit industrial n\u00eb Kosov\u00eb. Industria e t\u00eb ardhmes nuk matet vet\u00ebm me at\u00eb se sa prodhohet, por edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si prodhohet, sa me efikasitet shfryt\u00ebzohen burimet dhe cilat jan\u00eb ndikimet n\u00eb mjedis dhe shoq\u00ebri\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetjen p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij koncepti e shprehu edhe Bashkimi Evropian. Shefi i Bashk\u00ebpunimit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Hubert Perr, vler\u00ebsoi se r\u00ebnd\u00ebsia e parqeve industriale lidhet me mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ato ofrojn\u00eb p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb ekonomie m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe konkurruese. Sipas tij, ky koncept po promovohet edhe n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cR\u00ebnd\u00ebsia e parqeve industriale \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Kjo ju mund\u00ebson q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tregoni p\u00ebrkushtimin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme ekonomike m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe konkurruese. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept q\u00eb po promovohet edhe n\u00eb BE\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, menaxherja e Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, Carole Megevand, tha se p\u00ebrmes eko-parqeve industriale synohet t\u00eb adresohen disa prej barrierave me t\u00eb cilat p\u00ebrballen bizneset, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb menaxhimin dhe shfryt\u00ebzimin efikas t\u00eb burimeve natyrore.<\/p>\n<p>Sipas saj, synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb produktet e prodhuara n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe njohje n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebn identitetin \u201cMade in Kosovo\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes parqeve eko-industriale do t\u00eb shpalosim apo zbusim disa prej barrierave. Mendoj se \u00ebsht\u00eb edhe efikasiteti i burimeve natyrore, energjia, uji, menaxhimi i mbeturinave dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb menaxhim m\u00eb efikas t\u00eb burimeve\u201d, tha ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Inovacionit dhe Banka Bot\u00ebrore kan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi p\u00ebr zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale n\u00eb Kosov\u00eb. Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, t\u00ebrheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, me fokus edhe n\u00eb standardet mjedisore. Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha se zhvillimi i parqeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":249107,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-249106","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=249106"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249106\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":249108,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249106\/revisions\/249108"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/249107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=249106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=249106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=249106"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=249106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}