{"id":249163,"date":"2026-11-06T20:23:46","date_gmt":"2026-11-06T19:23:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=249163"},"modified":"2026-11-06T20:23:46","modified_gmt":"2026-11-06T19:23:46","slug":"diplomon-gjenerata-e-63-te-e-policise-se-kosoves-397-kadete-te-rinj-betohen-ne-sherbim-te-qytetareve-dhe-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/diplomon-gjenerata-e-63-te-e-policise-se-kosoves-397-kadete-te-rinj-betohen-ne-sherbim-te-qytetareve-dhe-vendit\/","title":{"rendered":"Diplomon Gjenerata e 63-t\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 397 kadet\u00eb t\u00eb rinj betohen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe vendit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb ceremoni solemne dhe me pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb institucionale, sot, m\u00eb 6 n\u00ebntor 2026, n\u00eb sall\u00ebn \u201e1 Tetori\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, diplomoi Gjenerata e 63-t\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 397 kadet\u00eb t\u00eb rinj policor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb i bashkohen radh\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ceremonia u nderua me pranin\u00eb e personaliteteve t\u00eb larta shtet\u00ebrore, drejtuesve t\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb, menaxhmentit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb institucioneve vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe familjar\u00ebve t\u00eb kadet\u00ebve diplomues dhe familjar\u00ebve t\u00eb zyrtar\u00ebve policor\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebt e tyre t\u00eb rastit, krer\u00ebt institucional\u00eb vler\u00ebsuan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij momenti, duke p\u00ebrg\u00ebzuar kadet\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb formimit t\u00eb tyre profesional dhe duke u uruar mir\u00ebseardhje n\u00eb familjen e madhe policore, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer ligjit, qytetar\u00ebve dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb ceremonis\u00eb ishte dh\u00ebnia e betimit zyrtar, p\u00ebrmes t\u00eb cilit 397 kadet\u00ebt e rinj mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit policor. Pas betimit, atyre iu shp\u00ebrndan\u00eb certifikatat e diplomimit, duke sh\u00ebnuar p\u00ebrmbylljen e nj\u00eb etape t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb tyre profesionale dhe fillimin e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb siguris\u00eb publike.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ju sjellim fjalimin e Ud\/z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kolonel Fehmi Hoti.<\/p>\n<p>E nderuar Kryetare e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, znj. Albulena Haxhiu,<\/p>\n<p>I nderuar Kryeminist\u00ebr i vendit, z. Albin Kurti,<\/p>\n<p>I nderuar Minist\u00ebr i MPB-s\u00eb, z. Xhelal Sve\u00e7la,<\/p>\n<p>I nderuar Minist\u00ebr i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci,<\/p>\n<p>I nderuar Drejtor i AKI-s\u00eb, z. Petrit Ajeti,<\/p>\n<p>I nderuar Kryeprokuror i Shtetit, z. Zejnullah Gashi.<\/p>\n<p>Te nderuar Kabinet Qeveritar<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar eprore dhe koleg\u00eb, profesor\u00eb dhe instruktor\u00eb, t\u00eb dashur familjar\u00eb, mysafir\u00eb dhe ju, t\u00eb diplomuar t\u00eb gjenerat\u00ebs 63 t\u00eb PK-s\u00eb,<br \/>\nte nderuara Media.<\/p>\n<p>Sot jemi t\u00eb nderuar me prezenc\u00ebn tuaj,<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, dit\u00eb krenarie, emocioni dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Dit\u00eb q\u00eb sh\u00ebnon p\u00ebrfundimin e nj\u00eb rrug\u00ebtimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe fillimin e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri n\u00eb jet\u00ebn  profesionale e personale.<br \/>\nSot nuk jemi mbledhur vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb festuar nj\u00eb diplomim. Jemi mbledhur p\u00ebr t\u00eb nderuar p\u00ebrkushtimin, sakrific\u00ebn, disiplin\u00ebn dhe vullnetin e nj\u00eb gjenerate q\u00eb ka zgjedhur rrug\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe \u2013 rrug\u00ebn e sh\u00ebrbimit ndaj qytetarit dhe vendit.<br \/>\nRruga deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb. Pas \u00e7do suksesi q\u00eb festojm\u00eb sot q\u00ebndrojn\u00eb or\u00eb t\u00eb shumta m\u00ebsimi, ushtrime, sfida, p\u00ebrpjekje dhe momente kur ndoshta lodhja ka qen\u00eb e madhe, por vullneti p\u00ebr t\u00eb vazhduar ka qen\u00eb edhe m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Ju keni kaluar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb proces 6 mujor q\u00eb ju ka p\u00ebrgatitur profesionalisht dhe personalisht. Keni m\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb disiplina, bashk\u00ebpunimi, respekti, p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe vendimmarrja n\u00eb situata t\u00eb v\u00ebshtira. Keni kuptuar se suksesi nuk matet vet\u00ebm me at\u00eb q\u00eb arrijm\u00eb p\u00ebr veten ton\u00eb, por edhe me ndikimin q\u00eb kemi n\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Diploma q\u00eb merrni sot nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dokument q\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebrfundimin e nj\u00eb trajnimi apo programi arsimor. Ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb angazhimi, e nj\u00eb zotimi dhe e nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie q\u00eb tashm\u00eb merrni mbi supe tuaja.<\/p>\n<p>T\u00eb jesh pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetarit, t\u00eb jesh i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrballesh me sfida dhe t\u00eb kontribuosh p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Uniforma q\u00eb do t\u00eb bartni nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb veshje zyrtare. Ajo p\u00ebrfaq\u00ebson besimin e qytetar\u00ebve, autoritetin e ligjit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb. Prandaj, mbajeni gjithmon\u00eb me dinjitet, nder dhe krenari.<\/p>\n<p>Autoriteti i v\u00ebrtet\u00eb i nj\u00eb polici nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb kompetencat q\u00eb ia jep ligji, por mbi t\u00eb gjitha n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ai i trajton \u00e7\u00ebshtjet. Respekti fitohet p\u00ebrmes sjelljes, drejt\u00ebsia d\u00ebshmohet p\u00ebrmes veprave dhe besimi nd\u00ebrtohet p\u00ebrmes sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Te jeni t\u00eb vendosur kur k\u00ebrkohet vendosm\u00ebri, por edhe t\u00eb matur kur k\u00ebrkohet veprim. Jini t\u00eb guximsh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb sfidave, por gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb veprimet tuaja. Respektoni ligjin, t\u00eb drejtat e njeriut dhe dinjitetin e secilit qytetar, pa dallim.<\/p>\n<p>Nga nes\u00ebr, njohurit\u00eb tuaja do t\u00eb vihen n\u00eb praktik\u00eb. Nj\u00eb fakt qe duhet ta keni me mendje \u00ebsht\u00eb  se: ne \u00e7do situate kur qytetaret ndihen  te rrezikuar, apo ne situata  te v\u00ebshtira, ju jeni te paret nga te cil\u00ebt qytetaret do te k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb, andaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb,  profesioni qe keni zgjedhur aq sa \u00ebsht\u00eb detyre dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb edhe nder e krenari.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi  ndaj vendit po ashtu \u00ebsht\u00eb edhe sakrific\u00eb. Deri me sot  Policia e Kosov\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb 26 d\u00ebshmor\u00eb te cil\u00ebt flijuan me t\u00eb shtrenjt\u00ebn tyre ne  kryerje te detyr\u00ebs,  Lavdi e p\u00ebrjetshme heronjve t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur familjar\u00eb,<\/p>\n<p>Suksesi q\u00eb festojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb edhe suksesi juaj. Pas \u00e7do t\u00eb diplomuari q\u00eb q\u00ebndron k\u00ebtu, q\u00ebndron nj\u00eb familje q\u00eb ka mb\u00ebshtetur, ka inkurajuar dhe ka besuar n\u00eb t\u00eb. Q\u00ebndrojn\u00eb prind\u00ebr, bashk\u00ebshort\u00eb, bashk\u00ebshorte, f\u00ebmij\u00eb dhe  t\u00eb dashur tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndar\u00eb me ta shqet\u00ebsimet, sakrificat dhe g\u00ebzimet e k\u00ebtij rrug\u00ebtimi.<br \/>\nFaleminderit p\u00ebr durimin, p\u00ebrkrahjen dhe besimin tuaj. Sot keni arsye t\u00eb ndiheni krenar\u00eb, sepse kontributi juaj \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij suksesi.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb meritojn\u00eb edhe profesor\u00ebt, instruktor\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgatitjes s\u00eb k\u00ebsaj gjenerate. P\u00ebrmes dijes, p\u00ebrvoj\u00ebs dhe p\u00ebrkushtimit tuaj ju keni ndihmuar n\u00eb formimin e profesionist\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar dhe shum\u00eb t\u00eb respektuar gjenrat\u00eb e 63 e Policis\u00eb s\u00eb Kosoves<\/p>\n<p>N\u00eb fund, dua q\u00eb nga kjo dit\u00eb t\u00eb merrni me vete tri mesazhe t\u00eb thjeshta:<br \/>\n\u2022 Respektojeni ligjin, sepse ai \u00ebsht\u00eb themeli i drejt\u00ebsis\u00eb dhe i rendit demokratik.<br \/>\n\u2022 Respektojeni qytetarin, sepse ai \u00ebsht\u00eb arsyeja dhe q\u00ebllimi i sh\u00ebrbimit tuaj.<br \/>\n\u2022 Respektojeni uniform\u00ebn, sepse ajo p\u00ebrfaq\u00ebson, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, autoritetin dhe nderin q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb besuar.<\/p>\n<p>Ju uroj nga zemra suksese n\u00eb karrier\u00ebn tuaj profesionale, sh\u00ebndet, mbar\u00ebsi dhe sa m\u00eb shum\u00eb arritje. Uroj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, kur t\u00eb shikoni prapa n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, t\u00eb ndiheni krenar\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr diplom\u00ebn q\u00eb mor\u00ebt sot, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e keni ushtruar profesionin tuaj.<\/p>\n<p>Urime diplomimi, gjenerata e PK-s\u00eb!<\/p>\n<p>Qofshi gjithmon\u00eb krenaria e familjeve tuaja, dinjiteti i uniform\u00ebs q\u00eb bartni dhe shembull i profesionalizmit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Ju prift\u00eb e mbara dhe suksese n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb detyr\u00ebs suaj!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb ceremoni solemne dhe me pjes\u00ebmarrje t\u00eb gjer\u00eb institucionale, sot, m\u00eb 6 n\u00ebntor 2026, n\u00eb sall\u00ebn \u201e1 Tetori\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, diplomoi Gjenerata e 63-t\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 397 kadet\u00eb t\u00eb rinj policor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb i bashkohen radh\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ceremonia u nderua me pranin\u00eb e personaliteteve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":249164,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"tmauthors":[136],"class_list":["post-249163","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=249163"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249163\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":249165,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/249163\/revisions\/249165"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/249164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=249163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=249163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=249163"},{"taxonomy":"tmauthors","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tmauthors?post=249163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}